Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837

    Ora e Mungeses

    Pas ikjes tende,
    mbeta syperlotur
    si nje makine me xhama te thyer
    pas nje atentati

    Ora eshte 09.43
    Mungesat e tua mbushin hapsiren,rruget perqafojne shiun e ftohte dhe mjegulla bredh neper mendimet e mia.
    Sot kam fjetur keq.
    Asgje s'me mbante ne krevat,as ajri i ngrohte,as ideja per ty,as deshira per te te enderruar.

    Gjithmone sa vjen mengjesi ti iken...
    Sa mire do ish te ikje me Perendimin.
    Une pres naten per te te dashur...
    Gerric nervat e mia dhe shtrihem mbi dashurine tende...sikur...

    Ora mbetet aty,
    ne 09.43...

    Une cohem,laj fytyren,shpelaj mendimet...dhe ti s'je me...
    Kohet ngaterrohen me njera-tjetren...

    Ne 09.43.

    Mungesa e dashurise tende,sa nje planet,sa tere detrat bashke...
    Edhe nje...
    cast,
    enderr... !
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  2. #2
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837

    C'është pasqyra?

    Nga ana figurative them
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  3. #3
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    I PANJOHURI

    Më hodhi sytë, vështroi shtrëmbër.
    Fytyrë të rreshkur kish, të shëmtuar.
    Nën vetulla nxinin dy sy të vëngër,
    Përreth një mjekërr, kohë pa rruar.

    Ftohtë më pa dhe me përçmim,
    Qeshi përbuzës përplot ngërdheshje.
    „Ç'je ti!?“, pyeti me neveri,
    Pa nxjerrë zë. Mes nesh veç heshtje.

    Të tillë njerëz kur të zënë udhën,
    Gjithmonë është mirë të qet' t'i lesh.
    Por kësaj here, veç mblodha grushtet,
    Gati t'ia bëja turinjtë përshesh.

    Veç, diku thellë, diçka më ndali
    Që mos e zhdëpia atë kok'trashë.
    M'u duk i njohur ai farë gërdalli.
    Pa ia ndarë sytë, me vete thashë:

    "Përse nuk më kujtohet vallë,
    Ku e kam parë këtë fytyrë!?
    ...
    Ah! Si s'më ra ndërmend më parë!?..."
    (Përballë kisha një pasqyrë!)
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E cela mengjesin me poezine I PANJOHURI dhe shume mire bera. Sepse shume bukur e ke shkruar LoTi. Urime!

  5. #5
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    flm, te falenderoj
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar më parë nga [LoTi] Lexo Postimin
    I PANJOHURI

    Më hodhi sytë, vështroi shtrëmbër.
    Fytyrë të rreshkur kish, të shëmtuar.
    Nën vetulla nxinin dy sy të vëngër,
    Përreth një mjekërr, kohë pa rruar.

    Ftohtë më pa dhe me përçmim,
    Qeshi përbuzës përplot ngërdheshje.
    „Ç'je ti!?“, pyeti me neveri,
    Pa nxjerrë zë. Mes nesh veç heshtje.

    Të tillë njerëz kur të zënë udhën,
    Gjithmonë është mirë të qet' t'i lesh.
    Por kësaj here, veç mblodha grushtet,
    Gati t'ia bëja turinjtë përshesh.

    Veç, diku thellë, diçka më ndali
    Që mos e zhdëpia atë kok'trashë.
    M'u duk i njohur ai farë gërdalli.
    Pa ia ndarë sytë, me vete thashë:

    "Përse nuk më kujtohet vallë,
    Ku e kam parë këtë fytyrë!?
    ...
    Ah! Si s'më ra ndërmend më parë!?..."
    (Përballë kisha një pasqyrë!)

    Kam qeshur duke e lexuar kete poezi. Edhe pse e imagjinoja perfundimin me pelqeu menyra sesi e percjelle mesazhin. Urime LoTi!

  7. #7
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    eshte me te vertet per te qeshur ....
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  8. #8
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    "Përse nuk më kujtohet vallë,
    Ku e kam parë këtë fytyrë!?
    ...
    Ah! Si s'më ra ndërmend më parë!?..."
    (Përballë kisha një pasqyrë!)[/QUOTE]


    Perfundimi me shume kuptim...urime
    Wild and crazy can't be lazy

Tema të Ngjashme

  1. Fe Ç'është, Komb Ç'është.'
    Nga Redi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2017, 09:11
  2. Pasqyra, çfarë fshihet përtej saj?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 23:11
  3. Ç'eshte Sistemi Operativ, Hardveri, Softveri?
    Nga Aurora00 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 15:33
  4. Pasqyra e Borbardhes
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 18:17
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •