Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Marreveshja per Qipron

    Agjensia e Lajmeve Italiane ANSA njofton se kreu grek i delegacionit qipriot, Glafcos Clerides, gjate mbledhjes se EU-se ne Kopenhagen, eshte shprehur se marreveshja e OKB-se per bashkimin e vendit nuk mund te arrihet gjate Mbledhjes se Bashkimit Europian ne Kopenhage.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Sipas diplomatit Hollbrook, ne nje interviste te tij dhene nje televizioni grek, problemi i Qipros ka ngelur ne vend numero pa zgjidhje per faj te qendrimit radikal te liderit politik turk ne zonen Qipros veriore qe kontrollohet nga forcat turke.

    Sipas Hollbrook, egziston nje konsensus nga ana e Ankarase, dhe gjithe spektrit politik turk, qe ceshtja e Qipros te zgjidhet sa me pare ne kuadrin e integrimit te Qipros dhe vete Turqise ne Bashkimin Europian. Me 10 pranimet e reja sot ne BE ne Kopenhagen, Turqia ngeli serrisht jashte BE. Turqise i jane akorduar bisedime ne janar 2004 nga ana e BE, dhe nderkohe, koha 1 vjecare i eshte akorduar per te ndermare reforma ekonomike/fiskale qe te arrije parametrat e parashtruara nga BE.

    Sipas Hollbrook, e vetmja pengese qe le Qipron dhe vete Turqine jashte BE eshte qendrimi radikal i perfaqesuesit politik turko-qipriot. Nese ai do te moderoje qendrimin e tij, Hollbrook u shpreh optimist qe dy palet, Turqi-Greqi do te gjejne gjuhen e perbashket per Qipron dhe vendi do te dali nga shtetrrethimi i krijuar dekada me pare. Hollbrook e konsideroi problemin serioz qe kerkon zgjidhje imediate pasi ky problem pengon integrimin e Qipros ne BE.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Dhe ajo qe pritej, ndodhi. Vete qipriotet te pjese turke, po protestojne rendshem kunder qendrimit radikale te lidereve te tyre politike. Vete qipriotet po kerkojne bashkimin me pjesen tjeter, teksa perfaqesuesit e vet politike jane kunder hapjes se diskutimeve. Edhe vete Ankaraja eshte e shqetesuar nga qendrimi i perfaqesuesve qipriote, pasi vete e ardhmja e Turqise ne BE, varet nga arritja e konsensusit per Qipron.

    Qipriotet turq jane me koshente mbi anetaresimin ne BE se vete perfaqesuesit politike. Kete e kane shprehur hapur me demonstrimet e tyre te koheve te fundit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Mbi problemin e Qipros dhe reminishencat e se kaluares .

    Problemi i Qipros ka filluar te marre permasa nderkombetare mbas hyrjes dhe pushtimit te 1/3-es se ishullit nga ushtria turke ne 1974 me te ashtuquajturin opreacion Atila (Atila 1 dhe Atila 2). Gjate depertimit te trupave turke ne brendesi te ishullit u zhduken ne menyre misterioze rreth 50 000 qipriote greke dhe deri me sot fati i tyre akoma s'eshte bere i ditur. Ka shume gjasa qe te kete ndodhur nje gjenocid, por asgje s'eshte provuar juridikisht deri me sot...
    Arsyeja e nderhyrjes se Turqise ishte sigurimi i qytetarave qipriote greke , te cilet ndodheshin ne minorance ndaj bashkeqytetareve te tyre greke, dhe nuk gezonin shume te drejta ne jeten politike dhe ne qeverisjen e vendit. Ne administraten qiprtiote deri para 74' -es ishin 80 % grekoqipriote dhe 20 % turkoqipriote... ne nje kohe qe relacioni i popullates ishte 70 -30.
    Juridikisht , duke u bazuar ne ligjet nderkombetare nderhyrja e Turqise u bazua ne marrveshjen e "Tre fuqive fuqive garantuese te Qipros" midis Greqise, Anglise dhe Turqise, te viteve te mbas Luftes se Dyte Boterore. Ne te thuhej qarte qe secili prej atyre tre shteteve ka te drejten te nderhyje nese mendon se interesat jetike te tij ne ishull preken. Por pala greke dhe ajo greko-qipriote e akuzuan Ankarane se po pushtonte nje shtet te pavarur duke aneksuar 1/3 e territorit te tij dhe duke krijuar shtetin fantazme te "Republikes se Turqise Veriore". Nje shtet ky i fundit qe gjate egzistences se tij eshte njohur vetem nga dy qeveri: ajo Turke dhe ajo Irakene...
    Ky perbente dhe nje problem teper ne madh ne marrdheniet e acaruara ne fragmete te caktuara kohore midis Greqise dhe Turqise. Prandaj dhe zgjidhja e tij sot do te jepte nje hov te madh procesit te filluar tashme te rregullimit te marrdhenieve midis tyre.
    Ne fillim te viti 1991, disa prej analisteve politike te grekoqiprioteve hodhen ne opinionin publik tezen e afrimit te "Republikes se Qipros" (eshte i vetmi shtet ne Qipro i njohur nga komuniteti nderkombetar) me Bashkimin Europian dhe aderimit te Ishullit ne te, si nje proces qe do te kishte nje impakt pozitiv ne procesin e zgjidhjes se problemit politik ne bashkimin me pjesen e ndare te ishullit...
    Niveli ekonomik i Qipros "greke" eshte shume i larte pasi vendi eshte nje nga pikat e preferuara te turisteve mesdhetare dhe per me teper politikat ekonomike te qeverise qipriote ishin te akorduara plotesisht me nivelin europian. Gjithashtu dhe niveli i demokratizimit te institucioneve eshte teper i larte. Keto jane vetem disa prej te dhenave te cilat permenda per te dhene idene qe Qipro eshte shteti qe do aderoje ne Bashkimin Europian me nivelin me te larte te plotesimit te kritereve te pranimit. (Gjithashtu vlen te permendet dhe qe niveli i papunesise eshte 6 %, nga me te ultit e BE-se).
    Kur BE-ja pranoi te hape negoziatat ne 1991 per hyrjen e Republikes Qipriote ne KOmunitet, Turqia doli hapur kunder hyrjes se ishullit ne BE, pasi keshtu do largohej nga ndikimi i saj. Gjithashtu dhe Turqia eshte vene dhe ajo vete ne dilemen e ndekjes se rruges se europianizimit apo te zhvillimit te saj si nje superfuqi rajonale. Eshte nje dileme qe ka pasojat e saj si ne zgjidhjen e ceshtjes qipriote ashtu dhe ne marrdheniet dypaleshe me Greqine. Por kjo ndoshta do jete objekt i ndonje shkrimi tjeter si teme e vecante.
    Kur u pa qe Qipro do futej ne BE dhe kjo do te behej (sic u vendos ne Samitin e Kopenhagenit) me ose pa zgjidhjen e problemit politik te ndarjes se ishullit, ishte pikrisht Turqia qe ndoqi nje politike te deshperimit duke bere dhe levizjen e fundit taktike diplomatike. Deklaroi qe nese ishulli do aderonte ne BE, ajo (Turqia) do aneksonte pjesen e ngelur te Iushllit te banuar nga qipriotet turq. Kjo nuk ndoshi pasi behej fjale thjeshte per nje bllof te deshperuar diplomatik i cili nese do behej realitet do sillte pasoja te paimagjinueshme per Turqine.

    Por cili eshte me pak fjale roli i perfaqesuesit te komunitetit greko-qipriot Glafko Kliridhis dhe i atij turko-qipriot Rauf Denktash ne problemin Qipriot?

    Te dy jane perfaqesuesit shekullor te te dy komuniteteve ne ishull. Te pershkruash tere historine e tyre eshte e pamundur ta besh pa shkruar faqe te panumerta.
    Sidoqofte, po ndalem me teper ne rolin e tyre te tanishem. Kliridhis eshte lloji i liderit te moderuar dhe teper "dinak' ne zgjdhjet e tij politike , kurse Dentash eshte lloji i liderit qe s'nderron lehte mendje mbi zgjedhjet e tij politike, eshte me pak fjale pak fleksibel. Gjithashtu ky i fundit eshte dhe shume i varur nga qendra vendimmarrese e Ankarase. Megjithese kohet e fundit trysnia e ushtruar nga Ankaraja per nje zgjidhje te shpejte te konfliktit, para 28 Shkurtit, duket se po e detyron te jete me i moderuar dhe te ulet ne tyezen e bisedimeve, megjithese i palekundur ne kerkesat e tij.
    Problemi qendron ne gjetjen e nje gjuhe te perbashket per formen qe do kete shteti i ri i perbashket i Qipros. Greko-qipriotet duan qe te jete nje lloj shtei federal, ne perputhje me planin e zgjidhjes se paraqitur nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Koffi Anan, kurse turko-qiprtiotet kerkojne me shume perfaqesim ne administraten shteterore, s'duan te largohen turqit e ardhur ne anen e pushtuar te ishullit dhe respektim te te drejtave te tyre njerezore. Duhet te theksohet qe shpesh here jane paraqitur plane per zgjidhjen e konfliktit nga komuniteti nderkombetar, por kesaj rradhe eshte ndryshe: kemi te bejme me trysnine qe ushtron hyrja ne Europe dhe qe turko-qipriotet s'duan te humbasin trenin e Europes... duke mos u zgjidhur problemi. Sic e shikoni trysnia e vete turko-qiprioteve ndaj liderit te tyre Rauf Denktash eshte rritur shume dhe eshte shprehur keto kohet e fundit me demonstrata te fuqishme ku kane marre pjese nje numer shume i madh demonstruesish, me kerkesen per zgjedhje te parakohshme dhe doreheqje te Denktashit pasi e konsiderojne si nje perfaqesues qe s'i perfaeson me.



    Enri Hide
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 03-03-2003 mė 09:36
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia dhe BE
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 04-07-2008, 19:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •