Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anėtarėsuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55

    iPhone 3G i ri

    Pershendetje adhuruesve te apple.
    Dje Steve paraqiti iPhonin e ri.



    Disa ndryshime nga i pari. 3g ,GPS te instaluar ,nje veshje e ndryshme pak me i holle etj si kto.Ne fakt thashethemet diheshin per 3g qe ne Mars kur prezantuan versionin beta ne softit pasi u gjeten gjurme te 3g.
    Ne fakt u zgjenjeva pak pasi prisja nje kamera me te mire,nje soft per video record edhe mms.Tani te futemi ne teme.2 Jane problemet.

    1.Sipas lajmeve te para ky iphone nuk do shitet online (te pakten ne USA).Ai do shitet vetem ne apple store edhe AT&T store pasi ne momentin qe e blen do te duhet ta hapesh qe ta aktivizosh po ne dyqan ku shitesi do te te shesi edhe kontraten 2 vjecare.

    2.Cmimi i tij eshte ulur nga 399 USD ne 199 USd per 8 G pra 200 USd me pak por AT&T ka rritur cmimin e kontrates me 10 USD me shume ne muaj.Matematik e thjeshte. 2 vjet kontrat x 10 USD me shume = 240 USD. Cfare ulje i bene iPhonit????????????


    Te kthehem tek pika e pare.Meqe aktivizimi behet vetem nga AT&T kjo do te thote qe iPhonet nuk do mund te shiten me nga ebay edhe nuk do mund te zhbllokohen me.Mirepo ky ligj eshte ilegal ne disa vende te europes edhe ne Zelanden e re .Nqs ti blen nje telefoni atehere ai duhet te jete i zhbllokuar.Nuk mund ta limitosh perdoruesin vetem ne nje provider.Le te shpresojme per kete ne te kundert ne shqiptaret sdo mund ta perdorin iPhonin 3G .Ehhhh cbera mire qe nuk e shita kete qe kam tani
    Bye Bye Serbia

  2. #2
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    Biznes Shoku
    BanDa-BuTueSi

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Totalisht i zhgenjyer nga iphone 3G!

    Asnje ndryshim te theksuar ne desanjim nga iphone fillestar. Ne fakt, dimencione pak me te medhaja...edhe pse 2 gram me i lehte ne peshe. Dy gjerat kryesore qe e ndryshojne nga i kaluari eshte rrejti 3G (HSDPA) dhe GPS i integruar.Po ashtu dhe mac OS. Supozohet qe jetegjatesia e baterise te jete permiresuar.

    Gjerat qe prisja nga iphone i radhes, qe pa diskutim do ishe 3G.

    1) 2 versione , 16 dhe 32 MB memorie.

    2) 2 Kamera, njera ne anen e pasme qe do ishe e permiresuar, te pakten ne 3 MPX, dhe jo e njejte me te kaluaren, dhe nje kamer VGA ne anen ballore per video call. Shumica e njerezve mbase nuk e predorin funksionin e thirrjeve me video, sidoqofte eshte funkion qe deshirojne ta kene ne telefon.

    3) Dimencione me te vogla (te pakten pak me i holle) dhe me i lehte ne peshe nga i kaluari.

    4) Mundesia per te nisur nje SMS ne shume adresa njekohesisht. Nuk jam i sigurte, mbase ne kete te fundit eshte permiresuar, por ne te kaluarin mungonte.

    Interesante, shpallja zyrtare e ketij telefoni vetem nje muaj para se te hidhet ne market, ne nje kohe qe i kaluari eshte shpallur nje vit para se te hidhej ne Market duke bere buje pothuajse nje vit neper gazeta. Mendimi im eshte qe Apple do shpallin model tjeter nga fundi i ketij viti, pasi iphone 3G te kete nxjerre leverdine nga marketi.

    Ne UK do jete perseri nga O2, kontratat fillojne nga £30 per 18 apo 24 muaj. A do ta blej une kete telefon? Jo. Jam mjaft i kenaqur me itouch 16gb, dhe SE qe kam. Ne kohen kur apple do sjelle dicka qe ka ndryshim teper te theksuar nga iphone dhe iphone 3G, atehere ja vlen te konsiderohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 11-06-2008 mė 03:27
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-12-2007
    Vendndodhja
    Nė tokėn e ZOTIT
    Postime
    152
    GPS-in e kam te instaluar edhe ne iPod Touch, kurse dizajni nuk paska ndryshuar aspak, njėsoj si i vjetri.

  5. #5
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga LuKoLi Lexo Postimin
    GPS-in e kam te instaluar edhe ne iPod Touch.
    LuKoLi! Si ja ke arritur kete? Eshte nga versionet e reja apo nga te kaluarat? Une e kam nga te paret, 16mb...kam google maps po jo GPS.

    Edhe ne kete iphone 3G eshte e pamundur shkembimi i skedareve mes telefoneve (foto, muzike, video etj). Kjo eshte nje minus per mendimin tim.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anėtarėsuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55
    BvizioN mbeshtetem totalisht tek ato qe ke shkruar.Me kameren prisja me shume si dhe me permasat pasi kto jane dy gjera qe nuk mund te ndryshojne me system update.Une jam fan i mac per shume shume vite ,ama kesaj here jam mjaft i zhgenjyer.Shpresoj ta korigjojne kete gabim sa me shpejt pasi qe ne momentin qe e prezantuan iPhone 3G asnje nuk ka thene dicka pozitive (pervec GPS qe eshte nje gje mjaft e mire)


    Sa per dergimin e shume mesazheve une kam nja 3 muaj qe perdor iSMS ( http://code.google.com/p/weisms/ ) .Eshte program mjaft i mire edhe e perdor me shume se sa Text te iPhonit.

    Besoj se me hapjen e apple store do kemi akoma me shume app te reja qe do mund te mbushin boshlliqet e iPhonit te tanishem por prap kameren edhe permasat ngelen po ato.Nuk besoj se ne Janar do kete ndonje iPhone te ri pasi kriter i pare eshte dergimi i tij ne 25 vende e deri nga fundi i 2008 fillimi i 2009 mbulimin e 70 vendeve.Megjithate asgje nuk dihet...le te shpresojme.
    Bye Bye Serbia

  7. #7
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Si mund te thoni mbeta i zhgenjyer kur vetem navigatori satelitar qe ka ai ben 200$...ka per ti nxjere nga perdorimi gjith tom.tom rezik... ka ekranin me te madh akoma. Plus qe bateria e re mban 5 ore! me e fuqishmja e katergorise! Ky ne krahasim me te parin eshte spektakel.. me shume teknologji, cmim i pergjysmuar... absurde!

    Personalisht nuk ja kam friken as kontratave as zhbllokimit, kshuqe mos justifikoni cmimmin e ulet me nje kontrate te re me te shtrenjte. Kane per tja bere avazin dhe ktij pa he
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Diesel Industry, tom.tom nuk e hedh dot pasi iphone, qe te funsionoje me GPS duhet te shkarkoje harten nepermjet rrejtit (3G ne rastin tone) dhe varet plotesisht ne performancen e rrjetit. Domethene pas komunikimit me satelitin me ane te GPS i duhet te shkarokje harten.Ne zona ku nuk ka sinjal te mire rrjeti, ngelesh pa harte...nderkohe qe tom.tom i ka te instaluara hartat, dhe i vetmi komunikim qe ben eshte me satelitin. Tom.tom nuk deshton te te jape informacionin qe kerkon, perveq rasteve me mot tr jashtzakonshem.

    GPS dhe HSDPA jane gjerat kryesore qe verej. Te them te drejten bateria nuk ka qene ndonje problem i madh....po sa me gjate aq me mire. GPS, pak a shume e ka zevendesuar ne telefonin e meparshem me tekniken e tower triangulation (jo aq efikase se GPS po i afrohet). Domethene ndryshimi kryesor eshte shpejtesia e shvletimeve, shkarkimeve etj..pasi kemi te bejme me nje rrjet me te shpejte.

    Mos me keqkupto, une jam shume fan i apple dhe i gjith produkteve te saj ne pergjithsi. Por nuk i kuptoj nganjehere.....telefona smart te 3 viteve me pare kane fuksionin nga me te thjeshtet si copy-paste ndersa iphone nuk e ka!!!

    Ndersa per cmimin e pergjysmuar, po ti biesh mire lapsit aty aty del, per te mos thene me shtrenjt. Te pakten me cfare shikojme deri tani, nese e vetmja menyre per te vene duart ne nje telefon te tille eshte te hapesh nje kontrate (kontrate e cila nuk eshte dhe aq e embel). Por le ta shikojme cfar behet pas nje muaj....te shikojme mire e mire diferencen nga i pari, nese ne te vertete ka ndonje diference.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    Forza INTER!!! Maska e NBAlbania
    Anėtarėsuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    384

    Del nė shitje iPhone i ri


    Shitja globale e modelit tė ri tė telefonit iPhone 3G, tė prodhuar nga kompania amerikane Apple ka filluar tė premten nė kontinentin aziatik me njė shpejtėsi marramendėse tė paparė deri mė tani, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press.

    iPhone i ri i shumė kėrkuar nga entuziastė tė teknologjisė moderne e ka tė instaluar sistemin 3G ose thėnė ndryshe pėrdor sistemin e gjeneratės sė tretė tė celularėve.

    Australia, Zelanda e Re, Hong Kongu dhe Japonia janė vendet e para tė zgjedhura pėr lansimin e modelit tė ri tė iPhone. Pas Azisė nė rend do jenė 22 shtete tė Evropės derisa shitja e modelit tė ti tė iPhone nė Amerikėn Veriore do tė fillojė nė orėn 8 tė mėngjesit sipas orėve lokale tė qyteteve amerikanė.

    "Shikojeni se ēfarė dizajni inovativ ka ky telefon”, tha Yuki Kurita, duke dalė nga njė dyqan i Tokios me njė iPhone 3G ‘fintak’ tė ri tė cilin ende nuk e ka mėsuar mirė ta pėrdorė.

    Duhet theksuar se mundėsitė operative tė iPhone-it nė Japoni konsiderohen mė pak revolucionare ku njerėzit tashmė janė mėsuar me aparate tė teknologjisė sė lartė pėr tė kontrolluar e-mailin, shkarkuar ndonjė video ose pėr tė kėrkuar restorante tė reja.

    Nė Hong Kong kėrkesa pėr modelin e ri iPhone 3G ka qenė aq e madhe saqė 1,500 telefonat e parė janė shitur pėrmes njė lotarie tė organizuar online.

  10. #10
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nje ore me pare ishe ne njesine e Apple dhe i hodha nje shikim perciptazi. Shume me teper sesa kisha pershtypjen! Apps Store ben diference te madhe. Ka nje mori programesh, shume nga to falas. Dezanjimi me i mire nga i pari. Ka shume gjera te tjera qe do ishe mire ti kishe (copy-paste, sterio blue tooth, video call e ca te tjera) por gjithsesi mire.

    Perfundimisht mendoj ta blej nga fundi i Gushtit, kur O2 te prezantoje ofertat e reja.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. I riu iPhone 3G S; 199 dollarė pėr 16GB dhe 299 dollarė pėr 32 GB
    Nga NBAlbania nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-12-2009, 06:31
  2. 100 Aplikacione Pėr Iphone Qė Do Tė Ju Bėjnė Mė Tė Menēur
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 13:08
  3. Nėntėvjeēari krijon njė aplikacion pėr iPhone
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 10:26
  4. Celularėt IPhone, tani edhe nė shqip
    Nga strange nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 14:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •