Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anėtarėsuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180

    Qemal Sakajeva, ish-spiun i Sigurimit te Shtetit

    Drejtori i Berishės nė kryeministri Qemal Sakajeva spiun i sigurimit me pseudonimin “Tigri”






    Meqė kryeministri Berisha ka deklaruar nė parlament, nė vitin 2006 se do tė hapen dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit, nga «Cigarja» tek «Raketa», siē u shpreh ai, dhe kjo gjė nuk po ndodh ende («Cigarja» dhe «Raketa» janė nė parlament, madje «Cigarja» ėshtė krahu i djathtė i Edi Ramės nė politikėn e re), atėherė unė, sa pėr ta kujtuar kryeministrin pėr premtimin e tij, po hap njė dosje sigurimsi qė ėshtė funksionar i lartė nė kryeministri, atė tė Qemal Sakajevės, drejtor i dokumentacionit.Kėtu po botoj proces-verbalin e mbajtur nga Sigurimi i Shtetit pėr pėrfundimin e bashkėpunimit tė Qemal Sakajevės me Sigurimin e Shtetit, pasi sipas platformės tė Sigurimit tė Shtetit, kur njė bashkėpunėtor shkonte me punė nė aparat dhe do tė pranohej nė parti, ai ndėrpriste bashkėpunimin me Sigurimin e Shtetit, dhe mund ta rifillonte kėtė vetėm nė raste tė veēanta me lejen e Sekretarit tė Parė tė rrethit. Nė fakt, personi vazhdonte tė ishte i lidhur me Sigurimin se si komunist ai kishte detyrimin tė raportonte nė organizatėn-bazė tė partisė pėr ēdo gjė qė konstatonte, dhe kjo pastaj i pėrcillej Sigurimit me anė tė zėvendėssekretarit tė organizatės-bazė tė partisė, qė ishte koordinatori i partisė me Sigurimin e Shtetit, nė tė gjithė piramidėn partiake, nga zėvendėssekretari i organizatės-bazė, sek sekretari i dytė i rrethit, dhe deri tek sekretari i dytė i Komitetit Qendror.
    Ndėrprerja e bashkėpunimit tė «Tigrit»-Qemal me Sigurimin e Shtetit ėshtė bėrė nė pajtim me platformėn e Sigurimit tė Shtetit, meqė ai tashmė punonte pranė Komitetit Qendror tė Rinisė, dhe do tė pranohej nė parti. Nė dokumentin qė po botoj, Qemal Sakajeva figuron me emrin Qemal Ali Sakajevo, por ėshtė fjala pėr tė njėjtin person, mbiemrin i tė cilit ėshtė «Sakajava», ashtu si nė shqip thuhet «Kosova» dhe jo «Kosovo», por oficerėt e Sigurimit tė Shtetit e shkruanin «Sakajevo» pėr kortezi ndaj themeluesit tė Sigurimit, serbit Dushan Mugosha. Por edhe nė jetėshkrimin qė ka paraqitur vetė «Tigri» nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave (http://.keshilliministrave.al/?fq=sh...m=showpers&pID), ai e shkruan gabim mbiemrin e vet: Sagajava. Merret vesh, ka njė fobi nga mbiemri i vet. Qemal Sakajeva paraqit kėtė jetėshkrim pėr veten nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave:

    Qemal Sagajeva

    Tė dhėna personale
    Kombėsia: shqiptare
    Datėlindja: 1945

    Gjuha amtare: shqiptare
    Gjuhė tė tjera: anglisht, rusisht
    Arsimimi: 1968-1970, Dega Gazetari nė Universitetin e Tiranės
    1965-1970: Fakulteti i Agronomisė nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės

    Eksperienca pune:
    1999- nė vazhdim: editorialist i lirė i Gazetės «55»
    2003-2005: Drejtor i televizionit privat NTV Botime: Kam botuar rregullisht analiza tė ndryshme nė shtypin e pėrditshėm si dhe nė disa revista tė huaja.
    Kam botuar tetė libra. Mė tė fundit janė «Armatosja e politikės» (1998), «Qendėrcikloni» (2002), «Ethet e udhėtimit» (2006)

    Qemal Sakajeva bėn falsifikime tė mėdha nė jetėshkrimin e vet, duke filluar qė nga mosha. Ai thotė se ka lindur nė vitin 1945, kur ai ka lindur nė vitin 1942, ē’ka thuhet nė dosjen e Sigurimit tė Shtetit pėr tė. Qemal Ali Sakajevo, pėr tė cilin bėhet fjalė nė dokumentin e Sigurimit tė Shtetit dhe qė ka lindur nė Lushnjė, nė 1942, ku ėshtė rekrutuar, pastaj ka shkuar nė Institutin Bujqėsor, nė 1966, mė pas nė gazetėn «Zėri i Rinisė», si dhe nė Komitetin Qendror tė Rinisė, ėshtė pikėrisht Qemal Sakajeva, ashtu si Qemal Sagajeva i faqes on-line tė kryeministrisė ėshtė Qemal Sakajeva. Tė dhėnat pėrkojnė me jetėn e tij. Qemal Sakajeva (Sakajevo-Sagajeva) ka falsifikuar datėlindjen e vet, duke e ulur moshėn me tre vjet, pėr shkak se sipas datėlindjes sė tij tė vėrtetė, ai duhet tė kishte mbushur moshėn e pensionit qė nė vitin 2007. Nė jetėshkrimin e vet, nė faqen e Kėshillit tė Ministrave, Qemal Sagajeva (Sakajeva-Sakajevo) thotė se ai ka studiuar nė Fakultetin e Agronomisė nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės nė vitet 1965-1970. Kėtu ai mashtron qė nga emri i shkollės, se atėherė ishte vetėm Instituti i Lartė Bujqėsor ku kishte njė degė tė agronomisė. Pastaj mashtron dhe pėr kohėn, se ai ka shkuar nė 1966, siē thuhet nė dokumentin e Sigurimit tė Shtetit dhe jo nė 1965, siē thotė ai, me maninė e tij pėr tė mjegulluar tė shkuarėn e vet. Gjithashtu nė jetėshkrimin e «Tigrit» tė bie nė sy fakti qė ai, kur tregon pėr vendet ku ka punuar, edhe pse thotė se ka mbaruar shkollėn e lartė nė vitin 1970, nuk thotė asgjė se ku ka punuar nė vitet 1970-1990.
    Sipas dokumentit tė Sigurimit tė Shtetit, Qemal Sakajeva ėshtė rekrutuar si bashkėpunėtor nė 14 nėntor 1960, nė moshėn 18 vjeēare, nė kohėn e Mbledhjes sė 81 partive komuniste nė Moskė, kur Sigurimi i Shtetit kishte filluar njė fushatė rekrutimesh, me rastin e epokės sė vetėizolimit qė po vinte pėr vendin. Nė dokumentin e Sigurimit tė Shtetit vlerėsohet kėshtu bashkėpunimi i Qemal Sakajevės: «Gjatė kohės sė Institutit ai ka dhėnė tė dhėna me vlerė operative pėr organet tona, sidomos nė drejtim tė Muharrem Ferit, emigrant kosovar, me banim nė Durrės; ka qenė shumė i rregullt nė takime, i disiplinuar, ka kryer mirė detyrat e ngarkuara nga ana jonė».
    Atėherė ka qenė njė praktikė e Sigurimit tė Shtetit qė tė vinte shqiptarė me origjinė nga Kosova, siē ishte Qemal Sakajeva, qė tė spiunonin dhe tė futnin nė burg shqiptarė me origjinė nga Kosova, ose nga trojet e tjera shqiptare nė Jugosllavinė e asikohe. Nė fakt, pėr regjimin komunist, tė gjithė shqiptarėt e Jugosllavisė ishin «kosovarė», njė fjalė e koduar, me konotacion pezhorativ, qė do tė thoshte njerėz tė kėqinj. Muharem Feri ishte me origjinė nga trojet shqiptare nė Malin e Zi, megjithatė edhe ai quhej «kosovar». Regjimi komunist, duke armiqėsuar me njėri-tjetrin shqiptarėt me origjinė nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare qė banonin nė Shqipėrinė e 1913, donte tė kėnaqte Serbinė. Pėrgjithėsisht, kėta shqiptarė me origjinė nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare nė Jugosllavinė e asikohe arrestoheshin dhe dėnoheshin si spiunė tė UDB, pėr tė cilėn thuhej se donte tė pėrmbyste regjimin nė Shqipėri. Por kjo ishte njė gjė qesharake se nė rast se Beogradi do tė donte vėrtet tė pėrmbyste regjimin komunist nė Shqipėri, atėherė duhej qė t’ i bėnte bllokadė Shqipėrisė, duke ndėrprerė tregtinė me tė, qė ishte nė leverdi tė Shqipėrisė, dhe tė ndalonte qarkullimin tranzit nėpėr Jugosllavi tė kamionėve shqiptarė qė transportonin mallra nė vendet e Lindjes. Por pėr Serbinė, Shqipėria staliniste e izoluar, qė vetėshkatėrrohej, ishte njė gjė shumė mė e pėlqyeshme, se njė Shqipėri qė do tė hapej ndaj Perėndimit, pasi tė pėrmbysej regjimi stalinist.
    Njė tjetėr sinjal i pėlqyeshėm qė Enver Hoxha i ēonte Serbisė ishte se tė gjithė ata njerėz me origjinė nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare nė Jugosllavi, qė bėnin njėfarė karriere nė Shqipėri, kishin kaluar provėn e spiunimit tė ngjashmėve tė tyre, si «Tigri», i cili duke u nisur nga fshati Babunjė e Re e Lushnjės, bėri njė karrierė qė pak shqiptarė me origjinė nga Kosova e bėnin nė kohėn e regjimit komunist nė Shqipėri. Sigurimi i Shtetit ishte tutori i karrierės sė Qemal Sakajevės. Ai ka studiuar nė Fakultetin e Agronomisė, nė vitet 1966-1970, ndėrsa nė vitet 1968-1970, siē thotė vetė, ka studiuar pėr gazetari. Kjo do tė thotė se ai nė vitin e tretė tė shkollės sė lartė ka kaluar nė atė kursin qė ishte hapur pėr gazetarėt, se atėherė nuk kishte degė tė gazetarisė nė shkollėn e lartė. Pra, nė vitin 1968 ndihet shtysa e dorės sė Sigurimit tė Shtetit qė e bėn njė djalė nga fshati Babunjė e Re e Lushnjės, aq mė tepėr dhe me origjinė kosovare, kur dihej animoziteti i regjimit komunist pėr njerėzit me origjinė kosovare, tė fitonte tė drejtėn pėr tė studiuar pėr gazetari dhe pėr t’ u bėrė gazetar.
    Kėrcimi i tij ishte kėrcim i «Tigrit». «Tigri» linte pas njė gjurmė gjaku tė viktimave nė trajektoren e karrierės sė tij. Kjo shpjegon se pėrse ai, me mbarimin e shkollės sė lartė, u emėrua nė Tiranė, nė gazetėn «Zėri i Rinisė», si redaktor, kur ata qė mbaronin shkollėn atėherė emėroheshin nė rrethe tė largėta, pėrveēse kur nuk kishin miq tė fuqishėm tek nomenklatura. Djaloshi nga fshati Babunjė e Re e Lushnjės nuk kishte miq familjarė, por ai i pėrkiste familjes sė madhe tė Sigurimit tė Shtetit, qė kujdesej pėr tė. Tek «Zėri i Rinisė» ai punoi 11 vjet, deri nė vitin 1981, kur u rrit dhe nė detyrė, duke u bėrė sekretar kolegjiumi nė gazetėn «Bashkimi», gazeta e dytė mė e madhe nė vend, pas gazetės «Zėri i Popullit», post qė e mbajti deri nė vitin 1988. Ky emėrim u bė se pas ngjarjeve nė Kosovė tė vitit 1981, binte nė sy se nė shtypin qendror tė Tiranės kishte edhe minoritarė grekė dhe sllavė nė poste drejtuese, por jo shqiptarė me origjinė nga Kosova. Prandaj u soll me ngut «Tigri» tek «Bashkimi». Por u zgjodh njė njeri qė kishte kaluar testin e pėlqyeshėm pėr serbėt qė tė kishte futur nė burg shqiptarėt me origjinė nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare nė Jugosllavi. Atėherė Qemal Sakajeva vėrtet qė nuk ishte bashkėpunėtor formal i Sigurimit tė Shtetit, por atėherė kishte njė praktikė tė trashėguar nga rusėt, qė kur njė bashkėpunėtor ndėrpriste marrėdhėniet t’ i thuhej: Kush bėhet njė herė ēekist, mbetet ēekist pėrgjithmonė! Kėshtu, njė njeri qė kishte qenė bashkėpunėtor i Sigurimti tė Shtetit si Qemal Sakajeva, do tė mbetej gjithmonė njė sigurims pėr regjimin, dhe do tė trajtohej si i tillė.
    Nė fund tė viteve tetėdhjetė, regjimi komunist shqiptar filloi njė spastrim tė ri tė njerėzve me origjinė kosovare, pėr tė kėnaqur Beogradin. Kėshtu nė kėtė kohė u larguan nga ushtria deri edhe oficerė tė cilėt ishin tė martuar me gra nga familje me origjinė kosovare. Por kėto spastrime nuk e prekėn «Tigrin», i cili nė vitin 1988 bėri njė tjetėr ngjitje nė karrierė, duke u bėrė zėvendėskryeredaktor i gazetės «Bashkimi». Ky emėrim koincidoi me kohėn kur regjimi komunist po pėrgatitej tė zbatonte manualin katovician tė ndryshimit tė sistemit politiko-ekonomik, dhe gazeta «Bashkimi» do tė kishte njė rol nė kėtė zbatimin e kėtij skenari. Nė kėtė skenar kishte njė rol-kyē dhe Sali Berisha. Nė shtator 2004, Berisha ka deklaruar kėshtu nė emisionin «Opinion» tė Blendi Fevziut, duke kujtuar angazhimin e tij politik nė 1990: «Mė 20 qershor, Petrit Skendi mė njofton, bashkė me redaktorin e revistės 'Shkenca dhe Jeta'. 'Do tė bėjmė njė diskutim pėr revistėn', mė thotė. 'Mirė', i them, 'por, po tė vij, do tė diskutoj siē e kam mendjen vetė'. Tani, nė tėrėsi ne ishim njė kolektivitet miqsh tė fushave tė ndryshme dhe unė fillova me pluralizmin. Kjo revistė do tė mund tė mbijetojė vetėm nė qoftė se bėhet pluraliste. Pse unė mbroja pluralizmin e mendimit? Kisha njė ide qė kjo shoqėri, tmerrėsisht komuniste, duhet tė pėrjetojė fazėn e pluralizmit tė mendimit dhe ngrihem nė kėtė takim dhe fola pėr pluralizmin e tė drejtat e njeriut. Kėrcitėn karriget dhe tre-katėr u larguan nga mbledhja nė njė shenjė proteste pėr termin qė unė pėrdora, pėr termin 'pluralizėm'. Unė vazhdova i pa shqetėsuar, e mbylla fjalėn time dhe pastaj shkruaj njė artikull tė dytė qė u botua nė gazetėn 'Bashkimi».
    Berisha e ka fjalėn pėr artikullin qė botoi nė gazetėn «Bashkimi» nė 17 shtator 1990(fq. 2-3) me titull «Demokracia dhe humanizmi binom i pandarė». Kryeredaktori i kėsaj gazete nė atė kohė ishte bėrė «Tigri» dhe ky ishte njeriu qė ia botoi Berishės kėtė artikull «guximtar». Sigurisht qė edhe «Tigri» bėri kėshtu njė gjest tė guximshėm, sipas Berishės. Nėse Berishėn po e marrim tė mirėqenė se u tregua i guximshėm duke shkruar dhe ēuar pėr botim artikullin nė fjalė, lind pyetja: Nga vinte gjithė ky guxim «Tigrit», qė e botoi artikullin? Se nuk besoj qė Berisha kėrkon tė na thotė se edhe «Tigri» i Sigurimit tė Shtetit ishte disident! “Tigri” u emėrua kryeredaktor nga Nexhmije Hoxha, qė ishte kryetare e Frontit Demokratik, organ i tė cilit ishte gazeta “Bashkimi”. Pra, me logjikėn e Berishės, edhe Nexhmije Hoxha na del disidente, qė emėroi “Tigrin” nė drejtimin e gazetės qė i botoi artikullin “guximshėm” Berishės. Ēfarėdo qė tė thotė Berisha, nuk na bind dot se, nė rast se artikulli qė ai ēoi pėr botim tek “Bashkimi” nuk do tė kishte qenė i porositur nga Ramiz Alia, “Tigri” nuk do ta kishte raportuar qė atė ditė ēėshtjen nė zyrėn e shtypit tė Komitetit Qendror, duke dorėzuar dhe tekstin e sjellė nga Berisha. Kėshtu del se kjo disidencė e pretenduar e Berishės qe thjesht pjesė e angazhimit tė tij nė zbatimin e skemės shqiptare tė Katovicės. Kėshtu shpjegohet «guximi» i Berishės dhe i kryeredaktorit, si njė truk i ardhur pėr shkak se “Tigri” qe ngarkuar nga Sigurimi i Shtetit me njė mision katovician, ashtu si dhe Berisha. Me kėtė shpjegohen dhe veprimet e Berishės pas disa muajsh nė dhjetor 1990, dhe tė gjithė atyre qė u angazhuan nė tė ashtuquajturėn Lėvizje e Dhjetorit.
    Berisha, kur ka qenė nė pushtet dhe nė opozitė, ka pasur njė praktikė, qė njerėzit qė dijnė shumė pėr pikat e infleksionit tė karrierės sė tij, t’ i mbajė pranė dhe t’ i shpėrblejė. Kėshtu bėri dhe me “Tigrin”, tė cilin kur erdhi nė pushtet nė 1992, e bėri drejtor tė televizionit publik, atėherė i vetmi nė vend, post tė cilin “Tigri” e mbajti deri kur Berisha u largua nga pushteti nė 1997. Edhe kur Berisha doli nė opozitė, u kujdes pėr “Tigrin”, duke e vėnė drejtor tė njė televizioni privat pranė PD. Atje, “Tigri”, i cili vuante shumė kritikat nė oborrin e PD se kishte qenė njeriu i Nexhmije Hoxhės, bėri njė “trimėri”, duke dhėnė nė televizionin e vet para disa vjetėsh lajmin se kishte vdekur Nexhmije Hoxha. Kjo gjė e egėrsoi shumė Nexhmije Hoxhėn, e cila po atė natė nė njė intervistė nė njė televizion e pėrgėnjeshtroi lajmin, duke thėnė madje edhe se kėto i bėjnė disa ish-servilė, qė duan tė pastrojnė tė shkuarėn pėr tė ngrėnė dhe nė krahun tjetėr. Berisha i ka bėrė shpesh njė nder tė veēantė “Tigrit”, duke marrė pjesė nė promovimin e librave tė tij, dhe madje duke folur atje me superlativa pėr kėto libra dhe autorin.
    Nė njė rast para tre vjetėsh, Berisha duke folur nė promovimin e njė libri tė “Tigrit”, e ēmoi lart kėtė se kur PD doli nė opozitė, dhe mbeti pa punė, nuk hezitoi tė punonte pėr bukėn e gojės, nė punė qė nuk i pėrshtateshin atij si intelektual. Nė rast se ka qenė vėrtet kėshtu, kjo ka qenė hera e parė qė “Tigri” ka punuar vėrtet nė jetėn e vet, dhe madje kur ka provuar sadopak shumė se ē’ punė bėnin njerėzit qė ai i spiunoi. Por Berisha nuk e la gjatė “Tigrin” larg posteve shtetėrore, dhe me tė ardhur nė pushtet e mori nė kryeministri, duke i dhėnė njė post tė rėndėsishėm, nė drejtimin e drejtorisė sė dokumentacionit. Kėshtu, Berisha tregoi se u preokupua pėr t’ i gjetur njė punė tė mirė “Tigrit”, ndėrsa pėr demokratėt e tjerė tė mbetur rrugėve, dhe qė e mbėshtetėn gjatė ditėve tė vėshtira nė opozitė, nuk u kujtua kurrė. Nė fund tė prezantimit nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave, tė drejtorisė qė drejton “Tigri” thuhet: “Cilėsia e lartė e punės kėrkon disiplinė, profesionalizėm dhe bashkėrendim, tė gjithėve, brenda strukturės”. Me sa duket paska dhe njė kėrkesė tė pashprehur, qenien bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Kėshtu Berisha e pėrmbysi atė shprehjen e Mao Ce Dunit “tigėr prej letre”, duke i lėnė letrat e qeverisė nė kthetrat e “Tigrit”.

    (Kastriot Myftaraj-g.sot)
    ''Nėse puna ju shkakton lodhje ,atėher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2008
    Postime
    5
    Amani,z.Berisha dhe Ju qe sot drejtoni shtetin shqiptar demokratik,thuani -cfare po ndodhe dhe aka dice te vertet,ne keto qe na servohen gjithekahe.Ne ,rinia vertete jemi te traumatizuar;-kujt ti besohet ne kete vend dhe a ka ne kete vend -sinceritet ,apo gjithecka eshte vetem -loje ,loje dhe cirk?...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Oh sa mire ka bo qe e ka hap kete dosje ky tipi, ishalla spo e fusin ne burg apo ta egzekutojne se ja kane marre doren kta politikanet Shqiptare nashi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sikur qemal sakajeva te militonte ne PS e te ishte zagar i edvinove e ruceve.. kurre nuk do i binte ne dore kastriotit.. te gazetes.. e pas tij dhe miletit.. ky dokument i arkives se ministrise se punve te brendeshme te enver hoxhes..

    mirpo nga qe ky qemal sakajeva i ka dale nga duart partise se punes.. pra partise se enver hoxhes e te edver edvin rucit.. (sot me nickun PS.. ) athere kupola mafioze kanibale enveriste.. tund dosjet..

    cfar kuptojm nga ky dokument..

    qe metodat e punes se sigurimit enverist nuk i ka shpikur qemali katundari nga lushnja me origjin kosovare.. por te tjere ..pra byroja politike e enver hoxhes e i ka zbatuar ministria e brendeshme e enver hoxhes.. dhe ramiz nexh alise..

    qe partia e punes.. pra byroja politike e enver hoxhes.. dhe ramiz ali nexhit.. i gjurmonte emigrantet kosovare.. pra te ikurit nga kosova qe arratiseshin per ne shqiperi te enver hoxhes..

    aty permenden emra..
    raqi iftica..ish zv minister i punve te brendeshme te enver hoxhes.. pra i vendosur ne ato poste me urdher te enver hoxhes.. dhe shoku raqi.. pra eshte marre me gjurmim kosovaresh.. por jo vetem shoku raqi pe korce..por dhe bajrami prej tropoje.. po dhe nji agoll e nje kond.. por dhe nje dege e punve te perbrendeshme e lushnjes..

    kush gjurmohet?

    nje djal i ri emigrant.. student intelektual.. prej kosove.. pra nje atdhetar qe ka ardhur ne shqiperi per ti ikur persekutimit rankoviqist.. e pikerish muharrem ferri.. bash nipi i atdhetarit te madh jakup ferrit.. e njeri nga atdhetaret me te zjarrte qe kam pasur rast ta njoh e ta degjoj duke folur per kosov.. e qe ndrroj jete i ngrati ca kohe me pare..

    nuk dime se sa e kan gjurmuar muharremin sepse sic duket te tjeret gjurmues vazhdojne militojne tek partia e raqkave te drejtorive 5 dhe e edver ruc edvinit.. e pra atyre kurre sdo u a shohim letrat..
    vetem ne se..ikin nga foleja e kanibaleve.. PS.ja..

    por dime qe e ka gjurmuar dhe qemali i komitetit qendror me vone te rinise.. sic na tregon myftar kastrioti..
    mirpo nuk dime se cka thene qemali per muharremin..
    sic duket ska thene gje.. se po te kish thene e shpifur sja kishin len pa nxjerre..
    ndoshta djaloshi me origjin kosovare i lushnjes.. i ka ardhur turp te demtoje bashk kombasin e vet.. jabanxhiun muharrem.. e ndoshta duke gjurmuar muharremin.. i ka hyre me ne zemer ceshtja e kosoves.. sepse muharrem ferri ishte i tille qe dhe guret e sokakut ku shkelte muharremi beheshin atdhetare te zjarrte..
    dhe koha ka vertetuar se qemal sakajeva.. ka shkruar qindra artikuj ne mbrotje te ceshtjes se kosoves.. dhe kete nuk mund ta mohoj kush..
    tjeter.. perderisa atdhetari muharrem ferri ka punuar deri sa doli ne pension si mesues ne shkollat me profil agronomie.. do te thote se qemali nuk ja ka "prishur boografine" sic do te kishin dashur raqkat e enverit e ramizit..

    pra perfundimisht.. ne se informatoret e ish sigurimit.. vazhdojne militojne tek edveri.. gjinush ruco caush arapo shyt e dade blusho pandusho meto bracet.. ata mund te flene te qete se asnje myftar kastriot nuk ja gjen dot qitapet..

    ne se guxon ndonjeri ..nga ish informatoret.. te bej nje jete dinjitoze.. te shkruaje per komb e progres.. athere menjihere kupola ja nxjerr comangen qitapo sekrete..

    kjo do te thote se ata.. kanibalet enveroiste te rreshtuar ne PS e gjirizet rezerve te saje si lsi e psd-era.. vazhdojne te jene terroriste anti njerzore kanibale te pa ndreqshem..

    pra keta vampire skan kuptuar asgje nga pluralizmi nga demokracia..

    demokracia qe solli azemi.. eshte der e madhe qe mund te hyjne te gjithe.. dhe askujt skemi te drejte tja mbyllim deren ..perderisa i lene prapa lug-corb-prishjet..
    perkundrazi.. kanibaleve qe vazhdojne te kerkojne gjak.. duhet tu a mbyllim der e penxhere..



    pra pun te mbare qemal sakajeves ne angazhimet e tij pro ceshtjes se kosoves..

    dhe qofte i pa harruar atdhetari i shquar .. muharrem ferri..



    ,,,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-07-2008 mė 17:59

  5. #5
    Harxhohet kohė me gjurmėt, kur pėrballė ėshtė ujku!

    Medet o popull kush tė udhėheq. Njė copė mishi me dy sy tė ējerra!

    Elna!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    O SHQIPTARE, SHIKONI KU KA ARITUR "POPULLI DHE SHQIPERIA" me shpellaret,me spiunet,me agjentet,nga nje familje me e ulte e erdhur nga "hiri"familje ordhinere,vjeri i (Saliut) oficer i derguar ke UDB dhe kure erdhi ne shqiperi me nje (serbe e UDB-se..Por kur erdhen (kinezet) ne shqiperi, "oficeri i Enverit dhe agjentja e serbit-krijuane shoqerin me oficeret-kines dhe me ne-fund, na doli Liria gjysme serbe dhe gjysme (kineze)..(serbet e drejtuane "Salen" te martoshe me gocen e (shartuare)dhe Saliu prej asaje dite u-betua besniku i (serbit-UDB)Kjo eshte dhe arsyeja qe Sal Berisha ne zyren e vete ka vendosur shqiponjen serbe me krahe nga poshte..O SHQIPTARE a e pate ne kosove serbet krijuane parlamentin-serb dhe vendosen te njejten shqiponje ate qe ka Sala..
    "kOMESHIJA I (Sali ordinerit
    03/07/2008 ora 18:07

    Marre nga Koha Jone

  7. #7
    ??????????
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    popullin e udheq sali berisha oj elna..
    nje shqiptar atdhetar ..nga malsia e gjakoves.. gjithashtu trualll shqiptar.. ish studenti me i shkelqyer i te gjitha koheve ne fakultet te mjekesise.. e pastaj pedadod po i shkelqyer i fakultetit te mjekesise.. nje kardiolog gjithashtu i shkelqyer te cilit ja besojne zemren dhe bllokmenet .. sepse ja njohin aftesine.. nje profesor i shkelqyer qe shkruan ne revistat shkencore te vendit e te huaja mbi kardiologjine.. dhe behet i njohur dhe ne forumet nderkombetare te kardiologjise.. e bile merr dhe lavderime nga kreret e shkences kardilogjike nderkombetare..
    po pse u eshte dukur njerzve "syshqyer" sali berisha..
    sepse ai gdhinte mbi libra..
    ai nuk ka ditur c'eshte klubi bordelloja e orgjija si shum te tjere.. si psh ai ish gjenerali qatip.. qe eshte ne krye te shoqatave enveroiste edviniste me nick "veterano partizane" ..
    saliu dinte vetem fakultet-spital-bibliotek e familje..
    ne se nuk i dini keto na vjen shum kuq.. ashtu keq..
    por ka dhe nje dicka tjeter tek ky " sy shqyeri"..
    duke qene tropojan eshte rritur me dashuri dhe per ato trojet matan bjeshkeve.. qe e quajm kosove.. dhe nje pjese te kohes se tij te cmuar si profesor e shkencetar e ka konsumuar dhe ne biseda studime e angazhime per ceshtje te kosoves..
    po meqe je dhe pak poete oj elne..po te them se.. saliu ka qene dhe nje lexues e adhurues i madh i letersise vendase e nderkombetare..
    dhe ata qe e kan njohur thone se sic dinte permendesh krejt bibliografine shkencore te profilit te tij.. pra mjekesise e kardiologjise.. ai dinte permenc dhe poemat e poeteve te shquar vendas e boterore.. aq sa i habiste dhe profesionistet ne lemin e leteresise artistike..
    pra ai moti.. ose qyqekuri..kur thoni nga ana juaj.. ishte bere i mirnjohur ne rrethet intelektuale te tiranes.. si nje star i vertete ne fushen e dijes..
    prandaj dhe respektohej kudo e nga kushdo..

    ti vete oj elne.. ndoshta nuk e di por..po te tregoj se.. fale atij saliu ti vajte ne zvicer.. fal atij saliu ti vete takon babane e mamane te cilet i gjen cdo here me te moderrnizuar ne shtepi atje ku i ke lene.. dhe ben sikur harron se ca vite me pare.. ne se ti elne do kishe guxuar te shpreheshe ne lagje apo ne gjergj gjimnaz..se ke ndermend te kaloc detin e te vec jashte.. do te te zbarkonte nje batalion me polico kapterre te deges se brendeshme.. e te ti kishin vene hekurat e te kishin plasur ne birucat.. e deges..
    e ne se ste kishin zbuluar ne mendime e ne se do ikje.. ti nuku e kishe gjetur me babane tek lagja buz detit sepse dega do e kish internuar ne belsh te dumrese a ne kurvelesh.. e ti as qe do guxoje ti afroheshe atdheut..

    ne keto gjera qe iken e nuku do kthehen me.. cdo shqiptar i mire.. sheh punen heroike te berishes..
    hipokritet bejn sikur nuku shikojne..por ama aman sec e shijojne sakrificen e berishes..

    mos mirnjohja eshte nje nga me te keqijat gjera qe bejne fole tek.. pa kurrizoret..


    hapni syte.. e thirrini kaplloqeve..
    edhe ti petriti kodra mbas bregut..

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Ish-spiunėt, pseudonimet e 40 deputetėve dhe ish-deputetėve

    Pas debatit shterpė pėr hapjen e dosjeve, "Shqip" zbulon nofkat qė njollosin politikėn. Nga "Qukapiku" te "Kastori"


    Politika shqiptare ka qenė prej 18 vjetėsh e helmuar nga "mbetjet toksike" tė sė kaluarės komuniste, e cila ka lėnė si peng tė rėndė bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, aparatit tė dhunshėm qė diktatura pėrdorte ndaj tė gjithė qytetarėve shqiptarė. Shumė prej aktorėve tė Parlamentit shqiptar, por edhe tė strukturave tė tjera tė shtetit, janė pjesė e atij kontingjenti qė Sigurimi i kishte nė listat e tij si bashkėpunėtorė, pavarėsisht sesi ata janė pėrsosur. Gazeta "Shqip", e cila sot po boton vetėm pseudonimet, disponon edhe emrat pėrkatės tė politikanėve apo ish-politikanėve qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit, por pėr arsye etike vendosi tė mos i botojė emrat e aktorėve, ish-aktorėve tė politikės, funksionarėve apo ish-funksionarėve tė shtetit shqiptar nga rrėzimi i komunizmit e deri mė sot. Ironitė e deputetėve mbi kolegėt e tyre tė implikuar nė Shėrbimin Sekret nuk kanė munguar sa herė qė nė arenėn politike hapet njė debat i ashpėr qė cenon interesat e zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit, tė cilėt pėrdorin "ciceronėt" e tyre nė Kuvend pėr tė dramatizuar situatėn dhe trembur spiunėt e dikurshėm pėr tė mbyllur problemet mė delikate tė politikės aktuale. Gazeta "Shqip" ka siguruar tė dhėnat qė vijnė nga dosjet e ish-Sigurimit tė Shtetit pėr deputetėt, ish-deputetėt, funksionarėt e lartė apo ish-funksionarėt, qė kanė bashkėpunuar me shėrbimin sekret komunist ose sektorin special tė Partisė sė Punės. Nė dosjet sekrete tė diktaturės figurojnė nofka tė ndryshme: "Cigarja", "Dizenjatorja", "Financieri", "Profesori", "Inxhinieri", apo shumė pseudonime tė tjera si "Parafabrikati", "Sqepi", apo "Ēiftelia". Kėta pseudonime i pėrkojnė emrave konkret, tė cilat militojnė apo kanė milituar qė nga viti 1990 nė politikėn shqiptare apo edhe nė administratėn e shtetit. Njė pjesė e mirė e tyre kanė qenė edhe pjesėtarė tė institucionit kryesor tė shtetit: Kuvendit tė Shqipėrisė, pra deputetė. Prova mė e madhe pėr tė hedhur poshtė komunizmin dhe pėr tė kompensuar si fillim moralisht ish tė pėrndjekurit politikė ėshtė hapja e dosjeve sekrete tė spiunazhit komunist, qė pėr 18 vjet rresht ėshtė zvarritur duke arritur tė shkojė vetėm deri te dera e Kuvendit dhe jo tė bėhet realitet. Ky fakt tregon se njė pjesė e mirė e deputetėve kanė qenė tė implikuar me dosjet e spiunėve, ēka i ka detyruar ata tė hedhin poshtė ēdo pretendim pėr tė hapur dosjet famėkeqe. Edhe pse pseudonimet famėkeqe tė komunizmit dėmtojnė rėndė imazhin e deputetėve nė Parlament, kėta tė fundit nuk ngurrojnė t‘i nxjerrin tė palarat njėri-tjetrit duke i pagėzuar me epitete tė ndryshme si "Shishja e qumėshtit", "Alfons Ballsha". Tė gjithė ata politikanė tė sotėm e tė djeshėm, apo zyrtarė tė lartė tė institucioneve qė prej 29 nėntorit tė 1944 deri mė 31 mars tė 1991-it, i kanė shėrbyer Shėrbimit Sekret tė Shtetit do tė pėrballen me ligjin e ri pėr hapjen e dosjeve, i cili po pėrgatitet nga njė komision i posaēėm i Kuvendit.



    Bashkėpunėtorėt

    Gazeta "Shqip", e cila sot po boton vetėm pseudonimet, disponon edhe emrat pėrkatės tė politikanėve apo ish-politikanėve qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit, por pėr arsye etike vendosi tė mos i botojė emrat e tyre


    Nofkat e pėrdorura nga politika


    1. Qukapiku

    2. Inxhinieri

    3. Ēiftelia

    4. Ēorapja

    5. Dizenjatorja

    6. Financieri

    7. Drita

    8. Stilografi

    9. I vogli

    10. Alfons Ballshi

    11. Raketa

    12. Profesori

    13. Shkrimtari

    14. Dragoi

    15. Cigarja

    16. Luftėtari

    17. Proletari

    18. Intelektuali

    19. Medicina

    20. Sqepi

    21. Doku

    22. Bozhuri

    23. Plepi

    24. Parafabrikati

    25. Kitara

    26. Ushtari

    27. Gjeli

    28. Grepi

    29. Shishja e qumėshtit

    30. Serbi

    31. Ēiklisti

    32. Greku

    33. Malėsori

    34. Tigri

    35. Diplomati

    36. Poeti

    37. Urithi

    38. Pėllumbi

    39. Stuhia

    40. Kastori

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    I nderuar Brari!

    Sunday, April 27, 2008
    Sykuqi ne kafaz!

    Para disa vitesh ne nje te perditshme shqiptare ishin fokusuar buzet e Sali Berishes ku dukej qarte nje pucer e vogel dhe autori me te drjete shqetsohej se perse shendeti i figures publike nuk behej i njohur haptas per te gjithe. Ky pretendim ishte i drejte sepse fati i Atdheut varet edhe nga aftesia shendetsore e figurave kryesore te Vendit per te kryer deytrat e ngarkuara...por kjo nuk eshte gje ne krahasim me konstatmin tim.

    Qysh prej vitit 1994 syte e zotit Sali Berisha jane te kuq, c'ka tregon se ai merr droga te forta per te kontrolluar veprimet e tij. Ne fakt drogat duhet ti jene imponuar nga ata te cileve ai i sherben dhe ai nuk ka rrugedalje nga kjo. Dozat droguese kane ardhur ne rritje pasi imuniteti i krijuar prej tyre por edhe ngarkesat qe kane hedhur mbi te bosat e Saliut jane te medha dhe afatet e reailizmit jane te shkurtra. Keshut pra me shume ngarkese e me shume droge dhe si rezultat syte e Sli Berishes po behen me te kuq.

    Megjithe shtimin e sasise se droges, kontrolli i vetvetes nga ana e Kryeministrit
    tone eshte ne kufijte e humbjes dhe kjo u pa qarte ne intervistat e fundit direkte te cilat ai i zhvilloi ne televizionet shqiptare por edhe ne BBC.

    Ne keto kushte thirrja "Berisha ik!" nuk eshte shpetimi i jone ajo duhet te zevendesohet me thirrjen;"Sykuqi Berisha ne kafaz!".

    Sykuqi Berisha duhet futur ne kafaze dhe me nje vinc kafazi te varet ne qender te Tiranes ku te jete i ekzpozuar deri ne fund te jetes se tij dhe te shikohet dhe sdudiohet si nje specie e vecante e pearfert me racen njerezore.
    Ky do te ishte nje kontribut jo vetem per Shqiperine por per mbare njerezimin.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar
    Nga PORTI_05 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 00:22
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •