Ministri i jashtë Antonia Molloshoski thotë se qeveria do ta njeh Kosovës në kohën dhe mënyrën që i përgjigjen interesave kombëtare të Maqedonisë.
Ende enigmë data e pranimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Maqedonia. Edhe në senacën e komisonit për politikë të jashtme të thirur nga vetë ministri Antonio Milloshovski nuk u dhanë detaje konkrete lidhur me këtë çështje.
Ministri Milloshovski tha vetëm se ekzistojnë marrëdhënie të mira midis Shkupit zyrtar dhe Prishtinës dhe po punohet në përforcimin e këtyre marëdhënieve. Edhe Bashkimi Demokartik për Integrim doli me pozicionet e mëparshme se nuk heq dorë nga ky kurs politik për pranimin e pavarësisë së Kosovës në një afat sa më të afërt kohor.
"Maqedonia do të sjellë vendimin në kohën dhe mënyrën kur ajo do të jetë më mirë për interesat kombëtare pa dëmtuar marrëdhnëniet e arritura me shtetet fqinje të rajonit", theksoi ministër i jashtëm Antonio Milloshovski.
Për Ermira Mehmetin, deputete e BDI, procesi i njohjes së Kosovës shkon paralelisht me procesin e përcaktimit të kufirit."Nuk ka dyshim se në një moment shumë të afërt do të bëhet njohja e Kosovës", shton Mehmeti.
Deputeti i LSDM–së Igor Ivanovski akuzoi qeverinë aktuale se nuk ka bërë asgjë në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon. "Më thoni se sa takime ka realizuar zoti Gruevski me shefat e vendeve fqinje. Jo vetëm që nuk kemi pëprarim në fushën eurointegruese, por hapet problem serioz që Maqedonia bën politika me vendet fqinje", pyeti Ivanovski ministrin Milloshoski.
Ivanovski akuzoi ministrinë e jashtme se nuk janë të fokusuar në zgjidhjen e çeshtje së emrit me Greqinë pasi në negociata kanë shtruar edhe cështje të tjera. Por Milloshovski tha se zgjidhja e çështjes së emrit nuk ngec për faj të Maqedonisë por për shkak të nacionalizmit grek. Maqedonia sipas Milloshovskit punon në zgjidhjen e problemit pa u dëmtuar identiteti dhe kultura maqedonase.
Krijoni Kontakt