Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63
  1. #61
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Tuesday, July 25, 2006
    Koka poshte...


    Aspak nuk eshte gabim sic mund te mendoje ndonje. Fotografia eshte pozicioni i fundit dhe i perjetshem i shovinistit Anastas Janullatos, agjentit te sherbimit te fshehte greke.

    Shume kohe perpara se te plaste skandali me eshtrat e femijeve, grave dhe pleqeve shqiptare, te shnderruar nga Janullatos ne eshtra ushtaresh dhe gjeneralesh greke ne forumin “ZeriYt” hapa temen “Ku duhet te varroset Anastas Janullatos?” Dikush u cudit, por pak muaj u deshen qe te provohej me vend shqetesimi im.
    Do na ngelet kopili ne dere ne jete te jeteve thashe, ndaj pyeta se ku duhet varrosur lugati Janullatos, ne Shqiperi apo ne Greqi?
    Mire qe nuk na pyeten kur e sollen por per vendvarrimin duhet patjeter. Thashe ti dilja te keqes dhe sekelldine time ta ndaja me te tjeret. Bera mire…
    Per greket Janulla nuk diskutohet qe eshte heroi i tyre. Zbatuesi i endrres greke per te greqizuar dhe grabitur Shqiperine e Jugut.
    Po sikur kopili Janull te le testament se do te varroset ne te ashtuquajturin Vorio Epir, si do ti veje puna-thashe? Si puna e kopilit tjeter, priftit greke Sebastianos qe eshte varrosur ne toke shqiptare dhe me shikim nga Shqiperia zyrtare si deshira e tij e fundit pasi sa ishte gjalle nuk u be realitet endrra e grekerve per bashkimin (grabitjen) e Shqiperise se Jugut me Greqine.
    Mire qe Milloshevici vidiq tak-fak se ka rrezik te kishim “ngrene pataten” ne se ai do te kishte lene testament qe te varrosej ne Kosove. Do behej varri i tij vend peligrinazhi per serbet ashtu sic do te behet i Janulles nese na kerkoi te varroset ne Shqiperi (Vorio Epir) dhe mbi baze te varrit te tij dhe “trimave greke” (eshtra femijesh, grash, pleqsh shqiptare) qe dhane jeten per Vorio Epirin do te kerkohet dhe e drejta e Greqise mbi Jugun e Shqiperise.
    Kompromisi duhet te hyje ne pune ne kesi rastesh. Ne se nuk na pyesin per vendvarrimin, te na pyesin per pozicionin te pakten, se keta prifterinjte greke e kane merak ate. Pozicioni i varrit te mos jete horizontal por vertikal. Koka poshte dhe ***** larte. Tamam si fotografia qe kam vene ne fillim te ketij shkrimi.

    Petrit Kola
    pojofree@yahoo.com

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Fenomeni antishqiptar Vasil Bollano

    Monday, 07 July 2008
    Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni - Pikërisht, pse mendja e errësuar politike heleniste Vasil Bollano mentalisht është “fit as a fidle” po kërkon shkëputjen e Shqipërisë Jugore (hiq më pak se edhe Himarën, Përmetin dhe Korçën).Ndryshe, po të ishte “ i çmendur”, siç e kanë cilësuar në mënyrë arbitrare disa “analistë” të masmediave shqiptare, ai do të kishte përfunduar si refugjat ose si azilant politik në Evropë, në Australi, sikurse autori i këtij shkrimi në Amerikë (viktimë e drejtpërdrejtë dhe refugjat i gjenocidit serbomadh 1999-2008). Anashkalimi dhe tolerimi i Vasil Bollanës, që të pohojë, të propagandojë, dhe të veprojë konkretisht, lirshëm dhe haptazi para opinionit publik për ndarjen, për copëtimin, për aneksimin dhe për kolonizimin e territorit të Shqipërisë (Himarën, Korçën dhe Përmetin) për të rrumbullakësuar Epirin shqiptar, në asnjë nuk mund të justifikohen nga ana qeverisë, e parlamentit dhe e presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kjo tolerancë ndaj Vasil Bollanos ka tejkaluar çdo kufij politikë, ligjorë dhe njerëzorë, sepse, ai, për apelet dhe për veprimet e tij konkrete së bashku me “Omoninë” greke, në llogari të copëtimit dhe të aneksimit të Shqipërisë Jugore, ende nuk ka dhënë llogari as para ligjit e as para Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Pyetja për qeveritarët drejtues të amalgamës demokratike dhe socialiste: - Çfarë do kishte ndodhur me një politkan, ose me një kryebashkiak shqiptar, sikur ai të kishte vepruar, propaganduar dhe apeluar para qeverisë dhe parlamentit grek në Greqi, ashtu diç si V. Bollano, duke kërkuar “tokat e gjyshërve” shqiptarë në territorin autokton të Greqisë? – Përgjigjja është e qartë, do ta kishte përpirë terrina e burgut, ose plumbi me procedurë të shkurtër, sikur të gjithë shqiptarët e tjerë, të cilët i kanë kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre për të gëzuar ato vlera dhe pasuri të paluajtshme dhe të paluajtshme të stërgjyshërve dhe gjyshërve të tyre pellazgë-ilirë-shqiptarë në shekuj. E, meqë, kjo është e vërteta, atëherë, pse qeveria, parlamenti dhe kryetari i Republikës së Shqipërisë (qe pothuajse 20 vjet), e tolerojnë një Vasil Bollano, që të kontaminojë “florën dhe faunën” e mjedisit shqiptar dhe të Shqipërisë, me gënjeshtra, me kërcënime, me akuza, me apele, me kërkesa antihistorike, antietike, antiligjore, antidemokratike antishqiptare, që janë në funksion të secesionit të Shqipërisë së Jugut?! Për të hyrë në “temën” e padëshiruar të “fenomenit” destruktiv politik antishqiptar Vasil Bollano, së pari, është e domosdoshme të pasqyrojmë këtë vlerësim shkencor të ekuilibruar dhe tejet objektiv ,dhe me bazë historike të autorit të shquar frëng, Prof.Dr. Robert d’Angely: “...Denigrimi sistematik ( mohimi i së vërtetës historike mbi gjenezën dhe ekzistencën e qenies shqiptare në Ballkan-MH) nga ana e serbëve dhe e helenëve në të gjitha epokat që nga lashtësia e deri më sot, çka ka qenë pellazgjike ose shqiptare; mandej komploti i heshtjes e ka ndjekur këtë denigrim; dhe së fundi, janë mashtrimet historike të përhapura nga të dy palët e interesuara me qëllimin e prerë për të falsifikuar të VËRTETËN MBI SHQIPTARËT, duke krijuar paragjykime të rreme e tendencioze, për të përvetësuar gjithçka që u përket shqiptarëve të sotëm.”(Shih: Robert d’Angely, Enigma/nga pellazgët deri te shqiptarët/, Toena, Tiranë, 1998, f.23). Nga një prerje e këtillë e hollë aksiomatike objektive shkencore lidhur me marrëdhëniet e këqija ndërmjet shqiptarëve dhe aleancës bizantine serbo-greke, si rrjedhim i imperializmit, i ekspansionizmit, i kolonializmit, i gjenocidit dhe i terrorit të kësaj aleance, me qëllim që t’i shfarosë dhe t’i asmiliojë shqiptarët, dhe t’i grabitë territoret e tyre etnike, provon se, gjatë shekujve të kaluar, e edhe sot, një strategji e tillë e ndërtuar, e bashkërenduar dhe e aplikuar nga ana e Greqisë dhe e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, ka dhënë edhe rezultatet e efektshme të saj, sepse, edhe sot, Çamëria, përkatësisht tërë Epiri pellazg-ilir-shqiptar gjenden nën sundimin e egër kolonialist, fashist dhe gjenocidal të Greqisë. Gjithashtu, Kosova, Anamorava dhe Ilirida shqiptare ndodhën në sundimin mizor, tiranik, kolonial dhe gjenocidal të Serbisë, ashtu sikurse, edhe Malësia e Madhe e Mbishkodrës nën Malin e Zi. Edhe pse sot Greqia si “shtet demokratik” i BE-së, dhe anëtare e NATO-s, mban përgjegjësi për mos zgjidhjen e statusit kolonial të Çamërisë dhe të çamëve shqiptarë, kjo nuk po ngopet vetëm me kaq, por përmes eksponentit dhe eksperimentit sfidues Vasil Bollano po ushtron trysnie të vazhdueshme, që të ndërhyjë në çështje të brendshme të Shqipërisë, me qëllim të fundit që, krahas Çamërisë, përkatësisht Epirit shqiptar, ta pushojë dhe ta aneksojë edhe Himarë, Korçën dhe Permetin, ashtu siç ka deklaruar Vasil Bollano :”Ne duam tokën e gjyshërve tanë.”(www.gazetandryshe.com, 4.VII.2008). Në lidhje me shtruarjen e kësaj kërkese propagandistike ekstremiste antishqiptare, shtrohet kjo pyetje për Vasil Bollanon: - Nga, dhe pse ideja, që ai me urdhërdhënësit dhe me mentorët e tij të shtetit të Greqisë, të kërkojnë “takat e gjyshërve të tyre” në Shqipëri, kur ato nuk ndodhen në Shqipëri, por diku larg, larg nga Ballkani, në brigjet e Detit të Zi, në Kaukaz, në Siberi, në Asiri, në Mesopotami, në Azinë Lindore, vende këto, që historikisht nuk kanë të bëjnë me territorin pellazg-ilir të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Fenomeni psikopatologjik politik (jo psikofizik assesi) antishqiptar Vasil Bollano ka të drejtë të ushtrojë kërkesën tij për ndryshimin e kufijve të Shqipërisë Etnike, dhe të Greqisë së sotme, por jo duke filluar nga brendia e territorit legjitim, legal dhe sovran shqiptar- Himara, por nga Athina shqiptare, sepse historikisht, mijëra vjet më parë, ashtu siç ka konstatuar shkencërisht dhe objektivisht, autori frëng, Robert d’Angely në librin e tij studios “Enigma/nga pellazgët deri te shqiptarët/: “ shqiptarët që prej mijëra vjetësh dhe që nga parahistoria janë i vetmi popull autokton i Greqisë dhe pasardhësi i vetëm i banorëve të parë të saj, të diturit pellazgë. “ (Robert d’Angely, Enigma, po aty, f.287). Në bazë të këtij përfundimi të peshuar shkencërisht mbi bazën e qëndrueshme dhe të justifikueshme historike, gjenetike, etnike, territoriale dhe shtetërore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që nga epokat pellazgjike dhe ilire, del se, si dikur Greqia e lashtë, ashtu edhe sot Greqia e re fle në territorin, në kulturën, në gjuhën, në traditat dhe në civilizimin autokton shqiptar. Këtë të vërtetë grekët e vjetër dhe të rinj së bashku me Kishën bizantine greke, me shtetin grek, me Anastas Janullatosin dhe me vasil Bollanon, të gjithë e kanë dijtur, dhe e dijnë, por kurrë nuk e kanë pranuar, as nuk e pranojnë as sot, por, gjithmonë kanë mohuar, e kanë heshtur, e kanë murkulluar, dhe hudhur poshtë si të papranueshme për historinë, kulturën, civilizimin dhe shtrirjen e shtetësisë dhe të territorit të Heladës-Greqisë së tyre në Ballkan. Një qëllimi të tillë ia kanë arritur, duke i ndërruar dhe falsifikuar tezat dhe argumentet historike, ashtu sikurse Serbia dhe serbomëdhenjtë, se “grekët dhe serbët janë popujt më të lashtë, dhe më të civilizuar” në Ballkan(!?) Se në çfarë stadi grekët dhe serbët janë më të civilizuar sesa popujt e tjerë në Ballkan, së këndejmi, edhe ndaj shqiptarëve, këtë të “vërtetë” e dëshmojnë edhe pushtimet dhe gjenocidet e tyre ndaj shqiptarëve dhe territoreve shqiptare. Sot, këtë e dëshmon statusi kolonial i Çamërisë dhe i çamëve-Epiri shqiptar; statusi i Anamoravës, i Iliridës, i Malësisë së Madhe të Mbishkodrës, ku të gjitha këto territore pellazgo-ilire-shqiptare, Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe “Maqedonia”, që këtu e 100 vjet më parë i kanë pushtuar dhe, kolonizuar me forcë, me terror dhe me gjenocid të paparë, të cilat, edhe sot, kur Greqia është pjesë e BE-së, e NATO-s, dhe e strukturave të tjera transatlantike, statusi i tyre politik, juridik, kushtetues dhe demokratik nuk ka ndryshuar as në favor të “shkallës siprane civilizuese” të amalgamës serbo-greke sllave, as në favor të shkolonizimit, përkatësisht të realizimit të së drejtës së vetëvendosjes mbi bazën historike, legjitime, dhe mbi atë të së drejtës ndërkombëtare, por ka ngelur e pandryshuar-statusquo, ashtu sikurse në shekujt XIX dhe XX. Mirëpo, siç ka konstatuar në veprën e tij brilante shkencore, autori frëng, Robert d’Angely dhe, shumë autorë shkencëtarë të tjerë (që kanë studiuar çështjen shqiptare) në Ballkan, në Evropë dhe në botë, e vërteta historike është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, jo në anën e njëanshme, tendencioze dhe të sofistikuar të Vasil Bollanos dhe të Anastas Janullatosit, të cilët qe pothuajse dy dekada rresht (1990-2008) “në njërën anë mbajnë eshkën, kurse në tjetrën zjarrin” për t’ia vënë flakën greke, sa më parë të jetë e mundur, jo vetëm Himarës, Përmetit dhe Korçës, por tërë Shqipërisë së Jugut., me qëllim që t’ia kthejnë Greqisë “tokat e gjyshërve grekë”. Profili “demokratik” i Vasil Bollanos Fenomeni politik antishqiptar Vasil Bollano, do të thotë mbrojtjen më të sigurt strategjike dhe taktike e “tabu temës” Çamëria-Epiri shqiptar, temë kjo, e cila, sipas qarqeve shoviniste të Athinës zyrtare, nuk ekziston si e tillë në agjendën politiko-shtetërore të Greqisë së sotme. Vasil Bollano vërtet është një minoritar grek, kryebashkiak i Himarës shqiptare, por ai, së bashku me “ndërsyerësit” e tij-Greqinë dhe Anastas Janullatosin, duhet ta dinë se, Himara është shqiptare, ashtu sikurse Korça, Përmeti dhe, i tërë territori i Epirit, që i përket Shqipërisë Etnike, jo “Vorio Epirit Grek” të “gjyshërve” të Vasil Bollanos dhe të Janullatosit. Vasil Bollanon nuk mund ta quajmë tip të katandisur pse ai “e do tokën e gjyshërve të tij”, kjo është krejtësisht e natyrshme, e drejtë dhe e ligjshme, sepse, secili ka të drejtë të jetë titullar, dhe zot në tokën-shtëpinë e vet. Mirëpo, në rastin konkret, kërkesa e Vasil Bollanos, është krejtësisht e gabuar, e pajustifikueshme dhe e papranueshme, sepse ajo tokë greke, të cilën po e kërkon ai, nuk figuron as në Himarë, as në Korçë, as në Përmet, as në Epirin shqiptar, sepse të gjitha këto janë toka që historikisht dhe ligjërisht u përkasin stërgjyshërve, gjyshërve të mi SHQIPTARË dhe, kufijve natyrorë, etnikë, administrativë, shtetërorë dhe gjeopolitikë të territorit të njësuar të Shqipërisë Etnike, e jo Greqisë, as grekëve, ndaj as Vasli Bollanos. Me gjithë synimet, pretendimet dhe me ambiciet antishqiptare të Vasil Bollanos, si mëkëmbës i “Helenizmit të Vorio Epirit”, shihet se ai Vasil Bollano, së pari nuk e njeh historinë as të “Heladës’, as të helenizmit, as të Greqisë së vjetër as të re, sepse po të kishte pasur njohuri elementare nga historia e vendit të tij, dhe nga historia e Shqipërisë Etnike, ai me siguri, nuk do të propagandonte në sy të botës se, “Vorio Epiri, Himara, Korça, Përmeti janë zona helenike-greke”. “Bolan-Bollano”–pacient politik grekomadh Para ca kohe dikush nga shqiptarët “e urtë”, u orvat që Vasil Bollanon, ta nxjerrë me origjinë shqiptare, përkatësisht ta përvetësonte si shqiptar. Mirëpo, ai me deklarimin dhe me veprimet e tij, provoi të kundërtën, se nuk ka asnjë “fije lidhurie” me shqiptarët. Fundja, këtë e provon edhe domethënia e emrit të tij e konglomeratit bizantin-sllav: “BOLAN”, që do të thotë “I SËMURË” në kuptimin gjenealogjik dhe etimologjik të fjalës. Mirëpo, përmbajtja e emrit të tij, nuk do të thotë se ai është i sëmurë në kuptimin psikofizik dhe mendor etj., sepse atë diagnozë ka drejtë ta japë vetëm mjeku përkatës i tij, askush tjetër. Përkundrazi, ai fizikisht dhe mentalisht është “fit as a fidle”, sepse po kërkon të pamundurën, atë çka nuk i takon as atij, as minoritetit grek, e as Greqisë ngase Himara, Korça, Permeti dhe Epiri janë territore indigjene shqiptare, që kanë një histori të lashtë disashekullore, që nga periudha e pellazgjishtes dhe e pellazgëve, e Ilirisë dhe e ilirëve-Shqipërisë Etnike dhe e shqiptarëve. Prandaj, domethënia e emrit të tij në kuptimin e përgjithshëm, nuk është objekt i analizës sonë, por vetëm domethënia e tij në kuptimin etik, historik dhe politik. Në kuptimin POLITIK (në bazë të deklarimeve dhe veprimeve të tij konkrete të deritashme propagandistike, politike, shantazhiste, sabotuese dhe subversive kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke bërë përpjekje që Himarën, Korçën dhe Permetin, t’i shpallë zona të lira dhe autonome të Greqisë) emri BOLAN=BOLLAN(O) do të thotë “I SËMURË”. Po nënvizoj, Bollan(o) në kuptimin politik është vërtetë tip psikopatolgjik, sepse Vasil Bollano po kërkon atë çfarë nuk i takon as atij e as stërgjëshërëve a gjyshërve të tij. Po kërkon greqizmin-ricopëtimin dhe rikolonizimin e territorit etnik, gjeopolitik dhe shtetëror të gjysmë Shqipërisë së pavarur dhe sovrane(1912). Vërtet, “bollano” është një sëmundje e rëndë toksikologjike-politike heleniste, e cila dita-ditës po zgjerohet, dhe po merr përmasa drastike në rrezikimin e rendit, të sigurisë dhe të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Shqipërisë. Mirëpo, fatkeqësisht këtë rrezik të sëmundjes infektuese historiko-politike “bollano”, nuk janë duke e parë, as duke marrë masa preventive për shërimin e saj(jo për mjekimin paliativ politik të saj) as Presidenti, as Parlamenti e as Qeveria e Republikës së Shqipërisë!? S’ka dilemë, as dyshim se të gjitha kërkesat e deritashme politiko-propagandistike dhe subversive të Vasil Bollanos emërues të përbashkët kanë revizionimin e kufijve artificialë të Shqipërisë në favor të shkëputjes së Himarës, të Korçës dhe të Përmetit nga Shqipëria, me qëllim që, sikurse pjesën tjetër të Epirit shqiptar, t’ia aneksojë Greqisë dhe “gjyshërve” të tij grekë. Në këtë pikëvështrim qëndron problemi serioz me Vasil Bollanon dhe me mbështetësit e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë, jo me shkeljen dhe me mosrespektimin e lirive dhe të drejtave elementare të minoritet grek në Himarë nga ana e pushtetit shtetëror shqiptar. Po të ishte kjo e vërtetë, ashtu si Vasil Bollano po e akuzon Shqipërinë para institucioneve evropiane ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, sigurisht se, as Vasli Bollano si përfaqësues legjitim i minoritetit grek, nuk do të ishte kryebashkiak i Himarës, as përfaqësues i institucioneve më të larta politike dhe shtetërore të Shqipërisë.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    problemi Bollano nuk eshte vetem i Bollanos.. ne rradhe te pare ai i takon politikes shterpe shqiptare e cila as nuk distancohet dhe as ben veprimin qe i takon te beje me Bollanon dhe kush e ka bere Bollanon. Aristidh Koljen e hoqen qafe grekerit pa u ndjere fare.. i injektuan gjak me leucemi dhe vdiq trimi i arvanitasve ashtu sic i kishin bere gropen paraardhesve te tij me kafe te helmuara, plumba e thika pas shpine. politikanet tane jane prostituta rrugesh e kafenesh qe vlejne vetem per xhepin e tyre dhe per asgje tjeter. po te ishte ngritur bashkiaku i Salamines (ku perqindja derrmuese jane arvanitas) dhe te fliste sic flet ky bolja himares, cfare do benin politikanet greke? ne nuk na e ka fajin as greku e as serbi.. ne jemi te keqijt e vetes. edhe janullatosin e kemi peshqesh te politikaneve shqiptare qe e sollen ne shqiperi dhe e lejuan kishen ortodokse shqiptare qe te vihej nen urdhrat e nje koloneli grek.. greket neprmjet kishes kane vrare patriote shqiptare qe perpiqeshin per memedhe e per gjuhe e zakone.. politikanet tane e sjellin vete te na denogroje nje qen grek.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Teliomenos1 : 08-07-2008 më 13:37

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Apelit rrëzon akuzat për shpërdorim detyre nga Bollano
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 28-06-2010, 10:58
  2. OPINION/ Qirje Bollano, e xum tria lia la laaaaa!
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-01-2009, 09:09
  3. Skandali i rradhes, Bollano: Himara është minoritet grek
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •