Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Arkitektura nė shekujt 7-15

    Arkitektura bizantine ne Shqiperi u ngrit mbi bazen e nje arkitekture Ilire paraardhese e ndikua edhe nga factore te rinj dhe te ndryshem te kohes. Duke zene pozite te vecante ne trevat e perandorise bizantine , ne korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tone sherbeu ne periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas.Gjate mesjetes se hershme dhe te mesme,kemi gjini te ndryeshme arkitektonike,duke filluar nga banesat,ndertimet mbrojtese,ato te kultit si dhe ndertimet inxhinjerike.

    Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i larte ndertues, tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk qendron prapa asaj te vendeve fqinje me te zhvilluara,dhe flet per kontakte te vazhdueshme me keto vende,per ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si ne elemente te vecante ashtu dhe ne formulimin e tipeve.
    Nje zhvillim te madh pati arkitektura gjate periudhes se konsolidimit te principatave feudale shqiptare.Nje fenomen urbanistik me rendesi qe merr zhvillim te plote ne kete periudhe,dhe qe kishte te bente me zhvillimin e qyteteve sidomos gjate shek.13-14, eshte lindja e varosheve ose lagjeve jashte mureve rrethuese te quteteve.Kjo dukuri shenoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit te hapur. Gjate shek.13-14, me periudhen e fuqizimit te principatave arbereshe me qendra ne Petrele, Kruje, Gjirokaster etj, ndertimet mbrojtese paten zhvillim te dukshem, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa raste rrethohen dhe varroshet.

    Arritjet me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere,i perkasin shek.13-14.. Me gjithe ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Europes perendimore, ato kane disa vecori qe i dallojne nga te parat. Fortifikimet mesjetare mund t’i ndajme ne qytete te fortifikuara,keshtjella te ngritura si seli e feudalit,per qellime ushtarake,si pika vrojtimi te rrugeve etj.Qytetet qe linden ne mesjete e kane origjinen tek keshtjella e feudalit si p.sh. Petrela, Kruja,Gjirokastra etj.Ne disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre pjese te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre:qytetin e poshtem,te mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht keshtjella qendronte ne vendin me doniues te qytetit.

    Gjate shek.15, per shkak te luftes se madhe shqiptaro-turke,ne mjaft krahina te Shqiperise u shkateruan qytete dhe keshtjella si dhe vepra te ndryshme arkitektonike.Procesi i lindjes se qytetit te jashtem u pengua seriozisht.Gjate kesaj periudhe i kushtohet nje vemendje e vecante ndertimeve mbrojtese qe u persosen per shkak te perparimit te mjeteve dhe menyrave te sulmit. Te kesaj periudhe jane keshtjellat e Lezhes, Petreles, Devollit, Butrintit, Shkodres. Durresi ne kete kohe ka qene teper i fortifikuar.

    Arkitektura e fortifikimeve e shek. 15-19 perfaqesohet me rikonstrucksionin e qendrave startegjike si kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe kalaja e Vlores si me e rendesishmja e bregdetit.

    Fortifikimet e shekujve 18-19 i perket periudhes se pashalleqeve te medha. Kalaja e Shkodres ne fillim te shek.18 u meremetua nga Bushatllinjte dhe kalaja e Beratit nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te pashalleqeve,u dallua per ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena,.Ne ndertimet e tij,Ali Pasha,perdori nje numer te madh arkitektesh dhe inxhinjeresh te huaj.Vec kalave qe ndertoi jashte territorit te sotem shqiptar si ne Janine, Preveze, Arte Sul etj,ndertoi shume te tilla brenda territorit te sotem shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Butrint, Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe e fortifikimeve ruhen ne gjendje te mire dhe dallohen nga teknika e ndertimit me gure te latuar,nga format e rregullta gjeometrike,kullat,frengjite per topa dhe elementet dekorative.
    Nder tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet e shek 18-19,jane madheshtia e tyre dhe fortesia per t’i bere balle artilerise, format e rregullta gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e kullave dhe kurtinave dhe renia me pjeresi e tyre ne anen e jashtme, mbisundimi i formave poligonale te kullave, heqja dore nga perdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve me frengji. Persa i perket trajtimit te jashtem,ato jane me gure te latuar,trajtimi monumental i portave dhe dekoret dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe kurtinave.

    Ndėrtimet e Kultit Musliman u moren nga modelet turke duke krijuar nje fizionomi te tyren vendase dhe me tipollogji te fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato me kupole dhe ato te tipit me salle te mbuluar me cati. Keto te fundit kane qene tipet e para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si ne Shkoder,Kruje,Berat,Elbasan dhe Kanine.Me interes eshte teknika e ndertimit dhe strukturave te tyre si kupolat,qemeret,harqet e shkallezuar neper dritare, teknika e ndertimit me gure e tulla te mureve te jashtem qe perdorej rralle ne Turqi dhe qe tregon per influencen e stilit vendas ne keto objekte. Perdorimi i harqeve te te mprehte ne forme fund lundre, eshte nje element formal qe me vone ne fund te shek.18, zevendesohet me harkun rrethor qe perdorej gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne ndertimet e kultit te krishtere.
    Xhamia me komplekse eshte ajo e Plumbit ne Shkoder e ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te Stambollit.Vellimi qendror ,i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne qoshe ose me kupole,prezenca e portikut,vendosja ne tre rradhe e dritareve jane karakteristikat kryesore te kesaj xhamie.Ne anen e jashtme nje rol te madh lozin dhe minaret.

    Arkitektura e Kultit tė Krishterė trashegoi shume tipare pararendesja e saj paleokristiane dhe duke filluar prej pjeses se dyte shekullit te 16 filluan te ndertohen kisha te vogla qe vazhdojne te ndertohen deri ne pjesen e pare te shekullit 18 ku arrijne edhe kulmin. Arkitektura e cultit te krishtere karakterizohet nga interpretimi i lire i tipeve dhe formave duke tregua individualitetet dhe perpjekjet e tyre per te gjetur ekspresione te reja arkitektonike.

    Gjate shekujve 16-19 u ndertuan nje seri veprash te kultit te krishtere . Fillimisht ato ishin te vogla dhe me planimetri te thjeshta. KIshat me vlera te vecanta u ndertuan ne shekullin e 18 ku spikat per vlerat e vecanta bazilika e Voskopojes.
    Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme: 1 -Nje nefeshe- 2-Me strukture ne forme kryqi me kupol 3 -Bazilikat
    Kisha e Shen Kollit ne Voskopoje eshte nje nga monumentet me me vlere qe kemi trasheguar nga e kaluara. Muret e saj te brendeshme jane te veshura me piktura nga kryemjeshtri i shek.18 David Selenica dhe vellezerit Konstandin dhe Athanas Zografi.

    Ne te gjithe kete larmi tipesh te kishave,te perbashket kane theksimin e aksit te zgjatur horizontal, dhe aty ku eshte i pranishem aksi vertikal. Trajtimi dekorativ karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta dhe hapesira te pakta ndricimi.Ne kete periudhe kemi shume manastire. Keto ndertime formonin nje teresi arkitektonike, ku vendin qendror e zinte kisha. Brenda nje manastiri takon ndertime me karakter te ndryshem, por ato kane krijuar ansamble qe dallohen per nje kompaktesi kompozicionale,ku cdo ndertese ze nje vend te caktuar ne saje te funksionit qe permbush.Me vlera te vecanta arkitektonike dhe ikonogtrafike jane manastiri i Ardenices dhe i Apollonise

    Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar tė shek.15-19

    Megjithese Pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore, qyteti shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme zhvillimi. Ne shek.17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht.Te dhenat e udhetarit Evlia Celebia,nga pershkrimet e tij,qyteti shqiptar i kohes kishte pesuar rritje te konsiderueshme si Berati,Gjirokastra,Elbasani etj,qe u ruajt dhe gjate shek.18-19.duke marre fizionomine e tij urbanistike,qe u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues.Gjate shek.17,pazaret shndrohen ne qendra te mirefillta shkembimi dhe prodhimi dhe qe formojne ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta.Pazaret e qyteteve ne shek.17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen ore me kembane.
    Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te spikase faltorja me kullen e sahatit,si nje ndertim monumental qe se bashku me ndertime te tjera shoqerore si banjat,medreset etj,pasuron me shume qendren e qytetit.por cdo lagje kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam dhe cezme.

    Shekulli 19 shenon nje ritje te metejshme te qytetit shqiptar.Ne cdo qytet pazari rritet si qender prodhimi dhe shkembimi. Ne urbanistiken e qyteteve gjate ketij shekulli verehet nje ecuri e pa barabarte e cila karakterizohet nga shkallet e ndryshme te zhvillimit ekonomik,p.sh. neqoftese Elbasani,Gjirokastra, dhe Berati ne pergjithesi nuk ndryshojne tiparet urbanistike, Shkodra njohu nje proces zgjerimi, ne zonen ku shtrihet sot,duke iu larguar kalase e cila humb cdo funksion ne mesin e shekullit te 19. Rritje te bujshme ka dhe Korca,qender tipike zejtaro-tregtare. Ne qoftese ne Shkoder qyteti u zhvillua pa plan,ne Korce zgjerimi i tij u be sipas nje plani, duke u shkeputur nga tradita mesjetare.
    Qyteti i vone shqiptar mori tiparet themelore urbanistike nga gjysma e dyte e shek.17, duke zgjidhur ceshtjet kryesore te tij si shtrirjen e qytetit,vendosjen e qendres se tij, rrjetin rrugor etj.Kjo skeme u ruajt e pa prekur ne arritjet e saj kryesore.

    Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:

    -Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
    -Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet.ose te pjerret si Tirana, Kavaja , Elbasani .


    Qytetet me keshtjella jane dhe qytetet me te lashta, por dhe me te zhvilluarat. Fillimisht qyteti eshte i lidhur me fortifikimin,por me vone me lindjen e varosheve,qyteti shtrihet jashte fortifikimit.
    Terrenet e aksidentuara jane dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerret ka ndikuar mjaft ne krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim te detyruar, ku te gjitha ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar ndertime organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben nje problem ne kete rast.Ndertimet vendosen ne forme vargu si ne lagjen Mangalem te Beratit ose kane shtrirje me te lire si ne disa lagje te Gjirokastres. Lidhja e persosur me terrenin, rrit monumentalitetin e ketyre ansambleve. Banesa del drejtperdrejt ne rruge,duke marre pjese aktivisht ne formimin e saj. Terreni ka kushtezuar ndertimin e baneses 2-3 kat, e cila per vete kompozimin vertikal dhe vendosjen ne formr shkallesh, eshte elementi kryesor mbisundues ne krejt formulimin arkitektonik. Ndertimet e kultit humbasin ne keto ansamble, duke u shkrire me masen dinamike te amsamblit te banesave ne forme shkalle qe eshte edhe elementi me i qenesishem arkitektonik i ketij kompozicioni.

    Nje karakter tjeter kane qendrat qytetare apo lagjet ne terren te rrafshet.Ndertimet jane te rralla, me troje te medha dhe te rrethuar me mure te larte.Banesa shume rralle merr pjese ne formulimin e rruges. Gjelberimi i dendur shpesh mbulon banesen.Qetesia kompozicionale ketu thyhet vetem nga ndertimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndertohen ne sheshe,duke bere me te percaktueshme efektin e volumeve te tyre dinamike.
    Ne qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te varfra dalloheshin nga banesa.Banesat e te pasurve ndertoheshin ne troje te pershtateshme, te gjera,plot drite e gjelberim,kurse shtepite e te varferve ne troje te ngushta dhe pa shume drite. Dasite fetare jane pasqyruar gjithashtu ne qytetin shqiptar mesjetar.

    Ne qytetet me mure mbrojtes, rruget kryesore zene fill nga hyrjet e kalase duke u shperndare pastaj ne nje mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne pergjithesi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugeve pingule me to, te cilat realizoheshin ne formen e shkalleve. Nje vend te rendesishem lozin dhe rruget qe lidhin qendren tregetare me zonat e banimit si dhe rruget midis lagjeve. Ne qytetet e rrafshet,rruget kruesore jane vazhdim i atyre qe lidhin qytetin me qytetet e tjera.Ne vend te rrugeve te ngushta te qyteteve shkembore,ne qytetin e rrafshet rruget jane me te gjera ,por shpesh pa krye te cilat shtrohen me kalldrem.

    Gjelberimi eshte karakteristike tjeter e qytetit te asaj kohe.Vecanerisht ne lagjet me terren te aksidentuar, gjelberimi ben lidhjen e ndertimeve me trojet ne menyre te netyrshme,duke theksuar karakterin munumental te saj.
    Ne gjendjen e sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy keto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe Korces, i pergjigjen ne kompozim urbanistik arritjeve te shek.18-19.

    Banesa Shqiptare

    Ne arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem ze banesa,per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve arkitektonike ne te gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga shqiptaret.Banesa pati lulezimin e saj gjate shek.18-19, ku ajo dallohet per nje tipilogji te pasur dhe te kristalizuar,si dhe per arritje me vlera te medha si ne fshat dhe ne qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombetare qe perkon me lindjen e mardhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne pasurine e madhe te vlerave arkitetktonike te baneses..Banesa qytetare dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqiperise se veriut. Banesa qytetare ne shumicen e rasteve eshte banese nje familiare, por rralle hasim dhe banesa per dy vellezer qe zhvillohen ne simetri sipas nje aksi.

    Banesa qytetare gjatė shekujve 16-19

    Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare klasifikohet ne 4 grupe:

    -Banesa me shtepi me vater zjarri (banesa Tiranase)
    -Banesa me hajat
    -Banesa me cardak
    -Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)


    Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare nė gjysmėn e parė tė shek.XX

    Kjo periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhen e qeverise se Fan Nolit,vazhdon me mbreterine e Zogut, dhe, ne fund me pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne t’i nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara nga arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin t’i jepnin qyteteve shqiptare pamjen e qyteteve europiane.
    Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqiperise,dhe qeveria e Fan Nolit vendos t’i jape qytetit pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte njekohesisht dhe qender administrative.Per kete aresye projektohet per here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe ka autor ing.Eshref Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit,se bashku me dy autore te tjere;njeri italian Chiaravelli dhe tjetri austriak Weiss.

    Mbreti Zog i dha nje rendesi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, nje pjese e te cilave gjeti zbatim.Me 1930 ne Tirane fillon zbatimi i bulevardit te madh i quajtur bulevardi “Mbreti Zog”,dhe ndertimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rruget kryesore te qytetit dhe percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit brenda shkruante nje siperfaqe prej 600 ha, dhe percaktoheshin zonat e zhvillimit ne perspektive,si p.sh. zona industriale,e banimit,e gjelberuar etj.Ne kete periudhe autoret e planeve rregulluese jane arkitektet austriake,ku vecojme arkitektin Kohler.

    Ne periudhen e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939 ,arkitektet italiane rishikojne te gjitha planet rregulluese te qyteteve kryesore ose i bejne nga fillimi.Arkitektura dhe Urbanistika ne kete periudhe eshte racionale,pra e tipit fashist.Dallohet kmpleksi i “sepates se liktorit “ ne fund te bulevardit kryesor te Tiranes i perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani UT) dhe dy godinat anash bulevardit Arkitektet italiane ku vecohet ark. Gerardo Bosio,Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio kane realizuar hartimin e planeve rregulluese te Tiranes, Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit, Petreles, Sarandes etj, ne te cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur me pronen private etj.
    Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me vila private, duke ruajtur zonat historike ne qender me xhamine, teqen, kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese mbas clirimit.

    “Piramida” e ndertuar si Muzeum per Diktatorin Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne Qender nderkombetare te Kultures te asaj Kulture qe ai, Enver Hoxha ia privoi shqiptareve per 50 vjet te qeverisjes se tij dragoniane.

    "Seda"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 05-07-2008 mė 23:41
    "Carpe Diem"

  2. #12
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Teatri

    Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , nė qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikė (pranė Gjirokastrės), Dyrahu (Durėsi), flasin pėr praninė e aktiviteteve teatrore gjatė antikitetit duke patur influenca tė teatrit tė antikitetit grek, me tė cilin kėto qendra mbajtėn lidhje pėr shumė kohė. Apollonia, padyshim, ėshtė njė nga qendrat mė me zė tė kohės. Nė shkallėt e teatrit zinin vend 7000 vetė. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erės sė re).

    Gjatė periudhės sė mesjetės, kemi pėrsėri aktivitete shoqėrore me natyrė teatrore tė karakterit folklorik.

    Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombetare. Mė 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxėnėsve te shkollės normale “Ta Zografia” tė Qesaratit. Mė 1899, u dha nga njė grup shkollor nė Korēė, vepra e Shekspirit, “Otello”..
    Nė vitin 1875, Sami Frashėri (1850-1904), botoi nė turqisht dramėn me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo vepėr u botua nė shqip mė 1901. Pas kėsaj, mė 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Kėshėndellave”. Mė 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Ēifutit”, Franēesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta “Shėn Franēeska e Azisit”, mė 1909.

    Po ne kuadrin e luftes per pavaresi ne vitin 1902, Fan S.Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”, Kristo Floqi, mė 1912, shkroi “Fe e Kombėsi”. Po kėshtu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefėn Gjini, Mihal Grameno, pėr tė ardhur tek Andon Z.Ēajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeē Dhėndėr”, “Pas Vdekjes”. Nė vitet e para tė shekullit XX, krijohen shoqėri apo klube, qė zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi “Labėria”, mė 8 Shtator 1902, Klubi “Bashkimi” nė Delvinė, mė 1909, Shoqėria e grave “Ylli i Mėngjesit”. Do tė vinė mė vonė autore si Haki Stėrmilli, mė 1921, me veprat “Dashuri dhe Besnikėri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.

    Duhet nėnvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandėr Moisiu (1879-1935). Pavarėsisht, se aktiviteti i tij teatror i pėrket nė pjesėn mė tė madhe skenave gjermane, ėshtė fakt i pamohueshėm, qė ai trashėgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet mė tė mira, si forca e temperamentit, zėri i tij i artė, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndėr krijimet e tij mė tė spikatura, janė: “Hamleti”, kufoma e gjallė; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gėtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.

    Nė fushėn e regjisė, nė kėto vite spikat regjizori i parė protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinė Dramatike Muzikore nė Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitėr Trajēe, Gaqi Vishi, etj., tė cilėt mė pas, do tė ishin pionierėt e parė tė teatrove profesioniste nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė e gjetkė.

    Gjatė viteve 1941-1945, periudhė e Luftės II Botėrore, nė Shqipėri u dallua mė tepėr, ai qė quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, nė fillimet e veta, pati njė natyrė improvizimi, pra, pa njė tekst me bazė dramaturgjike. Mė vonė, dhe pikėrisht, mė 1943, nė Prill, kemi melodramėn “Vėllavrasja” tė Zihni Sakos dhe mė vonė, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Ēaēit.
    Nė qytete, nė kėtė kohė, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” nė Tiranė, apo grupi i Gjirokastrės, Durrėsit. Episodi i anullimit tė dramės “Vilhelm Tel” pėrgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatėn aktorėt e rinj, Naim Frashėri dhe Sandėr Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj kohes.,

    Karakteristikė e kėsaj periudhe, ėshtė edhe “Teatri i burgut”, me njė protagonist si Besim Levonja qė mė vonė, do tė bėhej shumė i njohur, me pjesėt “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Pėrfaqėsues tjetėr i teatrit tė burgut ishte Gjikė Kuqali.
    Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formėn e njė organizimi mė tė plotė.U hodhėn bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombėtar .Pas ēlirimit, kėto grupe tė formacioneve partizane, do tė shndėrroheshin ne teatrot e para profesioniste tė vendit tonė, si nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Durrės dhe mė vonė, nė Vlorė, Elbasan, etj.

    Teatri pas luftės, ashtu si edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin mė tė madh e kemi pas viteve ’60, kur mberritėn nga jashtė kuadrot e parė, me tė vėrtetė profesionistė, si regjizorė dhe aktorė, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorėt: Kadri Roshi, Lazėr Filipi.

    Gjatė kėsaj periudhe, lindėn dramaturgėt e parė profesionistė, si: Spiro Ēomora, Kol Jakova, Besim Lėvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paērami, Loni Papa, Teodor Laēo, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritėro Agolli.

    Hapja e shkollės sė parė pėr pėrgatitjen e aktorėve, qė nė fillim u quajt “Shkolla e Lartė pėr Aktorė Aleksandėr Moisiu” dhe mė vonė, “Fakulteti Skenik pranė Akademisė sė Arteve”, hapi njė epoke tė re nė interpretimin teatror. Gėrshetimi i eksperiencės sė aktorėve me pėrvojė, me aktore te rinj , qė sapo kishin mbaruar shkollėn si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera

    Gjatė kėtyre viteve, krahas dramaturgjisė kombetare e cila mori njė hov sasior dhe cilėsor ku mund tė pėrmenden: vepra si “Toka Jonė”, “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi nė Plazh”, “Karnavalet e Korēės, “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”, “Fijet e Natės”, “Kėneta”, “Shtėpia nė Bulevard”, “Mbi Gėrmadha”, “Fisheku nė Pajė”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u vunė nė skenė edhe kryevepra tė letėrsisė botėrore, si “Hamleti”, “Otello”, “Intrigė e Dashuri”, “Shumė Zhurmė pėr Asgjė”, “Arturo Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, et., etj.

    Ne krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese (I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj

    Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare nje rol te vecante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.

    Vitet ’90, ndikuan edhe nė fushėn e teatrit si ne nė organizimin e vet, edhe nė drejtim tė metodės sė shkrimit tė dramaturgjisė. U bene perpjekje nga autorė tė rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botėrore edhe alternative tė reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd. Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresisht kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet me sukses nga trupa e teartri kombetar dhe ato trupa te reja private

    Andon Qesari
    Artsit i Merituar
    Aktor regjisor prane Teatrit Kombetar
    Pedagog prane Akademise se Arteve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 05-07-2008 mė 23:59
    "Carpe Diem"

  3. #13
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kinemaja Shqiptare

    Filmi hyri nė Shqipėri nė vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanė nė qytetet Shkodėr e Korēė. Sallat e para tė kinemave si institucione publike u ngritėn me iniciativė private pas Luftės I Botėrore, nė qytetet Vlorė, Korēė, Tiranė, Shkodėr, Berat. Filmat e parė u bėnė nga tė huajt; ata qenė kronika. Kronika e parė pėr ngjarje tė lidhura me Shqipėrinė ėshtė ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qė sanksionoi Alfabetin e gjuhės shqipe. Gjatė 30 vjetėve pas Shpalljes sė Pavarėsisė (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarė, nga shoqėri tė huaja kinematografike tė Europės apo SHBA, si dhe nga amatorė.

    Menjėherė pas Luftės II Botėrore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila mė pas u shndėrrua nė Ndėrmarrje Shtetėrore Kinematografike Shqiptare (1947), kohė kur u bė shtetėzimi i plotė i rrjetit tė sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalė dhe nė maj 1948 u shfaq kinokronika e parė shqiptare. Nė njė vend me pėrqindje tė lartė tė analfabetizmit nė vitet ‘40-’50, shteti i dha rėndėsi shtimit tė numrit tė sallave dhe aparateve lėvizės, si dhe importit tė filmave kryesisht nga vendet e Europės Lindore, Franca e Italia.

    Njė etapė tė re shėnoi ngritja e sė parės studio shqiptare tė filmave, Kinostudios “Shqipėria e Re” (1952). Pėrvoja e parė nė fushėn e filmit artistik qe bashkėprodhimi shqiptaro-sovietik Luftėtari i madh i Shqipėrisė – Skėnderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviē, fitues ēmimi nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Kanės). Filmat e parė artistikė tė kineastėve shqiptarė janė Fėmijėt e saj, film i shkurtėr, punė diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo).

    Vitet ’60 shėnojnė prodhimin sistematik tė filmit artistik nė mesatarisht 1 film nė vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundė pushtuesve fashistė e nazistė (1939-44) dhe nga reformat e viteve tė para pas Luftės. Bėnė filmat e tyre tė parė regjisorėt e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.

    Nė vitet ’70, me shkurtimin drastik tė importit, si rezultat i politikės sė izolimit tė ndjekur nga shteti nė fushėn e kulturės,u shenua njė rritje tė ndjeshme tė prodhimit, nga 5-6 filma artsitikė nė vit nė fillim tė periudhės, deri nė 8-10, pėr tė arritur nė 14 nė vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bėnė filmat e parė pėr fėmijė, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndėr filmat e saj pėrmendim Beni ecėn vetė, 1975); kinokomedia e parė Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bėnė filma historikė e muzikorė; po zhanri mė i pėlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas tė tjerėve bėnė filma njė brez i ri regjisorėsh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muēaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikė edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti).

    Nė fund tė periudhės dhe sidomos nė vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi mė shumė aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftės II Botėrore. Nė ekran u afirmuan regjisorė tė tjerė me filma si Ballė pėr ballė (1979, regj. K. Ēashku e P. Milkani), Dora e ngrohtė (1983, regj. K. Ēashku), Agimet e stinės sė madhe (1981, regj. A. Minga), Kohė e largėt (1983, regj. S. Pecani), Tela pėr violinė (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Nė vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarė u stabilizua nė rreth 20-40 nė vit, dhe pati tipare tė thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri nė 16 filma nė vit.
    Krijimtaria kinematografike, e pėrqendruar nė njė kinostudio dhe nė TV Shqiptar, qe fryt i bashkėpunimit tė organizuar nga shteti mes kineastėve, regjisorėve tė tė gjitha brezave, shkrimtarėve, piktorėve, kompozitorėve, aktorėve, dhe industrisė kinematografike. Deri mė 1990, nga rreth 200 filma artistikė 80 janė ekranizime nga letėrsia shqiptare. Nė fund tė viteve ’80 nė Shqipėri kishte 450 salla kinemaje e kinema lėvizėse. Por baza industriale e teknike nė kėtė periudhė erdhi duke u vjetėruar.

    Nė vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqėror, u bėnė reforma tė thella.Kinostudioja e dikurshme u nda nė disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtėpi filmike private (kryesisht regjisorė tė kinostudios sė mėparshme) nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė (QKK), tė ngritur nė mesin e viteve ’90, dhe me producentė tė huaj. QKK ėshtė qendėr e re e administrimit tė filmit nė Shqipėri, qė ka dhėnė tashmė rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet nė bazė tė Ligjit pėr Kinematografinė, mjaft i diskutuar nga kineastėt.

    Shkollimi i kineastėve shqiptarė nisi nė vitet ’50 nė vendet e Europės Lindore; mė pas, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk u bė mė jashtė vendit, por brenda vendit, nė Institutin e Lartė tė Arteve, Tiranė, ose me specializime nė Kinostudio.
    Kritika dhe studimet pėr kinemanė u zhvilluan disi krahas rritjes sė prodhimit, kryesisht nga vetė kineastėt apo nga gazetarė. Revistė e posaēme ka qenė nė vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi sė botuari nė fillim tė viteve ’90. Nė Qendrėn e Studimeve tė Artit tė Akademisė sė Shkencave historia e kinemasė shqiptare studiohet nė njė departament tė veēantė.

    Deri nė fillim tė viteve ’90 kineastėt kanė qenė tė organizuar nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė; mė pas ata u veēuan dhe formuan Shoqatėn e Kineastėve Shqiptarė. Arkivi Shtetėror i Filmit, dikur departament i Kinostudios “Shqipėria e Re”, nė vitet ’90 u bė institucion mė vete. Ėshtė anėtar i Federatės Ndėrkombėtare tė Arkivave tė Filmit.
    Qė prej vitit 1976 nė Shqipėri janė organizuar Festivale Kombėtare tė Filmit, nė fillim njė herė nė dy vjet pėr tė gjithė filmat, e mė pas nė mėnyrė alternative, njė vit pėr filmin artistik, e njė vit pėr filmin dokumentar e vizatimor. Nė vitet ’90 festivalet janė organizuar njė herė nė pesė vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithė prodhimin e pesė vjetėve, 10 filma artistikė, 27 dokumentarė, 14 vizatimorė. Nė prodhimin e viteve ’90 vazhdon tė ndjehet tipari i thellė social, preokupimi i artistėve pėr problemet e shoqėrisė, nė veēanti tė lidhura me dukuritė e reja tė periudhės sė tranzicionit. Njė numėr filmash kanė stigmatizuar totalitarizmin. Nė kėtė festival, pėr herė tė parė u shfaqėn prodhime tė kineastėve shqiptarė nga trevat e Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Nė dy festivalet e fundit (1995, 2000), pėrveē ēmimeve tė tjera, u dhanė edhe ēmime tė karierės, tė cilat u fituan nga regjisorėt Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorėt K. Roshi e S. Pitarka.

    Sot kinemaja shqiptare pėrjeton njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni e pėrshtatjeje me ekonominė e tregut. Pėrveē rėnies sė prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave tė kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetėm kohėt e fundit jane bere dhe po bėhen pėrpjekje pėr ngritje sallash tė reja bashkėkohore si kinemaja “MILLENIUM” ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjetėr, forcat krijuese janė tė shumta dhe entuziaste, tė ēliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e pėrqendruar, si dhe me iniciativė private pėrherė nė rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisė sė njė kinemaje kombėtare, tė lindur e zhvilluar nė kushte tė caktuara, dhe sė ardhmes nė ndėrtim e sipėr.

    Abdurrahim Myftiu
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 05-07-2008 mė 23:58
    "Carpe Diem"

  4. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Muzika Shqiptare

    Folklori muzikor

    Muzika Popullore Shqiptare, pėrbėn njė ndėr pasuritė mė tė ēmuara tė vendit. Nė pėrshkrimet e studjusve tė huaj tė ardhur nė Shqipėri gjatė shekujve XVIII-XIX ėshtė arritur pėrafėrsisht nė konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipėrisė ėshtė folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftė.

    Folklori muzikor bėn njė jetė aktive edhe sot, ndėrkohė qė gjurmėt e lashtėsisė sė tij janė provuar qė prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Nė objekte tė ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janė pėrfiguruar qartė vegla popullore, qė pėrdoren deri nė ditėt tona, valltarė, kėngėtarė, kostume karakteristike, etj.

    Folklori muzikor shqiptar ėshtė jashtėzakonisht i pasur , ēka dhe shprehet nė ekzistencėn e muzikės vokale qė nga forma njėzėrėshe e deri tek shumėzėrėshi; nė muzikėn me vegla popullore; muzikėn me zė e vegla; muzikėn pėr shoqėrimin e valleve popullore, etj. Kėtyre u shtohet dhe njė fond i madh veglash popullore tė klasifikuara nė katėr grupet tashmė tė njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.

    Folklori muzikor shqiptar e bėn jetėn e vet nė njė ndarje specifike, qė lidhet me format e tė shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore tė instrumenteve tė pėrdorur. Lumi i Shkumbinit, qė pėrshkon mes pėr mes Shqipėrinė, pėrvecse ndan dy dialektet kryesore tė vendit nė Gegė nė Veri tė Shkumbinit dhe nė Toskė nė Jug tė Shkumbinit, shėrben edhe si kufi natyror pėr klasifikimin e tipologjisė sė folklorit muzikor. Nė veri tė lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e tė shprehurit muzikor, e shoqėruar kjo me shkallėt modale (diatonike apo kromatike) sėbashku me vegla muzikore specifike pėr kėtė zonė, si lahuta dhe ēiftelia. Ndėrkohė, pėr trevat qė shtrihen nė jug tė lumit Shkumbin ėshtė karakteristik fenomeni i tė shprehurit muzikor nė iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me pėrdorimin e shkallėve pentatonike si dhe tė instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtė). Krahas muzikės fshatare pa shoqėrim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, qė nė Jug tė Shqipėrisė takohet kyesisht nė qytetet Korēe, Vlorė, Sarandė, Delvinė, Pėrmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik tė Sazeve (tė pėrbėrė nga instrumente tė importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndėrsa nė Veri nė qytetet Shkodėr, Durrės, Elbasan, Kavajė, etj., shoqėruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqėrim (tė pėrbėrė nga vegla tė importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla tė traditės popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).

    Nisur nga roli i dorės sė parė qė ka nė traditėn shqiptare, folklori muzikor studjohet si lėndė e veēantė nė shkollat e mesme tė pėrgjithėshme, nė ato artistike, si edhe nė Akademinė e Arteve tė Tiranės, ku formohen edhe etnomuzikologėt e ardhėshėm.

    Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin qė prej viteve 1900 e kėtej. Pėrpara viteve 1940 ato janė realizuar pranė shoqėrive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime mė tė vona takohen edhe nė formėn e CD-ve, si CD me muzikė tė “Familjes Lela”, prodhuar nė Francė mė 1992 nga Judigo; dy CD me muzikė toske tė “Laver Bariut”, prodhuar pėrkatėsisht nė Greqi dhe Angli, etj.

    Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janė Festivali Folklorik Kombėtar, mbajtur ēdo pesė vjet, i cili ka filluar nė vitin 1952 nė qytetet Lezhė dhe Tiranė, pėr tė vijuar mė pas nė dy qytetet muze me arkitekturė mesjetare, Gjirokastėr dhe Berat; Festivali Kombėtar i Kėngės Popullore Qytetare nė Elbasan; Takimi i Rapsodėve Lahutarė nė Lezhė; Takimi i Sazeve nė Korcė; Takimi i Grupeve Polifonike nė Vlorė dhe Gjirokastėr; Takimi i Grupeve dhe Shoqėrive Folklorike (NGO) nė Sarandė.

    Organizatat folklorike kryesore qė veprojnė nė Shqipėri, tė krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qėllim mbėshtetjen e folklorit dhe tė traditave popullore nė pėrgjithėsi, janė: Elena Gjika – Pėrmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqėria Folklorike – Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorė, Gjirokastėr; Shoqata Tirana – Tiranė, Kastrioti – Krujė, etj.

    Institucioni i vetėm shkencor qė merret me studimin e folklorit ėshtė Instituti i Kulturės Popullore nė Tiranė, i pėrbėrė nga departamenti i etnomuzikologjisė dhe etnokoreologjisė dhe nga departamenti i etnografisė. IKP boton revistėn periodike Kultura popullore. Pranė tij gjendet njė arkiv shumė i pasur me mbi 60000 ekzemplatė tė mbledhur nė tėrė Shqipėrinė.

    Disa nga librat mė tė rėndėsishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janė: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranė, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranė, 1989); Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut i Beniamin Krutės (Tiranė, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranė, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranė, 1997).

    Muzika profesioniste

    ... paraqitet si njė ndėr traditat mė tė reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i pėrkasin viteve 1920-1930 tė shekullit XX, ndėrsa zhvillimet mė tė rėndėsishme periudhės sė mbas Luftės II Botėrore e kėtej. Sidoqoftė, nga tė dhėnat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, nė librin e tij 16 shekuj (Tiranė; Eurorilindja, 1995) argumenton sė paku kontributet e dy figurave tė shquara shqiptare nė artit kishtar mesjetar.

    I pari prej tyre ėshtė Niketė Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė. Personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjecare Ipeshkėv i Ramesianės. Vepra e tij mė e njohur ėshtė himni Te Deum Laudamos, i pėrhapur nė Europė mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetėr, Jan Kukuzeli, i lindur nė qytetin bregdetar tė Durrėsit rreth viteve 1078-1088, njihet si njė ndėr figurat mė tė mėdha tė kishės bizantine Arsimohet dhe afirmohet nė Kostandinopojė, pėr t’u vendosur mė pas nė kishėn Laura e madhe nė malin Athos, ku harton edhe veprėn madhore tė jetės sė tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janė Himnet Aniksandri, Kėnga e Kerubinėve, Psalmi 107, Polilei 117, tė pasqyruara pothuajse nė tė gjitha antologjitė e muzikės bizantine.

    Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma tė reja, tė cilat i drejtohen mjediseve tė gjėra qytetare. Qendra tė rėndėsishme kulturore e muzikore tė kohės janė qyteti i Shkodrės nė Veri dhe ai i Korēes nė Jug tė vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftė, pėrpjekjet mė serioze pėr krijimin e njė arti muzikor profesionist i gjejmė sė pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi pėrgjithėsisht pranė kishės franceskane tė qytetit tė Shkodrės, ku pėrvec muzikės fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis tė cilave njė sinfoni, pjesė korale, pjesė pėr instrumente tė ndryshėm, etj. Ndėrkohė, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikės, duke formuar e drejtuar formacione tė ndryshme instrumentale e vokale.

    Brezi i parė i kompozitorėve shqiptarė tė pas-Luftės II Botėrore pėrbėhet nga njė grup muzikantėsh, pjesa dėrrmuese e tė cilėve u formuan nė Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaīkovski) tė Moskės, ndėrsa tė tė tjerėt pranė shkollave perėndimore. Dy veprat kryesore me tė cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janė Sinfonia (1956) e Ēeks Zadesė (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovės (1917-1969), qė tė dy kompozitorė me origjinė nga Shkodra, dhe i pari i cilėsuar shpesh herė si babai i muzikės profesioniste shqiptare.

    Gjatė viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bėri hapa tė rėndėsishėm pėrpara, duke ezauruar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr vonesėn e gjatė nė kohė. Repertori muzikor shqiptar plotėsohet me tė gjitha format e gjinitė tradicionale, qė nga ato tė muzikės sė dhomės e deri tek ato skenike. Njė rol pėrcaktues pėr kėtė luajti ngritja pėr tė parėn herė nė Shqipėri e institucioneve tė tilla tė rėndėsishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale nė Tiranė dhe nė qytete tė tjera tė vendit, si Shkodėr, Korēe, Vlorė, Elbasan, Durrės, si dhe krijimi i sistemit tė plotė tė edukimit muzikor.

    Zhvillimet muzikore shqiptare tė kohės pėsuan njė rritje tė ndjeshme qė prej gjysmės sė dytė tė viteve 1960 me Koncertet e Majit tė Tiranės, tė cilat u mbajtėn nė mėnyrė periodike nga viti 1967 deri mė 1990 duke aktivizuar muzikantė e trupa profesioniste dhe amatore. Pėrgjithėsisht muzika e kėsaj periudhe ka njė orientim tradicional klasiko-romantik dhe njė mbėshtetje tė fortė nė folklorin muzikor shqiptar. Pėrvec Zadesė dhe Jakovės, disa nga figurat kryesore tė muzikės shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX janė Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpėtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Nė kushtet e izolimit tė vendit, muzika shqiptare e kėsaj periudhe, ashtu si tė gjitha artet nė pėrgjithėsi, me pėrjashtim tė pėrpjekjeve tė rastit, e pati tė pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkėkohore perėndimore.

    Mbas viteve 1990 situata muzikore nė Shqipėri njohu zhvillime krejtėsisht tė reja, tė cilat synuan integrimin e shpejtė nė strukturat artistike europiane. Njė rol tė rėndėsishėm pėr kėtė luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikės sė re Shqiptare (NAM, anėtare e Konferencės Europiane tė Muzikės sė Re) dhe Shoqata Mbarėshqiptare e Profesionistėve tė Muzikės (seksioni shqiptar i ISCM), pranė tė cilave ėshtė grumbulluar pjesa dėrrmuese e kompozitorėve dhe interpretesve tė vendit, dhe qė aktualisht shėrbejnė si tribuna kryesore tė krijimtarisė sė re muzikore tė kompozitorėve shqiptarė.

    Institucionet muzikore mė tė rėndėsishme nė Shqipėri janė Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore (qė tė dyja nė Tiranė), ku janė pėrqėndruar muzikantėt e kėrcimtarėt mė tė mirė tė vendit. TOB, me seli nė sheshin Skėnderbej, ka njė aktivitet permanent sezonal, ku vendin mė tė rėdėsishėm e zenė shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndėrsa AKVP, i pėrbėrė nga grupi i valleve, i korit, orkestrės dhe solistėve, pėrfaqėson njė institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i tė cilit mbėshtetet kryesisht nė pėrpunimin artistik tė traditės muzikore e koreografike popullore.

    Formacionet orkestrale mė tė rėndėsishme tė vendit janė Orkestra Sinfonike e Teatrit tė Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisė sė Arteve dhe Orkestra e Dhomės e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me njė veprimtari tė dendur disavjeēare brenda dhe jashtė Shqipėrisė, dhe shpesh herė laureate nė aktivitete europiane. Ndėr dirigjentėt kryesorė janė Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i kėtyre formacioneve pėrfshin muzikė qė nga periudha barok e deri nė shekullin XX, por nė pėrgjithėsi ai anon pėr nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorėve shqiptarė.

    Sistemi i edukimit muzikor nė Shqipėri u themelua me hapjen pėr tė parėn herė nė vitin 1947 tė Shkollės sė Mesme Artistike “Jordan Misja”, qė me kalimin e kohės u shoqėrua me disa shkolla tė tjera tė llojit nė qytetet kryesore tė vendit, si Durrės, Shkodėr, Elbasan, Korēe, Vlorė, Fier, Gjirokastėr, etj. Mė 1962 hapet Koservatori Shtetėror i Tiranės, tashmė i pėrfshirė si njė Fakultet mė vete nė Akademisė e Arteve tė Tiranės, ku bėjnė pjesė gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranė shkollave tė muzikės dhe Akademisė sė Arteve ushtrojnė aktivitetin e tyre mėsimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione tė tjera tė muzikės sė dhomės sėbashku me koret. Midis kėtyre tė fundit, njė aktivitet intensiv, shpesh herė tė vlerėsuar me ēmime ndėrkombėtare, ka Kori i Vajzave tė Akademisė sė Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po nė Tiranė, gjatė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar, nėn drejtimin e mjeshtres sė korit Suzana Turku, ėshtė krijuar edhe kori tjetėr i njohur i vendit, Pax Dei.

    Aktivitetet kryesore tė jetės sė sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht nė Tiranė dhe pjesa dėrrmuese e tyre realizohen nėpėrmjet veprimtarisė sė shoqatave muzikore, pėrmes tė cilave janė afirmuar emra tė rinj kompozitorėsh, si Aleksandėr Peēi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnė aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara pėr interpretimin e muzikės sė re, SPECTRUM dhe ASMUS. Qė prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e pėrvitshėm tė muajit maj, Ditėt e Muzikės sė Re Shqiptare, ndėrsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit tė Muzikės Bashkėkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativėn e Seksionit shqiptar tė ISCM qyteti i Tiranės pret nė ēdo sezon vjeshte muzikantė dhe artistė tė huaj, pjesėmarrės nė veprimtarinė komplekse Vjeshta e Tiranės, inaguruar nė tetor 1994. Veprimtari tė tjera permanente tė fushes sė interpretimit dhe krijimtarisė muzikore janė Festivali i Romancės Shqiptare (organizuar qė nga viti 1994 nga Shoqata muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistėve tė rinj (organizuar qė nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.

    Qendrat muzikore koncertale janė tė shtrira nė disa prej qyteteve kryesore tė vendit; nė Tiranė ndodhen midis tė tjerash Salla e Koncerteve e Akademisė sė Arteve, ajo e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, Teatri Rubairat, etj; nė Shkodėr salla e Teatrit Migjeni, nė Korēė Salla e Koncerteve e Shtėpisė sė Kulturė; nė Elbasan salla e Teatrit Skampa; nė Durrės, Salla e Koncerteve e Pallatit tė Kulturės; etj.

    Muzika e lehtė shqiptare

    ....bėn pjesė edhe ajo nė traditėn e re artistike tė formuar mbas Luftės II Botėrore, pavarėsisht disa pėrpjekjeve tė pjesėshme qė zėnė fill gjatė viteve 1920-1930. Kėngėtarėt dhe instrumentistėt e muzikės sė lehtė e zhvillojnė veprimtarinė e tyre kryesisht pranė trupave tė Teatrove tė Varieteve, pothuajse aktive nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, Tirana, si qendėr kryesore kulturore e vendit, ėshtė njėherėsh edhe qyteti mė i pasur i veprimtarive tė muzikės sė lehtė. Kėtu zhvillohen nė mėnyrė tė rregullt dy aktivitetet kryesore tė vitit, Festivali Kombėtar i Kėngės nė Radio-Televizion (themeluar nė vitin 1962) dhe Festivali i Pranverės - ky i fundit destinuar kryesisht pėr muzikantėt e rinj, ndėrsa tė dy sėbashku, tė njohur si aktivitete ekskluzive tė Radio-Televizionit Shqiptar.

    Mbas viteve 1990 kėnga e lehtė shqiptare pėsoi zhvillime tė rėndėsishme si rrjedhojė e hapjes sė pėrgjithėshme kulturore tė vendit ndaj shoqėrisė perėndimore. Me formimin e traditės bazė tė llojit, tė kryesuar nga emra shumė popullorė pėr publikun shqiptar, si ai i kėngėtares sė shquar Vaēe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, nė Shqipėrinė e fund-shekullit tė njėzetė, muzika e lehtė mund tė cilėsohet si njė ndėr fushat e artit, qė njohu ridimensionime ndėr mė tė tė ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore tė njohura perėndimore. Aktualisht ajo njeh tė gjitha zhvillimet e mundėshme, qė nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njėherėsh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikė tė folklorit muzikor vendas.

    Shqipėria ka sot njė numėr tė madh interpretėsh, kompozitorėsh, kantautorėsh, aranxhuesish tė muzikės sė lehtė, ndėr mė tė njohurit e tė cilėve janė Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (kėngėtarė), Shpėtim Saraēi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe njė sėrė kompleksesh tė muzikės alternative.

    Prof. Dr. Zana Shuteriqi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 06-07-2008 mė 00:06
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •