Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Mbikalimi, pas kritikave të Berishës, punë me tre turne

    Mbikalimi, pas kritikave të Berishës, punë me tre turne

    Paralajmërimi i kreut të qeverisë për penalizimin e firmave të ndërtimit që nuk respektojnë afatet e punimeve të përcaktuara në kontratë, duket se po jep rezultatet e para. Kjo vërehet mjaft qartë nëse të bie të kalosh në kthesën e Kamzës, ku po kryhen punimet për ndërtimin e mbikalimit në pikën e takimit të dy arterieve të rëndësishme të trafikut rrugor për në kryeqytet. E njohur si një nga pikat me ngarkesë trafiku të jashtëzakonshëm, kjo pikë ishte shndërruar në makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve, për shkak të bllokimit të rrugës nga zvarritja e punimeve nga firma që ka fituar kontratën.

    Një ditë pas kritikave të kreut të qeverisë se do të anullohen kontratat me ato firma që shkelin afatet, këtu duket se gjithçka ka ndryshuar. Firma austriake "Alpin", e cila po punon për ndërtimin e këtij objekti, ka shtuar jo vetëm numrin e punëtorëve, por edhe turnet e punës, duke aplikuar punën me tre turne, për të arritur masën e punimeve të përcaktuara në kontratë. "Punimet po bëhen me tre turne, me kapacitet të plotë, madje edhe të dielave punohet si në ditët e zakonshme", shprehet tekniku i punimeve të kësaj firme, duke u shprehur i sigurt se objekti do të përfundojë brenda afateve të përcaktuara në kontratë. Megjithatë, ai saktëson se afati i parë për përfundimin e punimeve në muajin prill nuk mund të respektohet, për shkak të nisjes së punës me vonesë. "Në pamundësi që të nisnin punimet siç ishte parashikuar, firma u detyrua të kërkonte afate të reja përsa i përket përfundimit të objektit. Gushti i vitit 2008 është vënë si afat për mbarimin e punimeve në këtë segment", vijon më tej ai, duke shtuar se me ritmin e punimeve dhe angazhimin e të gjithë drejtuesve të kompanisë, afati i ri do të respektohet plotësisht. Punëtorët e firmës e vlerësojnë pozitivisht aplikimin e turnit të tretë të punës, për shkak të lehtësirave që krijohen për gërmime në rrugë si pasojë e rënies së qarkullimit të automjeteve. Natën, thekson tekniku i firmës ndërtuese austriake "Alpin", punimet avancojnë shumë, sidomos gërmimet, sepse trafiku bie, makineritë e rënda kanë më shumë lirshmëri që të veprojnë. "Këtu po punohet me një kapacitet të plotë, për të arritur objektivin tonë që t'i mbarojmë brenda afatit punimet në këtë rrugë shumë të rëndësishme për qytetarët", thekson më tej ai. Duke u ndërgjegjësuar për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kjo rrugë për qarkullimin pa probleme të fluksit të madh të mjeteve që hyjnë dhe dalin nga Tirana, veçanërisht lëvizjet për në qytetin e Durrësit, firma ka vënë në lëvizje të gjitha kapacitetet për përfundimin e mbikalimit brenda afateve.

    Firma austriake "Alpin" po punon në këtë pikë nevralgjike të sistemit të qarkullimit hyrës dhe dalës në kryeqytetin e vendit, për ndërtimin e një mbikalimi që do të mundësojë lehtësimin e lëvizjes së automjeteve që vijnë nga Durrësi dhe nga Veriu i vendit. Ky projekt, me një vlerë rreth 7 milion euro, financim i qeverisë shqiptare, do t'i japë fund njëherë e mirë problemit të qarkullimit dhe do të evitojë në maksimum mundësinë e aksidenteve mes automjeteve që lëvizin në kahe të kundërta.

    Miratimi i Ligjit të urbanistikës, në të cilin do të përcaktohen qartësisht penalizimet për shkeljen e afateve nga firmat ndërtuese që operojnë në ndërtimin e veprave publike, do të mundësojë, për herë të parë, përfundimin e rrugëve dhe veprave të tjera publike të paktën në afatet e përcaktuara, në mos para afateve. Gjithashtu, ligji do të përcaktojë bonuse financiare për ato kompani që përfundojnë punimet para afatit, duke stimuluar në këtë mënyrë ndërtimin e shpejtë të infrastrukturës, e cila përbën një nga pengesat themelore për zhvillimin e vendit. Ky ligj do të sanksionojë edhe punën me tre turne për kompanitë ndërtuese për periudhën 22 mars-22 tetor, në rastet kur aplikimi i turnit të tretë nuk përbën rrezik për jetën e punëtorëve. Miratimi i këtij ligji, për të cilin kanë nisur diskutimet me grupet e interesit, do të përmbushë një nga prioritetet kryesore të qeverisë, ndërtimin e një infrastrukture bashkëkohore dhe moderne të parametrave europiane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-01-2008 më 13:39
    Don"t believe the truth

  2. #2
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    sduhet mor gjonat me nxitim punet e mira shkojne sipas mundesive ,
    ka arrit Populli te analizojne Politiken
    Cdo kush politikan ne mendjen e tije ,
    Gjejeni meqe sja u mer mendja me te mire se Berishen

    Dij te the m se Zoti BERISHA eshte simboli i shqiperise , ai qe do i ngel historise shqiptare me shekuj

    Eshte Nderi i Kombit Shqiptar

  3. #3
    ashtu bravo. ti bejm nje bust se ai na ka cuar ne majat e botes bashk me shoket e tij

  4. #4

    Berisha inauguroi mbikalimin e Kamzes.

    Kryeministri Berisha: Shqipëria me një rrjet rrugor modern europian, mbetet zotimi ynë



    Kryeministri Berisha inauguroi sot përfundimin e punimeve në mbikalimin në Kthesën e Kamzës, investim i financuar nga një kredi e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me vlerë 7 milionë euro.


    Është një kënaqësi e veçantë për mua , u tha Kryeministri të pranishmëve, t`ju përshëndes shumë përzemërsisht me rastin e inaugurimit të kësaj vepre që përbën kokën e autostradës Tiranë-Durrës.
    Kryeministri theksoi se pavarësisht se kjo vepër e bën kryeqytetin e Shqipërisë me hyrjen e tij europiane, Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të saj.

    Tirana sot e tutje, u shpreh Kryeministri, ka një hyrje moderne, ka një hyrje si çdo metropol i madh europian, por kjo vepër e cila përfundon sot është një lehtësim i madh i trafikut nga Durrësi, Fieri Vlora, Lushnja, Berati dhe mbarë Shqipëria e Jugut, është lehtësim i madh i gjithë trafikut nga mbarë Veriu i vendit për të hyrë në Tiranë.
    “Faktikisht kjo është dhe nyja kryesore në të cilën kryqëzohen pothuajse të gjitha lëvizjet drejt kryeqytetit”, u shpreh Kryeministri.

    Duke nënvizuar se ky është një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë, Kryeministri shprehu angazhimin se zinxhiri i përurimeve do të mbyllet me ndërtimin e një rrjeti rrugor modern europian në Shqipëri.
    “Ky është një premtim i mbajtur i qeverisë time. Në një hark kohor të shkurtër ne kemi inauguruar një seri veprash publike shumë të rëndësishme për jetën e qytetarëve shqiptarë, dhe ju siguroj se zinxhiri i inaugurimeve të kësaj qeverie do të mbyllet me ndërtimin e plotë në Shqipëri të një rrjeti rrrugor modern europian. Ky është premtimi ynë”, tha Kryeministri Berisha.

    Kjo, vijoi më tej Kryeministri, është një vepër e bukur me 6 korsi, me rrugët anësore dhe me ngritjen e zbutur që bën këtu i nxjerr përpara udhëtarit, Tiranën deri në thellësinë e saj dhe e njeh menjëherë me qytetin. “Është një vepër e mrekullueshme”, tha Kryeministri duke përgëzuar kompaninë ndërtuese, kompaninë supervizore, inxhinerët dhe punëtorët, të cilët me përkushtim dhe cilësi i dorëzuan Tiranës dhe Shqipërisë këtë vepër të madhe.

    Mbikalimi në Kthesën e Kamzës përbën portën kryesore për të hyrë në Tiranë. Punimet në këtë vepër publike përfshinë ndërtimin e një aksi kryesor me një gjatësi 1040 m, i ndarë në 6 korsi me 3.75 m secila, një rreth-rrotullim me gjatësi 700 m si dhe rrugë shërbimi me gjatësi 2 km.
    Punimet për ndërtimin e mbikalimit janë kryer nga firma austriake Alpine Mayreder Bau, ndërsa supervizimi i i punimeve është kryer nga firma konsulente Italconsult.



    17/07/2008

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Me doren e majt e ka pre shiritin , dot ket fatkeqsi ne ket rrug :P
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Shumë mir ka dalë mbikalimi, gjo e bukur. Në fillim pata rezerva, po tashi që kan fillu me e gjelëbëru, me bar, ullinj, palma e pemë të tjera dekorative ka dal shumë bukur. Kjo nga ana e pamjes, se nga ana funskionale dihej që do kishte efekt. Kthesa e Kamzëz, nga Ferri që të bonte me dhimje koke, është kthy në një rrugë panoramike që të shpëton kokë.

    Berisha e paska dhi me atë flamuri blu mrapa. Ta msoj palla se mbikalimi është bo me lekt e shtetit, me lekt e popullit dhe jo me lekt e PD-s. Si herët e ka fillu fushatën...
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    More vellezer,disa ketu kend kane per kryeminister te Shqiperise?Po,natyrisht qe Kryeministri dhe Qeveria e Shqiperise menagjon me parate e shqipetareve.
    Mbikalimi,sic e pash ne TV ishte mrekulli.Ju lumte tiranas dhe e gezofshi kete veper!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ju lumte dora puntoreve e inxhiniereve..
    suksese qeverise..
    po na sillni ndonje foto.. te ketij kalombikalo -imi..


    dydrins te pieta nje dizaj.. se a ka inxhiniere europiane ne ministri te rrugve?

    se po nuku pati sma mbushin syrin tanet..

  9. #9
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ta msoj palla se mbikalimi është bo me lekt e shtetit, me lekt e popullit dhe jo me lekt e PD-s. Si herët e ka fillu fushatën...
    hala se paske marre vesht ti se,kjo rruge ka filluar te ndertohet 10 vite me pare,qe ne kohen kur keta Pallet SOCIALISTE ishin ne pushte??
    edhe socialistet i kishin leket e shtetit ne ate kohe,por ata nuk germuan qofte dhe nje meter rruge,pasi i vollen te gjitha paret e shtetit ,apo taksen e "famshme"Majko!!
    dhe per ca kohe filluan te germonin me forca vullnetare duke detyruar te shkrete ushtare si ne kohen e Enverit,kurse parate e shtetit i ndanin se bashku Nano me ministrat e tia te korruptuar,,ndryshe nga Berisha i cili po punon dhe do e ndertoje shum shpejt kete veper,pamvarsisht se socialistet jane xheloz per kete!!

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po flet behari çart prej zhegut te vapes,

    ... edhe socialistet i kishin leket e shtetit ne ate kohe,por ata nuk germuan qofte dhe nje meter rruge,pasi i vollen te gjitha paret e shtetit ,apo taksen e "famshme"Majko!!

    dhe per ca kohe filluan te germonin me forca vullnetare duke detyruar te shkrete ushtare si ne kohen e Enverit,kurse parate e shtetit i ndanin se bashku Nano me ministrat e tia te korruptuar,,ndryshe nga Berisha i cili po punon dhe do e ndertoje shum shpejt kete veper,pamvarsisht se socialistet jane xheloz per kete!!
    une nuk ve ne dyshim fjalet e tua mbi korrupsionin socialist, por arsyetimi eshte jo ne proporcion te drejte me ato qe shtron, ndaj edhe gabon ...

    per shembull,

    ti thua se socialistet i kane vjedhur te gjitha paret e shtetit apo taksen "majko", dhe se i ndanin nano me ministrat e tjere te korruptuar ... dhe qenkan bere "xheloz" ...

    ta garantoj une se nuk jane bere aspak xheloze ... pra nuk eshte llafi tek zhelozia ...

    problemi eshte perse nuk i denoncon ligjerisht ato vjedhje skandaloze qeveria ne fuqi, me kryeminister saliun ...

    tjeter eshte te flasesh fjale ne ere, per efekte elektorale, e tjeter eshte kur je ne mazhorance, pra ne "pusht-et"...

    e pengon diçka saliun qe nuk i shkon problemit deri ne fund, por vetem sa e permend sa per ti bere livando socialisteve ...

    ajo qe e pengon saliun eshte ndarja e parave qe nano mund te kete bere me saliun, ose marveshja me socialistet e sotem qe kush te jete ne pusht-et te zhvase sa me shume, ndersa opozita e radhes do te beje vetem zhurme, sa per te lare gojen ... efektet e pusht-etit rrotacional ...

    se cili variant eshte aktual, apo ndonje kombinim i te dy varianteve, kete po ta le ty behar qe ta sqarosh, sepse edhe dita eshte me e gjate, nuk ke nevoje per reflektor, nuk te mberdhijne kercinjte ... une nuk behem zheloz se ti kerkon me çfardo kushti ti dalesh ne mbrojtje saliut per fitorjet ne fushen e zhvatjes te fondeve publike, shteterore, apo edhe grykesise se shfrenuar qe solli gerdecin ...

    dhe ne mbyllje te ketij postimi, desha te bej nje sugjerim qe te permirsosh shume shqipen; nuk shkruhet vollen ne vend te vodhen se i ndryshon kryekeput kuptimin; kur vendos nje presje, le nje vend bosh e pastaj vijo me fjalen pasardhese ... ah, drejtshkrimi ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •