Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kur s'u hapen kur duhej te hapeshin, tani me duket thjesht demagogji dhe asgje tjeter. Ekzistojne dosjet e plota apo jane zhdukur pjeserisht dhe te mbeturit ne to mbeten ne presion te vazhdueshem per bindje ndaj lidereve? Po te zhdukurit nga dosjet ne c'maje te politkes dhe pushetit kane arritur? Me shume se politikanet e pozites dhe opozites, per hapjen e dosjeve eshte nje popull i tere, qe ka pesuar nga te tmerrshmit e ketyre dosjeve. Dhe ketu eshte fjala per gjithe ata elemente e vegla te bindura te ish regjimit, qe tejkaluan cdo mase te humanizmit, te drejtesise dhe te vete bindjeve te tyre ideologjike dhe politike, duke u kthyer ne kriminele te vertete ndaj jetes se dhjetra, qindra e mijra njerezve qe besonin per mire, punonin dhe sakrifikonin jeten per te ashtuquajturin socializem. Nuk kuptoj pse njeanshmerohet dhe i meshohet po njeanshmerisht ketij problemi, qe eshte kaq teresor per gjithe skenen politike shqiptare? Le te hapen se pari dosjet per gjithe aktivet e kesaj skene dhe kemi per te pare e degjuar vertet cudira e tronditje te medha, qe zor ta mbajne me kembe kete skene. Por ja vlen ama, se boll po na drejton hipokrizia e maskaralleku politik!

    ---------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ju rrėfej persekutorėt e mi

    Nga Ernest Tushe*

    Kush dhe ku janė autorėt e krimeve tė komunizmit? Kjo ėshtė njė pyetje qė ia kemi bėrė vetes shpesh tė gjithė. Ajo ēka u vu re nė mediat shqiptare nė takimin e 2 korrikut, ku u promovua njė film dokumentar mbi krimet e sistemit komunist nė vendin tonė, ishte realiteti i hidhur i asaj qė pėrjetojmė me dhimbje sidomos ne, ish-tė dėnuarit politikė. Vėrtet pėr tė ardhur keq!

    Dy nga tri institucionet kryesore tė vendit tonė “tė ftohur” me njėra-tjetrėn: Parlamenti dhe Presidenca. Presidenti Topi dhe kryeparlamentarja Topalli, tė ndarė nė mes nga njė ish-i pėrndjekur politik, qė nė fakt duhet t’i bashkonte, as nuk i hodhėn sytė njėri-tjetrit. Njė ēarje e madhe. Po, po. Njė ēarje e madhe dhe qė emrin e ka “(mos) dėnimi i krimeve tė komunizmit”. Tė dy janė nė njė mendje qė krimet e komunizmit duhen tė dėnohen, por, siē duket, secili e sheh sipas mėnyrės sė vet. Natyrisht qė gjithkush ka kėndvėshtrimin e vet pėr kėtė ēėshtje. Edhe unė, njė ish-i dėnuar politik, e shoh sipas mėnyrės sime qė nė ndryshim me dy politikanėt ėshtė sa e thjeshtė, aq dhe e lehtė pėr t’u treguar, kuptuar e perceptuar. Pėr t’u bėrė mė konkret pėr opinionin publik, po mundohem tė jap disa argumente tė thjeshta dhe fakte tė pėrjetuara personalisht, tė cilat mund tė vėrtetohen edhe me dokumente.

    Me ardhjen e demokracisė shpresuam se dhe ėndrrat tona pėr njė Shqipėri demokratike dhe evropiane u realizuan dhe qėllimi i tė gjithėve e sė bashku me ta edhe i ish-tė pėrndjekurve politikė, ishte qė tė ndėrtonim njė Shqipėri, ku vlerat e njeriut dhe tė drejtat e tyre tė arrinin parametrat e Evropės, ku ende pretendojmė tė shkojmė. Por, gjithashtu, ish-tė pėrndjekurit politikė kėrkuan qė krimet e diktaturės komuniste tė dėnoheshin dhe personat pėrgjegjės tė ndėshkoheshin, sipas ligjeve nė fuqi. 18 vjet mė vonė jemi ende te kėrkesa. Askund dhe askush nuk ka marrė mundimin pėr t’i dėnuar kėto krime. Politika ka manifestuar njė mungesė tė dukshme vullneti dhe kjo vėrtetohet me faktin qė nė Shqipėri nuk ka asnjė dokument ligjor, vendim parlamenti apo dekret presidencial si bazė pėr dėnimin e kėtyre krimeve. Nė fakt, ka pasur shumė retorikė kryesisht me qėllime elektorale. Por vetėm kaq. Flitet nėpėr mitingje tė ndryshme. Shahet komunizmi dhe krimet e tij, madje edhe nga Ilir Meta, Gramoz Ruēi, Edvin Rama etj. Akuzojnė njėri-tjetrin pėr spiunė, kriminelė e hajdutė, por vetėm me fjalė, vetėm fjalė, ndėrsa administrata, grupet parlamentare, strukturat drejtuese tė partive tė tyre janė mbushur me ish-sigurimsa, hetues, gjykatės, spiunė dhe dėshmitarė tė proceseve gjyqėsore politike. Jo vetėm kaq, por dhe administrata shtetėrore qė paguhet nga taksat tona ėshtė e mbushur me persekutorė, jo vetėm me ata tė policisė sė fshehtė, por me tė njohur pėr aktivitetin e tyre kriminal gjatė regjimit diktatorial. Pėr 18 vjet ne nuk folėm, por shpresuam se njė ditė drejtėsia do tė vepronte edhe mbi ta. Ata do tė reflektonin dhe publikisht do tė na kėrkonin falje dhe mbas kėsaj do tė jepnin dorėheqjen pėr t’iu lėshuar vendet e zėna njerėzve tė aftė, tė cilėt nuk ishin pėrlyer me mėkatet makabre. Por ata nuk e bėnė. Vitin e kaluar, kur nė parlament po votohej ligji pėr dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve politikė, partitė e majta nė bllok nuk e votuan kėtė ligj, ligj qė iu hapte sadopak derėn e integrimit dhe mirėqenies kėsaj kategorie njerėzish tė gjymtuar dhe pėrdhunuar padrejtėsisht pėr 50 vjet. Arsyeja: Nuk mund tė dėmshpėrblejmė ata qė ne i dėnuam, i persekutuam dhe syrgjynosėm nė kampet famėkeqe, sepse jemi fėmijėt e baballarėve qė i spiunuan dhe i burgosėn kėta armiq tė pushtetit.

    Si duhet t’i denoncojmė krimet dhe ata qė bėnė kėto krime? Tė gjithė ne, ish-tė pėrndjekurit politikė, duhet tė fillojmė tė denoncojmė vetė me emra ish-persekutorėt tanė, kjo pėr faktin se kanė kaluar 18 vjet dhe ata, pa iu hyrė gjemb nė kėmbė, vazhdojnė tė merren dhe me politikė dhe tė na japin akoma mend, dhe tė na drejtojnė drejt demokracisė. Ndėrsa shteti hesht. Atėherė, po e filloj unė i pari. Kam qenė i dėnuar nė burgun famėkeq tė Spaēit me 8 vjet heqje lirie me vendim nr. 252 tė gjykatės sė Tiranės nga gjykatės Urim Bejleri.

    Nė TV dhe nė gazeta shoh e lexoj pėr Adriana Civicin, alias Adriana Kovaēi, dėshmitarja kryesore e gjyqit kundėr meje. Dhe Civici ose Kovaēi mban nė partinė LSI njė post tė rėndėsishėm dhe, larg qoftė, nė njė fitore tė mundshme tė LSI nė zgjedhje, Civici do tė marrė postin e ministres. E kuptoni apo jo? Postin e ministres apo ēdo post tė lartė shtetėror, njė ish-dėshmitare e njė gjyqi politik tė bėrė nė vitin 1980! Mos t’ju duket ēudi. Miq tė mi mė kanė treguar mbas kthimit tim nga Italia se Adriana Civici ka qenė dhe rektore e Fakultetit tė Ekonomisė Agrare, fakultet ku ajo nisi aktivitetin e saj kriminal nė nėntor tė vitit 1980. Njerėzit mund tė mendojnė se po tregohemi shumė tė “ashpėr” me disa gra, Civici dhe Diana Ēuli (ekspertja e dėnimit me pushkatim tė poetėve Blloshmi e Leka) qė arrijnė tė bėjnė karrierė politike, por ato janė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pjesėmarrėse nė krime. Edhe unė mund tė mos isha dakord me kėtė “ashpėrsi”, por kam pritur 28 vjet rresht qė kėto vajza tė djeshme dhe gra e nėna sot, qoftė dhe formalisht, tė mė kėrkojnė tė falur. Sidomos Civici, pėr dėshmitė e rreme, tė bėra kundrejt meje qė mė kushtuan 10 vjet burg e ndoshta mund tė mė kishin kushtuar edhe jetėn si Vilsonit dhe Gencit. Dua tė pėrqendrohemi tek Adriana Civici. Por ajo, me cinizmin dhe paturpėsinė qė karakterizon ēdo spiun dhe ish-dėshmitar tė kohės sė komunizmit, as qė e ka marrė mundimin pėr kėtė, por ka guximin edhe tė krekoset nėpėr media. Atėherė? Le ta marrin vesh tė gjithė se ka qenė dėshmitare nė njė gjyq politik dhe se ka gėnjyer dhe shpifur kundėr ish-it tė saj pėr ta dėnuar. Le ta marrin vesh tė gjithė, madje edhe fėmijėt e saj se ajo i ka hequr lirinė njė djali 19-vjeēar.

    Sa herė qė dal nga shtėpia kryqėzohem me ish-hetuesin tim kriminel, Dhimitėr Shkodrani. Si atėherė, me njė biēikletė, shkon nė zyrėn e tij. Dhe e dini se ēfarė pune bėn? Avokat. Avokat, ky mostėr qė ka bėrė tė qajnė me lot qindra e qindra nėna dhe qė me torturat qė ka bėrė nė hetuesi, iu ka nxjerrė vėrtet qumėshtin e nėnave shumė djemve tė rinj, vetėm pėr tė kėnaqur qejfet e tij sadiste.

    Pasi ranė nė qetėsi pėr vite me radhė, ish-spiunėt dhe dėshmitarėt e gjyqeve politike, hetues, prokurorė dhe gjyqtarė tė regjimit tė Hoxhės, pasi bėnė karrierė politike me perversitetet e trurit tė tyre, menduan se ēdo gjė u harrua dhe – hopa - nxorėn kokat pėr tė vjellė vrer kundrejt nesh, kundrejt demokracisė, nė emėr tė “parimeve” tė demokracisė sė tyre qė ėshtė spiunimi e denoncimi i njerėzve tė ndershėm. Sot, kėta njerėz tė ndyrė dhe tė paturp, tė integruar nė politikė e nė administratėn shtetėrore, nėpėr gjykata dhe prokurori, po pėrgatiten tė rimarrin sėrish tė gjithė pushtetin. Dhe imagjinojeni se ē’do tė ndodhė sikur nė krye tė shtetit shqiptar tė vihen personazhe tė tillė tė rrezikshėm.

    Rastet e kėtyre personave nuk janė raste tė veēanta, por hallkat e njė zinxhiri multikilometrik qė quhet komunizėm. I denoncoj, sepse ėshtė jeta ime e jetuar. I denoncoj, sepse nuk dua qė njė ditė tė dėgjoj qė presidenti im ka dekoruar pėrdhunuesit e mi, siē ndodhi me rastin e kriminelit Breca pėr merita...! Cilat merita?! Sepse i dha plumbin e fundit nė kokė bashkėvuajtėsit tim, Xhelal Komprecka?! Por, sa e sa perversė tė tjerė janė nė qarkullim? Ata duhen denoncuar njėherė e pėrgjithmonė pėr t’i zhdukur nga qarkullimi nė rrugėn tonė drejt Evropės. Ata mund tė mendojnė se bėmat e tyre gjakatare janė harruar. Por gabohen. Ne, ish-tė pėrndjekurit politikė, nuk harrojmė. Nuk mund tė harrojmė emrat e xhelatėve dhe ekzekutorėve tanė. Nuk mund harrojmė emrat e ish-spiunėve dhe dėshmitarėve tanė, edhe sikur ata tė ndryshojnė mbiemrat e emrat e tyre. Nuk i harrojmė, sepse ata kanė tė njėjtėn fytyrė, tė njėjtin mbiemėr, tė njėjtėn prerje prej njerėzish tė inkriminuar qė gjallojnė nė trupin e shoqėrisė shqiptare, kundėr shėndetit tė saj.




    *Ish-i burgosur politik


    Tema

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    sikur qemal sakajeva te militonte ne PS e te ishte zagar i edvinove e ruceve.. kurre nuk do i binte ne dore kastriotit.. te gazetes.. e pas tij dhe miletit.. ky dokument i arkives se ministrise se punve te brendeshme te enver hoxhes..

    mirpo nga qe ky qemal sakajeva i ka dale nga duart partise se punes.. pra partise se enver hoxhes e te edver edvin rucit.. (sot me nickun PS.. ) athere kupola mafioze kanibale enveriste.. tund dosjet..

    cfar kuptojm nga ky dokument..

    qe metodat e punes se sigurimit enverist nuk i ka shpikur qemali katundari nga lushnja me origjin kosovare.. por te tjere ..pra byroja politike e enver hoxhes e i ka zbatuar ministria e brendeshme e enver hoxhes.. dhe ramiz nexh alise..

    qe partia e punes.. pra byroja politike e enver hoxhes.. dhe ramiz ali nexhit.. i gjurmonte emigrantet kosovare.. pra te ikurit nga kosova qe arratiseshin per ne shqiperi te enver hoxhes..

    aty permenden emra..
    raqi iftica..ish zv minister i punve te brendeshme te enver hoxhes.. pra i vendosur ne ato poste me urdher te enver hoxhes.. dhe shoku raqi.. pra eshte marre me gjurmim kosovaresh.. por jo vetem shoku raqi pe korce..por dhe bajrami prej tropoje.. po dhe nji agoll e nje kond.. por dhe nje dege e punve te perbrendeshme e lushnjes..

    kush gjurmohet?

    nje djal i ri emigrant.. student intelektual.. prej kosove.. pra nje atdhetar qe ka ardhur ne shqiperi per ti ikur persekutimit rankoviqist.. e pikerish muharrem ferri.. bash nipi i atdhetarit te madh jakup ferrit.. e njeri nga atdhetaret me te zjarrte qe kam pasur rast ta njoh e ta degjoj duke folur per kosov.. e qe ndrroj jete i ngrati ca kohe me pare..

    nuk dime se sa e kan gjurmuar muharremin sepse sic duket te tjeret gjurmues vazhdojne militojne tek partia e raqkave te drejtorive 5 dhe e edver ruc edvinit.. e pra atyre kurre sdo u a shohim letrat..
    vetem ne se..ikin nga foleja e kanibaleve.. PS.ja..

    por dime qe e ka gjurmuar dhe qemali i komitetit qendror me vone te rinise.. sic na tregon myftar kastrioti..
    mirpo nuk dime se cka thene qemali per muharremin..
    sic duket ska thene gje.. se po te kish thene e shpifur sja kishin len pa nxjerre..
    ndoshta djaloshi me origjin kosovare i lushnjes.. i ka ardhur turp te demtoje bashk kombasin e vet.. jabanxhiun muharrem.. e ndoshta duke gjurmuar muharremin.. i ka hyre me ne zemer ceshtja e kosoves.. sepse muharrem ferri ishte i tille qe dhe guret e sokakut ku shkelte muharremi beheshin atdhetare te zjarrte..
    dhe koha ka vertetuar se qemal sakajeva.. ka shkruar qindra artikuj ne mbrotje te ceshtjes se kosoves.. dhe kete nuk mund ta mohoj kush..
    tjeter.. perderisa atdhetari muharrem ferri ka punuar deri sa doli ne pension si mesues ne shkollat me profil agronomie.. do te thote se qemali nuk ja ka "prishur boografine" sic do te kishin dashur raqkat e enverit e ramizit..

    pra perfundimisht.. ne se informatoret e ish sigurimit.. vazhdojne militojne tek edveri.. gjinush ruco caush arapo shyt e dade blusho pandusho meto bracet.. ata mund te flene te qete se asnje myftar kastriot nuk ja gjen dot qitapet..

    ne se guxon ndonjeri ..nga ish informatoret.. te bej nje jete dinjitoze.. te shkruaje per komb e progres.. athere menjihere kupola ja nxjerr comangen qitapo sekrete..

    kjo do te thote se ata.. kanibalet enveroiste te rreshtuar ne PS e gjirizet rezerve te saje si lsi e psd-era.. vazhdojne te jene terroriste anti njerzore kanibale te pa ndreqshem..

    pra keta vampire skan kuptuar asgje nga pluralizmi nga demokracia..

    demokracia qe solli azemi.. eshte der e madhe qe mund te hyjne te gjithe.. dhe askujt skemi te drejte tja mbyllim deren ..perderisa i lene prapa lug-corb-prishjet..
    perkundrazi.. kanibaleve qe vazhdojne te kerkojne gjak.. duhet tu a mbyllim der e penxhere..



    pra pun te mbare qemal sakajeves ne angazhimet e tij pro ceshtjes se kosoves..

    dhe qofte i pa harruar atdhetari i shquar .. muharrem ferri..



    ,,,
    E lexon ndonjehere veten sa kontradiktor qe je brenda nje shkrimi? Merr shembull nga Berisha me siguri.

    C'rendesi ka se ne c'parti ben pjese ky Qemali, rendesi ka qe eshte fuks. E vete ai copa mishit ka thene se fuksat skane vend ne politiken e sotme. Ai copa mishit ka hallin e vet e prandaj si hap dosjet. Se te kishte gje per militantet e PS kishte bere namin!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Ju rrėfej persekutorėt e mi

    Nga Ernest Tushe*

    ...

    Nė TV dhe nė gazeta shoh e lexoj pėr Adriana Civicin, alias Adriana Kovaēi, dėshmitarja kryesore e gjyqit kundėr meje. Dhe Civici ose Kovaēi mban nė partinė LSI njė post tė rėndėsishėm dhe, larg qoftė, nė njė fitore tė mundshme tė LSI nė zgjedhje, Civici do tė marrė postin e ministres. E kuptoni apo jo? Postin e ministres apo ēdo post tė lartė shtetėror, njė ish-dėshmitare e njė gjyqi politik tė bėrė nė vitin 1980! Mos t’ju duket ēudi. Miq tė mi mė kanė treguar mbas kthimit tim nga Italia se Adriana Civici ka qenė dhe rektore e Fakultetit tė Ekonomisė Agrare, fakultet ku ajo nisi aktivitetin e saj kriminal nė nėntor tė vitit 1980. Njerėzit mund tė mendojnė se po tregohemi shumė tė “ashpėr” me disa gra, Civici dhe Diana Ēuli (ekspertja e dėnimit me pushkatim tė poetėve Blloshmi e Leka) qė arrijnė tė bėjnė karrierė politike, por ato janė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pjesėmarrėse nė krime. Edhe unė mund tė mos isha dakord me kėtė “ashpėrsi”, por kam pritur 28 vjet rresht qė kėto vajza tė djeshme dhe gra e nėna sot, qoftė dhe formalisht, tė mė kėrkojnė tė falur. Sidomos Civici, pėr dėshmitė e rreme, tė bėra kundrejt meje qė mė kushtuan 10 vjet burg e ndoshta mund tė mė kishin kushtuar edhe jetėn si Vilsonit dhe Gencit. Dua tė pėrqendrohemi tek Adriana Civici. Por ajo, me cinizmin dhe paturpėsinė qė karakterizon ēdo spiun dhe ish-dėshmitar tė kohės sė komunizmit, as qė e ka marrė mundimin pėr kėtė, por ka guximin edhe tė krekoset nėpėr media. Atėherė? Le ta marrin vesh tė gjithė se ka qenė dėshmitare nė njė gjyq politik dhe se ka gėnjyer dhe shpifur kundėr ish-it tė saj pėr ta dėnuar. Le ta marrin vesh tė gjithė, madje edhe fėmijėt e saj se ajo i ka hequr lirinė njė djali 19-vjeēar.
    ...

    *Ish-i burgosur politik


    Tema

    .

    Rrubrika "Turpi i Kombit"






    Kryetarje e Komisionit te Ekonomise ne LSI Adriana Civici (Kovaēi)

    Ka qenė dėshmitare nė njė gjyq politik.
    Ka gėnjyer dhe shpifur ne kete gjyq kundėr ish- te dashurit, i cili u denua me 10 vjet burg politik



    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 05-07-2008 mė 06:49

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e leni kthyer kete teme ne rivalitet partish se kush ka me shume spiuna e bashkepuntore te sigurimit ...

    nji spiun nxjerr ps-hi, nje nxjerr nga ana e saj pd-hi, lsi, iiiiiii......

    nje komunist nxjerr pd-hi, dy nxjerr ps-hi iiiiiiii!

    beni nje bilanc, e nxirrni si kolkuzion se kush ka me shume komunista, spiuna, nentedhjete e shtatsha, nentedhjete e tetsha, kilo-, mega- e giga-dushkallare, sa pjestare bandash ka ne secilen, e mbi bazen e rezultateve te dale fituesja ...

  6. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Ja dokumenti i bashkėpunėtorit tė Sigurimit tė Shtetit Teodor Laco, ambasador nė Rusi

    Grada e perdoruesve-ve: / 7
    I varferI mire
    Saturday, 05 July 2008
    Nga Kastriot Myftaraj - Kėto ditė kur ėshtė hapur pėrsėri debati pėr bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit dhe nė Kuvend mazhoranca dhe opozita po prodhojnė retorikė tė pakursyer kundėr ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit qė gjenden nė politikė dhe nė institucionet, ėshtė me vend tė sillet nė vėmendje tė opinionit dhe tė politikės, se njė nga kėta njerėz ėshtė ambasadori i Shqipėrisė nė Rusi, Teodor Laco.

    Teodor Laēo ėshtė shembulli mė i mirė qė tregon se bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit janė ata qė po gėzojnė tė mirat e epokės paskomuniste. Teodor Laco, shkrimtari i realizmit socialist ish-ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, si dhe deputeti e kryetari i partisė sė vogėl opozitare, “Bashkimi Liberal”, kur PD ishte nė opozitė, tashmė kur PD erdhi nė pushtet, u bė ambasador nė Moskė, nė moshėn 70 vjecare, dhe sot qė ėshtė 72 vjec vazhdon tė jetė nė kėtė post. Nė librin e vet “Kohė pėr tė kujtuar dhe kohė pėr tė harruar”, ai e ka pėrcaktuar veten si “ njė intelektual liberal nga fshati” (“Kohė pėr tė kujtuar, kohė pėr tė harruar”, Shtėpia botuese “Toena”, Tiranė 1998. 292.). Ai i takon species sė ēuditshme tė politikanėve tė tranzicionit. Sot do tė paraqesim njė aspect tė panjohur tė sė shkuarės sė deputetit Laēo, atė tė ekspertit tė Sigurimit tė Shtetit nė gjyqet pėr agjitacion e propagandė nė kohėn e diktaturės komuniste.

    Dokumenti qė po paraqes mė poshtė ėshtė njė akt-ekspertimi i kryer pėr llogari tė Sigurimit tė Shtetit nė njė proces penal, ku njė kolegu i z. Laēo, shkrimtari Bashkim Shehu u dėnua me 10 vjet burg pėr “krimin” e agjitacionit dhe propagandės kundėr regjimit komunist. Nė kėtė proces, akt-akuza e paraqitur nga prokurori dhe vendimi i dhėnė nga gjykata janė bazuar mbi akt-ekspertimin qė ka si bashkėautor “liberalin” Teodor Laēo.

    Duke konsideruar rėndėsinė qė kishte gjyqi i Bashkim Shehut, tė birit tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu, i akuzuar si poliagjent nga Enver Hoxha dhe shefi i tė gjitha “komploteve” tė organizuar gjatė kohės sė diktaturės komuniste nė vend, mund tė thuhet se Laēo, i cili u ngarkua me kėtė detyrė, shihej prej Sigurimit tė Shtetit si njė asset shumė i vlefshėm, praktikisht si “gjenerali” i Sigurimit tė Shtetit nė letėrsi.

    Mė poshtė po ia jap tė plotė lexuesit kėtė document mjaft impresionues. Pasi lexuesi tė jetė njohur me kėtė document do t’ i paraqes njė profil tė “liberalit” Laēo, nėn dritėn e kėtij dokumenti.

    AKT-EKSPERTIMI
    PĖR SHKRIME TĖ AUTORIT BASHKIM SHEHU

    Tiranė, mė 10.7. 1982.

    Ne, Dalan Shapllo e Teodor Laēo, shkrimtarė praėn Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, u thirrėm si ekspertė nga hetuesi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Bashkim Asllani pėr tė kryer ekspertimin e shkrimeve tė autorit Bashkim Shehu pėr tė pėrcaktuar pikėpamjet e tij armiqėsore nė to.

    Nė dispozicionin tonė pėr ekspertim u vunė romani “Retė e detit”, skenari i filmit “Skėterrė 43” novella “Premiera e teatrit tė kukllave”, tregimi “Zhurma e daulles”, si dorėshkrime tė kėtyre shkrimtarėve.

    Pasi u studiuan me vėmendje nga ana jonė materialet e mėsipėrme, arritėm nė konkluzionin se autori Bashkim Shehu nė kėto shkrime ka future pikėpamje tė ndryshme reaksionare, armiqėsore e pseudofilozofike tė huazuara nga shkrimtarė dekadentė borgjezė e revizionistė tė cilat vinė nė kundėrshtim tė hapur me politikėn e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė nė fushėn e letėrsisė dhe tė arteve me metodėn e letėrsisė sė realizmit socialist nė kėtė fushė.

    Dorėshkrimi i romanit “Retė e detit” dhe skenari i filmit “Skėterrė 43” kanė ndryshime tė parėndėsishme midis tyre, ndryshime qė nuk e prekin thelbin e pėrbashkėt, prandaj edhe do t’ i trajtojmė bashkėrisht.

    Nė pamje tė parė, dukej sikur autori B. Shehu donte tė shkruante njė vepėr qė u kushtohej tė internuarve qė dhanė jetėn nė kampet e pėrqėndrimit tė fashizmit. Ka edhe njė shėnim pėr kėtė nė fund tė dorėshkrimit tė romanit.

    Dihet se nė letėrsinė tonė dhe nė letėrsinė pėrparimtare botėrore ka mjaft vepra qė i kushtohen kėsaj teme. Janė botuar kujtime nga vuajtjet e asgjesimet nė masė nė kampet e pėrqėndrimit tė fashizmit e nazizmit. Nė tėrė kėtė letėrsi tė realizmit socialist bile edhe e shkrimtarėve botėrorė e pėrparimtarė, dy janė qėllimet e mėdha: tė paraqesin qendresėn shpirtin e paepur, sakrificėn, format e rezistencės kundėr xhelatėve, fitoren morale dhe tė pasqyrojnė dhunėn e egėrsinė e fashizmit e tė pasuesve tė tij si pjella mė e shėmtuar e reaksionit e tė borgjezisė sė shekullit tonė.

    Nė kėto vepra, pikėnisja dhe pasqyrimi artistik mbėshteten nė ngjarje e fakte tė vėrteta dhe realizmi i tyre tronditės ka luajtur rol nė formimin e ndjenjės antifashiste tė popujve. Le tė kujtojmė p.sh. qoftė edhe dy vepra tė botuara nė vitet e fundit, si romani “Shkėndijat e jetės” i Remarkut dhe drama “Hetimi” i Peter Vajsit.

    Pėrkundėr traditės sonė realiste, madje edhe asaj tradite pėrparimtare botėrore qė pasqyron me vėrtetėsi kėtė realitet, romani dhe skenari janė pjellė e fantazisė sė autorit pa asnjė mbėshtetje jetėsore dhe kjo fantazi ėshtė drejtuar plotėsisht nė shėrbim tė njė ideje pseudofilozofike, tė njė teze e cila ėshtė shtruar e zgjidhur sipas disa parafabrikateve tė huajtura nga letėrsia perėndimore.

    Po le t’ i shohim gjėrat me rradhė.

    1.Qė kėtyre veprave u mungon realizmi bie nė sy menjėherė. Asnjė lexues a spektator qė i ka jetuar ato ngjarje nuk do tė ngjente ndonjė pėrngjasim midis jetės sė tė burgosurve e tė internuarve nė kampet e Porto-Romanos a tė Prishtinės me atė jetė qė pėrshkruhet nė “Retė e detit”. Sepse, para sė gjithash, asnjėri prej tyre nuk e ka ndjerė veten kaq pasiv, kaq tė izoluar nga jeta e Lufta Antifashiste, kaq tė shkėputur nga idealet e mėdha tė komunizmit qė secili i ruante tė gjalla dhe kaq tė ēorganizuar e tė gjymtuar shpirtėrisht, sa na jepen personazhet e romanit e tė skenarit. Dihen dhjetėra shembuj tė ēarjes sė burgut tė Tiranės mė 1943, tė arratisjeve, tė rezistencės sė organizuar nė burgje e kampe, tė shfaqjes sė “Vilhelm Telit” nė burg, tė kėngėve partizane qė u krijuan, kėnduan nėpėr burgje (ka edhe vepra tė letėrsisė sonė me kėto tema) etj. Ē’ provonin kėto ngjarje? Se, pavarėsisht nga terrori fashist, nė burgje e kampe ziente rezistenca e organizuar e drejtuar nga komunistėt dhe e mbėshtetur nga tėrė populli dhe se ky realitet, fashistėt i vinte nė vėshtirėsi tė mėdha, sepse ata jo vetėm burgosnin, vrisnin, por bėnin edhe demagogji pėr tė bėrė me vete popullin, siē predikonin. Nga gjithė ky realitet qėndrese ē’ kemi nė “Retė e detit”? Thuajse asgjė. Njė farė “greve” e nxitur nga pakėnaqėsia, sepse ushqimet e pakove dolėn tė mykura. Pa kėtė “incident” as kjo s’ kish pėr tė ngjarė.

    Tė internuarve kėtu u mungon ēdo ndjenjė e perspektivės, madje ata jepen aq tė topitur e tė zhytur nė botėn e tyre personale, nė hallet e pasionet e veta (shpesh janė pasione seksuale, njė gėrshetim i ekzistencializmit me frojdizmin ky) sat ė duket se nėnkoloneli Eispozito ia ka arritur qėllimit tė tij pėr tė krijuar njė turmė pa fytyrė, amorfe dhe ėshtė njė truk i autorit pėr tė kapėrcyer hendekun ajo qė Profesori nuk thyhet dhe ky dėshtim pastaj e shpie nė vetėvrasje Eispoziton!! Se sa absurde ėshtė kjo zgjidhje u duk edhe nga qėndrimi mosbesues i spektatorit ndaj filmit si dhe nga ato vėrejtje qė iu bėnė atij.

    2. Aty-kėtu, nė roman thuhet se nė kamp ka njė celulė komuniste. Ē’ bėn kjo celulė dhe kush e pėrbėn atė?

    Ajo nuk bėn thuajse asgjė. Na thuhet se nxjerr njė gazetė, por nuk lexojmė asnjė rrjesht tė saj, nuk e shohim nė dorė tė kurrkujt, nuk dihet asnjė efekt i saj. Kjo “gazetė” as ngroh ndonjė tė burgosur, dhe as i ftoh fare autoritetet fashiste, se ėshtė aq e papėrfillshme sa mund tė pohojmė se edhe pėrmėndja e saj ėshtė bėrė nga zori, si njė parandalim i vėrejtjeve qė mund tė bėheshin pėr kėtė pikė.

    Na thuhet se celula organizon “greva”. Si? Qysh? Nė ē’ rrugė ia arrin ta bėjė pėr vete atė masė qė paraqitet aq heterogjene? Pasi na ka prezantuar njė ish-prokuror tė mbretit, njė erotoman, autori e harron prezencėn e tij dhe i bėn tė gjithė tė burgosurit “kompaktė” nė ndarjen e ushqimeve apo nė marrjen e ca vendimeve. Njė tjetėr absurditet ky, kur nė kamp janė “mbledhur” (s’ dihet pse) njerėz tė korenteve politike aq tė kundėrta si komunistė e ish-funksionarė zogistė.

    Kush bėn pjesė nė kėtė celulė? Ē’ jetė, ē’ zhvillim e ē’ ndjenja tė zgjojnė kėta personazhe qė duhet tė ishin nė epiqendėr tė veprės, ashtu siē janė nė epiqendėr tė veprave tė vėrteta letrare dhe qė kėtu janė spostuar nė periferi? Njė njeri qė quhet “Profesori”, njė ish-liceist, Grigori, njė farė Vlashi (pa kurrfarė tė dhėne tjetėr), njė Mitat, ish-sindikalist i Kuēovės, njė Syrja nga Grupi i “Zjarrit”. Drejton Bardhyl Skurraj, “Profesori”. Personazhi tjetėr afėr tyre, ai qė ze mė shumė vend ėshtė Filip Bogova, njė mjek qė ka ndihmuar rastėsisht njė ilegal (Ai e pohon vetė qė ndodhet kėtu “rastėsisht”). Mitati, ish-sindikalisti i Kuēovės, njė njeri gati pa kurrfarė biografie, propozon diēka tė njė natyre tjetėr nga veprimet e deritanishme tė celulės komuniste nė kamp (f. 35-36 e dorėshkrimit). Ajo qė propozon ai ėshtė “tė ndahen ushqimet barabar”, pra solidaritetin nė kamp. Ē’ veprime tė mėparshme para kėtij solidariteti mund tė bėnte kjo celulė vallė? Pėrgjigjia nuk ėshtė e vėshtirė. Fjalė pa bereqet. Ky Mitat, i vetmi punėtor i porsaskicuar nė vepėr, mė vonė bėn njė gjest revolte tė kotė hakmarrjeje, vete sit ė thuash me kėmbėt e tisj si cjapi te kasapi dhe kėtu mbaron “misioni” i tij prej punėtori qė duhej tė ishte njė nga qendrat e celulės e tė rezistencės. Autori nė pėrshtatje tė plotė me vizionin qė shtypi borgjez pėrpiqet tė krijojė mbi dy tipa komunistėsh; njėri fanatik e pa ndjenja e tjetri diēka mė njerėzor e me ndjenja ka krijuar Syrjain e Grigorin.

    Syrjai na jepet si komunist qė s’ ka besim te elementi i ri, ėshtė kundėr intelektualėve (duke e pėrligjur kėtė me pjesėmarrjen e tij nė Grupin e “Zjarrit”), por nė tė vėrtetė thelbi i tij ėshtė fanatik, konservator, inatēi. Kurse Grigori, nga anon simpatia e hapur e autorit, ėshtė liberal, i ndjeshėm. Ai ka rėnė nė dashur (me shikimin e parė) me Mirėn (gjithashtu edhe ajo) dhe tė dalldisur nga kjo dashuri qė lind nė skėterrė, apo mė tepėr tė dalldisur nga pasioni, tėrhiqen nė njė qoshe tė fshehtė dhe aty vriten tė dy. Kurse Syrjai ekzekutohet si tradhėtar. Dy “tipa”, dy funde. Njėri “hero”, tjetri tradhėtar. Kėta janė komunistėt e celulės!

    Veē kėsaj, ndonėse na thuhet se mbajnė lidhje me Qarkorin, kėta komunistė s’ dinė asgjė pėr situatėn nė Shqipėri, as pėr ēetat pėr luftėn. E vetmja frazė qė thuhet ėshtė se ēetat po veprojnė nė Labėri, Mallakastėr e Devoll, por asnjė lloj informacioni tjetėr nuk vjen e nuk pėrhapet nė kamp. Asnjė lloj agjitacioni apo thjesht asnjė fjalė pėr sukseset e Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, pėr atentatet kundėr gjerarkėve, pėr betejat, asnjė trakt i Partisė qė do tė ngjallte besim e optimizėm nuk hyn kėtu, me gjithė “lidhjet me Qarkorin”. Gjithēka ėshtė nė izolim tė plotė, nė peshėn e ankthit tė njė tė panjohure tė afėrt, tė errėt e pa rrugėdalje.

    Si pėrfundim, pėr kėtė pikė, veprimtaria dhe roli i Partisė, i i komunistėve nė kamp ėshtė pasqyruar nė njė prizėm tė shtrembėr, tendencioz pėr nga vėshtrimi i rolit tė tyre, qė del i papėrfillshėm.

    3. Tė shohim si paraqitet pala tjetėr antagoniste, fashistėt. Kėtu ata pėrfaqėsohen me njė figurė mjaft tė plotė, tė analizuar shpesh deri nė skutat mė tė thella, si nėnkoloneli Espozito. Figurat e tjera si mjeku i kampit, Perani, Soddu, zonjusha Rikes gjithashtu kanė individualitet mė tė madh dhe u ėshtė kushtuar mė tepėr vėmendje se sa personazheve “pozitivė” qė pėrmendėm.

    Nėnkoloneli Eispozito duket se do qė tė pėrfaqėsojė thelbin filozofik tė fashizmit, i cili i bėri pėr vete ndėr tė tjera teoritė reaksionare tė Niēes pėr “Mbinjeriun e racėn e zgjedhur”. Nė tė vėrtetė, si nėnkoloneli, ashtu dhe mjeku nuk janė dhe aq pėrfaqėsues tė njė sistemi ideologjie tė caktuar, por materializojnė atė rrėnjė filozofike qė autori e ka huazuar andej-kėtej, qė nga Kierkegori, Niēja sipas tė cilave tė gjitha veprimet e njeriut shpjegohen me fillesėn biologjike, me parimin e tė zgjedhurve e jo tė tė zgjedhurve, sundimtarėve e tė nėnshtruarve.

    Qė kėta njerėz nuk na jepen si pjella tė sistemit fashist, pra si qėnie shoqėrore tė pėrcaktuara nga ideologjia sė cilės i shėrbejnė, por si qėnie ku gjithēka ėshtė pėrcaktuar prej fillesės biologjike, kėtė e ilustron mė sė miri pohimi i mjekut tė kampit, njėrit prej xhelatėve kryesorė tė kampit, nė f. 159-160. Autori thotė se mjeku nuk ka ndonjė devotshmėri tė veēantė ndaj fashizmit, lidhjet e tij me tė nuk janė ideologjike e shpirtėrore dhe rrjedhimisht, profesioni i mjekut qe pėr tė “njė atribut sundimi mbi qėniet njerėzore”.

    Te Eispozito, kjo prirje pėr tė sunduar ėshtė ēuar deri nė absurdin e manisė sė madhėshtisė. Qė nė fillim ai i jep vetes atributet e njė Demiurgu (krijuesi). Qėllimet e tij nė kėtė kamp nuk janė dhe aq nė pėrputhje me situatat nė vend apo me detyrat konkrete qė mund t’ ia ngarkojnė eprorėt, po thjesht eksperimentale, tė karakterit gjoja “filozofik”, pra personale. Gati-gati, ai s’ ka asnjė epror, asnjė kontrollor. Edhe kėtu nxjerr krye teza e autorit, variacion mbi tema tė Mbinjeriut niēean dhe mundėsitė e tij. Ai (Eispozito) ėndėrron njė kamp ku nga lėnda e parė “amorfe”, rebele, kryeneēe do tė pėrfitonte njė amalgamė tė ēuditshme, pa shembull nė kujtesėn e njerėzimit. Tė burgosurit do tė manipulohen “jo si individė po si bashkėsi qėniesh pa identitet, tė shkrira nė njė tė tėrė amorfe ndaj sė cilės ai do tė qėndronte si i Gjithėfuqishmi pėrpara gjinisė sė ulėt larvoide tė gjallesave tė Tokės”. Dhe mė poshtė “Unė do tė krijoj kohėn e qenve”. –mendonte nėnkoloneli Eispozito me njė ckėrkitje tė brendshme kėnaqėsie, gati-gati nė kufijtė e ekstazės (f. 120) dhe pastaj “do t’ i mbush netėt me kėrcėllimė dhėmbėsh tė mėdhenj, tė bardhė qė do tė dukeshin akoma mė tė bardhė e mė tė mėdhenj nėn dritėn e hėnės, do t’ ua mbushte natėn dhe ėndėrrat me tė lehura tė frikshme, ehoja e tė cilave do tė depėrtonte thellė deri nė dridhjen e eshtrave tė skeletit” (f. 121).

    Duket si pėrēartje e gjithė kjo. A nuk janė pėrpjekur herė pas here qė edhe veprimet e Hitlerit e tė tė tjerėve t’ i “justifikojnė” si pasojė tė qėnieve biologjike tė sėmura?

    Nga ana tjetėr, njė tru i eksituar, si ai i Eispozitos dhe njė fantazi gjithashtu e eksituar nga turli lloj lexime tė letėrsisė moderniste, sidomos nga Kafka, si ajo e autorit, do tė pillnin edhe tortura specifike, si ajo qė pėrshkruhet nė f. 134-138, njė torturė massive, nė natyrė tė hapur, tė cilės tė burgosurit i nėnshtrohen si turmė e verbėr, pa kurrfarė hezitimi e lufte (tamam nė njė rrethanė ku mund tė luftonin!). Qentė dalin nga ca barka misterioze prej detit, barka qė i ka sjellė apostafat njė luftanije e porositur nga Eispozito dhe sulmojnė turmėn prej 500-600 tė burgosurish!!

    Cili ėshtė efekti qė donte tė arrinte autori te lexuesi me anė tė skenave tė tilla macabre, si kjo apo varrosja pėr sė gjalli etj? Urrejtja apo ankthi? Sigurisht ėshtė mė tepėr ankthi, frika pėrpara kėtyre Mbinjerėzve e predikimi tėrthorazi i nėnshtrimit.

    Se san ė situatė pa krye e rrugėdalje e kishte projektuar autori kėtė konflikt nė kamp, duket edhe nga zgjidhja skematike qė u gjet mė vonė nė film si njė tentativė pėr tė shpėtuar atė kur njė ēetė partizane qė s’ ėshtė parė kurrkund deri atėhere, e sulmon kampin dhe me ca “urra” i liron tė internuarit.

    4)Nė roman ka jo vetėm ndikime tė hapura tė frojdizmit, po edhe njė tentativė tė vėrtetė pėr ta materializuar e pėrligjur atė. Qė problemet e seksit, pasionet seksuale janė preokupacion, dramė e shtytje pėr veprime tė pakontrolluara kjo duket qoftė edhe nė linjėn e Grigorit me Mirėn pėr tė cilėn folėm. Po fare troē kėto thuhen me rastin e vizitės sė murgeshave nė kampin e grave. Qė nė bisedėn e parė tė tyre shprehet shqetėsimi se me kė e bėjnė aktin seksual murgeshat, me njėra tjetrėn apo me padren qė i rrėfehen (f. 77). Pasi thonė se duhet bėrė diēka nė kamp, vajzat vazhdojnė bisedėn pėr hallin e murgeshave qė “nuk e njohin dashurinė e mashkullit e qė janė dėnuar tė mos e ndiejnė erėn e tij”. “Ne, ia bėnė dy, ne s’ qenkemi dhe aq keq” (f. 78). Dhe kush e bėn kėtė bisedė? Vajzat shqiptare qė nderin e kishin virtytin mė tė ēmuar. A ka fyerje mė tė madhe se sa kjo bisedė e huajtur nga filmat e seksit me tė cilat sot ėshtė mbushur ekrani perėndimor i vendeve revizioniste, nė gojėn e vajzave tė internuara? Po le tė shohim mė poshtė.

    -Pėrse keni nevojė?- pyesin murgeshat.

    -Pėrse kemi nevojė? Pėr burra- tha me zė tė ulėt njė vajzė.

    Pas kėsaj, instikti seksual i zgjohet njė tė burgosuri (nga ata tė kequshqyerit) dhe thotė “Ta di se mė vrasin, unė do ta kap atė”. Ėshtė fjala pėr njė murgeshė tė bukur. Nė f. 178-179 tregohet se gratė e kampit, pasi i kanė ndarė nė “tė bukura” e “tė shėmtuara” pėrēahen e armiqėsohen menjėherė me njėra tjetrėn. Pra, tė gjitha janė thjesht “femra” nė kuptimin qė borgjezia u jep atyre, tė krijuara pėr tė kėnaqur me bukurinė e seksin e tyre burrat dhe ato jepen tė ndėrgjegjshme pėr kėtė se mjaftoi qė u prek pika e dobėt, thelbi qė pėrcakton karakterin, qė tė vijnė nė origjinė. Luftėtare janė kėto, apo masė amorfe si ajo qė do tė krijojė Eispozito?

    5)Disa herė, nė letėrsinė tonė janė bėrė pėrpjekje pėr tė pasqyruar sesi e shohin popullin tonė, historinė e tij dhe karakterin e shqiptarit tė huajt dhe armiqtė. Nė njė letėrsi me dinjitet edhe armiku jepet me dinjitet dhe jo si psikopat. Pra, rrjedhimisht, pėrfundimet qė nxjerr ai nga kontakti me shqiptarin tėrthorazi pohojnė edhe disa anė tė pakundėrshtueshme qė gjithė bota ia njeh shqiptarit, siē janė trimėria, besa etj. Si i jep autori kėto anė me gojėn e Eispozitos qė “ nga tė dhėnat krijon arketipin shqiptar” (f. 68), “specie e rrallė, inatēore, kapadaillėk pėrtej ēdo kufiri, armiqėsi e bashkėlidhur (!) ndaj tė huajit”, kurse historia karakterizohej nga “njė vetėizolim i plotė ndaj fqinjėve dhe ndaj ēdo vendi tjetėr” dhe ai “do ta zhdukte vetėdijen kombėtare po me atė armė qė ata e kishin pėrdorur shekuj tė tėrė pėr ta mbajtur gjallė, me izolimin, me njė hermetizim tė plotė e tė pėrkryer nga mjedisi i vetė vendit tė tyre” (f. 69).

    Njė transplatim i tillė mekanik i atyre qė thonė sot kasnecėt e reaksionit pėr ne disa vite mė parė duket se bėhet me tendencė, porse pohimet qė sillen qoftė edhe me gojėn e njė Eispozitoje janė gjithashtu tendencioze nga autori.

    6.Manierizmi i autorit nė pėrshkrimin e mjedisit, si dhe njė figurė e tillė si ajo e piktorit Serafin S, i sėmurė shpirtėrisht e psikikisht (shih tentativėn e tij tė ēuditshme pėr vetėvrasje), theksojnė gjithashtu dėshirėn e tij pėr ta pikturuar tėrė atė kohė nė ngjyra tė errėta, gri, shterpė, pa asnjė dritė e gjelbėrim shprese. Nga ana tjetėr spikat dėshira pėr tė pėrshkruar mjediset jashtė Shqipėrisė me nuance tė shumta vlerash artistike (shih pasditet nė vilėn e tezes sė Eispozitos).

    7) Vihet re se autori do tė manipulojė gjithandej me njė lloj erudicioni manualesh dhe me njė terminologji tė huajtur nga fjalorėt e ndryshėm tė artit, arkitekturės, teknikės filozofisė. Kjo dhe dėshira e tij pėr tė mbingarkuar gjuhėn e veprės me fjalė tė huaja krejt tė panevojshme, tregon edhe njė farė shpėrfillje pėr kėtė detyrė tė shkrimtarit. Vetėm nė 10-12 rreshta tė f. 12 p.sh, gjejmė kėto fjalė “avancoi (propozime), disproporcion, preokupim, konkret, sugjerim, modifikim, preliminare, intensivisht, i parikuperueshėm, irritim, suplementar, bindje tė korruptuara, inerte, refraktare. Tė njėjtėn vėrejtje mund tė bėjmė edhe pėr mbingarkesat figurative qė ktheheshin nė qėllim nė vetėvete duke vėshtirėsuar kuptimin.

    Si pėrfundim, romani dhe skenari janė vepra jorealiste, me njė frymė tė theksuar subjektiviste e tė sėmurė me njė pasqyrim tė shtrembėr tė rolit tė komunistėve nė rezistencėn antifashiste, me njė pėrēmim tė hapur tė femrės shqiptare dhe me njė dyndje tė ideve filozofike reaksionare qė materializohen nėpėrmjet rolit tė njė pėrsonazhi si Eispozito, torturat e tė cilit si dhe gjithė pėrshkrimi i jetės e i mjedisit tė kampit rrahin tė zgjojnė njė ndjenjė ankthi e nėnshtrimi.

    U ndalėm mė gjatė nė kėto dy vepra sepse duke qenė vepra tė gjata; aty ka mundur tė gjejė shesh veprimi mė shumė edhe qėllimi armiqėsor i autorit.

    Novela “Premiera e teatrit tė kukllave
    Kjo novelė e botuar nė “Nėntori” ka disa ndryshime midis dorėshkrimit dhe variantit tė botuar, ndryshime tė cilat i janė sugjeruar autorit nga redaksia pėr tė evituar ndonjė interpretim tė pasaktė e madje tė shtrembėr siē mund tė kuptohej nga nėnteksti dhe simbolika e novelės, interpretim qė ka mbetur nė dorėshkrimin pėr tė cilin flasim dhe qė shpreh synimin e konceptet e autorit. Kėtu e kemi fjalėn pėr dorėshkrimin e novelės.

    Ėshtė fjala pėr atė nėnkuptim e interpretim tė ndėrtesės ku vendoset teatri i kukllave si njė han me dy porta ku mund tė hynte e tė dilte kush tė donte dhe tė shtrohej kėmbėkryq, tė bėnte ligjin sipas qejfit, pa marrė parasysh zotin e vėrtetė tė vendit. Ky aludim mund tė interpretohej me pėrmasa tė gjera. Aty hyjnė e dalin mbretėr, bejlerė e reaksionarė zogistė-gjė qė mund tė merret si njė aludim pėr amullinė politike qė sundonte nė kohėn e Zogut, por aludimi tjetėr qė qysh prej ēlirimit e deri nė fillim tė viteve ’60 nė kėtė godinė sovjetikėt bėnin ligjin si u donte qejfi, madje u propozonin portierėve tė ndershėm tė bėheshin spiunė dhe nga kjo nuk u hynte ferrė nė kėmbė, ėshtė i gabuar dhe hedh baltė mbi njė periudhė tė tėrė, nga njėra anė pa bėrė asnjė dallim midis sovjetikėve nė vitet 45-53 kur rronte Stalini, me ndryshimin e dukshėm revisionist tė viteve pas vdekjes sė tij dhe, nga ana tjetėr, sepse pavarėsishy nga miqėsia dhe marrėdhėniet e mira, nė asnjė periudhė Partia jonė nuk i ka lejuar sovjetikėt tė hiqen si zotėr e ligjvėnės.

    Problemet e tjera ideoartistike tė novelės, kanė tė bėjnė sidomos me ndikimin e teknikave tė huaja moderniste tė prozės, teknika tė future nė mėnyrė tė kamufluar. Duke kaluar nga njė shkollėzė moderniste te tjetra, sipas leximeve, autori, me sa duket, kėtu priret nga ajo teknikė qė ėshtė quajtur e antiromanit francez e qė pėrfaqėsohet sidomos nga veprat e shkrimtarit Rob Grije. Nė kėtė lloj letėrsie personazhi dhe fabula (rrėfimi i ngjarjes) s’ kanė asnjė rėndėsi dhe pėrparėsi ka vetėm pėrshkrimi i hollėsishėm i objekteve e sendeve rreth njeriut, tė cilat sipas kėsaj teorie, pėrfaqėsojnė nė tė vėrtetė edhe thelbin e njeriut.

    Nė novelė, veē njė kukllabėrėsi me emrin Simon, pėr tė cilin na jep ndonjė tė dhėnė biografike apo veprim dhe pėrmendjes sė bėmave tė njėfarė Dardanellovi, drejtor i klubit i cili na paskej nė dorė tė ulte e tė ngrinte nga froni i tyre mjaft gjeneralė e diplomatė (nėnkupto- gjithēka vendoset nga policia e fshehtė e Sigurimi), s’ ka asnjė personazh tė plotė letrar, pėr tė cilin mund tė flitet me plot gojėn. Po dhe rrėfimi (fabula) ėshtė krejt e copėzuar, pa asnjė vazhdimėsi, thjesht nė funksion tė disa aludimeve tė turbullta ideore, gjoja se historia po i vendos tani nė rradhėt e kukllave gjithė ē’ kishin hyrė e dalė nė kėtė ndėrtesė.

    Sa pėr teknikėn moderniste tė prozės, le tė vihet re se me ēfarė hollėsish e pėrshkruan autori ndėrtesėn e teatrit, ēfarė hollėsira jep pėr kukllat, pėr rekuizitėn, pėr dhomat, pėr telajot e dekoreve etj. Janė pėrshkrime aq monotone e tendencioze sa vetėm me durim mund t’ i shtysh. Kėshtu p.sh, nė faqet e para autori “derdh” tėrė dijenitė e tij mbi shkollat e ndryshme tė arkitekturės, tė cilat njė farė arkitekti shqiptar na i paska bashkuar kėtu nė njė pėrzierje aq eklektike sa s’ ka asnjė gjurmė kombėtare.

    Tregimi “Zhurma e daulles”
    (Nga libri “Njė kohė tjetėr” botuar mė 1977)
    Autori e quan kėtė tregim “pėrrallė groteske nė dy pjesė”. Le ta pranojmė si pėrrallė. Ngjarjet ndodhin 100 e ca vjet mė parė. Ē’ na tregon kjo pėrrallė me pak fjalė? Na thotė se praėn njė fshati qė lidhej me botėn me njė urė njė natė u shfaq papritur njė kasolle si gungė dheu, nga vinte njė zhurmė e pandėrprerė daulleje, ditė e natė me tė njėjtin ritėm. Kushdo qė kalonte te ura duhet tė hidhte kėmbėt sipas ritmit tė saj.

    Pas disa hezitimeve, fshatarėt ndjekin shembullin e njė loloje, i cili pranoi i pari tė hidhte kėmbėt sipas daulles dhe kalojnė mbi urė, nė rrjesht njėri pas tjetrit. Kėtė truk na e paska sajuar agai, zot i vendit.

    Pra, tė gjithė pranuan, u nėnshtruan, i hodhėn kėmbėt sipas daulles sė “zotit tė vendit”. Njė turmė amorfe, nėn peshėn e frikės qė nėnshtrohet.

    Nė pjesėn e dytė shfaqet “shpėtimtari”. Ky ishte njė lėkurėpunues me djemtė e tij, qė sajon njė daulle akoma mė tė madhe. Daullja e re, me zhurmėn e saj, jo vetėm qė e shurdhon atė tė agait, por rajanė e nėnshtruar plotėsisht e ngre nė kėmbė, hidhet mbi rojet, e prishin daullen, kurse daullja e re pėson ca pak gėrvishtje po riparohet lehtė.

    Cili ėshtė morali i kėsaj pėrralle? Edhe sikur t’ i marrim tė dy “daullet” si pėrfaqėsues tė ideologjive tė caktuara, njė reaksionare dhe njė e re, pėrparimtare, prapė morali i saj del fare i gabuar e tendencioz nė paraqitjen e realitetit (pas ēdo pėrralle ka njė pikėnisje reale e cila zmadhohet e vishet me fantazinė e ēudinė) pėr dy arsye: E para, sepse tėrė fshati, fshatarėt, nėnkupto tėrė popullin, pranon e i nėnshtrohet totalisht daulles (nėnkupto ideologjisė) dhe i hedh kėmbėt sipas saj. Kjo gjė hedh baltė mbi masat, i konsideron ato turma pa kurrfarė dinjiteti e ndjenje klasore. E dyta, kėtė turmė mund ta shpėtojė nga gjendja poshtėruese ku ka rėnė vetėm njė individ i shquar (kėtu, lėkurėpunuesi) me daullen e re. Rrjedhimisht, koncepti i historiografisė borgjeze se janė disa individė tė shkėputur ata qė e bėjnė historinė del haptazi, duke e injoruar plotėsisht mėsimin marksist-leninist se janė masat ato qė e bėjnė historinė.

    Veē kėsaj, aludimi politik kėtu ėshtė i dukshėm. Njerėzit janė tė izoluar (njė alegori reaksionare sipas sė cilės njė turmė abstrakte ėshtė e ndarė nga bota) dhe pėr tė hedhur prapė vallen u dashka dikush, njė njeri i shquar qė tė dijė t’ i vejė nė lėvizje njerėzit, sipas njė daulleje tė re. E kėtu, si dhe nė shkrimet e tjera, kemi tė dhėna tė dukshme se mendimi i vėrtetė i autorit bashkohet me korin e reaksionit: vendi ynė i izoluar kishte nevojė pėr njė udhėheqje tė re.

    Tė gjitha kėto flasin pėr njė pėrdorim tė ndėrgjegjshėm tė rrymave moderniste, pėr njė subjektivizėm tė theksuar letrar dhe pėr qėndrime politike armiqėsore.

    Dalan Shapllo

    Teodor Laēo

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po e furnizon ruci ..kastriot myftarin mire..

    kastrioti shkruan mes tjerash..

    --

    Dokumenti qė po paraqes mė poshtė ėshtė njė akt-ekspertimi i kryer pėr llogari tė Sigurimit tė Shtetit nė njė proces penal, ku njė kolegu i z. Laēo, shkrimtari Bashkim Shehu u dėnua me 10 vjet burg pėr “krimin” e agjitacionit dhe propagandės kundėr regjimit komunist. Nė kėtė proces, akt-akuza e paraqitur nga prokurori dhe vendimi i dhėnė nga gjykata janė bazuar mbi akt-ekspertimin qė ka si bashkėautor “liberalin” Teodor Laēo.
    ---



    pse o petja i koles.. teodor laco e denoj bashkimin mo..
    kaq i paditur qenke ti o..

    ne se jeni cuna te rinj mos shkruani fare ne keto tema se nuk ditkeni kurgje..

    te gjithe e dine se ishte enveri qe me kohe u a kish qendisur "sinopktiken" ketyre te ngratve te familjes se shehut.. qe do te thote se u a kish prere buleten per ti cuar o birucave o pushkatimeve..

    dhe si hetusit si shkrimtaret skishin nga luanin nga skema e caktuar e enverit..

  8. #28
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po e furnizon ruci ..kastriot myftarin mire.. si hetusit si shkrimtaret skishin nga luanin nga skema e caktuar e enverit..
    shih sa i kundert je ne vetvete ... brenda nje shkrimi ...

    nuk ka gjo ... iu ka thon taktorri qe te justifikoni me ēdo kusht ndihmesit dhe syte vigjilent te partise ... i ka pa hajrin sala kur ishte sekretar e komisar ... i vuri me aq zell ne perdorim me fahri-mandra, gasded e medet ... dhe ja ku e shpute vendin ...

    edhe rehn nuk e priti ne bruksel ... se e di mire me ke ka te beje ... ordiner ...

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Knotradiktimin e vetes nuk e ka te veten (si cdo gje tjeter) e ka te huazuar nga Salė Berishė Kungulli!

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    pvete si prej koti brarisha,

    teodor laco e denoj bashkimin mo..
    jo more brarish, mos e shtrembero te verteten ...

    theodhori dhe dhaljani nuk e denuan ... e paditen prej skemes se enverit ata prokuroret dhe hetuesit ... e ekspertuan laēo e shapllo, e po sipas skemes se enverit, e denuan gjykatesit ...

    ahere mund te themi se, perseri sipas skemes se enverit, theodori beri parti ... sipas skemes u be me krahun e saliut ... si shperblim ... ambasador te moskovi ...

    ec brarishe, na zbulo skema te tjera te enverit me salen ...

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar
    Nga PORTI_05 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 00:22
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •