Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga PetritKola Lexo Postimin
    I nderuar Brari!

    Sunday, April 27, 2008
    Sykuqi ne kafaz!

    Para disa vitesh ne nje te perditshme shqiptare ishin fokusuar buzet e Sali Berishes ku dukej qarte nje pucer e vogel dhe autori me te drjete shqetsohej se perse shendeti i figures publike nuk behej i njohur haptas per te gjithe. Ky pretendim ishte i drejte sepse fati i Atdheut varet edhe nga aftesia shendetsore e figurave kryesore te Vendit per te kryer deytrat e ngarkuara...por kjo nuk eshte gje ne krahasim me konstatmin tim.

    Qysh prej vitit 1994 syte e zotit Sali Berisha jane te kuq, c'ka tregon se ai merr droga te forta per te kontrolluar veprimet e tij. Ne fakt drogat duhet ti jene imponuar nga ata te cileve ai i sherben dhe ai nuk ka rrugedalje nga kjo. Dozat droguese kane ardhur ne rritje pasi imuniteti i krijuar prej tyre por edhe ngarkesat qe kane hedhur mbi te bosat e Saliut jane te medha dhe afatet e reailizmit jane te shkurtra. Keshut pra me shume ngarkese e me shume droge dhe si rezultat syte e Sli Berishes po behen me te kuq.

    Megjithe shtimin e sasise se droges, kontrolli i vetvetes nga ana e Kryeministrit
    tone eshte ne kufijte e humbjes dhe kjo u pa qarte ne intervistat e fundit direkte te cilat ai i zhvilloi ne televizionet shqiptare por edhe ne BBC.

    Ne keto kushte thirrja "Berisha ik!" nuk eshte shpetimi i jone ajo duhet te zevendesohet me thirrjen;"Sykuqi Berisha ne kafaz!".

    Sykuqi Berisha duhet futur ne kafaze dhe me nje vinc kafazi te varet ne qender te Tiranes ku te jete i ekzpozuar deri ne fund te jetes se tij dhe te shikohet dhe sdudiohet si nje specie e vecante e pearfert me racen njerezore.
    Ky do te ishte nje kontribut jo vetem per Shqiperine por per mbare njerezimin.
    Po ti qenke ekspert i droges more
    Ju mund ta fyeni sali berishen si te doni dhe sa te doni kjo eshte demokracia,por kur shef njeriu se ne qfar gjendje te ult disa forumista kan ren ateher debati eshte i tepert.
    Shqiperia nuk eshte mire kete e dim te gjith,por shume ma mir eshte seq ka qen dje,dhe kjo eshte merit po e keti salihu qe disa pa pik argumenti e fyejn.
    Po te punonin te gjith si sali berisha ateher ndryshe do ishte shqiperia,qfar beri ps per gjith ato vite perveq qe e ngriti shqiperin ne top lista botrore per korrupcion dhe vorfri te skajshme.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Ciftelia, Prec Zogaj nuk eshte dakort.

    Ligji pėr pastėrtinė e figurave ka vepruar
    04 July, 2008 04:59:00 Ilir Saqellari
    Germezoni:
    Dėnimet, nė bazė tė veprimtarisė sė bashkėpunėtorėve

    Deputeti demokrat, Preē Zogaj, ėshtė kundėr projektligjit pėr pastėrtinė e figurave tė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė zgjedhurve. Ky i fundit, nė nėj prononcim pėr “Korrierin” shprehet se njė ligj i tillė, ėshtė bėrė qė nė vitin 1996 e ka funksionuar deri nė vitin 2001. Zogaj kundėrshton edhe projektligjin e dorėzuar nga socialistėt, qė sipas tij, kėrkon t’i dėnojė njerėzit pėr ēfarė iu ka ndodhur e jo pėr ēfarė kanė bėrė. Ai shton se ndėshkimi nuk mund tė jetė i pėrhershėm, e po ashtu se jo tė gjitha bashkėpunėtorėt, mund tė dėnohen po njėsoj, pasi veprimtaria e tyre ka qenė e ndryshme. “Nuk mund tė dėnohen njerėzit me shenjėn e grupit se kjo ėshtė antidemokratike. Asnjė lloj filozofie liberale nuk e pranon kėtė. Kėtu ēėshta ėshtė shtruar qė pėr veprimtari kriminale, qė ka ēuar nė dėnime nė burgosje internime sigurisht qė ka njė pėrgjegjėsi morale dhe deri nė kėtė pikė mund tė bėhet transparencė, por pa e mohuar kurrė faktin, qė flitet pėr kushtet e njė regjimit totalitar pa alternativė.”- deklaroi Zogaj. Deputeti demokrat, shton se nė kėtė rast flitet pėr njė marrėveshje me shtetin shqiptar dhe jo me njė shtet tė huaj. Nė krahun tjetėr ai e cilėson, projektligjin e paraqitur, nga PS-ja si njė projektligj lfutėnxitės dhe ēnjerėzor. “Projekti qė kanė paraqitur socialistėt, qė kėrkon t’i gjykojė njerėzit pėr ēfarė ju ka ndodhur dhe jo pėr ēfarė kanė bėrė.” - tha ai, ndėrsa vlerėsoi se PS-ja do tė tėrhiqet nga ky propozim, qė ai vetė e cilėson si jashtė binarėve tė logjikės. Ndėrkaq, ai shton se partia ka qenė “truri” dhe “zemra” e regjimit. Pėr kėtė arsye ai shton se diskutimi ėshtė nė njė truall shumė tė lėvizshėm. Preē Zogaj, e shikon si jo normal edhe rikthimin e njė ligji pėr pastėrtinė e figurave, pėr sa kohė, qė siē thotė ai njė ligj i tillė ka vepruar nga viti 1996 deri nė vitin 2001. “Nė bazė tė kėtij ligji janė verifikuar me qindra-mijra njerėz. Janė ndaluar pėr tė kandiduar nė parlament apo pushtet lokal. Janė larguar nga puna. Ky ka qenė njė ligj qė ka vepruar. Ka pasur njė afat sepse edhe dėnimi i veprave penale ka njė afat. Dėnim tė pėrjetshėm ka vetėm pėr vrasjet, qė parashikon ligji, aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr ndėshkim moral tė disa rrethanave, qė s’janė vepra penale.”- deklaroi ai. Deputeti demokrat sqaron se nuk ėshtė vepėr penale tė kesh qenė bashkėpunėtor, gjyqtar apo sekretar partie, pas e tillė ka qenė struktura e regjimit. Referuar ligjit tė mėparshėm, ai vlerėson se duhet tė ngrihet njė komision parlamentar, qė tė verifikojė, si ėshtė zbatuar ky ligj. Sipas tij, komisioni duhet tė shikojė ēfarė efketesh ka prodhuar e tė bėjė njė raport pėr kėtė. Bazuar tek ky raport, duhet tė vendoset, siē thotė Zogaj, se ēfarė gjėrash duhet tė shikohen sėrish, e ēfarė do tė duhet tė mbyllen pėrgjithmonė. saqellari@korrieri.com

  3. #13
    ti vete oj elne.. ndoshta nuk e di por..po te tregoj se.. fale atij saliu ti vajte ne zvicer..
    Vajtja ime dhe gjithė bashkätdhetarėve tė tjerė jashtė kufijve tė Shqipėrisė nuk ėshtė as falė Saliut, as falė Ramizit. Qeverisė shqiptare tė asaj kohe ju mblodh rrup sup ēėshtja. S’kishte nga t’ia mbante. Donte-s’donte, hapi kufinjtė edhe pse paksa ēoroditshėm.

    Fatkeqėsisht a fatmirėsisht, populli e di mė mirė se e ka nė kurriz, udhėheqjen kur e lėshoi Ramiz qeni e mori Sali zagari.

    Kjo fal atij saliu ti vete takon babane e mamane te cilet i gjen cdo here me te moderrnizuar ne shtepi atje ku i ke lene.. dhe ben sikur harron se ca vite me pare…
    Falė atij Saliu dhe politikės sė tij, prindėrit tanė gjenden sot nė kushte mizerabėl jetese midis kostos dhe tė ardhurave. Shumė njerėz tė formuar u gjendėn pa punėra nė moshe relativisht tė mesme dhe pa pensione. Politika sociale « demokratike » anashkalonte dhe anashkalon faktin e rehabilitimit social te moshės sė tretė. Ti, unė dhe gjithė emigrantėt qė janė jashtė investojnė qė prindėrit tanė tė kenė normalitet jetese ditė pas dite. Nuk ivenston Sali idioti. Shumicės as pensione nuk i akordon (ai dhe qeveria e tij). Pėr modernizim, prit. Duhet kohė e pare.

    ne se ti elne do kishe guxuar te shpreheshe ne lagje apo ne gjergj gjimnaz..se ke ndermend te kaloc detin e te vec jashte.. do te te zbarkonte nje batalion me polico kapterre te deges se brendeshme.. e te ti kishin vene hekurat e te kishin plasur ne birucat.. e deges..

    Ja qė e kam ėndėrruar ikjen jashtė qė kur isha fėmijė. Jam shprehur dhe mė janė shprehur pėr ikjen jashtė. Kishte qė kinin jashtė dhe atė kohė. Tė paktė ishin, por ja qė kishte. Pra, ka patur mundėsira qė ta ėndėroje ikjen pa tė ardhur batalioni degės brėndshme me policėt, kapterėt majorėt e shefat. Fatmirėsisht gjithnjė mė ėshtė mundėsuar ėndėrrimi i ikjes mbi bordin e nje avioni. Dhe ashtu ika.

    e ne se ste kishin zbuluar mendime e ne se do ikje.. ti nuku e kishe gjetur me babane tek lagja buz detit sepse dega do e kish internuar ne belsh te dumrese a ne kurvelesh.. e ti as qe do guxoje ti afroheshe atdheut..
    Ja qė nuk e kanė internuar. Ka banuar buzė detit. Banon buzė detit. Askush nuk e ka shqetesuar. Askush nuk e shqetėson. Ndoshta duhet tė ketė qenė nga ato njerėz qė i ėshtė hequr kapelja me respekt aso kohe, sepse i hiqet kapelja me respekt edhe kėso kohe. Ndoshta dhe ti, nėse tė ka rastisur ta hasėsh, i ke hequr kapelen. Nga halli a nga malli nuk e di.


    ne keto gjera qe iken e nuku do kthehen me.. cdo shqiptar i mire.. sheh punen heroike te berishes..
    Punė heroike… ?! Cilėn tė vė nė krye. Pėruljen ndaj Enverit ?! Ēėshtjen e embargos sė naftės gjatė luftės sė Kosovės ?! Gėrdecin pėr trafikun dhe tragjedinė e tij ?! Mbikqyrjen e popullit ?!

    hipokritet bejn sikur nuku shikojne..por ama aman sec e shijojne sakrificen e berishes..
    Nėse do niseshe nga kėndvėshtrimi im personal, unė personalisht si individ nuk e shijoj atė qė ti quan « sakrificė e Berishės ». Unė isha mirė e bukur nė vėndin tim. Me njė punė tė kėndshme. Llogjikisht tė pa politizuar dhe me shumė perspektivė profesionale pėr tė ardhmen. Por ja, qė ajo farė llogjike politike, politizoi edhe institucionet e papolitizuara. Hoqi tė shkolluarit profesionalė. Vuri « Kolė policin » nė vend tė tyre. Luftė klasash, pėr luftė klasash. Formė e njėjtė me ngjyra ndryshe.

    mos mirnjohja eshte nje nga me te keqijat gjera qe bejne fole tek.. pa kurrizoret..
    Sa pėr mirėnjohje apo mosmirėnjohje ndaj Berishė debilit, pėr ēfarė ti jem mirėnjose. Pėr faktin qė Berisha e rropi popullin nė mėnyrė "monopolshe". Pėr faktin qė kur Berisha erdhi nė pushtet, ngeli shumica e popullsisė analfabet. Qė kur u dogj Gerdėci na u trishtua shpirti. U mekėm pėr ēfarė ndodhi, si nga dhimbja pėr njerėzit qė u gjėndėn aty, ashtu edhe nga frika pėr njerėzit e familjes qė ishin vetėm pak km larg.

    hapni syte.. e thirrini kaplloqeve..
    edhe ti petriti kodra mbas bregut..
    Une i kam hapur sytė. Kam parė dhe shtet tjetėr edhe politikė tjetėr. Me sa shoh, mė duket qė nuk ka patur shumė ndryshime nė pėrllogaritjet e nivelit tė jetesės bazė tė popullsisė. Sigurisht qė komoditeti dhe teknologjia kanė qenė mė modern nė Zvicėr ( dhe Evropė e Amerikė) se nė SHqipėri, por pėr sa i pėrket thelbit tė ekzistencės njerėzore bazuar thjesht nė rroga, niveli jetesės ka qenė pothuaj njėjtė. Nė mos mė i pėrshtatur.

    Kuptohet qė sistemi Shqiperise kishte shume gabime themelore mbi te drejtėn e mendimit dhe vetvendosjes sė masės. Kjo ndėshkohej me censurė. Por mos kujto se nė Zvicėr a Suedi ke mė shumė liri vendosje. Sigurisht ke liri mendimi, por ngadale he beg, se pėr tė vendosur ka hendek. Kur e thua mendimin tėnd « tull » nė shoqėri, ok s’ka problem. Por e kur e thua mendimin tėnd « tull » nė mjedis profesional apo politik ka censurė, edhe pse nuk quhet censurė, por « Diplomaci ».

    Ēdo vend punė, institution publik apo privat ka politikėn dhe filozofinė e tij. Provoje dhe cėnoje, se e sheh « censurėn». Tė nxjerin tek dera. Dhe nė aspektin social, shtresa e varfėr mbetet po e varfėr, edhe pse nė dukje mbulon njė komoditet jetik mė bashkohor. Kur vjen puna tek faturat e fundit tė muajit, apo tek cilėsia e tė ushqyerit ka plot familje qė e shtyjnė si puna e 15 ditėshve shqiptarė asokohe.

    Njėjtė edhe nė Shqipėri. Sa nuk pėrziheshe nė politikėn e shtetit, nuk kishe probleme ekzistenciale. Kush ishte « diplomat » e rrotullonte nga tė dy anėt. Rasti mė konkret : Kadareja.

    Nėse dikush ka durim dhe informata le tė pėrllogarisė nivelet e jetesės :

    Nė Zvicėr barema minimale e rrogės ėshtė 3200 franda ( diku 1800 – 2000 euro). Pėrllogarisni qė 30% deri nė 50 % shkojnė pėr qeranė e shtėpisė. 10% deri 15 % shkojnė pėr sigurimet shėndetėsore tė detyrueshme. Plus taksa vjetore, telefonie elektricitet dhe e merr vesh sa liri jetese ke dhe sa pushime vjetore mund tė besh nė vit.

    Dikur nė shqipėri rroga bazė minimale ka qenė 3 500 mos gaboj. Njė e teta pėrllogaritej qera shtėpie. Nuk mbaj mend sa ishte elektriciteti. Di qė buka ka qenė disi e shtrenjtė. Por mos t’ju duket mė e lirė kg bukės 5 deri 7 franga kėtu jo. Megjithatė specialistėt e ekonomisė dinė ti bėjnė mė mirė pėrllogaritjet kosto- tė ardhura.

    Ēdo sistem ka pozitivitetin dhe negativitetin e vet. Kjo ėshtė e paeleminueshme. Dy gabimet themelore tė sistemit tė dikurshėm tė Shqipėrisė, tė cilat ushqyen mbirjen e « tigrave » si ky kėtu nė kėtė temė ishin « liria e fjalės » dhe « prona private ».

    Kjo do kishte ēuar shumė pėrpara ekonominė dhe kreativitetin njerėzor. Njerezit qė sdo kishin qenė dakort me sistemin institutional publik, do hapnin institution privat. Kjo do sillte pėrballjen e rrymave dhe sigurisht, evolucionin e sistemit...


    Brar...

    Tė kuptoj nė dėshirėn tėnde pėr demokraci. Pėr atė tė vėrtetėn demokraci. Por mė vjen keq kur petkun e kėsaj demokracie tė vertetė ja vesh njė sistemi po aq totalitar nė funksionim sa dhe i dikurshmi.

    Nė emėr tė njė dėshire tė tillė demokratike, Sali idioti hypi nė kalė. Dhe popull i thjesht e besoi si i verbėri dėftuesin e udhės!


    Respekte

    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 04-07-2008 mė 11:29

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga PetritKola Lexo Postimin

    Deputeti demokrat, Preē Zogaj,

    Preē Zogaj, e shikon si jo normal edhe rikthimin e njė ligji pėr pastėrtinė e figurave, pėr sa kohė, qė siē thotė ai njė ligj i tillė ka vepruar nga viti 1996 deri nė vitin 2001. “Nė bazė tė kėtij ligji janė verifikuar me qindra-mijra njerėz. Janė ndaluar pėr tė kandiduar nė parlament apo pushtet lokal. Janė larguar nga puna. ...
    Shumė ēudi qė Preēi i paska shpetuar kėtij verifikimi. Personalisht, me dy prindėrit e mi, dhe me motrėn e vėllezėrit e mi jemi dėshmitarė ende gjallė tė ngazėllimit dhe angazhimit tė Preēit nė komunizėm. Nė qoftė se Preēi ka harruar si bėnte deklarimin e zellshmėrisė sė angazhimit nė parti, unė mund t'ia rikujtoj. Edhe pse atė kohė adoleshente. Na ēante menderen kur vinte pėr mysafir nė shtėpi me partinė dhe zellshmėrinė ndaj saj.

    Ah, harrova edhe Frroku bashkė Preēin.

    Ja kėto janė demokratėt e sotėm. Militantėt model tė komunizmit tė atehershėm.

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 04-07-2008 mė 10:54

  5. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po thojka brarisha,

    saliu dinte vetem fakultet-spital-bibliotek e familje..
    salija po shkojka te hysnija, po shkojka ke vito ... ato ishin e jane familja e dyte e tij ... edhe urinene tyre po e ēojka ne vjene e parriz ... e me vone edhe me liljanen e hoxhes ...

    salija nuk po shkojka vetem fakultet-spital-bibliotek e familjen e kapo-gjonve, por po shkojka edhe ne komitet te partis, me raportue per fitorjet e partis ne spital e fakultet te mjeksis ... ai po shkojka e raportojka te lumto gjoni edhe ata qe i kishte rivala e simbas psikikes se tij, i kishin zane rrugen ...

    shkoni e hapni arkivat e partise puniste ... apo vetem ato te partise se sajuar blu quhen shtehe? se ashtu i leverdiste ...

    salija nuk po shkojka vetem fakultet-spital-bibliotek, familje nomenklaturiste e komitet partije, po shkojka edhe ne zbor si komisar bataliona me 27 kamiona ...

    salija po shkojka edhe ne dega punve te perbrendshme ...

    nuk po thot kush se salija nuk asht i squet, por e ka perdore ate per se mbrapshti, me zgjat jeten e nomenklaturistave, me vu veten mbi te tjeret, me ndihmua servet me karburanta e armatima, me iu boshatis xhepat shqiptarve, me eleminua "bashkeluftetarat" deri edhe ne atentata, me denua bandat rivale per me mbajte vetem banden e vet sigurimso-puniste, per mos me pas rivala, me harllatis Shqiptarine, me boshatis popullsine Shqiptare, me lejua grek e sllav me shi lame ... me rrejte diten per diell ...

    e na del brarisha me keshillime (se ato thikat pas shpine nuk mund te jepen ktu) se salija asht mesija ...

    por ai asht mesija i rrejshem ... ashtu si e ka profetizu Krishti ...

    salija asht dreqi ... i mallkuem ...

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    PD-ja dhe Berisha do te hapin dosjet e spiuneve dhe ish-funksionareve te larte te rregjimit komunist. Eshte PD-ja dhe Berisha qe i dha fund sundimit te krimineleve te kuq ne Shqiperi, dhe eshte po kjo parti qe do te pastroje politiken dhe institucionet shqiptare nga spiunet e Sigurimit (famekeq). Nese miratohet projekti qe ka publikuar gazeta "Panorama", te paret qe do te lene parlamentin shqiptar, do te jene Skender Gjinushi dhe Gramoz Ruci. Dy komuniste pleq, qe edhe te majtes aktuale nuk i duhen me. Keta njerez duheshin arkivuar me kohe ne faqet e zeza te historise se ketij vendi.



    Gazeta Panorama

    Pas nisjes sė debatit publik pėr dosjet e sigurimit, deputeti i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, ka depozituar nė Kuvend njė variant pėr hapjen e kėtyre dosjeve.


    Nė draftin e propozuar prej tij, i cili ėshtė njė bashkim i tre drafteve tė paraqitura mė parė nga PD, PS e PDK, pėrcaktohen kategoritė qė do tė verifikohen si dhe papajtueshmėria e funksioneve, ēka do tė thotė se ish-zyrtarėt e regjimit, tė cilėt kanė mbajtur njė seri postesh, tė pėrcaktuara nė nenin 4, nuk do tė mund tė zgjidhen dot nė nivele tė larta drejtuese. Tė tillė janė ish-anėtarėt ose kandidatėt e byrosė politike, ish-anėtarėt ose kandidatėt e komitetit qendror tė partisė, ish-ministrat, ish-anėtarėt e kėshillit presidencial etj. Kėshtu dy prej deputetėve tė parė qė do tė lėnė politikėn, nėse ky variant i paraqitur nga deputeti Biberaj do tė miratohet, janė ish-ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi dhe ish-ministri i Brendshėm, Gramoz Ruēi, tė cilėt bėjnė pjesė nė pikėn "b" tė nenit 4, ku thuhet se "Pastėrtia e figurės morale tė funksionarit, tė pėrcaktuar nė nenin 3 tė kėtij ligji, ėshtė e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatė periudhės 29 nėntor 1944 deri mė 31 mars 1991 tė njė prej detyrave tė mėposhtme: Anėtarė qeverie, anėtarė i kėshillit presidencial, kryetar dhe anėtar i Gjykatės sė Lartė, prokuror i Pėrgjithshėm dhe zėvendės tė tij, para zgjedhjeve tė 31 marsit 1991". Gjithashtu deputeti i PD-sė propozon qė pėr zbatimin e ligjit tė ngrihet autoriteti i Kontrollit tė Figurave, i cili pėrbėhet nga pesė anėtarė qė propozohen nga Presidenti, Kėshilli i Ministrave, drejtori i Pėrgjithshėm i SHISH, grupi i maxhorancės dhe grupi i opozitės nė Parlament. Ndėrkohė, nė nenin 20 tė kėtij pr/ligji thuhet se, Autoriteti i Kontrollit tė figurave do tė nisė verifikimin e zyrtarėve nė detyrė sipas nenit 3 tė kėtij ligji, i cili fillon me Presidentin dhe tė dekretuarit prej tij, deputetėt e Kuvendit dhe tė zgjedhurit prej Kuvendit dhe vazhdon me anėtarėt e qeverisė, zv.ministrat etj. Ky proces do tė pėrfundojė brenda gjashtė muajve.

    Papajtueshmėria e funksioneve

    Pastėrtia e figurės morale tė funksionarit, tė pėrcaktuar nė nenin 3 tė kėtij ligji, ėshtė e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatė periudhės 29 nėntor 1944 deri mė 31 mars 1991 tė njė prej detyrave tė mėposhtme:
    a) Anėtar ose kandidat i Byrosė Politike, anėtar ose kandidat i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, sekretar i parė ose i dytė i komitetit tė partisė sė rrethit, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv tė rrethit, me pėrjashtim tė rasteve kur ėshtė larguar vetė nga detyra nė mėnyrė publike;
    b) Anėtarė qeverie, anėtarė i Kėshillit Presidencial, kryetar dhe anėtar i Gjykatės sė Lartė, prokuror i Pėrgjithshėm dhe zėvendės tė tij, para zgjedhjeve tė 31 marsit 1991;
    c) Zv. Ministėr i Punėve tė Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve tė Sigurimit tė Shtetit si dhe kryetar dege; punonjės operativ (legal apo ilegal), bashkėpunėtor sekret i organeve tė Sigurimit tė Shtetit;
    d) Bashkėpunėtor si dhe agjent nė shėrbim tė shėrbimeve tė huaja apo tė organeve analoge;
    e) I dėnuar me vendim tė formės sė prerė, pėr krimet kundėr njerėzimit, pėr shpifje apo dėshmi tė rremė nė procese politike speciale;
    f) Anėtar i Komisionit Qendror tė Dėbim-Internimeve;
    g) Hetues nė organet e Sigurimit tė Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmės gjyqtar nė procese politike speciale;
    h) Denoncues apo dėshmitar rėndues nė proceset politike.


    PROJEKTLIGJ PĖR PASTĖRTINĖ E FIGURAVE TĖ FUNKSIONARĖVE TĖ LARTĖ TĖ ADMINISTRATĖS PUBLIKE DHE TĖ ZGJEDHURVE

    Neni 3
    Subjektet e verifikimit
    (Varianti I)
    Hapen tė gjitha arkivat e ish-Sigurimit tė Shtetit dhe bėhen publike me pėrjashtim tė atyre qė trajtojnė ēėshtje tė sigurisė kombėtare.
    (Varianti II)
    Hapen tė gjitha arkivat e ish-Sigurimit tė Shtetit, por nuk bėhen publike.
    Ēdo qytetar i interesuar mund tė marrė informacion pėr veten e vet ose familjen e tij, pranė Autoritetit tė Kontrollit tė Figurave.
    (Varianti III)
    Subjekti i verifikimit sipas kėtij ligji, janė tė gjithė funksionarėt publikė, tė zgjedhur apo tė emėruar, tė cilėt aktualisht ushtrojnė apo do tė ushtrojnė njė nga funksionet e mėposhtme:
    a) Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė dhe tė dekretuarit nga Presidenti i Republikės;
    b) Deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė si dhe tė zgjedhurit nga Kuvendi;
    c) Anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, zėvendėsministrat, sekretarėt e pėrgjithshėm, funksionarėt politikė, drejtorėt e pėrgjithshėm dhe drejtorėt e drejtorive tė dikastereve, si dhe tė barazuarit me ta nė strukturat e tjera shtetėrore;
    d) Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė si dhe gjyqtarėt e prokurorėt e tė gjitha niveleve tė gjykatave dhe prokurorive;
    e) Funksionarė tė lartė tė Presidencės, administratės sė Kuvendit, tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, tė Gjykatės sė Lartė, tė Gjykatės Kushtetuese, tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, sipas rangjeve tė caktuara nė pikėn c;
    f) Guvernatorė, zėvendėsguvernatorė dhe drejtorėt e Bankės sė Shqipėrisė;
    g) Funksionarė nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, si dhe oficerėt me gradė "Gjeneral" dhe "Kolonel";
    h) Prefektėt, kryetarėt e kėshillave tė qarkut si dhe kryetarėt e bashkive dhe komunave;
    i) Anėtarėt e kėshillave tė qarkut si dhe tė kėshillave bashkiake;
    j) Funksionarė nė Shėrbimin Informativ Shtetėror (SHISH), nė Shėrbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe nė Shėrbimin Informativ tė Rendit (SHIR);
    k) Funksionarė nė Gardėn e Republikės;
    l) Drejtues tė Policisė sė Shtetit, drejtorė dhe shefa policie nė nivel qarku si dhe nė nivel komisariati;
    m) Diplomatėt nė pėrfaqėsitė tona diplomatike;
    n) Drejtuesit dhe anėtarėt e forumeve drejtuese nė nivel qendror apo lokal tė partive politike parlamentare si dhe tė atyre qė financohen nga buxheti i shtetit;
    o) Drejtues, kryeredaktorė dhe redaktorė tė mediave audio-vizive, si dhe tė mediave tė shkruara me njė tirazh ditor mė tė madh se 2000 kopje nė ditė;
    p) Akademikė, rektorė/ zv. rektorė, dekanė tė universiteteve shtetėrore si dhe drejtorėt e shkollave tė mesme publike.
    q) Pėrfaqėsuesit e lartė tė komuniteteve fetare me nėnshtetėsi shqiptare.
    KREU II
    AUTORITETI I KONTROLLIT TĖ FIGURAVE
    Neni 5
    Statusi dhe Pėrbėrja e Autoritetit
    Pėr zbatimin e kėtij ligji, krijohet Autoriteti i Kontrollit tė Figurave, i cili organizohet dhe funksionon si autoritet i pavarur.
    Autoriteti ėshtė organ i pėrhershėm mbikėqyrjeje dhe kontrolli i pastėrtisė sė figurave tė funksionarėve.
    Autoriteti pėrbėhet nga 5 anėtarė, tė cilėt propozohen si vijon:
    a) Presidenti i Republikės;
    b) Kėshilli i Ministrave;
    c) Drejtori i Pėrgjithshėm i SHISH;
    d) Grupi parlamentar mė i madh i maxhorancės;
    e) Grupi parlamentar mė i madh i opozitės.
    Anėtarėt e Autoritetit miratohen nga Kuvendi i Shqipėrisė.
    (Varianti I)
    Pėrfaqėsuesi i Presidentit zgjidhet kryetar, ndėrsa ai i Kėshillit tė Ministrave n/kryetar.
    (Varianti II)
    Kryetar zgjidhet i propozuari qė merr me shumė vota nė Kuvend, ndėrsa n/kryetar i dyti sipas votave.
    Neni 7
    Fillimi i detyrės nga anėtarėt e Autoritetit
    Anėtarėt e Autoritetit fillojnė ushtrimin e detyrės brenda 5 ditėve nga miratimi i Autoritetit.
    Neni 8
    Pėrfundimi i detyrės nga anėtarėt e Autoritetit
    Mandati i anėtarėve tė Autoritetit ėshtė 5-vjeēar.
    Ēdo anėtar i Autoritetit zėvendėsohet apo lirohet nga detyra, nė njė nga rastet kur:
    a) jep dorėheqjen;
    b) nxjerr pėr tė tretė, informacione konfidenciale, tė marra gjatė ushtrimit tė detyrės;
    c) kryen veprime qė cenojnė rėndė integritetin e tij;
    Kuvendi i Shqipėrisė brenda 10 ditėsh nga marrja dijeni pėr njė nga rastet e pėrcaktuara nga shkronjat "a", "b", dhe "c", me kėrkesė tė Autoritetit apo propozuesit, nis procedurėn pėr zėvendėsimin e anėtarėve.
    Neni 9
    Veprimtaria e Autoritetit
    a) Autoriteti organizohet dhe funksionon si autoritet i pavarur, si organ i pėrhershėm mbikėqyrje dhe kontrolli i pastėrtisė sė figurave tė funksionarėve, sipas kritereve te pėrcaktuara nė kėtė ligj.
    b) Mbledhjet e Autoritetit janė tė vlefshme, kur janė tė pranishėm tė paktėn 4 anėtarė, ndėrsa vendim-marrja kur pėr tė shprehen pro ose kundėr, tė paktėn 3 anėtarė, sipas rastit. Ndalohet abstenimi, apo tėrheqja e anėtarėve nga votimi.
    c) Autoriteti gjatė veprimtarisė sė vet, asistohet, nga njė personel ndihmės i SHISH, Ministrisė sė Brendshme si dhe i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave, pėr tė cilėt ėshtė bėrė mė parė verifikimi i pastėrtisė sė figurės. Numri i personelit ndihmės dhe buxheti pėrcaktohet nga Kėshilli i Ministrave.
    d) Autoriteti brenda 1 muaji miraton rregulloren e funksionimit. Pjesė e kėsaj rregulloreje ėshtė edhe mėnyra e ndarjes sė pėrgjegjėsive dhe e komunikimit ndėrmjet Autoritetit dhe stafit ndihmės tė tij.
    e) Anėtarėt e Autoritetit pėrfitojnė pagėn nė nivelin e anėtarėve tė autoriteteve/enteve tė tjera homologe.
    Neni 11
    Tė drejta tė Autoritetit
    1. Autoriteti shtetėror, nė funksion tė pėrmbushjes sė detyrave tė ngarkuara me kėtė ligj, ka tė drejtė tė kėrkojė t'i vihen nė dispozicion tė gjitha materialet arkivore, duke pėrfshirė edhe dokumentacionet e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, nga tė cilat mund tė merren tė dhėna pėr veprimtarinė e Sigurimit tė Shtetit dhe tė personave tė veēantė, qė kanė tė bėjnė me zbatimin e kėtij ligji.
    2. Ministria e Brendshme, Shėrbimi Informativ Shtetėror, gjykatat dhe prokuroritė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, janė tė detyruara t'i paraqesin menjėherė komisionit, kundrejt kėrkesės, tė gjitha materialet arkivore tė kėrkuara.
    Neni 12
    Nisja e procedurės sė verifikimit
    Autoriteti vihet nė lėvizje dhe nis procedurėn e verifikimit tė funksionarėve:
    a) me kėrkesė me shkrim, tė titullarit tė institucionit apo organit tė emėrtesės sė tij, pėr funksionarin publik;
    b) kryesisht, pėr tė gjithė subjektet e pėrcaktuara nė nenin 3, tė kėtij ligji.
    Neni 13
    Detyrimi pėr njoftime pėr emėrimet apo zgjedhjet e reja
    Drejtuesi i ēdo institucioni apo organi pėrfaqėsues i emėrtesės, depoziton brenda 10 ditėsh, njoftimin pėr emėrime apo zgjedhje tė reja, nė njė nga funksionet e pėrcaktuara nė nenin 3, tė kėtij ligji. Vendimi i emėrtesės apo zgjedhjes bėhet i formės sė prerė, vetėm pas verifikimit si tė pajtueshme tė figurės sė zyrtarit.
    Neni 14
    Afatet dhe procedurat e shqyrtimit nga Autoriteti
    1. Brenda 30 ditėve, Autoriteti shqyrton sipas procedurės sė pėrcaktuar nė kėtė ligj, papajtueshmėrinė morale tė figurės sė objektit qė kryen njė nga funksionet e pėrcaktuara nė nenin 3 tė kėtij ligji. Nė pėrfundim tė verifikimit, Autoriteti procedon si vijon:
    a) Kur rezulton se zyrtari ėshtė i pa pėrfshirė (nuk paraqet papajtueshmėri) njė kopje e kėtij vendimi, i komunikohet sipas formularėve aneksi "A" dhe "A/1" bashkėlidhur kėtij ligji, eprorit tė institucionit apo organit, qė e ka zgjedhur si dhe pėr dijeni zyrtarit konkret;
    b) Kur rezulton se zyrtari ėshtė i pėrfshirė (ka papajtueshmėri), kopje e vendimit pėr ēėshtjen, i dėrgohet kėtij tė fundit si material konfidencial, sipas formularit aneksi"B/1", bashkėlidhur. Ēdo zyrtar, qė nė pėrfundim tė hetimit klasifikohet i pėrfshirė, sipas kėtij ligji, i garantohet e drejta pėr t'u njohur me materialin e shqyrtuar. Komisioni ka detyrim tė vendosė nė dispozicion tė zyrtarit materialin pėr njohje, vetėm kur zyrtari nėnshkruan "formularin pėr mbrojtje tė informacionit tė klasifikuar".
    2. Kur zyrtari nuk ėshtė dakord me vendimin e shkronjės "b'', tė paragrafit tė parė tė kėtij neni apo ka pretendime tė tjera ndaj komisionit, ai gėzon tė drejtėn tė paraqesė shpjegime me shkrim pėr ēėshtjen brenda 30 ditėve. Komisioni ka detyrim tė shqyrtojė shpjegimet e zyrtarit dhe brenda 10 ditėsh nga paraqitja e tyre tė vendosė:
    a) lėnien nė fuqi tė vendimit, ose:
    b) ndryshimin e tij.
    Njė kopje e kėtij vendimi i njoftohet brenda 10 ditėsh, zyrtarit dhe institucionit tė tij tė punės apo organit qė e ka zgjedhur. Njoftimi i institucionit kryhet sipas formularit "B". Ky vendim mund tė ankohet vetėm sipas procedurės sė pėrcaktuar nė nenin 16 tė kėtij ligji.
    Neni 15
    Vendimi i Autoritetit
    1. Vendimi i komisionit i shkronjės "b", pika 1, e nenit 14, tė kėtij ligji, ėshtė i formės sė prerė dhe i pa ankueshėm, kur funksionari apo trashėgimtarėt e tij ezaurojnė sipas afateve dhe procedurave pėrkatėse, mjetet e ankimit tė pėrcaktuara nė kėtė ligj.
    2. Vendimi i komisionit i shkronjės "a", pika 1, e nenit 14 tė kėtij ligji, merr formė tė prerė menjėherė me nėnshkrimin e procesverbalit nga tė gjithė anėtarėt e mbledhjes. Kryetari i komisionit sipas formularit "A" dhe "A/1", nėnshkruan vendimin e komunikimit.
    Neni 16
    Ankimi gjyqėsor
    Kundėr vendimit tė komisionit, zyrtari apo funksionari, ka tė drejtė tė paraqesė ankim nė Gjykatėn e Lartė, brenda 7 ditėve nga dita e njoftimit tė vendimit. Gjykata e Lartė, brenda 15 ditėve nga depozitimi i ankimit, zhvillon shqyrtimin gjyqėsor me dyer tė mbyllura, nė prani tė palėve dhe vendos pėr ēėshtjen. Vendimi ėshtė i formės sė prerė dhe i pa ankueshėm. Njė kopje e dispozitivit tė kėtij vendimi i komunikohet palėve dhe botohet nė "Fletoren zyrtare", brenda 10 ditėsh.
    Neni 17
    Pasojat e vendimit
    1. Eprori i institucionit apo organi i emėrtesės sė tij, menjėherė, pas marrjes sė vendimit tė komisionit:
    a) kur zyrtari ėshtė i pa pėrfshirė, depoziton njė kopje tė vendimit nė dosjen individuale tė personelit;
    b) kur zyrtari ėshtė i pėrfshirė, depoziton njė kopje tė vendimit nė dosjen individuale tė personelit, dhe cakton brenda 3 ditėsh, njė seancė tė mbyllur pėr t'u informuar, pėr qėndrimin qė do tė ndjekė zyrtari nė vijim. Gjatė zhvillimit tė kėsaj seance mbahet procesverbali, i cili firmoset nga tė gjithė tė pranishmit dhe zyrtari dhe njė kopje e tij i dorėzohet nė pėrfundim tė seancės edhe zyrtarit. Eprori direkt nė pėrfundim tė kėtij takimi, ndjek kėtė procedure:
    i) kur funksionari deklaron/ose depoziton dorėheqjen e menjėhershme nga detyra, eprori, arkivon kopjen e vendimit tė komisionit si dokument tė klasifikuar;
    ii) kur funksionari deklaron se, refuzon dorėheqjen vullnetare eprori i institucionit, arkivon kopjen e vendimit tė komisionit, dhe brenda 10 ditėsh:
    Pėrfundon marrėdhėniet e punės me zyrtarin, pėr shkak tė padenjėsisė sė figurės sė tij.
    Kur zyrtari apo funksionari bėn ankim gjyqėsor sipas nenit 16, tė kėtij ligji, eprori i institucionit apo i organit i emėrtesės sipas rastit, pezullon nisjen e procedurės nė shkronjės "b" tė kėtij neni, deri nė botimin e dispozitivit tė vendimit tė formės sė prerė nė "Fletoren Zyrtare''.
    Neni 18
    Transparenca me publikun
    Autoriteti i Kontrollit tė Figurave do tė publikojė nė faqen e vet zyrtare, informacion pėr numrin dhe identitetin e personave tė verifikuar sipas kėtij ligji dhe pozicionet pėrkatėse qė ata kryejnė apo kryenin.
    Gjithashtu, komisioni bėn publike nė kėtė direktori, identitetin e tė gjithė zyrtarėve tė kualifikuar si tė papajtueshėm pėr tė vazhduar detyrėn, pėr tė cilėt, eprori i institucionit apo organi i emėrtesės, nuk ka pėrfunduar marrėdhėnien e punės brenda afatit 10 ditor tė caktuar sipas nenit 17, pika 1 shkronja c.

  7. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    citua prej highlander:

    PD-ja dhe Berisha do te hapin dosjet e spiuneve dhe ish-funksionareve te larte te rregjimit komunist. Eshte PD-ja dhe Berisha qe i dha fund sundimit te krimineleve te kuq ne Shqiperi, dhe eshte po kjo parti qe do te pastroje politiken dhe institucionet shqiptare nga spiunet e Sigurimit (famekeq). Nese miratohet projekti qe ka publikuar gazeta "Panorama", te paret qe do te lene parlamentin shqiptar, do te jene Skender Gjinushi dhe Gramoz Ruci. Dy komuniste pleq, qe edhe te majtes aktuale nuk i duhen me. Keta njerez duheshin arkivuar me kohe ne faqet e zeza te historise se ketij vendi.
    po perse pd-hi dhe salihi nuk i paska hape me perpara dosjet ... u dashkan permbi 16 vjet?

    nuk i dha fund as pd-hi e as salihi sundimit te kriminelave te kuq ne Shqiperi - salihi i ka sherbye kriminelave te kuq me iu zgjate jeten ... sundimit komunist i dha fund reganizmi e theēerizmi, renia e Murit te Berlinit, veēanerisht pushkatimi i ēiftit ēaushesku ...

    deri ne ato momente salihi ishte ne gjunj tuj qa per enverin ... ramizi e pruni ne vete ... salihi perfitoi prej situates, prej hysni-ramizit kishte mpreh majen e shpates ...

    edhe mos i quej komunista pleq gjino-rucave, se ata jane moshatare e motake me salihin - ka me u idhnue keq me ty ... e ti e din se qfar te gjen me at belaēi ...

    ne fund nji te vertete e thue: gjino-rucistat, bashke me salihin, duheshin arkivue me kohe ne faqet e zeza te historise se ketij vendi ...

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    Kaq shume budallenj ka ketu?! Shikoni se si origjina e tyre prej te kuqesh, qe kane sundur Shqiperine me terror, e ben te nxjerre fytyren e vertete, duke shkruar ne dialekt per te shprehur urrejtjen per nje pjese te caktuar te vendit, qe sipas perfytyrimeve te te kuqve, duhet thene jo shume te zgjuar, i perfytyrojne si armiq te partise dhe popullit.

    Nese miratohet projekti ne fjale, me keq nga te gjithe do te me vije per Edi Ramen, pasi nuk do te kete zyrtarisht ne politike, njeriun e "politikes se re" Gramoz Ruci, ndaj te cilit ka borxhe te medha, duke filluar qe me berjen e tij kryetar te PS-se...

    Pra, "politika e re" e Rames, si bazament ka ish-ministrin e brendshem te kohes se diktatures, Ruci.

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Informacion i rendesishem

    Pas letres se hapur qe prof. Pellumb Pilinci (Partia Shpresa Demokrate) i dergoi Ramiz Alise, zotnia Ramiz mblodhi ne vilen Nr.4 ne 26 te muajit Qershor, rreth orės 7 pasdite, Biberajn, Godon, Berishen... dhe i thotė hapni dosjet sepse na piu e zeza.
    Kjo ėshtė edhe historia e hapjes se dosjeve. Vemendje! Gjerat do tė cohen deri nė fund!

  10. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, 4 Korrik 2008

    Loja me (mos) hapjen e dosjeve

    Nga Pėrparim HALILI

    Dosje spiunėsh me spiunė qė sot janė deputet, ministra, politikanė etj, ndoshta edhe kryeministra e kryetarė kuvendi, ka plotė dhe kėto dosje, Berisha i di dhe i ka tė evidentuara ndaj dhe tani po kėrcėnon se do t'i pėrdor e po kėshtu dhe Jozefina e kuvendit, e cila "dizenjon" veprimet e Berishės nė drejtimin qė atij i intereson pėr tė fituar dhe mbajtur terren nė pushtetin e tij tė dhunės, tė korrupsionit dhe krimit. Ndaj dhe tė gjithė lėvizjet e Berishės me gogolin e dosjeve tė spiunėve qė janė brenda politikės shqiptare, kanė lidhje me frikėn e Berishės pėr tė mos shkuar pėrpara drejtėsisė

    (Mos) Hapja e dosjeve tė spiunėve, duket se nuk ėshtė kthyer rastėsisht, pėr t'u bėrė ligj nė parlament. Kjo lėvizje ėshtė lojė e Berishės dhe e klanit tė tij nė qeveri e nė parlament, pėr tė bėė presionin e rradhės ndaj institucioneve dhe drejtuesve tė tyre, qė nuk janė nė njė "vijė" qeverisjeje me tė, qė nuk janė pjesė e aventurave tė tij pėr tė shkatėrruar kėtė vend e kėtė popull, qė nuk janė strukturė e krimeve dhe korrupsionit tė tij tė pafrenuar deri nė babėzi.

    Dosjet e ish-spiunėve, pra ato dosje qė Berisha ka lėnė nė arkivat sekrete, pasi tė tjerat i ka zhdukur pėr tė pastruar figurat nga krimet e spiunllėqeve qė kanė bėrė gjatė diktaturės dhe qė prej 17 vjetėsh i janė futur politikės edhe pse janė tė implikuar me ish-sigurimin e shtetit. Kėto dosje edhe pse duheshin hapur qė nė ditėn e parė tė nisjes sė pushtetit demokratik shqiptar, nuk ndodhi kėshtu dhe kjo u pengua pėr faktin, se ata qė erdhėn nė pushtet pas diktaturės, vinin nga po ajo dikturė, nga po ai inkubator komunist, nga po ai sistem i degraduar dhe i dhunshėm qė masakroi shqiptarėt edhe nėpėrmjet ish-spiunėve tė tij, qė sigurimi i shtetit i pėrdorte kundėr disidentėve dhe atyre qė shprehnin qoftė edhe ndonjė pakėnaqėsi nė rradhėt e dyqaneve, ose edhe si mjet dhune, me shpifje dhe akuza false, pėr tė mbajtur tė nėnshtruar shqiptarėt.

    Hapja e dosjeve del nė skenė, tani pas 17 vjetėsh nė mėnyrėn mė tė ashpėr, duke vazhduar qė kėto dosje tė jenė akoma tė frikshme, por nė kahje tė kundėrt, duke u bėrė presion jo viktimave, por ish-spiunėve, atyre qė kanė firmosur krime kundėr njerėzimit. Nėse do tė bėhej fjalė pėr dosje tė atyre spiunėve tė "vegjėl", qė sot janė nė emigracion, apo shesin fara e banane rrugėve, politika nuk do tė merrej me to. Por fjala ėshtė, se kėto dosje qė thuhet se do tė hapen me ligj, kanė lidhje me luftėn brenda klaneve nė politikė, nė shtet, nė pushtet dhe qeverisje, mes tė cilėve ka shpėrthyer njė konkurrencė e egėr pėr tė sunduar nė pushtet dhe nė politikė.

    Dosje spiunėsh me spiunė qė sot janė deputet, ministra, politikanė etj, ndoshta edhe kryeministra e kryetarė kuvendi, ka plot. Kėto dosje Berisha i di dhe i ka tė evidentuara, ndaj dhe tani po kėrcėnon se do t'i pėrdor. Po kėshtu dhe Jozefina e kuvendit e cila "dizenjon" veprimet e Berishės, nė drejtimin qė atij i interson pėr tė fituar dhe mbajtur terren nė pushtetin e tij tė dhunės, tė korrupsionit dhe krimit.

    Ndaj dhe tė gjithė lėvizjet e Berishės me gogolin e dosjeve tė spiunėve qė janė brenda politikės shqiptare, kanė lidhje me frikėn e Berishės pėr tė mos shkuar pėrpara drejtėsisė, pėr problemet qė ka krijuar me veten dhe tė tjerėt, ku akti mė i fundit dhe mė kulmori i krimeve tė qeverisjes sė tij dhe tė klaneve tė tij tė trafiqeve ėshtė Gėrdeci. Duket se me Gėrdecin kanė lidhje tė gjithė presionet e Saliut pėr tė (mos)hapur dosjet, tė cilat ai, edhe pse e di se shumicėn e spiunėve i ka nė qeverinė e tij, nė poste tė larta dhe nė grupin parlamentar, vazhdon tė krijojė sundim tė fuqizuar nėpėrmjet fletėve tė tyre tė zeza.

    Dy ditė mė parė, ne dėgjuam debatin mes dy figurave kryesore tė shtetit dhe tė pushtetit, nė lidhje me akuza reciproke tė kuptueshme pėr dosjet e spiunėve. Nė kėtė debat, u pėrfshi Topi dhe Topalli, tė cilėt kėrkojnė hapjen e dosjeve, ku njeri dhe konkretisht presidenti Topi, kėrkon t'i hap si proces pastrimi tė politikės, prej spiunėve, ndėrsa tjetra, pra kreparlamentarja Topalli, kėrcėnon se do t'i hap ato, si skemė kėrcėnimi, presioni ndaj tė gjithė atyre qė i rrezikojnė pushtetin Berishės dhe asaj. Nė fakt, kjo ėshtė lojė e Berishės, sepse projektligji pėr dosjet, ka dy vjet me dy drafte, qė ėshtė "burgosur" nė zyrėn e Jozefinės dhe nuk ėshtė hapur.

    Ndėrsa tani, krejt befasisht, por jo pa kuptim dhe jo pa nėntekst, dosjet dalin nė rend tė ditės. Sepse nė rend tė ditės ėshtė Gėrdeci i Saliut. Topi theksoi, se nė mbėshtetje tė ish-tė pėrndjekurve, nė 20 vjet demokraci ka patur dhe ka shumė demagogji dhe asnjė veprim konkret, pėr tė persekutuarit politikė shqiptarė. Ky ėshtė njė realitet, qė dėshmon qartė faktin se Berisha, ky ish-komunist qė ka mbetur dhe vepron si i tillė edhe pas 18 vjetėsh "demokrat", i ka mashtruar tė pėrndjekurit politikė pėr dėmshpėrblimet dhe kėrkesat e tyre pėr integrim nė shoqėri.

    Mirėpo Jozefina, kamikazja e Berishės nė tė gjithė aksionet "guerile" qė organizon Saliu kundėr institucioneve, vazhdoi edhe dje pėrballė presidentit tė republikės, tė sulmojė institucionet me kėrcėnime publike. Ajo vazhdoi tė bėjė propagandėn demagogjike tė shefit tė saj tė PD, nė lidhje me tė pėrndjekurit, duke u premtuar atyre se do tė largojė spiunėt nga politika dhe nga zyrat e shtetit. Kėtė gjė, Jozefina nuk mendohet se mund ta realizojė, mbasi ka qėnė pikėrisht kjo, qė nė tre vitet si kryetare e Kuvendit, ka bllokuar projektligjin pėr hapjen e dosjeve tė ish-spiunėve. Ne nuk e dimė, nėse kėto dosje do tė hapen vėrtetė, por dimė faktin, qė hapja e tyre e vė nė siklet Berishėn e Ramiz Alisė dhe tė Hysni Kapos, mbasi qeveria e tij ka nė mazhorancė spiunėt, madje edhe bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė tė vjetėr e tė rinj, tė cilėt dhe i promovon nė tribuna ligjesh dhune kundėr mediave, siė veproi dy ditė mė parė, me aktivizimin e spiunit Remzi Lani, nė takimin me studentėt. Po kush janė spiunėt pėr tė cilėt flet berisha dhe Jozefina? Ata qė janė nė pushtet dhe nė politikė, nė krye tė mediave, qė veprojnė si gramafonė tė qeverisė dhe tė Berishės e tė Topallit.

    Kėtij morali tė cėnuar dhe pervers, tė pėrcjell prej Topallit, kėtij qėndrimi tė Berishės, qė pėr tė shpėtuar nga Gėrdeci kėrcėnon me hapje dosjesh, iu kundėrvu dje, presidenti Topi, duke sulmuar ashpėr klanin e kėtyre dosjeve tė njerėzve nė pushtet. Presidenti i Republikės, Bamir Topi, pas shfaqjes sė djeshme tė premierės sė dokumentarit "Genocidi mbi Elitėn e kombit shqiptar nėn terrorin komunist", tha se, "pėr tė pėrndjekurit mungojnė veprimet konkrete". Ndėrkohė, qė kreu i shtetit, ka refuzuar tė bėjė komente pėr emrat e rinj tė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė, ndėrsa ka preferuar tė kėmbėngul nė dėnimin e krimeve tė komunizmit dhe hapjen e dosjeve tė spiunėve. Demagogji e ka cilėsuar presidenti Bamir Topi, nismėn e fundit tė kryeparlamentares Topalli, pėr hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtoreve tė sigurimit tė shtetit. Pas shfaqjes sė premierės sė kėtij dokumentari, prodhim i Televizionit Publik Shqiptar, i pyetur nga mediat, presidenti Topi, tha se "tė gjithė kėta tė persekutuar realisht, duhet tė flasin shumė. Edhe ata qė flasin nė emėr tė tyre, po i konsumojnė kartėn morale tė fundit kėtij problemi, pėr tė cilin nė gati 20 vjet demokraci, ka shumė demagogji dhe pėr fat tė keq, nuk ka veprime".

    Dokumentari, i shfaqur ditėn e djeshme nė sallėn e Qendrės Kulturore tė Ushtrisė, solli dėshmi tronditėse tė genocidit dhe persekutimit tė egėr, qė diktatura komuniste ushtroi mbi elitėn intelektuale tė kohės sė diktaturės, duket se nuk ka qėnė njė rastėsi, por pikėnisja e hapjes sė dosjeve tė spiunėve, tė cilėt edhe pse janė tė tillė dhe kanė kapur poste tė larta nė politikė e nė pushtet, gjendeshin nė promovimin e kėtij dokumentari prekės dhe aktakuzė pėr ta, tė cilėt janė pjesė e pushtetit, e kuvendit, e zyrave tė shtetit, tė PD, tė kabinetit tė Berishės, kėtij kryeministri tė dėshtuar dhe tė penalizuar, qė bashkėpunon ngushtė me kėtė kontingjent tė pėrzgjedhur spiunėsh prej vitit 1991 e nė vazhdim.

    Dosjet duhet tė hapen, sepse ky ėshtė kusht. Shqipėria ėshtė i vetmi vend i dalė nga kthetrat komuniste qė nuk e ka bėrė kėtė deri sot. Dosjet duhet tė hapen, sidomos pėr ata qė janė nė politikė dhe nė institucioen tė fuqishme publike. Propaganda, se po u hapėn dosjet do tė bėhet hataja ėshtė njė tjetėr manovėr e poltikės dhe konkretisht e vetė spiunėve, tė cilėt nuk duan qė kėto dosje tė hapen, ndaj pengojnė prej 17 vjetėsh. Pushteti aktual ka tashmė nė dorė njė armė tė keqe, tė cilėn nuk po e pėrdor pėr tė pėrmbushur njė mision qytetar e ligjor, njė pastrim moral tė shoqėrisė nga ish-spiunėt, por pėr tė bėrė shantazh zyrtar kundėr atyre qė janė pjesė e kėtyre dosjeve kriminale. Dhe kėtė praktikė Berisha e ka aplikuar pėrherė, duke i mbajtur peng bashkėpunėtorėt e tij, tė cilėt janė me dosje dhe nė tė vėrtetė janė tė shumtė rrotull tij.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar
    Nga PORTI_05 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 00:22
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •