Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Samiti i Kopenhagenit...te rejat qe solli.

    Nga Selami Xhepa

    Bashkimi Europian tashmė u zgjerua nė 25 vende anėtare, nga 15 anėtarė aktualisht; tregu i BE u zgjerua dhe me 70 milionė konsumatorė. Por dimensionet e ekonomisė europiane, megjithėse u zgjeruan duke pėrfshirė mė shumė se gjysmėn e kontinentit, pak ndryshuan. Ekonomitė e dhjetė vendeve tė reja qė pėrfshihen nė BE pėrbėjnė vetėm sa 5 pėr qind tė prodhimit tė pėrgjithshėm tė BE-15. Nga kjo pikėpamje, nuk mund tė priten efekte tė ekonomisė sė BE-sė pėr shkak tė zgjerimit. Ajo qė pritet janė ndryshimet pozitive nė ekonomitė e vetė anėtarėve tė rinj.
    Ēfarė pėrfitimesh priten pėr to? Nė njė masė tė konsiderueshme, pėrfitimet ndoshta mund tė quhen tė realizuara. Regjimi i shkėmbimeve tregtare nga ana e Bashkimit Europian ėshtė liberalizuar prej kohėsh, madje dhe pėr shumė nga produktet bujqėsore. Po kėshtu, ekonomitė e vendeve tė reja anėtare kanė tėrhequr flukse tė rėndėsishme kapitale nga Bashkimi Europian dhe ekonomitė e tjera tė zhvilluara. Nė kėtė kuptim, pėrfitimet qė krijohen nga hapja ekonomike dhe liberalizimi mund tė jenė tė papėrfillshme. Por, dhe adoptimi i tė ashtuquajturės “acquis communitaire” (procesi i pėrafrimit dhe harmonizimit tė legjislacionit) ėshtė njė proces i filluar prej kohėsh dhe tashmė thuajse i realizuar.
    Sigurisht qė integrimi i plotė i tyre nė strukturat e BE-sė do tė realizojė pėrfitimet pėr kėtė grup vendesh, tė cilat rrjedhin kryesisht nga transfertat buxhetore pėr rajonet e prapambetura dhe bujqėsinė. Por, veēanėrisht pėr sektorin e bujqėsisė, pėrsėri nuk priten tė ndodhin pėrparime tė rėndėsishme. Tokat bujqėsore nė vendet e reja anėtare tė Europės Qendrore janė mjaft tė copėzuara, mungojnė njohuritė mbi teknologjitė e reja dhe aplikimi i tyre nė proceset e prodhimit. Vėshtirė se paraja mund tė jetė njė zėvendėsues perfekt i problemeve tė thella strukturore me tė cilat ballafaqohen ekonomitė akoma nė tranzicion.
    Ajo ēfarė konsiderohet si njė proces akoma i panisur ėshtė anėtarėsimi nė Bashkimin Monetar Europian: adoptimi i euros si monedhė kombėtare. Ndoshta kėtu duhet tė shihen edhe pėrfitimet mė tė rėndėsishme qė mund tė realizohen prej vendeve tė reja anėtare. Sidoqoftė, nė kėtė ēėshtje ka qėndrime tė ndryshme. Importimi i disiplinės financiare nėpėrmjet zėvendėsimit monetar ndoshta ėshtė dhe pėrfitimi mė i rėndėsishėm i pritshėm nga integrimi i plotė i vendeve nė BE. Nga njėra anė, deficitetet e larta fiskale nė kėto vende shihen si argumente kundėr idesė sė zėvendėsimit monetar. Joshja e qeverive pėr tė shpėrndarė frytet e reformave pėrpara se ata tė vilen, i shtyn ato drejt rritjes sė shpenzimeve qeveritare dhe thellimit tė deficiteve fiskale. E drejta monopol mbi printimin e parasė kombėtare, kėshtu shpėrdorohet dhe thellon mė tej vėshtirėsitė financiare tė vendit (tė paktėn pėr gjeneratat qė vijnė) dhe dėmton mė shumė perspektivat e zhvillimit. Nga ana tjetėr, mėnyra pėr t’iu imponuar kėtyre vendeve disiplinė fiskale mund tė kėrkohet nėpėrmjet zėvendėsimit monetar. Kujtojmė pėr shembull se, nė mes tė viteve ’90, Spanja adoptoi politika rilaksuese fiskale (rritje e deficitit buxhetor dhe kufizime tė tregut tė punės). Vetėm kur ajo u kėrcėnua se do tė pėrjashtohej nga Mekanizimi i Kurseve tė Kėmbimit (regjimi politikės monetare tė asaj periudhe nė vendet anėtare tė BE-sė), vendi u detyrua tė rikthehej nė politika tė kujdesshme dhe tė rivendoste disiplinė tė brendshme fiskale.
    Ėshtė pėr kėtė arsye qė edhe argumenti i deficitit fiskal, nė vend qė tė shihet si faktor kufizues, ndoshta ka ardhur koha tė konsiderohet edhe si shtysė drejt argumentit tė zėvendėsimit monetar. Argumentet nė favor tė euroizimit (duke e marrė pėr grant diskutimin mes euros dhe dollarit) edhe tė ekonomisė shqiptare tashmė janė tė shumtė dhe mendoj se ka ardhur koha qė duhet t’i kushtohet vėmendje serioze kėsaj ēėshtjeje. Edhe pėrfitimet e ekonomisė sonė nga integrimi perspektiv europian qėndrojnė mė sė shumti nė kėtė drejtim.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Athina merr zyrtarisht kryesimin e Bashkimit Evropian pėr 6 muaj.

    Qeveritaret greke shpalosin politikat qe do ndermarri Greqia gjate 6-mujorit te kryesimit te B-E.
    Prioritet i qeverise greke do jete ceshtja e nenshkrimit te traktatit ne Selanik ne pranvere per hyrjen e vendeve te reja ne B-E, politikat e emigrimit, si dhe ceshtja e politikave fiskale te vendeve antare. Ketu duhet te shtohet politika e jashtme e Komunitetit Europian ne lidhje me ceshtjen e Irakut.

    Greqia ka marre zyrtarisht presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, e cila perfundon mė 1 korrik te ketij viti. Evropa ka shume sfida perpara, keshtu qe pritet qe Athina te luajė njė rol tė madh nė kėto gjashtė muaj qė vijojnė. Danimarka, e cila sapo e pėrfundoi presidencėn e radhės arriti njė marrėveshje me 10 vendet qė do tė anėtarėsohen pėrfundimisht nė BE nė vitin 2004 (Estonia, Letonia, Lituania, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Republika Ēeke, Qipro, Hungaria dhe Malta). Ndėrsa puna mė e rėndėsishme e Greqisė nė kėtė ēėshtje ėshtė tė nėnshkruajė marrėveshjen e pranimit me kėto vende mė 16 prill nė Athinė. Por puna e zgjerimit tė Bashkimit Evropian nuk mbaron kėtu, pasi siē u shpreh presidenti i Komisionit Evropian, gjatė ceremonisė zyrtare tė dorėzimit tė presidencės sė BE-sė, Greqisė, “dyert e BE-sė mbeten tė hapura pėr njė kohė tė gjatė, kryesisht pėr gjithė vendet e Ballkanit qė i pėrkasin Evropės”. “Nė tė njėjtėn kohė, ne do tė ecim pėrpara pėr tė pėrgatitur strategjinė e parapranimit me Bullgarinė e Rumaninė, tė cilat do tė bėhen anėtarė brenda njė kohe tė caktuar, gjithashtu do tė bėhet progres nė partneritetin e ri me Turqinė (rivalen e vjetėr)”, -ėshtė shprehur kryeministri grek Kostas Simitis nė njė deklaratė tė pėrgatitur pėr prioritetet e Athinės gjatė presidencės. Athina zyrtare, gjithashtu ka deklaruar se do tė ndihmojė veēanėrisht vendet e Ballkanit nė procesin e integrimit nė Bashkimin Evropian. Pikėrisht pėr t’i dhėnė njė shtysė kėtij procesi, ministri i Jashtėm grek, Jorgo Papandreu ka planifikuar njė turne nė Ballkan, i shoqėruar nga shefi i politikės sė jashtme ne BE, Havier Solana dhe nga komisioneri pėr marrėdhėnie me jashtė, Kris Paten. Ky mision do tė nisė me Shqipėrinė me 13 janar. Mė pas kjo treshe do tė ndjekė inagurimin e forcės policore tė BE-sė nė Sarajevė tė Bosnjes, pasi BE merr detyrat paqeruajtėse nė kėtė shtet nga Kombet e Bashkuara. Mė pas, Papandreu do tė vizitojė Kroacinė e Maqedoninė dhe javėn tjetėr do tė vizitojė Serbinė. Vendet e rajonit kanė shumė sfida pėr t’u pėrballur pėrpara se t’i hyjnė seriozisht procesit tė anėtarėsimit nė BE.
    Imigrimi i paligjshėm
    Por sfida tė tjera, qė shtrihen para Greqisė nė kėto gjashtė muaj, janė ekonomia e vendeve anėtare dhe problemet qė lidhen me imigrimin e paligjshėm. Njė debat shumė i madh ka nisur mes gjithė vendeve tė Evropės pėr emigrantėt, veēanėrisht pėr ata joevropianė, nėse duhet tė lejohen ata qė tė jetojnė e tė punojnė nė Evropė dhe nė nė ē’masė duhet lejuar. Greqia, e cila ka njė numėr tė madh ishujsh dhe njė vijė kufitare prej rreth 14 000 kilometash, ka qenė vazhdimisht njė nga portat mė tė mėdha pėr hyrjen e imigrantėve drejt Evropės. Simitis ka thėnė gjatė njė deklarate se ēėshtja e imigrimit dhe forcimi i fushatės kundėr imigrimit tė paligjshėm do tė jenė prioritet i Greqisė gjatė presidencės. “Progres ėshtė bėrė, por ne duhet ta pėrfundojmė… Kjo shqetėson sigurinė e ēdo qyetari, nė vendet tona, por edhe nė Bashkimin Evropian nė tėrėsi”, - ka thėnė Simitis. Situata sidoqoftė ėshtė dramatike. Vetėm vitin e kaluar rreth 250 000 refugjatė kanė hyrė nė Evropė nėpėrmjet Greqisė. Shumica e tyre udhėtojnė shumė gjatė pėr tė mbėrritur aty, ata nisen nga vende tė tilla si Afganistani, Irani ose Iraku drejt Turqisė dhe mė pas ata drejtohen me varka apo anije pėr nė Greqi. Mijėra tė tjerė shkojnė nga Shqipėria nga kufijtė tokėsorė. Ndonjėherė kėto udhėtime pa fund pėrfundojnė nė katastrofa pikėrisht nė brigjet greke. Vetėm nė dhjetor tė vitit tė kaluar, dy anije e dy varka qė u pėrmbytėn kishin me qindra refugjatė drejtuar pėr nė ishujt grekė. Nė njė intervistė mė parė pėr radion gjermane “Deutsche Welle” Simitis ka thėnė se ėshtė shumė e rėndėsishme pėr BE-nė tė arrijė nė njė politikė tė pėrbashkėt azili. “Imigrimi i paligjshėm ėshtė njė problem shumė i madh pėr Evropėn… Ne duhet tė ndihmojmė njerėzit qė janė nė Greqi pėr t’u integruar. Nė tė njėjtėn kohė evropianėt duhet tė pėrcaktojnė se sa refugjatė mund tė pranojė ēdo vend dhe ēdo ekonomi e kėtij vendi”,- tha Simitis. Mijėra emigrantė tė paligjshėm qė hyjnė nė Greqi preferojnė tė drejtohen nė Gjermani, ose Angli. Por nė fakt Greqia mbėshtetet jashtė mase mbi punėn imigrantėve, veēanėrisht nė bujqėsi dhe nė sektorėt e ndėrtimit e kryesisht punonjėsit kryesorė nė kėta sektorė janė shqiptarėt.
    Politika e jashtme
    Shumė i papritur ka qenė qėndrimi i Athinės nė prag tė presidencės mbi ēėshtjen e Irakut. Kėshtu nė shkurt Athina zyrtare ka planifikuar njė udhėtim tė zyrtarėve tė saj pėr nė Irak, nė pėrpjekje pėr tė shmangur njė luftė tė SHBA-sė kundėr kėtij shteti. Edhe nė ceremoninė e marrjes sė presidencės sė radhės, gjatė njė konference pėr shtyp me Prodin, dy ditė mė parė, Simitis u shpreh se “sot askush nuk mund tė parashikojė nėse do tė bėhet ndonjė luftė, por pavarėsisht nga kjo, dėshira jonė ėshtė qė luftė tė mos ketė”. Gjithsesi, ai theksoi se qėndrimi i qeverisė greke do tė jetė i njėjtė me atė tė vendeve tė tjera tė BE-sė dhe njė qėndrim i pėrbashkėt mbi kėtė ēėshtje mund tė ketė ndikim. Simitis theksoi se ka njė procedurė qė duhet tė plotėsohet para se tė nisė njė luftė nė Irak – Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė ka vėnė disa kushte, qė njė mision special tė dėrgohet nė Irak dhe qė vendimet mbi kėtė ēėshtje do tė bėhet pas konluzioneve tė tyre. Ndėrsa ministri i Jashtėm grek Jorgo Papandreu nė lidhje me politikėn e jashtme tė Greqisė ka thėnė: “BE mund tė jetė njė faktor stabiliteti nė krizat rajonale duke nxitur paqen dhe duke vepruar nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar, si nė Lindjen e Mesme edhe nė Irak… Ne mund tė kontribuojmė pėr tė luftuar kundėr terrorizmit ndėrkombėtar.. dhe nė tė njėjtėn kohė tė pėrballemi me shkaqet e tij, duke ndėrmarrė iniciativa nė rajonet ku ka tensione”.

    PRIORITETET
    Greqia ka radhitur kėto prioritete gjatė presidencės sė radhės nė BE:
    1) Pėrfundimi i zgjerimit tė BE-sė dhe firmosja e Traktateve tė pranimit (16 prill)
    2) Vazhdimi i strategjisė sė adoptuar nė samitin e Lisbonės pėr tė nxitur konkurrencėn dhe pėr tė luftuar papunėsinė
    3) Pėrfundimi i konventės pėr procesin e tė Ardhmes sė Evropės
    4) Forca mbrojtėse tė BE-sė
    5) Politika e jashtme, veēanėrisht Lindja e Mesme dhe Iraku

    A ėshtė Greqia njė anėtar me vlerė i BE-sė?
    Sipas njė artikulli tė botuar nė Danimarkė nga Gunnar Nissen, Greqia pėr disa arsye nuk mund tė quhet anėtar i denjė i Bashkimit Evropian. Ja se si autori e pėrshkruan Greqinė. “Vendet anėtare duhet tė njohin tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat e minoriteteve. Kėto kėrkesa janė vendosur nė krye axhendave tė shteteve tė Evropės qendrore dhe ata u binden atyre. Ka qenė shumė e vėshtirė pėr Estoninė, Letoninė e Lituaninė qė tė njohin minoritetet nacionale, veēanėrisht minoritetin rus. Sllovenia nė kėtė pikė u influencua nga Kushtetuta jugosllave e 1974, njė vend ekzemplar me njė njohje tė plotė tė minoriteteve kroate e italiane. Po Greqia? Nga faqja zyrtare e Greqisė nė mėnyrė bombastike lexohet: Vetėm grekėt jetojnė nė Greqi. Por kjo nuk mund tė besohet, pasi nė Evropėn juglindore asnjė shtet nuk ekziston i vetėm etnikisht. Nė Greqi ka njė minoritet tė madh turk (qė nuk dėshiron tė prezantohet si grek i konvertuar nė islam) nė Thrakė, njė minoritet shqiptar jeton nė Epir dhe pėrfundimisht njė minoritet maqedonas nė Maqedoninė e Egjeut, numri i tė cilėve mund tė jetė rreth 75000 - 500 000, megjithėse nuk mund tė llogaritet asnjėherė saktėsisht, pasi Greqia nuk e njeh ekzistencėn e tyre. Gjithashtu dhe ēėshtja e njohjes sė emrit tė Maqedonisė nga ana e Greqisė mbetet njė problem pa zgjidhje”. Kjo ėshtė njė pjesė e artikullit, por qė tregon se Greqia ka shumė probleme pėr tė zgjidhur. Po kėshtu problemet me Turqinė rivale veēanėrisht pėr Qipron mbeten ende njė sfidė pėr Greqinė, veēanėrisht tani qė Qipro do tė bėhet njė anėtar me tė drejta tė plota nė BE. Njė ligj lufte me Shqipėrinė ekziston nė Parlamentin grek, tė cilit gjithashtu duhet t’i jepet njė zgjidhje, nė mėnyrė qė Greqia tė jetė njė shtet shembull qė respekton tė drejtat e shteteve tė tjerė dhe tė drejtat e minoriteteve.


    ***
    Takimi
    Prodi- Simitis diskutojnė emigracionin
    ATHINĖ - Premiera e drejtimit tė BE-sė nisi me vizitėn e kryetarit tė Komisionit Evropian, Romano Prodi. Njė nga pikat kryesore qė u diskutua nė kėtė vizitė tė Prodit ishte edhe problemi i emigracionit. Me programin e ri tė emigracionit qė po ndėrtohet, emigrantėt do tė lėvizin mė lirisht si dhe tė drejtat e tyre do tė jenė tė barabarta me ato tė qytetarėve tė BE-sė. Nuk duhet harruar se kėto ditė pritet qė nė Parlamentin grek tė miratohet edhe shtyrja e afatit tė rinovimit tė lejeve tė qėndrimit. Shumica e emigrantėve kanė mbetur tė jashtėligjshėm dhe qėndrimi i tyre nė tokėn greke mund tė jetė i kėrcėnueshėm nga forcat e policisė, tė cilėt mund tė rindėrmarrin fushatėn ēnjerėzore “Fshesa”. Nė deklaratėn e tij pėr gazetėn “Athines”, zv/ministri Papadhima tha - “se kjo ēėshtje beson se do tė zgjidhet me miratimin e amendamentit, por duhet pritur edhe dalja e udhėzimeve pėrkatėse qė Ministria e Rendit do t’u dėrgojė instancave tė veta tė pikave kufitare”. Kjo do t’u japė edhe njė shans tė gjithė atyre emigrantėve qė 31 dhjetori i skadimit tė kartave i zuri nė Shqiperi dhe qė presin njė vendim tė tillė nga Parlamenti grek, nė mėnyrė qė fati i tyre tė marrė fund dhe tė kthehen nė vendet e punės. Po dje ministri grek i Marinės Tregtare, Georgos Anomeritis i kėrkoi dje Komisionit Evropian fonde pėr tė financuar luftėn kundėr imigracionit klandestin. Anomeritis u takua me komisionerėt evropianė Antonio Vittorino dhe Loyola de Palacio tė ngarkuar, veēanėrisht, me imigracionin dhe transportet detare, nė kuadrin e njė vizite nė Athinė tė tė gjithė anėtarėve tė Komisionit Evropian me rastin e marrjes sė presidencės sė radhės sė organizatės nga Greqia. Ministri grek u paraqiti atyre "masat e zbatuara nga Greqia pėr tė penguar hyrjen e anijeve qė transportojnė klandestinė, pėr tė siguruar shpėtimin e klandestinėve dhe garantimin e kujdesit pėr ta". Anomeritis "kėrkoi njė linjė financimi nė buxhet pėr kėto probleme si dhe fonde pėr vendet nga vijnė klandestinėt, siē ėshtė Turqia, pėr tė mbėshtetur politikat kundėr imigracionit ilegal", thuhej nė tekst. Ministri shqyrtoi, ndėr tė tjera, me Palacio "ēėshtjet e transportit detar dhe reformėn e rregullores detare evropiane, veēanėrisht pėrsa i pėrket sigurisė.
    Ēėshtje kryesore qė u diskutua mes Simitit dhe Prodit, gjatė vizitės sė tij dyditore nė Athinė, dhe qė ka lidhje me tė ardhmen e Ballkanit, ishte hapja e negociatave pėr hyrjen e disa prej kėtyre vendeve nė familjen e madhe tė BE-sė. “Dyert e BE-sė janė tė hapura dhe pėrjetė i gjithė Ballkani i pėrket Evropės”,- theksoi Romano Prodi. Ndėrsa z.Simitis tha se “Evropa ka kufijtė gjeografikė natyrorė tė saj”. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, Simitis pėrpara disa javėve kishte deklaruar se me drejtimin e Greqisė nė BE prioritet do t’i japim Shqipėrisė dhe Jugosllavisė nė hapjen e negociatave tė asociim-stabilizimit.
    Marko Caka

    Emigrantėt, faktor kryesor nė rritjen e popullsisė greke
    Sipas tė dhėnave tė “Eurostat”, nė Greqi viti 2002 shėnoi numrin mė tė madh tė vdekjeve nė raport me numrin e lindjeve. Grekėt jo vetėm qė po plaken, por dhe numri i popullsisė sa vjen dhe po zvogėlohet. Nga tė dhėnat e “Eurostat”-it,Greqia me 98.892 lindje zė vendin e dytė me pėrqindjen mė tė ulėt tė lindjeve nė BE, pra domethėnė me 9 lindje nė 1000 veta. Vendin e parė e zė Gjermania me pėrqindjen mė tė ulėt 8.8 nė 1000 veta. Megjithė kėtė zhvillim natyror negativ tė popullsisė, pėrsėri numri i banorėve tė Greqisė ka njė rritje pėr shkak tė dyndjes sė emigrantėve. Numri i emigrantėve u shtua nė 35.161 vetė, domethėnė shtimi i pėrgjithshėm i popullsisė arriti nė 2.8 nė 1000 veta. Pėrafėrsisht nė tė njėjtat statistika mbizotėron edhe popullsia e pėrgjithshme e BE-sė. Pra ka njė shtim nė 3.6 nė 1000 veta, domethėnė nė 378.5 milionė veta. Kjo rritje e popullsisė tė BE-sė i dedikohet zmadhimit tė numrit tė emigrantėve qė arrin nė 75%, e jo zhvillimit natyror tė popullsisė sė saj. Numri i lindjeve nė BE pėr vitin 2001 u rrit nė 0.3% nė krahasim me 2001.Sidoqoftė, numri i emigrantėve nė krahasim me vitin 2001 pėsoi njė rėnie, nga 1.15 milionė nė 1.03 milionė qė shėnoi pėr vitin 2002. Nė raport me numrin e popullsisė, Franca radhitet e para nė BE qė ka numrin mė tė vogėl tė emigrantėve me 1.0 nė 1000 veta, dhe pas saj vjen edhe Britania me 1.8 nė 1000 veta. Ndėrsa vendin e parė me numrin mė tė madh tė emigrantėve nė raport me numrin e popullsisė e zėnė Luksemburgu dhe Portugalia me 6.7 nė 1000 veta. Sipas tė dhėnave tė “Eurostat”-it, ėshtė pėr t’u theksuar se viti 2002 shėnoi pėr tė parėn herė rritje nė numrin e tė vdekurve nė zonėn e BE-sė, pra sa vjen dhe plaket popullsia e saj, domethėnė u regjistruan 3,68 milionė tė vdekur, pra nė 60.000 mė tepėr se viti i kaluar. Pėrqindjen mė tė vogėl tė vdekjeve nė zonėn e BE-sė e paraqet Irlanda me 7.7 nė 1000 veta, ndėrsa Greqia regjistron 9.7 nė 1000 veta.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    GREQIA DHE BALLKANI .

    Nga Franko Egro

    Greqia mori pėr tė katėrtėn herė, qysh prej anėtarėsimit nė vitin 1982, drejtimin e Bashkimit Evropian. Pavarėsisht prej tė pėrbashkėtave qė qėndrojnė nė themel tė tė gjitha presidencave, Athina ka vendosur prioritetet e saj vetjake. Pėr tė, absolutisht thelbėsore janė ēėshtjet qė lidhen direkt me Ballkanin. Vitet e fundit politika e saj ėshtė fokusuar ndjeshėm nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me vendet e rajonit. Si anėtari i vetėm i kėtij organizmi nė Evropėn Juglindore, ajo ėshtė e interesuar pėr njė peshė mė tė madhe tė gadishullit nė kėtė bashkim, por deri mė tani nuk ka arritur ta konkretizojė. Kjo ka ndodhur kryesisht pėr faktin se marrėdhėniet e saj me fqinjėt kanė lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Raportet e Athinės me Shkupin u tendosėn gjatė, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve serioze lidhur me ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė. Armiqėsia shpesh herė e hapur me Ankaranė, pėr problemin e Qipros, por edhe tė tjera, rėndonin tepėr mbi imazhin e saj si vend i Evropės moderne. Nuk duhet harruar se problemet me Shqipėrinė nuk kanė qenė tė pakta gjatė dekadės sė fundit. Por po t‘u shtosh atyre edhe raportet e saj miqėsore aj me ish-regjimin e Milosheviēit nė Jugosllavi, e kupton farė lehtė se pėrse liderėt e BE-sė nuk e "vlerėsonin dhe besonin" Greqinė. Por situata ka ndryshuar. Falė koncepteve moderne qė ka futur sė fundi nė politikėn e jashtme, Greqia po i largohet imazhit tė saj nacionalist, duke u cilėsuar pėrherė e mė tepėr nga qarqet e politikės evropiane si "anėtare e pėrgjegjshme e saj". Nė gjashtė muajt e ardhshėm Athina do t‘i kushtojė rėndėsi anėtarėsimit nė BE tė Bullgarisė dhe Rumanisė, por edhe afrimit tė Turqisė. Pėrsa u pėrket dy tė parave, asaj nuk i mbetet shumė pėr tė bėrė, sepse tashmė ėshtė pėrgatitur kuadri i nevojshėm dhe duhet veēse tė monitorojė fazat e pėrcaktuara paraprakisht. Ndėrkaq, nėse nuk ndodh ndonjė kthesė krejt e papritur nė ēėshtjen e Qipros, Greqia dėshiron ta inkurajojė Ankaranė nė pėrpjekjet e saj pėr fillimin e negociatave. Gjithnjė nė funksion tė imazhit tė ri, kryeministri Kostas Simitis ishte i qartė nė mesazhin e tij, kur deklaroi se "Turqia ka qenė fuqi e madhe evropiane qysh prej shekullit tė 16-tė. Ajo luajti njė rol pėrcaktues nė krijimin e Evropės sė sotme, ndaj do tė ishte miopi politike ta pėrjashtoje kėtė vend". Duke qenė se anėtarėt e tjerė tė BE-sė do t‘i pėrkrahin kėto lėvizje tė Athinės, atėhere do tė dėrgohet njė sinjal i qartė dhe kuptimplotė te tė gjitha vendet e rajonit se Greqia ėshtė faktor me peshė dhe aleat i tyre brenda BE-sė. Nė kėtė kuadėr duhet kuptuar edhe deklarata e kKryeministrit Kostas Simitis, sipas te cilit: "Ne duam njė Ballkan stabil dhe tė integruar nė Evropė. Tė gjitha shtetet ballkanike mund dhe duhet tė anėtarėsohen nė BE, por vetėm pasi t’i kenė pėrmbushur kriteret e nevojshme". Ndėrkohė, nuk duhet nėnvleftėsuar synimi grek: njė respektim i zėrit tė saj nga ballkanasit problematikė do ta forconte ndjeshėm autoritetin e Athinės nė sytė e politikėbėrėsve evropianė. Si prioritet tjetėr madhor, presidenca greke ka evidentuar edhe emigracionin ilegal. Athina nuk rresht sė pėrsėrituri se dėshiron ta zgjidhė kėtė ēėshtje tė mprehtė dhe tepėr delikate nė Ballkan. Ministri i Jashtėm, Jorgos Papandreu, theksoi “nevojėn e kontrollit tė kufijve”, por ai nuk mėnoi tė nėnvizonte edhe domosdoshmėrinė e ndėrgjegjėsimit tė BE-sė pėr vlerat e "emigracionit tė kontrolluar". Greqia ėshtė shprehur se kėrkon krijimin e praktikave tė njehsuara mbarevropiane, nėpėrmjet tė cilave do tė sigurohej njė menaxhim afatgjatė dhe i balancuar i emigrimit. Por nuk ka dyshim se test pėr Athinėn mbetet trajtimi i emigracionit disa mijėsh (kryesisht shqiptar) qė jeton brenda kėtij vendi. Dhe hapi i parė ėshtė pėrshpejtimi i shtyrjes tė sė drejtės sė qėndrimit tė tyre edhe pėr gjashtė muaj. Kaotizmi nuk e ndihmon aspak tė tashmen dhe tė ardhmen e prestigjit tė saj nė Evropė. Emigracioni ilegal nė rajon nė tė gjithė kompleksitetin e vet ėshtė fenomen qė BE-ja, si e tėrė, po e trajton me prioritet absolut. Pikėrisht pėr kėtė arsye, janė tė shumta shtetet e fuqishme tė BE-sė, si Anglia, Gjermania dhe Italia, qė e kanė mirėpritur dhe inkurajuar iniciativėn e Athinės.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Nė Edinburg fillon Samiti G-8.
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-07-2005, 04:40
  2. Samit mbi marėdhėniet ndėrfetare nė Tiranė
    Nga StormAngel nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-12-2004, 23:25
  3. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04
  4. Samiti i Selanikut
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •