Drejtori i Berishės nė kryeministri Qemal Sakajeva spiun i sigurimit me pseudonimin “Tigri”
Meqė kryeministri Berisha ka deklaruar nė parlament, nė vitin 2006 se do tė hapen dosjet e ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit, nga «Cigarja» tek «Raketa», siē u shpreh ai, dhe kjo gjė nuk po ndodh ende («Cigarja» dhe «Raketa» janė nė parlament, madje «Cigarja» ėshtė krahu i djathtė i Edi Ramės nė politikėn e re), atėherė unė, sa pėr ta kujtuar kryeministrin pėr premtimin e tij, po hap njė dosje sigurimsi qė ėshtė funksionar i lartė nė kryeministri, atė tė Qemal Sakajevės, drejtor i dokumentacionit.Kėtu po botoj proces-verbalin e mbajtur nga Sigurimi i Shtetit pėr pėrfundimin e bashkėpunimit tė Qemal Sakajevės me Sigurimin e Shtetit, pasi sipas platformės tė Sigurimit tė Shtetit, kur njė bashkėpunėtor shkonte me punė nė aparat dhe do tė pranohej nė parti, ai ndėrpriste bashkėpunimin me Sigurimin e Shtetit, dhe mund ta rifillonte kėtė vetėm nė raste tė veēanta me lejen e Sekretarit tė Parė tė rrethit. Nė fakt, personi vazhdonte tė ishte i lidhur me Sigurimin se si komunist ai kishte detyrimin tė raportonte nė organizatėn-bazė tė partisė pėr ēdo gjė qė konstatonte, dhe kjo pastaj i pėrcillej Sigurimit me anė tė zėvendėssekretarit tė organizatės-bazė tė partisė, qė ishte koordinatori i partisė me Sigurimin e Shtetit, nė tė gjithė piramidėn partiake, nga zėvendėssekretari i organizatės-bazė, sek sekretari i dytė i rrethit, dhe deri tek sekretari i dytė i Komitetit Qendror.
Ndėrprerja e bashkėpunimit tė «Tigrit»-Qemal me Sigurimin e Shtetit ėshtė bėrė nė pajtim me platformėn e Sigurimit tė Shtetit, meqė ai tashmė punonte pranė Komitetit Qendror tė Rinisė, dhe do tė pranohej nė parti. Nė dokumentin qė po botoj, Qemal Sakajeva figuron me emrin Qemal Ali Sakajevo, por ėshtė fjala pėr tė njėjtin person, mbiemrin i tė cilit ėshtė «Sakajava», ashtu si nė shqip thuhet «Kosova» dhe jo «Kosovo», por oficerėt e Sigurimit tė Shtetit e shkruanin «Sakajevo» pėr kortezi ndaj themeluesit tė Sigurimit, serbit Dushan Mugosha. Por edhe nė jetėshkrimin qė ka paraqitur vetė «Tigri» nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave (http://.keshilliministrave.al/?fq=sh...m=showpers&pID), ai e shkruan gabim mbiemrin e vet: Sagajava. Merret vesh, ka njė fobi nga mbiemri i vet. Qemal Sakajeva paraqit kėtė jetėshkrim pėr veten nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave:
Qemal Sagajeva
Tė dhėna personale
Kombėsia: shqiptare
Datėlindja: 1945
Gjuha amtare: shqiptare
Gjuhė tė tjera: anglisht, rusisht
Arsimimi: 1968-1970, Dega Gazetari nė Universitetin e Tiranės
1965-1970: Fakulteti i Agronomisė nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės
Eksperienca pune:
1999- nė vazhdim: editorialist i lirė i Gazetės «55»
2003-2005: Drejtor i televizionit privat NTV Botime: Kam botuar rregullisht analiza tė ndryshme nė shtypin e pėrditshėm si dhe nė disa revista tė huaja.
Kam botuar tetė libra. Mė tė fundit janė «Armatosja e politikės» (1998), «Qendėrcikloni» (2002), «Ethet e udhėtimit» (2006)
Qemal Sakajeva bėn falsifikime tė mėdha nė jetėshkrimin e vet, duke filluar qė nga mosha. Ai thotė se ka lindur nė vitin 1945, kur ai ka lindur nė vitin 1942, ē’ka thuhet nė dosjen e Sigurimit tė Shtetit pėr tė. Qemal Ali Sakajevo, pėr tė cilin bėhet fjalė nė dokumentin e Sigurimit tė Shtetit dhe qė ka lindur nė Lushnjė, nė 1942, ku ėshtė rekrutuar, pastaj ka shkuar nė Institutin Bujqėsor, nė 1966, mė pas nė gazetėn «Zėri i Rinisė», si dhe nė Komitetin Qendror tė Rinisė, ėshtė pikėrisht Qemal Sakajeva, ashtu si Qemal Sagajeva i faqes on-line tė kryeministrisė ėshtė Qemal Sakajeva. Tė dhėnat pėrkojnė me jetėn e tij. Qemal Sakajeva (Sakajevo-Sagajeva) ka falsifikuar datėlindjen e vet, duke e ulur moshėn me tre vjet, pėr shkak se sipas datėlindjes sė tij tė vėrtetė, ai duhet tė kishte mbushur moshėn e pensionit qė nė vitin 2007. Nė jetėshkrimin e vet, nė faqen e Kėshillit tė Ministrave, Qemal Sagajeva (Sakajeva-Sakajevo) thotė se ai ka studiuar nė Fakultetin e Agronomisė nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės nė vitet 1965-1970. Kėtu ai mashtron qė nga emri i shkollės, se atėherė ishte vetėm Instituti i Lartė Bujqėsor ku kishte njė degė tė agronomisė. Pastaj mashtron dhe pėr kohėn, se ai ka shkuar nė 1966, siē thuhet nė dokumentin e Sigurimit tė Shtetit dhe jo nė 1965, siē thotė ai, me maninė e tij pėr tė mjegulluar tė shkuarėn e vet. Gjithashtu nė jetėshkrimin e «Tigrit» tė bie nė sy fakti qė ai, kur tregon pėr vendet ku ka punuar, edhe pse thotė se ka mbaruar shkollėn e lartė nė vitin 1970, nuk thotė asgjė se ku ka punuar nė vitet 1970-1990.
Sipas dokumentit tė Sigurimit tė Shtetit, Qemal Sakajeva ėshtė rekrutuar si bashkėpunėtor nė 14 nėntor 1960, nė moshėn 18 vjeēare, nė kohėn e Mbledhjes sė 81 partive komuniste nė Moskė, kur Sigurimi i Shtetit kishte filluar njė fushatė rekrutimesh, me rastin e epokės sė vetėizolimit qė po vinte pėr vendin. Nė dokumentin e Sigurimit tė Shtetit vlerėsohet kėshtu bashkėpunimi i Qemal Sakajevės: «Gjatė kohės sė Institutit ai ka dhėnė tė dhėna me vlerė operative pėr organet tona, sidomos nė drejtim tė Muharrem Ferit, emigrant kosovar, me banim nė Durrės; ka qenė shumė i rregullt nė takime, i disiplinuar, ka kryer mirė detyrat e ngarkuara nga ana jonė».
Atėherė ka qenė njė praktikė e Sigurimit tė Shtetit qė tė vinte shqiptarė me origjinė nga Kosova, siē ishte Qemal Sakajeva, qė tė spiunonin dhe tė futnin nė burg shqiptarė me origjinė nga Kosova, ose nga trojet e tjera shqiptare nė Jugosllavinė e asikohe. Nė fakt, pėr regjimin komunist, tė gjithė shqiptarėt e Jugosllavisė ishin «kosovarė», njė fjalė e koduar, me konotacion pezhorativ, qė do tė thoshte njerėz tė kėqinj. Muharem Feri ishte me origjinė nga trojet shqiptare nė Malin e Zi, megjithatė edhe ai quhej «kosovar». Regjimi komunist, duke armiqėsuar me njėri-tjetrin shqiptarėt me origjinė nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare qė banonin nė Shqipėrinė e 1913, donte tė kėnaqte Serbinė. Pėrgjithėsisht, kėta shqiptarė me origjinė nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare nė Jugosllavinė e asikohe arrestoheshin dhe dėnoheshin si spiunė tė UDB, pėr tė cilėn thuhej se donte tė pėrmbyste regjimin nė Shqipėri. Por kjo ishte njė gjė qesharake se nė rast se Beogradi do tė donte vėrtet tė pėrmbyste regjimin komunist nė Shqipėri, atėherė duhej qė t’ i bėnte bllokadė Shqipėrisė, duke ndėrprerė tregtinė me tė, qė ishte nė leverdi tė Shqipėrisė, dhe tė ndalonte qarkullimin tranzit nėpėr Jugosllavi tė kamionėve shqiptarė qė transportonin mallra nė vendet e Lindjes. Por pėr Serbinė, Shqipėria staliniste e izoluar, qė vetėshkatėrrohej, ishte njė gjė shumė mė e pėlqyeshme, se njė Shqipėri qė do tė hapej ndaj Perėndimit, pasi tė pėrmbysej regjimi stalinist.
Njė tjetėr sinjal i pėlqyeshėm qė Enver Hoxha i ēonte Serbisė ishte se tė gjithė ata njerėz me origjinė nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare nė Jugosllavi, qė bėnin njėfarė karriere nė Shqipėri, kishin kaluar provėn e spiunimit tė ngjashmėve tė tyre, si «Tigri», i cili duke u nisur nga fshati Babunjė e Re e Lushnjės, bėri njė karrierė qė pak shqiptarė me origjinė nga Kosova e bėnin nė kohėn e regjimit komunist nė Shqipėri. Sigurimi i Shtetit ishte tutori i karrierės sė Qemal Sakajevės. Ai ka studiuar nė Fakultetin e Agronomisė, nė vitet 1966-1970, ndėrsa nė vitet 1968-1970, siē thotė vetė, ka studiuar pėr gazetari. Kjo do tė thotė se ai nė vitin e tretė tė shkollės sė lartė ka kaluar nė atė kursin qė ishte hapur pėr gazetarėt, se atėherė nuk kishte degė tė gazetarisė nė shkollėn e lartė. Pra, nė vitin 1968 ndihet shtysa e dorės sė Sigurimit tė Shtetit qė e bėn njė djalė nga fshati Babunjė e Re e Lushnjės, aq mė tepėr dhe me origjinė kosovare, kur dihej animoziteti i regjimit komunist pėr njerėzit me origjinė kosovare, tė fitonte tė drejtėn pėr tė studiuar pėr gazetari dhe pėr t’ u bėrė gazetar.
Kėrcimi i tij ishte kėrcim i «Tigrit». «Tigri» linte pas njė gjurmė gjaku tė viktimave nė trajektoren e karrierės sė tij. Kjo shpjegon se pėrse ai, me mbarimin e shkollės sė lartė, u emėrua nė Tiranė, nė gazetėn «Zėri i Rinisė», si redaktor, kur ata qė mbaronin shkollėn atėherė emėroheshin nė rrethe tė largėta, pėrveēse kur nuk kishin miq tė fuqishėm tek nomenklatura. Djaloshi nga fshati Babunjė e Re e Lushnjės nuk kishte miq familjarė, por ai i pėrkiste familjes sė madhe tė Sigurimit tė Shtetit, qė kujdesej pėr tė. Tek «Zėri i Rinisė» ai punoi 11 vjet, deri nė vitin 1981, kur u rrit dhe nė detyrė, duke u bėrė sekretar kolegjiumi nė gazetėn «Bashkimi», gazeta e dytė mė e madhe nė vend, pas gazetės «Zėri i Popullit», post qė e mbajti deri nė vitin 1988. Ky emėrim u bė se pas ngjarjeve nė Kosovė tė vitit 1981, binte nė sy se nė shtypin qendror tė Tiranės kishte edhe minoritarė grekė dhe sllavė nė poste drejtuese, por jo shqiptarė me origjinė nga Kosova. Prandaj u soll me ngut «Tigri» tek «Bashkimi». Por u zgjodh njė njeri qė kishte kaluar testin e pėlqyeshėm pėr serbėt qė tė kishte futur nė burg shqiptarėt me origjinė nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare nė Jugosllavi. Atėherė Qemal Sakajeva vėrtet qė nuk ishte bashkėpunėtor formal i Sigurimit tė Shtetit, por atėherė kishte njė praktikė tė trashėguar nga rusėt, qė kur njė bashkėpunėtor ndėrpriste marrėdhėniet t’ i thuhej: Kush bėhet njė herė ēekist, mbetet ēekist pėrgjithmonė! Kėshtu, njė njeri qė kishte qenė bashkėpunėtor i Sigurimti tė Shtetit si Qemal Sakajeva, do tė mbetej gjithmonė njė sigurims pėr regjimin, dhe do tė trajtohej si i tillė.
Nė fund tė viteve tetėdhjetė, regjimi komunist shqiptar filloi njė spastrim tė ri tė njerėzve me origjinė kosovare, pėr tė kėnaqur Beogradin. Kėshtu nė kėtė kohė u larguan nga ushtria deri edhe oficerė tė cilėt ishin tė martuar me gra nga familje me origjinė kosovare. Por kėto spastrime nuk e prekėn «Tigrin», i cili nė vitin 1988 bėri njė tjetėr ngjitje nė karrierė, duke u bėrė zėvendėskryeredaktor i gazetės «Bashkimi». Ky emėrim koincidoi me kohėn kur regjimi komunist po pėrgatitej tė zbatonte manualin katovician tė ndryshimit tė sistemit politiko-ekonomik, dhe gazeta «Bashkimi» do tė kishte njė rol nė kėtė zbatimin e kėtij skenari. Nė kėtė skenar kishte njė rol-kyē dhe Sali Berisha. Nė shtator 2004, Berisha ka deklaruar kėshtu nė emisionin «Opinion» tė Blendi Fevziut, duke kujtuar angazhimin e tij politik nė 1990: «Mė 20 qershor, Petrit Skendi mė njofton, bashkė me redaktorin e revistės 'Shkenca dhe Jeta'. 'Do tė bėjmė njė diskutim pėr revistėn', mė thotė. 'Mirė', i them, 'por, po tė vij, do tė diskutoj siē e kam mendjen vetė'. Tani, nė tėrėsi ne ishim njė kolektivitet miqsh tė fushave tė ndryshme dhe unė fillova me pluralizmin. Kjo revistė do tė mund tė mbijetojė vetėm nė qoftė se bėhet pluraliste. Pse unė mbroja pluralizmin e mendimit? Kisha njė ide qė kjo shoqėri, tmerrėsisht komuniste, duhet tė pėrjetojė fazėn e pluralizmit tė mendimit dhe ngrihem nė kėtė takim dhe fola pėr pluralizmin e tė drejtat e njeriut. Kėrcitėn karriget dhe tre-katėr u larguan nga mbledhja nė njė shenjė proteste pėr termin qė unė pėrdora, pėr termin 'pluralizėm'. Unė vazhdova i pa shqetėsuar, e mbylla fjalėn time dhe pastaj shkruaj njė artikull tė dytė qė u botua nė gazetėn 'Bashkimi».
Berisha e ka fjalėn pėr artikullin qė botoi nė gazetėn «Bashkimi» nė 17 shtator 1990(fq. 2-3) me titull «Demokracia dhe humanizmi binom i pandarė». Kryeredaktori i kėsaj gazete nė atė kohė ishte bėrė «Tigri» dhe ky ishte njeriu qė ia botoi Berishės kėtė artikull «guximtar». Sigurisht qė edhe «Tigri» bėri kėshtu njė gjest tė guximshėm, sipas Berishės. Nėse Berishėn po e marrim tė mirėqenė se u tregua i guximshėm duke shkruar dhe ēuar pėr botim artikullin nė fjalė, lind pyetja: Nga vinte gjithė ky guxim «Tigrit», qė e botoi artikullin? Se nuk besoj qė Berisha kėrkon tė na thotė se edhe «Tigri» i Sigurimit tė Shtetit ishte disident! “Tigri” u emėrua kryeredaktor nga Nexhmije Hoxha, qė ishte kryetare e Frontit Demokratik, organ i tė cilit ishte gazeta “Bashkimi”. Pra, me logjikėn e Berishės, edhe Nexhmije Hoxha na del disidente, qė emėroi “Tigrin” nė drejtimin e gazetės qė i botoi artikullin “guximshėm” Berishės. Ēfarėdo qė tė thotė Berisha, nuk na bind dot se, nė rast se artikulli qė ai ēoi pėr botim tek “Bashkimi” nuk do tė kishte qenė i porositur nga Ramiz Alia, “Tigri” nuk do ta kishte raportuar qė atė ditė ēėshtjen nė zyrėn e shtypit tė Komitetit Qendror, duke dorėzuar dhe tekstin e sjellė nga Berisha. Kėshtu del se kjo disidencė e pretenduar e Berishės qe thjesht pjesė e angazhimit tė tij nė zbatimin e skemės shqiptare tė Katovicės. Kėshtu shpjegohet «guximi» i Berishės dhe i kryeredaktorit, si njė truk i ardhur pėr shkak se “Tigri” qe ngarkuar nga Sigurimi i Shtetit me njė mision katovician, ashtu si dhe Berisha. Me kėtė shpjegohen dhe veprimet e Berishės pas disa muajsh nė dhjetor 1990, dhe tė gjithė atyre qė u angazhuan nė tė ashtuquajturėn Lėvizje e Dhjetorit.
Berisha, kur ka qenė nė pushtet dhe nė opozitė, ka pasur njė praktikė, qė njerėzit qė dijnė shumė pėr pikat e infleksionit tė karrierės sė tij, t’ i mbajė pranė dhe t’ i shpėrblejė. Kėshtu bėri dhe me “Tigrin”, tė cilin kur erdhi nė pushtet nė 1992, e bėri drejtor tė televizionit publik, atėherė i vetmi nė vend, post tė cilin “Tigri” e mbajti deri kur Berisha u largua nga pushteti nė 1997. Edhe kur Berisha doli nė opozitė, u kujdes pėr “Tigrin”, duke e vėnė drejtor tė njė televizioni privat pranė PD. Atje, “Tigri”, i cili vuante shumė kritikat nė oborrin e PD se kishte qenė njeriu i Nexhmije Hoxhės, bėri njė “trimėri”, duke dhėnė nė televizionin e vet para disa vjetėsh lajmin se kishte vdekur Nexhmije Hoxha. Kjo gjė e egėrsoi shumė Nexhmije Hoxhėn, e cila po atė natė nė njė intervistė nė njė televizion e pėrgėnjeshtroi lajmin, duke thėnė madje edhe se kėto i bėjnė disa ish-servilė, qė duan tė pastrojnė tė shkuarėn pėr tė ngrėnė dhe nė krahun tjetėr. Berisha i ka bėrė shpesh njė nder tė veēantė “Tigrit”, duke marrė pjesė nė promovimin e librave tė tij, dhe madje duke folur atje me superlativa pėr kėto libra dhe autorin.
Nė njė rast para tre vjetėsh, Berisha duke folur nė promovimin e njė libri tė “Tigrit”, e ēmoi lart kėtė se kur PD doli nė opozitė, dhe mbeti pa punė, nuk hezitoi tė punonte pėr bukėn e gojės, nė punė qė nuk i pėrshtateshin atij si intelektual. Nė rast se ka qenė vėrtet kėshtu, kjo ka qenė hera e parė qė “Tigri” ka punuar vėrtet nė jetėn e vet, dhe madje kur ka provuar sadopak shumė se ē’ punė bėnin njerėzit qė ai i spiunoi. Por Berisha nuk e la gjatė “Tigrin” larg posteve shtetėrore, dhe me tė ardhur nė pushtet e mori nė kryeministri, duke i dhėnė njė post tė rėndėsishėm, nė drejtimin e drejtorisė sė dokumentacionit. Kėshtu, Berisha tregoi se u preokupua pėr t’ i gjetur njė punė tė mirė “Tigrit”, ndėrsa pėr demokratėt e tjerė tė mbetur rrugėve, dhe qė e mbėshtetėn gjatė ditėve tė vėshtira nė opozitė, nuk u kujtua kurrė. Nė fund tė prezantimit nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave, tė drejtorisė qė drejton “Tigri” thuhet: “Cilėsia e lartė e punės kėrkon disiplinė, profesionalizėm dhe bashkėrendim, tė gjithėve, brenda strukturės”. Me sa duket paska dhe njė kėrkesė tė pashprehur, qenien bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Kėshtu Berisha e pėrmbysi atė shprehjen e Mao Ce Dunit “tigėr prej letre”, duke i lėnė letrat e qeverisė nė kthetrat e “Tigrit”.
(Kastriot Myftaraj-g.sot)
Krijoni Kontakt