Sot spo di me cte ndiej.ndienjat luftojne me njera-tjtetren nje beteje te cmendur dhe i vetmi cmim eshte largimi nga shpirti im.Mua as qe me pyesin vetem vrapojne per te me lene serish vetem.Dua vetem te bertas po skam me as ze per ta lene te lire.e harxhova te gjithin 5 muaj me pare ne krevatin qe per pak do behej i fundit per mua.rrezikova te mbyllja syte njehere e pergjithmone, te ndieja vetem ngrohtesine e tokes dhe jo te nenes time qe me lutej vetem te luftoja per cfare kisha me te shtrenjte, vete jeten time.Ende e ndiej llahtaren e prinderve te mi, agonine e luften e tyre per te me mbajtur ne jete.Erdha nje dite te ftohte ne jete, nje dite ku as rrezja me e larget e diellit si donte buzeqeshjet e mia.qe ate dite i adoptova lotet e shiut.U bene te vetmit miq te mite, te vetmit qe dhe sot me shoqerojne cdo nate.Une vazhdoj ti bertas vetes se duhet vetem te mendoj te jetoj diten e neserme, se dhe pse vazhdoj te zgjohem me pengjet e fundit te 5 muajve me perpara une ende vazhdoj te jetoj.vazhdoj te bertas po hapesira ngelet bosh se dhe shpirti im me ka kthyer krahet.eshte lodhur dhe do me shume qetesine.por ende si pergjigjem dhe vazhdoj te flas me heshtjen.te pakten ajo dite 5 muaj me pare, vlejti per dicka.tani mesova te degjoj me shume heshtjen,eshte e dhimbshme te bashkebisedosh vetem me heshtjen...
Krijoni Kontakt