Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Exclamation Ministria Xhuveli lejon grekët të djegin 350 tonë plehra plastikë në Shqipëri

    • Nga Besian Ajazi
    Thellohet skandali i depozitimit të mbetjeve te rrezikshme nga Greqia në Shqipëri. Ministria e Mjedisit lejon djegien e mbeturinave greke në Shqipëri. Zyrtarët pranojne skandalin por sqarojnë se mbetjet plastike nuk janë të rrezikshme. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare të analizave të Ministrisë së Mjedisit për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre mbetjeve.

    TIRANE
    - Ministria e Mjedisit lejon futjen e mbetjeve toksike në Shqipëri. Plot 350 tonë mbetje plastike të grumbulluara në territorin e Greqisë janë transportuar në Shqipëri duke u depozituar përgjatë një muaji në periferi të qytezës së Bilishtit, shumë pranë zonës së banuar. Lajmi është bërë i ditur nga banorët e zonës të cilët prej ditësh janë të shqetësuar për erën e pakëndshme dhe rrezikun që iu kanoset nga mbetjet e rrezikshme, të cilat kanë kaluar nëpërmjet doganës së Kapshticës. Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit sqarojnë se mbetjet e importuara nga shteti fqinj, Greqia, janë të parrezikshme dhe se nuk kanë asnjë ndikim negativ në mjedis, ndërsa pranojnë edhe faktin se kompania greko-turke-shqiptare, Etna Polimer e cila ka importuar këto mbetje është e pajisur me leje mjedisore.
    ”Ministria e Mjedisit ka pajisur me leje mjedisore subjektin “Etna Polimer” pasi ka shqyrtuar dokumentacionin e nevojshëm të për të ushtruar veprimtarinë e grumbullim dhe riciklim të mbejtjeve plastike- thotë zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit, Tom Thercaj në një prononcim për NEWS24. “Mund t’ju konfirmoj se Agjencia Rajonale e Mjedisit ka verifikuar këtë lajm ku rezultoi se materiali i importuar është futur nëpërmjet doganës duke kryer të gjitha praktikat ligjore dhe kjo lëndë e parë do të përdoret sipas subjektit në procesin e prodhimit nuk përbën dëmtim në mjedis”. I kontaktuar me telefon nga NEËS24, administratori i firmës Etna Polimer, Vullnet Haka pranon faktin, por shton se gjithçka është kryer konform të gjitha ligjeve. Haka shprehet se firma ka marrë lejet përkatëse nga Ministria e Mjedisit per importimin e këtyre mbetjeve. Administratori i firmës “Etna Polimer”, sqaron se tonelatat e mbetjeve plastike që kanë ardhur nga Greqia, do të riciklohen dhe nuk do të ketë djegie të tyre. Ndërkaq, mësohet se firma ka marrë leje që të ngrejë impiantin në superstradën Korçë-Kapshticë, ndërsa grumbullimi i mbetjeve plastike është bërë në periferi të qytezës së Bilishtit, shumë pranë zonës së banuar. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare të analizave të Ministrisë së Mjedisit për të përcaktuar edhe shkallën e rrezikshmërisë së këtyre mbetjeve.

    (s.g/Balkanweb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Me falni, cfare ka per tu cuditur ne kete artikull ?! Nuk eshte hera e pare dhe nuk ka per te qene hera e fundit qe Shqiperia shnderrohet ne nje "kosh" Evrope ....
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Po pse edhe per pislleqet e dushk xhuvelit do te mbaje pergjegjesi saliu?

    pak pislliqe ka ai qe te merret vete?

    ai nuk e di se ekziston apo ku bie Bilishti ...

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sa mire, ne kete menyre do t'i ndihmojme "vellezerit" tane greke te heqin pak nga ndotja e tyre. Ne fund te fundit ne jemi mesuar me ndotje, pak me teper ndotje plastike nuk do te luante rol te madh. Lum Shqipnia per djemte qe na drejtojne!

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Edhe thote Brook te mos votojme ne matane. Ehhh c'na mbyten plehrat e fekalet ......

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Deep sky
    Anëtarësuar
    12-07-2008
    Vendndodhja
    anej,knej,gjithanej
    Postime
    134
    Me falni por per plehra e kishit llafin per greket?apo per ata te qeverise tone?....ahh me dhemb zemra kur i mendoj ata familje qe i kane jashte dere.se pak probleme ka jeta tani,duhet dhe me rujt veten mos me vdek nga helmimi

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    boooooooooooo ça legenash,drita nuk ka,uje nuk ka,pune nuk ka.korrupsioniste ka sa te duash......ekonomi e shkaterruar.


    pse re xhuvel legeni dhe mbeturina toksike ti kane per borxh shqiptaret tu a sjellesh!!??


    booooooooll o kerma te peshtira,mjaft e lodhet kte popull te vuajtur
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    *** vend e pis milet!

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Deep sky Lexo Postimin
    Me falni por per plehra e kishit llafin per greket?apo per ata te qeverise tone?....
    Greket bejne se gjejne. Dhe gjeten kur moren reren dhe e cuan ne Korfuz ne kohen e pijanecit, Nanos, gjejne bejne dhe tani. Nqs qeveria jone eshte kaq e merakosur per riqarkullim, shperberje e riprodhim te plehrave, te filloje nga tonat se eshte qelb dynjana (kuptohet qe qelben qe nga koka.)


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    banoret e bilishtit ne kete rast duhet te cohen ne protesta..
    c'eshte kjo firma polimer.. qe merr mbeturina..
    a eshte marre pelqimi i komunitetit bilishtor.. e korcaror..
    pse duhen djegur kimikaliet ne nje vend aq pjellor e aq te virgjer nga ana ambjentaliste sic eshte fusha e devollit.. pra zona korce-devoll..
    duhet te prononcohen shoqatat ambjentaliste me ekspertet e tyre qe duke vajtur ne vend te na tregojne cfar po behet saktesisht..

    ketu bie ere gerdec era medi.. era mafi.. era pandeli..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  3. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  5. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •