Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë

    "Për momentin ndarje e butë e Kosovës"

    Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Slobodan Samarxhiq i ka dërguar OKB-së një propozim për një marrëveshje të re midis UNMIK-ut dhe qeverisë serbe që rikonfirmon vlefshmërinë e rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.

    Sipas shumë analistëve, qeveria serbe i ka kërkuar zyrtarisht OKB ndarje të Kosovës.

    Qeveria serbe kërkon të marrë kontrollin në zonat ku ka shumicë serbe në Kosovë në fusha si policia, gjykatat dhe doganat.

    Ky propozim serb vjen pas trazirave në pjesën veriore të Mitrovicës të nxitur nga serbët që u përpoqën të pushtonin ndërtesën e gjykatës rajonale atje.

    Analisti Gabriel Partosh thotë për BBC-në se trazirat në Mitrovicë provuan vështirësitë që do të kenë autoritetet në Kosovë për ta zgjidhur çështjen e rajoneve me shumicë serbe, por ai thotë se nuk pret që në një të ardhme të afërt të ketë ndonjë ndarje de fakto të pjesës veriore të Kosovës.

    Ilir Nishku bisedoi me analistin Partosh dhe fillimisht i kërkoi t'i jepte mendimin e tij lidhur me rendësinë e trazirave të fundit në Mitrovicë.

    BBC: Cila është rëndësia e trazirave më të fundit në Mitrovicë?

    Partosh: Mendoj se rëndësia është e dyfishtë: njëra provon faktin që Mitrovica do të ishte problemi më i vështirë për t'u zgjidhur, pika e vërtetë e nxehtë për trazira të mundshme, dhe e dyta, jo vetëm që ajo e provoi këtë gjë, por deri tani forcat e sigurisë, KFOR-i dhe policia e OKB-së, dhe ajo që shpejt do të bëhet policia e BE-së, nuk kanë mundur të reagojnë me efikasitetet, dhe kur e kanë bërë këtë, p.sh për të nxjerrë serbët nga ndërtesa e gjykatës, kjo në vetvetë çoi në rifillimin e konfliktit. Kjo thjesht tregon vështirësinë e madhe, dhe kompleksitetin e madh në përballimin e situatës.

    BBC: Kur trazirat filluan në Mitrovicë pati spekulime se ky ishte fillimi i fundit, pra fillimi i ndarjes së rajoneve ku serbët janë shumicë në veri ...

    Partosh: Si të them, ndarja filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në fund të vitit 1999, kur serbët përzunë shqiptarët nga pjesa më e madhe e Mitrovicës së veriut, dhe sigurisht që pas luftës ata nuk i lejuan shqiptarët të kthehen në veri. Pra, kjo lloj ndarjeje jo zyrtare, por megjithatë reale, në terren nëse jo në librat e ligjeve, filloi gati nëntë vjet më parë. Ky proces ka vazhduar, është konsoliduar, dhe atij i është dhënë një lloj nxitje shtesë nga shpallja e pavarësisë, që serbët e përdorën si justifikim për përforcimin e kontrollit të tyre mbi institucionet në Mitrovicën e veriut, dhe në pjesën veriore të vetë Kosovës.

    Nuk mendoj se kjo mund të çojë në ndarje zyrtarisht, të paktën jo në të ardhmen e afërt. Serbët e kanë thënë pak a shumë se nuk e duan këtë gjë, për arsye të ndryshme: ligjërisht ata nuk duan të pranojnë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, pra në një farë kuptimi ata nuk mund të shkëpusin një pjesë të Serbisë, nëse ata e shohin Kosovën si pjesë e Serbisë. Ky është aspekti ligjor. Problem tjetër do të ishte se kjo gjë do të përkeqësonte gjërat për serbët që janë jashtë këtij rajoni. Pra, për të gjitha këto arssye nuk ka mundësi që ata të kërkojnë ndarjen zyrtare. Por mendoj se duke fuqizuar bazën për këtë, ata mbajnë si kartë të mundshme në të ardhmen, nëse ata më në fund e pranojnë pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë si pjesë e një marrëveshjeje, e një pakete, sipas të cilës Serbia të marrë veriun e Kosovës.

    BBC: Mendoni ju se kjo ideja e ndarjes mund të bëhet realitet dikur në të ardhmen?

    Partosh: Ashtu siç po shkojnë gjerat, mendoj se po. Sigurisht që gjërat mund të ndryshojnë, kushtet mund të ndryshojnë. Vendet kryesore ndërkombëtare, BE-ja, SHBA-ja, sigurisht, do të thonë që kjo nuk është e pranueshme. Dhe sigursht, për arsye të ndryshme Rusia nuk do të dëshironte ta promovonte këtë gjë shumë. Por ajo që mendoj unë se është e mundur, është ndoshta një mënyrë pak më e ndryshme - kur të vijë koha që Serbia dhe Kosova t'i afrohen anëtarësimit në BE, dhe të gjithë presin që kjo të ndodhë dikur. Ka shumë lloj-lloj organizimesh, gjerat nuk janë bardhë e zi, diplomatët do të shpikin skema të ndryshme. P.sh. në Bosnjë, Republika Serbe mund të ketë marrëdhënie të posaçme me Serbinë. Ka gjithashtu mundësira që Serbisë t'i jepet një farë shkalle kontrolli të dyfishtë për Kosovën e veriut, se si e quani ju këtë është çështje tjetër, sepse do të dëshironit t'i kënaqnit të dyja palët.

    Por mendoj, se, nëse nuk fut trupat dhe përdor dhunën, forcën, për t'i dhënë fund kontrollit serb, nuk do të kishte rrugë tjetër për të manovruar. Dhe mendoj se për momentin asnjë nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë, siç nuk e bëri gjatë nëntë viteve të fundit, sepse kjo është një gjë e rrezikshme.

    Pra, mendoj se ka një mundësi, jo në të ardhmen e afërt. Në të ardhmen e afërt do të shohim një ndarje të butë, jo ndarje formale, megjithatë në terren do të ngrihet një kuadër për këtë. Në një afat më të gjatë mund të ketë alternativa të ndryshme, mënyra të ndryshme se si mund t'u shitet të dyja palëve, veçanërisht nëse futen në BE në të njëjtën kohë, siç mendoj se do të ndodhë, dhe pastaj e gjithë çështja e kufijve, lëvizja e njerëzve midis kufijve, do të bëhet diçka e parëndësishme. Madje edhe kombësia, e shtetësia - ndoshta nuk do të zhduken - por do të bashkohen më shumë brenda një kuadri të BE-së.

    BBC

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Serbet sigurisht qe duan te marrin Mitrovicen, por megjithese ajo quhet zone me mazhorance serbe kjo nuk eshte e vertete dhe as e drejte. Ne qytetin e Mitrovices me sa di une ka reth 80 000 shqiptare dhe reth 20 000 serbe Pra edhe ketu serbet ngelen ne pakice. Une mendoj se serbet duhet ta pranojne nje here e mire se e kane humbur perfundimisht Kosoven.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    tash e tutje kur te flisni per at "minister" duhet te keni te kjart se per ne eshte "i ashtu quajturi ministri serb per kosoven"
    We are all Aliens

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Serbeve ju interesojn te marrin zonen e minijerave rreth Trepce,aj asht "djepi" dhe "kisha" e Serbis,apo ende se keni kuptue?

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    PLANI I ( RI ) SERB PËR KOSOVËN

    28 mars 2008

    Edhe pse një kohë të gjatë Serbia shtirej se kinse nuk është e interesuar për ndarjen e Kosovës, ditë më parë nëpërmes ministrit serb Samarxhiç, publikisht shpalosi planin e (ri) serb për “një ndarje funksionale në mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës”, të cilin propozim e dorëzoi zëvendësit të PSSP të UNMIK-ut z. Lary Rossin. Edhe pse ky projekt nuk është i panjohur për opinionin e gjerë ndërkombëtar, pasi që si i tillë është propozuar në një formë tjetër edhe nga ish kryeministri serb i vrarë Zoran Gjingjiç, i mbështetur dhe i inspiruar nga ideologu serb Dobrica Qosiçi, i cili edhe tani ditë më parë u prononcua për mediat serbe duke e mbështetur këtë projekt si i vetmi i tillë,” pasi që Kosova është e humbur dhe se vetëm na mbetet përkufizimi ndarës serbo-shqiptar, ashtu që pjesa shqiptare të bashkohet Shqipërisë, ndërsa pjesa serbe Serbisë”. Ky projekt i (ri) serb e hap “kutinë e Pandorës” të ndërrimit të kufijve shtetëror të Ballkanit.

    Përmes kësaj ideje Serbia në fazën e parë përpiqet që pas Bosnjës, përmes entitetit serb “Republika Sërpska”, ashtu edhe në Kosovë të përpiqet të krijojë entitetin serb në Kosovë, të realizojë edhe zgjerimin apo penetrimin serb në kufijtë e brendshëm të Bosnjës dhe Kosovës, e që pas një periudhe kohore, kur të jenë të volitshme raportet të faktorëve vendim marrës botëror, të kalojë në fazën e dytë të rrumbullakimit dhe të bashkimit të këtyre entiteteve serbe në Bosnjë dhe Kosovë edhe si kufijtë e jashtëm të Serbisë. Është interesant se të njëjtën metodë e ka aplikuar dhe realizuar në BeH, duke zgjeruar entitetin serb në 49% të territorit të gjithëmbarshëm të Bosnjës, dhe atë gjer në periferi të kryeqendrës së Bosnjës Sarajevës, tani të njëjtin skenar po përpiqet të realizojë edhe në Kosovë, të zgjerimit dhe krijimit të entitetit serb në 30% të territorit të gjithëmbarshëm të Kosovës, gjer në periferi të kryeqendrës së Kosovës, Prishtinë, gjegjësisht në Graçanicë vetëm 5 km nga qendra e Prishtinës. Përveç pjesës veriore të Kosovës e lidhur drejtpërdrejt me Serbinë, tani ajo do të përpiqet që prej kufirit të Serbisë, nëpërmes komunave të reja që do të krijohen, përmes Ranillugut, zgjerimit të Novobërdos e drejt Graçanicë, të arrijë të krijojë pykën serbe nëpër Anamoravë gjer në periferi të Prishtinës. Kjo në njëfarë mënyre ia lehtëson edhe decentralizimi sipas propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit, që nga ky decentralizim i propozuar goditet më së tepërmi rajoni i Anamoravës, me krijimin e komunave të reja serbe si Ranillugu, Kllokoti, Parteshi,zgjerimit të komunës së Novobërdos drejt bashkimit të saj me komunën qendrore të Graçanicës.

    Qeveria e Kosovës duhet të jetë në nivelin e duhur politik, ekonomik, strategjik, të sigurisë, që në asnjë mënyrë të lejojë apo të pajtohet me një propozim të tillë pa marr parasysh sado i fortë që të jetë trusnia ndërkombëtare për pranimin eventual të këtij projekti të propozuar apo të ridefinuar. Edhe pse ky entitet serb i krijuar mund të arsyetohet me faktin se “de jure” do të jetë brenda territorit të Kosovës, “de fakto” ajo do të ishte në kontroll të plotë të Serbisë në kufijtë e brendshëm të Kosovës.

    Edhe analistët e ndryshëm politik në analizat e tyre me kohë e kanë theksuar rrezikun e shumëllojshmërisë të ndikimeve dhe kontrolleve të qeverive të ndryshme në Kosovë, ashtu që në këtë propozim të Serbisë parashihet që Serbia me ndihmën e UNMIK-ut të ushtrojë kontroll të plotë si në sferën policisë, gjyqësisë, shëndetësisë, doganave, financave etj. në entitetin serb,ndërsa në pjesën tjetër të ushtrojë kontroll qeveria e Kosovës me ndihmën e EULEX-it.

    Të vetmin kontroll të plotë në tërë territorin e Kosovës do të kishte vetëm prezenca ushtarake e KFOR-it si garant i vetëm i sigurisë, i cili nuk do të kundërshtohet as nga serbët lokal e as dhe Serbia, e assesi as nga shqiptarët nëpërgjithsi.

    Indikativ është se nga shthurja e ish federatës së Jugosllavisë dhe krijimit të shteteve të reja nga kjo hapësirë gjeografike si nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe së fundi Kosova, vetëm në rastin e Bosnjës, e tani edhe në rastin e Kosovës insistohet që të realizohet ky skenar i entiteteve serbe i cili e bën shtetin jofunksional dhe të ndarë si në rastin e Bosnjës ashtu edhe në Kosovë.


    Paraqet,Sabri Selmani

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    shkijet i kan humb moti te gjitha te drejtat per qdo pjese te kosoves prandaj edhe propozimi i keti samar-gjiqi nuk ka kurrfar vlere,

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    KUSH PO PUNON PËR NDARJEN E KOSOVËS?!

    Administrata e UNMIK-ut, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do duhej që ta kuptonte tanimë rolin e saj në rrethana të reja. Të themi më mirë dhe më qartë do duhej të reflektojë më thellë duke respektuar të zotin e shtëpisë të kësaj shoqërie për ndërtimin e së cilës në një masë ka kontribuar edhe vetë. Një kooperim më i thellë në korrelacione respekti me organet e shtetit të Kosovës që tashmë është funksional dhe mbanë mbi supet e veta vulën legjitime të popullit të saj do të ishte dhe do të jetë i domosdoshëm!


    Shkruan: Mehmet BISLIMI

    E themi këtë për disa arsye të cilat po ngacmojnë dhe po mbjellin huti tek populli ynë!? Së pari administrata e UNMIK-ut, do të duhej të ishte e përgjegjshme për veprimet që është duke i bërë pa e përfillur Qeverinë legjitime të Kosovës e cila tani më është e njohur nga afro 40 shtete të botës së fuqishme demokratike të prira nga SHBA-të, njohje kjo që për ditë e më shumë po shënon rritje.

    Fuqishëm shtrohet pyetje cilat janë këto papërgjegjësi dhe po aq fuqishëm shtrohet pyetja: A mos këto po bëhen me qëllim të ndarjes së “qetë” të Kosovës nga qarqe të shteteve të caktuara në krye me Rusinë e Serbinë? Ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti, kur në njërën anë administrata ndërkombëtare në konferenca të përditshme me gazetarë deklaron se nuk ka legjitimitet që të ndalojnë hyrjen në Kosovë të të ashtuquajturit ministër për Kosovën, Samargjiq, e nga ana tjetër pranon letra për ndarje të “butë” të Kosovës, po nga këta “ministra”, letra të cilat në mënyrë ekspres i dërgon në OKB- në. Pozicionimi i tyre gjoja i “paanshëm” është edhe më shqetësues, për faktin e hidhur se ata nuk respektojnë as misioni për të cilin janë ngarkuar, kështu duke pohuar se : ” ne po presim përgjigje nga Nju Jorku dhe nga SPOKB-së Ban Ki Mun!?”...

    Sipas kësaj na del se administrata e UNMIK-ut, qenka në pritje të sinjalit për ndarje të Kosovës, ani pse atë e kanë njohur rreth 40 shtete në krye me SHBA-në! Në emër të kujt dhe me çfarë të drejte kjo administratë dërgon plane të një përfaqësuesi të një shteti tjetër për ndarjen e një shteti tjetër të njohur ndërkombëtarisht? Kjo është përzierje drejtpërsëdrejti në çështjet e brendshme shtetërore nga vet organet e UNMIK-ut dhe cenim i integritetit dhe sovranitetit të një shteti siç është Kosova? Me çfarë të drejte UNMIK, nuk i konsultoi organet legjitime të popullit tonë, por vazhdon t’i anashkalojë e nënvlerësojë ato? Kujt i shërben ky arbitraritet i UNMIK-ut duke dëmtuar Kosovën dhe prestigjin e saj politik e diplomatik?


    Me këtë veprim, UNMIK hedh hije dyshimi dhe cenon autoritetin e të gjitha atyre shteteve që Kosovën e kanë njohur dhe pranuar si shtet të pavarur në tërë tërësinë e vet territoriale, ku do të mund të jetojnë të lirë edhe të gjitha pakicat joshqiptare. Çështja e mbyllur e Kosovës rihapet sipas tekeve të UNMIK-ut, yshtur apo shtytur nga soji e sorollopi i Samargjiqëve me idetë tashmë të njohura ruso – serbe për të treguar gjoja fuqinë e vet politike e diplomatike që ata pretendojnë ta kenë në Evropë?!..

    Edhe më zhgënjyese është deklarata e zëvendës administratorit Larry Rossin i cili thotë: “Disa pika të propozimit për ndarje, janë në kundërshtim me mandatin e UNMIK-ut”, por, - shton ai se, - “propozimi mund të jetë bazë për bisedime!?”... Një deklaratë e tillë, më se paku është pritur nga Rossini i cili shpresojmë të jetë i vetëdijshëm se mandati i UNMIK-ut, tani më i takon fazës së përfundimit. Në këtë fazë të shpërbërjes së tij nuk guxon të marrë vendime pa pëlqimin e organeve legjitime të vendit ku vepron. Mbetet tejet e paqartë edhe se për çfarë baze bisedimesh bëhet fjalë tani?! Me kë dhe kush duhet biseduar? Për çka duhet biseduar? Për cilën arsye duhet biseduar? A u dashka që shqiptarët të bisedojnë sa herë që t’i konvenon Serbisë?... A nuk morën përgjigje bisedimet me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës?...

    Pse duhet shqiptarët të ulen për bisedime sa herë i teket Serbisë kur një epilog shumë i qartë i bisedave u panë në prag të pavarësisë së Kosovës. Është e vërtetë se ka shumë gjëra që duhet të bisedohen me Serbinë dhe kjo është e domosdoshme për dy shtete fqinjë që respektojnë njëri- tjetrin. Por që të ndodh kjo paraprakisht Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës, të vendosë marrëdhënie diplomatike me te dhe para bashkësisë ndërkombëtare të përgjigjet domosdoshmërisht për viktimat në njerëz dhe për dëmet e luftës që i ka shkaktuar Kosovës, duke ia shkatërruar mbi 80% të ekonomisë së saj gjatë luftës që ka nxitur dhe për këtë duhet të kërkojë falje popullit shqiptarë e të japë llogari për bëmat e saj.

    Bashkësia ndërkombëtare thuajse ka harruar, se Serbia as që ka denjuar të bashkëpunojë për çështje parimore në raport me statusin e Kosovës. Përkundrazi, Serbia ka dhunuar bisedimet dhe qëndrimet e BE-së e më gjerë. Serbia nuk ka bashkëpunuar as me Gjykatën e Hagës për krime lufte dhe as që bëhet më fjalë për dorëzimin e kriminelëve të luftës në këtë Gjykatë, siç janë Karagjiq e Mladiq. Një rol jo pak negativ në çështjen e cekur së fundi ka luajtur edhe kryeprokurorja Carla del Ponte e cila duke dashur që Serbisë t’i bëjë koncesione, në vazhdimësi ka lavdëruar atë kinse për bashkëpunimin me gjykatën në fjalë derisa faktet tregojnë se Serbia nuk e ka përfillur kurrë Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës!

    Të pranosh kërkesën për ndarje të Kosovës që është shtet i njohur ndërkombëtarisht, të pranosh zhvendosjen popullatës, të pranosh getoizimin, të pranosh plane post-statusore të ofruar nga një individ që paraqitet në opinion si ministër për një shtet tjetër të pavarur kjo nuk mund të quhet injorance ose veprim naiv e adoleshent por tallje me ndjenjat e një populli që ka dhënë kaq shumë për lirinë e vet dhe për më keq; tallje me të gjitha forcat të aleancës së NATO-së. Të mendosh të realizosh planet serbe për ndarjen e Kosovës, është më shumë së një papërgjegjësi totale politike e morale, është plan tinëzar dhe tepër i rrezikshëm për rajonin e më gjerë. Këto kërkesa të Serbisë të mbështetura nga Duma Ruse, kanë qëllim shthurjen e gjithë asaj që është ndërtuar me vite deri me sot në Kosovë dhe si qëllim tjetër nënçmimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke pretenduar që njëkohësisht Rusai të tregojë fuqinë e saj politike në arenën ndërkombëtare, të cilën nuk e ka më.

    Me të drejtë shtrohet pyetja: A nuk i ka lazdruar serbët jashtë mase bashkësia ndërkombëtare në krye me administratën e UNMIK-ut? Pa dyshim se po! Serbët sillen si të duan: e duan rrymën por nuk e paguajnë atë, nuk ndërrojnë targat e makinave por nuk i ndalojnë ato së ngari në rrugët e Kosovës, duan pronën por nuk paguajnë tatimin, nuk i nënshtrohen ligjit por thirren në të, nuk e njohin realitetin e ri në Kosovë- duan të ndërtojnë një realitet tjetër të dhunshëm sipas modelit të tyre, i kërkojnë institucionet por i bojkotojnë ato, duan ndarje të butë por këtë “butësi” e ushtrojnë me djegie gjykatash, doganash, makinash, me vrasje e plagosje policësh ndërkombëtarë, me djegie ambasadash e me kërcënim marrëdhëniesh diplomatike me çmenduri kundër Evropës s botës demokratike, zotohen se do të luftojnë krimin e nuk dorëzojnë kriminelët, thirren në paqe por bëjnë dhe kërcënojnë me luftë, kërkojnë integrim e këmbëngulin në ndarje mes popujve mbi baza nacionale! Kjo është Serbia, këta janë serbët që ecin në drejtim të kundërt të botës së qytetëruar...

    Kosova sot nuk është pa zot shtëpie. Ajo ka miqtë e vet ndërkombëtarë, ka organet e veta legjitime dhe ekzekutive, ka përgjegjësi të lartë dhe fuqishëm është duke mbajtur dhe e zbatuar të gjitha premtimet me standarde më të larta që nuk u aplikuan deri sot në asnjë shtet tjetër të Evropës, por edhe më gjerë!...

    Kush mendon që të luajë me fatin e popullit të Kosovës bënë gabim të madh. Kosova nuk lejon ndarje më, ajo është ndarë e cunguar mjaftë me dekada e shekuj. Harta e saj nuk mund të vizatohet për çdo vjet sipas tekeve e kërkesave të shovinistëve serbë. Kosova do paqe, liri, demokraci, mirëqenie, zhvillim, respekt, miqësi me shtetet fqinje dhe me të gjithë ata që tregojnë gatishmëri për këtë. Kosova as edhe njëherë më nuk do lejojë që të tjerët të luajnë me fatin e saj. Kosova ka zot bijtë e vet të cilët janë të gatshëm që t’i dalin në mbrojtje atdheut siç e kanë për obligim edhe kujdesin dhe ngritjen e zërit të tyre fuqishëm në mbrojtjen e vëllezërve të vet mbetur jashtë trungut të vet padrejtësisht.

    29. 04. 2008

    Paraqet,Sabri Selmani

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga gjilan55 Lexo Postimin
    hashimi se paku e ka guximin qe te thot jo per qdo gje qe eshte e demshme per kosoven.
    Si duket edhe ne Vjene i tha "jo"planit te Ahtisarit,
    i tha " jo" çmilitarizimit te UÇK-se,
    i tha " jo" shperberjes se TMK-se,
    i tha " jo" projektkushtetutes antikombetare,
    i tha " jo", flamurit m..etnik,
    i tha " jo", rezolutes 1244 me 17 shkurt ,etj...etj.

    Te gjitha keto jane te pademshme per Kosoven apo jo?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Si duket edhe ne Vjene i tha "jo"planit te Ahtisarit,
    i tha " jo" çmilitarizimit te UÇK-se,
    i tha " jo" shperberjes se TMK-se,
    i tha " jo" projektkushtetutes antikombetare,
    i tha " jo", flamurit m..etnik,
    i tha " jo", rezolutes 1244 me 17 shkurt ,etj...etj.

    Te gjitha keto jane te pademshme per Kosoven apo jo?
    sabri kumroveci
    a ma me redesi eshte se çfar thot Bushi apo ti haaaaaaaa
    mej more se e bene veten gaz hore

    ------------------------


    Bush: Njohja e pavarësisë së Kosovës ishte gjëja më e mirë për rajonin e trazuar të Ballkanit
    e premte . 28 mars 2008

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte gjëja më e mirë për rajonin e trazuar të Ballkanit. Ai ka shprehur besimin e tij se Serbia më në fund do t'i ndihmojë Kosovës që të ketë sukses. Në një intervistë për televizionin publik kroat, HRT, presidenti amerikan ka theksuar se e ka mbështetur pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, sepse është gjëja më e mirë për rajonin dhe me siguri do të çojë drejt paqes. Po ashtu, Bush ka thënë se SHBA-ja mbështet hyrjen në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Javën e kaluar presidenti Bush ka autorizuar furnizimin e Kosovës me armatim. Në një memorandum dërguar Departamentit të Shtetit, Bush ka thënë se në këtë mënyrë furnizimi me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqe botërore. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se hapi i presidentit Bush do t'i forcojë raportet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara me Kosovën, do ta promovojë sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin dhe do ta përmirësojë kapacitetin e Kosovës për të marrë pjesë në aktivitete paqeruajtëse, do të ndihmojë në luftimin e terroristëve dhe t'i menaxhojë situatat emergjente humanitare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Si duket edhe ne Vjene i tha "jo"planit te Ahtisarit,
    i tha " jo" çmilitarizimit te UÇK-se,
    i tha " jo" shperberjes se TMK-se,
    i tha " jo" projektkushtetutes antikombetare,
    i tha " jo", flamurit m..etnik,
    i tha " jo", rezolutes 1244 me 17 shkurt ,etj...etj.

    Te gjitha keto jane te pademshme per Kosoven apo jo?

    Ke shume te drejte o Sabri , se po qiky Hashimi tha JO ( e ka gabu fort rand) qe se ka faru sa te jete jeta qet faren tane te flliqt .por i ka lan shpijunat me u shetit te lir e me shkru filozofi qe shkojn ne uj te shkaut, Phuu zoti te marrofte po qe te paska marru.

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  5. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •