nuk jeni te zot te nxirrni "billancet" e fitorjeve ne fushen e sigurimsave ... po ti bindeni statistikave zaloshnjare, del se pd-hi, lshi, ps-hi prej ngjyrave blu, kadife e roze, do te kthehen ne te kuqe, si gjaku qe kane thithur kuēedra punisto-sigurimse e enver-hysni-mehmet-ramiz-nexh-sali-fatos ...
ja skema, o te skemes kuqiblu ...
balkanweb.com 06/07/2008
Kuēedra e sigurimsave zgjohet sa herė ne kemi halle
Nga Rezarta Delisula
...sa herė qė kujtojmė tragjedinė e Gėrdecit dhe mendojmė se deri mė sot askush nuk mban pėrgjegjėsi pėr ato viktima e pėr shkatėrrimin e pesė fshatrave... sa herė minatorėt e shkretė futen nė grevė urie, sepse shohin ēdo javė shokėt e punės duke dhėnė shpirt 1500 metra nėn tokė... sa herė qė diku nė Shqipėri plas ndonjė epidemi e turpshme, tip dizenterie dhe tubacionet nuk ndreqen se zihen dy pushtetarė pėr idiotėsira apo rikthimi i brucelozės dhe 700 tė prekurve prej saj... sa herė qė na bie fati i keq tė shkojmė nė spitale dhe shohim pisllėk, mungesė ilaēesh dhe mjekė, qė tė pakėnaqur nga rrogat qė marrin nė shtet tė bien kokės me bakshishe nėn dorė... sa herė qė rriten pensionet e kur i pyet ata tė mjerė nė janė tė kėnaqur, na thonė se kėtė muaj do hanė njė kilogram mish mė shumė, sepse kanė pėrfituar vetėm 700 lekė shtesė...
Pikėrisht nė kėtė moment, kur ne pėrjetojmė kėtė krizė totale ekonomiko-politike, pushtetarėt thonė njė fjali pėr tė na zhytur sėrish nė grackėn e tyre; Tė hapen dosjet e sigurimit. Sa herė qė qeveritarėt duan tė shmangin pėrgjegjėsitė reale pėrballė qytetarėve, pėrsėrisin kėtė refren tė zakonshėm, dhe me sa duket, duke qenė popull i vuajtur e i persekutuar, smundemi tė mos biem brenda. Dosjet e sigurimit, sigurisht qė janė njė ēėshtje, qė nė mos sot, nesėr duhet tė diskutohen, por brenda tre vjetėsh qeverisje nga Berisha, dy herė njerėzit e tij pėr tė na hedhur hi syve mbi situatėn reale, pompojnė ēėshtjen e sigurimsave. Kujtojmė se nė dhjetor tė vitit 2007, ndėrsa parlamenti shqiptar duhej tė diskutonte heqjen e imunitetit tė ministrit Lulzim Basha, i cili akuzohej pėr afera korruptive nė rrugėn Durrės-Kukės, qeveritarėt u kujtuan pėr Thembrėn e Akilit tė popullit tė tyre, dosjet e sigurimit. Iku, u harrua Lulzim Basha, sapo doli nė skenė ēėshtja e spiunėve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre.
E njėjta situatė po pėrsėritet edhe sot. Nė njė kohė qė ne jemi nė pikė tė hallit, kemi probleme ekzistence, rizgjohet kuēedra e sigurimit. Do e shtyjnė edhe nja dy javė me kėtė ēėshtje politikanėt tanė, deri sa vapa tė na tėrheqė nė bregdet, e gjatė pushimeve tė harrojmė se sa na ėshtė dashur tė punojmė pėr tė ēuar fėmijėt nė plazh, tė harrojmė qė nė Poliēan u shtruan 70 vetė nė spital nga uji i pijshėm, i thėnēin i pijshėm, tė harrojmė trishtimin e fėmijėve tanė qė smund tu blejmė njė akullore nė fund tė 15-ditėshit, tė harrojmė minatorėt qė vdesin ēdo ditė, tė harrojmė se pėr njė sėmundje duhet tė marrėsh kredi... ti harrojmė tė gjitha. E kur ne tė nisim sėrish normalitetin e tė pėrballemi me kriza tė thella ekonomiko-politike, qė mbi tė gjitha rėndojnė nė xhepin tonė, atėherė njė tjetėr qeveritar do kujtohet e do thotė; Tė hapen dosjet e sigurimit.
Bllofi
I rikthehemi edhe njė herė kėsaj ēėshtjeje, duke pasur nė mendje njė tufė me pikėpyetje qė nga pasiviteti juaj marrin formėn e bllofimit, tė cilėn me sa duket, dini ta pėrdorni shumė mirė si qeveritarė qė jeni.
Problemin e hapjes sė dosjeve tė sigurimit e hapėt ju vetė nė dhjetor tė 2007-s, ndėrsa nė parlament ka tre projekt-ligje pėr mėnyrėn se si mund tė bėhet ky proces. Atėherė, pse nuk miratoni njėrin prej tre varianteve dhe tė marrė fund njė herė e pėrgjithmonė kjo situatė? Brenda Partisė Demokratike kemi dhe dy projekt-ligje tė tjera qė po hartohen nga deputetėt tuaj, ai i Biberajt dhe i Fatos Hoxhės. A ka partia juaj njė qėndrim unanim pėr hapjen e dosjeve? Nė kėtė rast opozitėn e keni me vete dhe nuk keni pėrplasje.
Pse nuk e futėt nė kalendar qė nė dhjetorin e vitit 2007 kalimin nė parlament tė projekt-ligjit pėr hapjen e dosjeve tė sigurimit? Kėtė herė mė nė fund e bėtė, por ende nuk keni caktuar njė datė. E pėrgjigjja qė morėm nga pasiviteti juaj, ėshtė se ju do e shtyni seancėn kur do tė diskutohet hapja e dosjeve, mė pas do merrni pushimet e gushtit, e kur tė ktheheni nė shtator, argumenti do jetė i harruar...
Por kuēedrėn e sigurimsave ju do e zgjoni sėrish, atėherė kur tė shihni fytyrat e zhgėnjyera tė atyre qė ju dhanė votėn tė zhytur nė kolaps ekonomik, apo kur tė plasė njė tjetėr Gėrdec.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
Krijoni Kontakt