Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837

    O sa mirë me qenë shqiptar!

    Po ju shkruaj deklaraten e grupimit te TIFOZAVE KUQ E ZI nga te gjitha trojet etnike te cilet ndihen aq te indinjuar sa edhe ne ,saqe website zyrtar i tyre ka kthyet ngjyren e zeze nga ajo e kuqe si shenje zie.
    Fotoja e pare eshte sic ishte deri dje ndersa e dyta sic eshte bere tani.




    DEKLARATË

    Tifozat Kuq e Zi janë një grupim i krijuar për ta dashur dhe për t'i shërbyer Flamurit Kuq e Zi. Jemi mbledhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare me qëllimin e vetëm që t'i shërbejmë Kombit tonë dhe të njihemi e ta duam njëri-tjetrin. Prishtinasi ka gjetur vëlla në Shkodër, kavajasi shokë në Tuz, gjakovari ka bërë motër në Tiranë, llapjani u miqësua me Drenicë e Tetovë, Preshevari ka gjetur vëlla në Sarandë. Nga çdo ndeshje dalim më të bashkuar me njëri-tjetrin dhe mundohemi të jemi shembull dhe frymëzim për rininë Shqiptare.

    Në çdo ndeshje, afër apo larg, në Shqipëri apo në Danimarkë, në verë apo në dimër, në diell apo në shi, në çdo ndeshje bashkohemi për t'i dhënë zemër lojtarëve tanë, për t'i ndihmuar ta nderojnë flamurin, t'i nderojnë ngjyrat kuq e zi, ta nderojnë kombin shqiptar. Dhe asnjëherë nuk presim fitore! Po të prisnim të tilla, rrallëherë do të ishim në stadiume. Gjërat e vetme që kërkojmë janë virtytet shqiptare: kërkojmë KRENARI, kërkojmë ZEMËR, kërkojmë NDERSHMËRI, kërkojmë DINJITET, kërkojmë BESË, kërkojmë RESPEKTIN NDAJ SIMBOLEVE KOMBËTARE, kërkojmë RESPEKTIMIN E TRADITAVE SHQIPTARE!

    Ngjarjet e dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares tonë të futbollit na kanë bërë që ta ndjejmë veten jo vetëm të braktisur në këtë qëllim të shenjtë, por edhe të zhgënjyer e të fyer deri aty ku nuk mban më.

    Shohim lojtarë që kinse mbrojnë ngjyrat kuq e zi, por nuk e këndojnë himnin!
    Shohim tifozë të lagur nga shiu, por lojtarëve nuk i bëhet vonë për ta dhe as që e kthejnë kokën nga ta pas ndeshjes!
    Shohim lojë pa kokërr inati, pa kokërr zemre, pa kokërr krenarie!
    Shohim një trajner të huaj më të angazhuar për simbolet tona, sesa vetë Shqiptarët!
    Shohim marrëveshje e shtrëngim duarsh me trajner, por luhet aq keq sa detyrohet trajneri të japë dorëheqje!
    Shohim vendosje të shumave marramendëse bastesh ne "5+" e më shumë!

    Nuk e dimë se ku është halli. Ne do ta vazhdojmë misionin dhe punën tonë, sepse Kombëtarja nuk është as e lojtarëve, as e Federatës, as e trajnerit, a zoti na ruajtë e ndonjë mafie bastesh.

    Kombëtarja është e popullit!
    Kombëtarja është e shenjtë!
    Kombëtarja është e të gjithë Shqiptarëve!
    Kombëtarja është Etnike - Kombëtarja është NJË!
    Kombëtarja jonë është PASURI KOMBËTARE!

    Të gjithë ata që e kanë dërguar Kombëtaren tonë në këtë derexhe duhet ta kuptojnë se nuk mund të luajnë dot me simbolet dhe ndjenjat kombëtare. Vetëm kush është i denjë dhe punon duke i respektuar parimet e mësipërme duhet të bëhet pjesë e saj. Përndryshe do të shkojmë gjithmonë poshtë e më poshtë e do t'i lejojmë të tjerët që të na poshtërojnë e të mos na respektojnë më në fushë e jashtë saj. Dhe respekti fitohet veç me punë, ndershmëri dhe besnikëri ndaj vlerave e simboleve kombëtare.

    Për momentin na mbetet vetëm t'ia qajmë hallin Shqipërisë së mjerë dhe të mjerët ne në çfarë gjendjeje kemi lejuar të biem!

    I thërrasim të gjithë bashkatdhetarët, motrat dhe vëllezërit shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, në Bujanoc, në Tuz, në Artë e në gjithë botën që së bashku t'i nderojmë traditat tona shqiptare, së bashku t'i respektojmë simbolet tona kombëtare, së bashku t'iu kundërvihemi çdo loje me ndjenjat kombëtare.

    SË BASHKU T'IA KTHEJMË KRENARINË SHQIPTARISË!!!

    VEÇ BASHKIM!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  2. #2
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837

    O sa mire me qen SHQIPETAR

    Disa nga evenimentet me te paharrueshme Shqipetare...Kryesisht futboll...Nxehtesia e tifozave tane...Nje qytet zien nga brohoritjet, nje komb krenohet nga fitorja...

    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  3. #3
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Ballistët 15-Vjetori. O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  4. #4
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Himni Shqiptar NE Holland
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  5. #5
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  6. #6
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  7. #7
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  8. #8
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Degjojeni me vemendje!
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  9. #9
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga [LoTi] Lexo Postimin
    Ballistët 15-Vjetori. O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR
    http://www.youtube.com/watch?v=kuCaXTbKJqk
    Loti kte video qe e ke postuar eshte video nga kremtimi i 15 vjetorit te shoqates se tifozeve " Ballistet" - Tetove.
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Ik mer flet per futboll shqiptar, tek kjo pike jemi kot ne.
    ku din me lujt futboll shqiptaret aman, edhe kur lujn mrena per mrena shqiperise skuadra humbese godet me gure skuadren fituese.hahhahah
    Futbollistet shqiptar pin duhan alkol etj nderkohe qe e kan te ndaluar.Pra nuk zbatojn rregulloren.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •