Elvira

Dy sy
te lyer,
te lare
hyjne e dalin,
vijne e shkojne,
pershkojne trotuarin
trurin ma pershkojne.
I kam pare
me pare
verdalle,
dikur,
diku,
disi…
tani nuk di.
Ndaloj nje çast
ti flas,
ta pyes:
kush eshte,
nga vjen;
ne e njoh
e a me njeh
e qe e shoh
a me sheh.
Ti flas shqip,
italisht
apo çfare!
…nuk di;
mund te gaboj,
mund ta fyej
a kushedi.
Italisht me mire!
- Scusi signorina!
- ç’kemi!
pergjigjet ajo.
- Me fal
por eshte çudi
sesi
syte e tu
syve te mi
s’u jane te ri.
Mos njihemi gje une e ti?
- Nuk e di.
ma pret ajo.
dhe shton.
- Une jam shpesh ketu
e nese ti shpesh ketej kalon
mund te me kesh pare
e te jesh ndale,
per t’me folur
e per t’me njohur.
Une jam Elvira!
dhe buzeqesh.
As ai ze s’me ish i ri,
as ajo buzeqeshje
as ajo shprehi,
as ajo e petulluar
as ajo pashì,
as ato kofshe,
as ato ije,
e as ai emer
s’ishte pa lidhje.
Nje Elvira e kisha njohur
qe ishte nga anet e mia
te ciles i kisha folur,
ne oborrin e shkolles,
ne shoqerine ku rrija,
shume kohe me pare,
madje edhe bashke kishim dale
ne adoleshencen e vrullshme
pas dashuriçkes se pare.
......
......vijon....