Sundimi mediatik,mjet pėr ekspansionistėt dhe sunduesit


Sot ėshtė e pamundur tė imagjinosh botėn pa media. Media e shkruar,televizive apo radio, luan njė rol tė padiskutueshėm nė jetėn e njeriut. Pėr kėtė arsye periudha nė tė cilėn jetojmė ėshtė quajtur "epoka e medias". Mjete e ndėrlidhjes janė duke u kompletuar me shpejtėsi shumė tė madhe, nė mėnyrė qė informacionet, lajmet apo produktet kulturore ti transmetohen audiencės sa mė shpejt tė jetė e mundur.Me shfaqjen e internetit jeta e njeriut pėsoi njė ndryshim thelbėsor, deri nė shkallėn ku me kalimin e kohės njeriu lidhet akoma mė shumė me internetin. Aktualisht nė mesin e ideologėve dhe mendimtarėve, janė shfaqur diskutime tė shumta nė lidhje me pėrdorimin, rolin dhe mirėsinė e mediave publike, ku mbi kėto ēėshtje ka pikėpamje tė larmishme. Tė gjithė poseduesit e mediave shprehen se detyra e tyre ėshtė informimi i publikut. Por ēdo kush prej tyre ka mendime tė ndryshme mbi faktin cilat nga kėto informacione janė tė sakta dhe tė vlefshme. Disa ideologė janė tė mendimit se mediat, porsi njė pasqyrė, duhet tė paraqesin vetėm tė vėrtetėn. Kėta ideologė thonė se media nuk ka pėr detyrė tė krijojė kulturė. Kjo ide duke qenė se vė theksin nė pasqyrimin e sė vėrtetės dhe atė ēka ndodh nė shoqėri, deri diku ėshtė ide e saktė. Mirėpo media nuk paraqet vetėm ngjarjet e vėrteta, pasi ajo pėrmirėson gjendjen e shoqėrisė dhe sjelljen e pushteteve. Media ndikon ne uljen e sjelljeve tė kėqija dhe tė papranueshme tė shoqėrisė dhe nga ana tjetėr i rikujton pushtetarėve gabimet e tyre duke i paralajmėruar ato. Njė ide tjetėr pėrkundėr idesė sė parė ėshtė ideja nė tė cilėn theksohet se media vetėm imponon njė mendim tek publiku. Pėrkrahėsit e kėsaj ideje janė tė mendimit se media duhet ti imponojė publikut ato ēka ajo mendon se ėshtė e drejtė dhe nė kėtė mes duhet tė pėrdorė rrethimin mediatik, pasi nėse media nuk ka njė rrethim sundues, kundėrshtarėt e saj me propagandat e tyre mund tė mos lejojnė zgjerimin e ndikimit tė saj. Sot nė shumė vende tė botės qėndron ideja e imponimit, ku pjesa mė e madhe e pėrdor atė nė mėnyrė jo tė drejtė. Por duhet tė vemi re se pse kėto media tė mėdha tė cilat nė pėrgjithėsi ndodhen nėn zotėrimin e perėndimit, pėrdorin ketė sundim mediatik pėr tė realizuar propagandėn e tyre. Megjithėse nė mediat perėndimore duket sikur ato pasqyrojnė tė vėrtetėn nė botė, por nė brendėsi tė saj vėrehet e kundėrta. Nė tė vėrtetė kėto media shfaqin dhe paraqesin ato ngjarje tė cilat janė nė interes tė tyre dhe zotėruesve tė fuqisė dhe pasurisė nė botė. Kjo pėr faktin se bota tė cilėn kanė ndėrtuar sunduesit dhe ekspansionistėt, ėshtė njė botė plot dhunė dhe nė tė shkelet e drejta e njerėzve dhe sidomos vendeve tė dobėta. Nė rast se mediat perėndimore do tė paraqesin kėtė tė vėrtetė atėherė pėr qeveritė ekspansioniste perėndimore do tė krijohej njė skandal botėror, i cili do tė shfaqte tė vėrtetėn e politikave dhe veprimtarive tė tyre. Kėto qeveri pėrdorin masmediat e gjera perėndimore pėr tė stabilizuar dhe zgjeruar sundimin e tyre nė botė dhe tė pengojnė publikimin e lajmeve apo informacioneve tė cilat paraqesin fytyrėn e vėrtetė tė tyre. Pėr kėtė arsye nė ngjarje tė tilla si ajo nė Gaza, mediat amerikane duke bashkėpunuar me ushtrinė amerikane, bėjnė raporte dhe reportazhe tė cilat janė nė interes tė shtėpisė sė bardhė. Nė ēėshtjet tė tilla si vrasja e popullit palestinez, afgan, irakian dhe ēėshtja e programit bėrthamor tė Iranit, kėto media gjithashtu janė pasqyrim i politikave tė qeverive ekspansioniste perėndimore. Publikimi i raporteve fallso apo tė transformuara, ėshtė njė pjesė e propagandės sė perėndimit pėr sundim dhe mashtrim. Por njė pjesė tjetėr tepėr e rėndėsishme nė aktivitetin e kėtyre mediave ėshtė fakti se propaganda e tyre pėrpiqet tu imponojė vendeve nė zhvillim kulturėn e perėndimit.
Veprimtaria organeve propaganduese e njohur me emrin "imperializmi mediatik", ėshtė plotėsisht imponuese dhe ka pėr qėllim kryesor imponimin e lajmeve, informacionit dhe kulturėn sidomos tek shoqėritė tė cilat janė nė zhvillim e sipėr. Duke qenė se organet ndėrlidhėse apo komunikuese perėndimore kanė njė eksperiencė tė gjerė nė propagandė dhe kanė njė shtrirje dhe teknologji tė gjerė, ato nė botė konsiderohen sundues tė vėrtetė nė propagandė. Nė kėtė mėnyrė rrjedha e transmetimit tė informacioneve dhe prodhimeve kulturore ėshtė nė njė anė d.m.th nga perėndimi drejt lindjes. Kjo rrjedhė e njėanshme dhe sundimi mediatik, vė nė pikėpyetje lirinė e medias, mbi tė cilėn pretendon perėndimi. Qeveritė perėndimore pretendojnė se njerėzit nė botė duhet tė informohen mbi tė gjitha pikėpamjet dhe pėr kėtė arsye liria e medias nė paraqitjen e pikėpamjes sė saj ėshtė njė faktor i rėndėsishėm. Kjo ėshtė nė njė kohė kur sasia e informacioneve tė mediave perėndimore ėshtė aq e madhe saqė mediat e pavarura nuk gjejnė dot mundėsinė dhe momentin pėr tė paraqitur pikėpamjet e tyre. Sigurisht qė censurimi i sė vėrtetės dhe parandalimi i informacioneve tė drejta pėr popullin nuk ka pėr qėllim vetėm vendet nė zhvillim, pasi dhe popujt nė perėndim janė tė kufizuar nė marrjen e informacionit tė vėrtetė. P.sh nė Amerikė ku ndodhen mjetet mė tė fuqishme mediatike, populli ka shumė pak informacion nė lidhje me atė ēka ndodh nė botė apo nė shumė nga ēėshtjet brenda vendit tė tyre. Xhon Soineton ish krye-redaktori i gazetės Nju Jork Times, nė lidhje me kėtė thotė: nėse distancojmė shtypin e qyteteve tė vogla, atėherė mund tė thuhet se nė Amerikė nuk ka shtyp tė pavarur . Sot kompanitė multi-etnike, drejtojnė mediat nė botė. Kėto kompani janė pronarė tė shumė kanaleve televizive, radiove, gazetave, si dhe shumė studiove produktive tė filmave. Kompanitė propaganduese dhe mediatike nė pėrgjithėsi kanė lidhje tė afėrt me qeveritė. Pėr kėtė arsye mediat publike nė perėndim nė pėrgjithėsi plotėsojnė interesin e kompanive dhe qeverive tė tyre. Kėshtu qė media tė tilla si CNN, BBC, apo Fox News qė pretendojnė se janė tė pavarura, nė tė vėrtetė paraqesin pikėpamjet e qeverisė amerikane dhe asaj angleze. Herbert Shiler shkrimtar amerikan dhe ideolog nė ēėshtjet mediatike nė njė artikull tė tij shkruan: mediat janė komentuesit e fundit tė sė vėrtetės, tė cilat tė vėrtetėn e paraqesin nė bazė tė interesit tė kompanive tė tyre .

Kėto media shumė nga problemet e vogla i zmadhojnė sipas interesit dhe shumė nga ēėshtjet me interes kombėtar i zvogėlojnė deri nė eliminimin.Nė njė botė ku kompanitė e mėdha mediatike dhe tė qeverive perėndimore, duke pėrdorur mjetet publike, mundohen ta paraqesin si tė pa sunduar, bėhen pėrpjekje pėr tė vendosur disa zėra propaganduese. Mediat e pavarura vetė apo duke formuar disa shoqėri mediatike , pėrpiqen tė paraqesin tė vėrtetėn mbi ato informacione tė cilat janė lėnė nė heshtje ose janė transformuar nga rrjedhat informatike perėndimore. Megjithėse kėto pėrpjekje pėrkundrejt sasisė sė propagandės sė perėndimit, nuk janė tė mjaftueshme, por shtimi i publikut tė medieve tė pavarura tregon faktin se publiku ėshtė duke u larguar nga lidhja e tij me mediat e mėdha tė perėndimit dhe ėshtė nė kėrkim tė lajmeve dhe informacioneve tė vėrteta dhe asnjanėse. Megjithatė sot me mjetet tė tilla si interneti, sateliti dhe shumė mjete tė tjera, ėshtė krijuar njė mundėsi e mirė pėr kundėrshtarėt e sundimit mediatik, tė cilėt janė duke u pėrballur me sundimin e rrjedhės botėrore tė transmetimit tė informacionit nga ana e poseduesve tė pasurisė dhe fuqisė nė botė.