Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2007
    Postime
    14

    TE GJITHE JANE KRENARE, S‘KA KUSH TE TURPEROHET - Kim Mehmeti

    Tė GJITHė JANė KRENARė, S‘KA KUSH Tė TURPėROHET


    KIM MEHMETI

    Kultura e njė populli ėshtė si njė det ku derdhen pėrroskat anėsore. Kėshtu qė, deti mbetet det dhe madhėshtinė e vet e dėshmon me krenarinė e heshtur nė thellėsitė e veta, e pėrroskave u lejohet tė jenė tė zhurmshme, tė ushqejnė e ujisin filozofinė gėnjeshtare, se pa ujin e tyre, deti do tė thahej. Mbase edhe deti ndonjėherė ia ka zili pėrroskės, dhe do donte tė ecte nėpėr shtratin e saj, njėsoj siē ėndėrron pėrroska tė ishte det, tė mos merrte tėrė atė rrugė tė gjatė, vetėm sa tė pėrballej me vogėlsinė e vet, tė pėrballej me thellėsitė e detit. Pa dyshim se kjo vlen edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė, pėr pėrroskėn e tyre qė derdhet nė detin e kulturės mbarėshqiptare. Si dhe pėr zhurmėn qė bėnė kjo pėrroskė, sa herė qė pėrplaset nė valėt e detit, sa herė qė pėrballet me tė vėrtetėn, se deti nuk do ishte det, sikur atė tė mund ta turbullonin ujėrat e pėrroskave, e as pėrroska nuk do vlente gjė, pa detin e vet, ku derdhet dhe prehet pas udhėtimit tė lodhshėm.

    Shqiptarėt e Maqedonisė nuk janė pėrroskė e parėndėsishme qė derdhet nė detin kulturorė mbarėshqiptarė, por mbase pėrroska e tyre kulturore ėshtė nga ato tė rrėpishmet qė kanė mė shumė zė, sesa ujė. Tė tillė i ka bė "reliefi" i fatit historik, tė cilin mbase e kanė tė gjitha "periferitė" kulturore tė njė populli. Por, edhe si tė tillė, ata ndershėm kanė ruajtur pjesėn e thesarit mbarėshqiptarė, qė ka mbetur nė kėto treva. Dhe kanė ditur atė thesar ta shpėtojnė nga harresa dhe shkatėrrimi, edhe nė kohėt e shtrėngatave ideologjike, tė cilat donin tė fshinin tė gjitha gjurmėt qė ua rikujtonin shqiptarėve tė kėtushėm, se ata nuk janė vetėm klasė punėtore, por edhe etnitet me tipare vetjake kulturore dhe tradicionale. Shqiptarėt e Maqedonisė ruanin me xhelozi "atdheun" e vetėm qė u kishte mbet gjatė socializmit - pastėrtinė gjuhėsore, e me vetė atė, edhe kujtesėn se Manastiri ėshtė vendlindja e alfabetit tė gjuhės sė tyre letrare. Pra, edhe gjatė socializmit, mbase pahetueshėm, bėnin roje mbi shtėpinė ku ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit, dhe gjithashtu, regjistronin se kush ishin ata qė herė e nxirrnin, herė e kthenin nė muret e asaj shtėpie, pllakėn pėrkujtimore pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme tė kulturės mbarėshqiptare.

    Pas rėnies sė sistemit socialist, tė parėn qė bėnė shqiptarėt e Maqedonisė, ishte t‘ua rikujtonin bashkėshtetasve tė vet maqedonas, se Manastiri, tani i mbetur me pakė banorė shqiptarė, duhet tė ruaj kujtimin pėr vitet kur aty lulėzonte kultura shqiptare. Pra, ata donin t‘ia rikujtonin Maqedonisė, se Manastiri ishte vendlindja e alfabetit shqiptar, se shtėpia ku ishte mbajtur Kongresi i Manastirit, do mbetet "djepi" i ngrohtė i alfabetit shqiptar, sikurse edhe plotėsisht tė realizohej koncepti sllavo-komunist, dhe nė Manastir tė mos mbetej asnjė shqiptar i vetėm. Koncept qė filloi tė realizohet qė nga vitet e pesėdhjeta dhe gjashtėdhjeta, kur shqiptarėt e Maqedonisė morėn rrugėn e Anadollit. Koncept qė pėrfundimisht u realizua gjatė konfliktit tė 2001, kur "mbrojtėsit" e Maqedonisė, tė ndihmuar nga policia, ua vunė zjarrin thuajse tė gjitha shtėpive shqiptare nė Manastir.

    Se shqiptarėt e Maqedonisė nuk kishin harruar ku ėshtė mbajtur Kongresi i Alfabetit, mė sė miri u dėshmua nė vitin 2003, kur nė mėnyrė tė madhėrishme u shėnua 95-vjetori i kėsaj date tė rėndėsishme. Por, nga atėherė e deri mė sot, kanė kaluar shumė vite, nga atėherė deri mė sot, shqiptarėt e kėtushėm, u pėrballėn me zgjedhje tė rregullta dhe tė parakohshme "demokratike" parlamentare. Dhe ndėrkohė, aq shumė u armiqėsuan mes veti nė baza partiake, sa thuajse harruan se kishte ardhur viti 2008, kur duhej tė shėnohej 100-vjetori i mbajtjes sė Kongresit tė Alfabetit nė Manastir. Apo ndoshta aq i turbulloi lufta ndėrpartiake pėr tė ardhur nė pushtet, sa ata harruan tė pyesin veten se ēka u duhej pushteti politikė, pa rojtarėt e trashėgimisė kulturore. Andaj, derisa arkeologėt e VMRO-DPMNE-sė (partisė maqedonase qė merr dhe largon nga pushteti partitė shqiptare) gėrryenin ēdo kund tokėn e Maqedonisė, qė tė gjenin sa mė shumė gjurmė pėr tė dėshmuar se etniteti i vetėquajtur maqedonas, ėshtė mė i vjetėr se kodrat e Ballkanit, pushtetarėt shqiptarė nuk ia dolėn tė shihnin as shenjat shqiptare qė janė mbi tokė, si pėr shembull shtėpinė, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit. Shtėpi e cila tani ėshtė gjysmė private, dhe ka pllakėn pėrkujtimore pėr ngjarjen qė ka ndodhur aty, por assesi tė bėhet "djep" i kujtesės pėr njė kohė tė lavdishme, kur Manastiri ishte njė nga burimet mė tė mėdha qė ushqenin me ujė pėrroskėn kulturore tė shqiptarėve tė Maqedonisė.

    Mbase tė hutuar nga ndryshimet e koalicioneve qeveritare qė ndodhėn gjatė dy viteve tė fundit, shqiptarėt e Maqedonisė edhe nuk patėn kohė tė mendojnė shumė pėr datat e rėndėsishme tė sė kaluarės sė tyre. Kėshtu qė, ekziston rreziku qė edhe 100-vjetori i mbajtjes sė Kongresit tė Alfabetit, tė kalojė nė heshtje, njėsoj si edhe ditėlindja e Nėnė Terezės. Ku ta dish, mbase kjo u ndodh edhe popujve tė tjerė, kur arrijnė fazėn qė tė jenė aq krenarė me tė kaluarėn e vet, sa tė mos mbetet njeri qė do turpėrohet pėr moskujdesin ndaj trashėgimisė kulturore.

    Kuptohet, pėrgjegjėsia pėr kėto lėshime bie mbi shpinėn e partisė qeveritare shqiptare, BDI-sė. Se BDI-ja e ka filluar mbrapshtė sa i pėrket kulturės sė shqiptarėve tė Maqedonisė, mė sė miri dėshmon e vėrteta se nė Ministrinė e Kulturės sė kėtij shteti, nuk ka thuajse asnjė shqiptar nė postė vendimmarrės. Do mbetet e paqartė se ēka e shtyu BDI-nė tė mendojė se kjo ministri ėshtė nga mė tė parėndėsishmet pėr shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė, njėsoj siē do mbetet e paqartė edhe pandjeshmėria e punėtorėve kulturorė tė kėtushėm ndaj kėtij fakti. Mbase pėr BDI-nė nuk ka asnjė arsyetim pse pėr herė tė parė, pas mėvetėsimit tė Maqedonisė, lejoi qė nė kėtė ministri tė mos ketė asnjė post kyē pėr shqiptarėt, por pėr pandjeshmėrinė e njerėzve tė kėtushėm tė artit e tė kulturės, ka njė arsyetim tė vogėl: ata e kanė mė lehtė tė bashkėpunojnė me kėtė ministri kur aty nuk ka asnjė partizan injorant partiak shqiptar, sesa kur atė e udhėheq ndonjė i dėgjueshėm i partisė, i cili di tė krenohet me kulturėn e popullit tė vet, por nuk di tė turpėrohen nga injoranca vetjake.

    Pėrroska kulturore e shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė nga ato tė zhurmshmet. Por sado qė ajo tė ushtojė, nuk arrin ta ngulfat zhurmėn e akulturimit qė vėrshon shoqėrinė e shqiptarėve tė kėtushėm. Ajo nuk arrin tė shpėtojė as nga dėmtimit qė ia bėjnė shtratit tė saj partitė e kėtushme shqiptare, tė cilat ndaj kulturės sė popullit tė vet sillen si pijaneci ndaj lėngjeve freskuese: e dinė qė janė pėr t‘i pirė, po nuk ua duron shijen. Mė nė fund, politikanėt janė atė qė janė, jo pse janė tė dehur nga kultura, por pse nuk e dinė se popujt e vegjėl nuk kanė pėsuar dhe nuk janė zhdukur atėherė kur kanė mbetur pa politikanė tė mirė, por kur kanė harruar tė mbrojnė vlerat e tyre kulturore.

    Gazeta "Shqip", 28/8/2008

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anėtarėsuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    ooo pjesa e e parafaundit e ketij teksti eshte e mrekullueshme... vet e thae, ju duhet te pranoni...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BAC4 : 29-08-2008 mė 19:03 Arsyeja: ./

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ohh krejt jane ne regull, mer ta dhefsha regullen une ty more faraxhi memetovski.
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anėtarėsuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin
    Ohh krejt jane ne regull, mer ta dhefsha regullen une ty more faraxhi memetovski.

    shikoja sjelljen e moderahorrave . nc nc nc

  5. #5
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Sefedin Haruni u be kryetar tani dhe na behet melaqe hghghghhg

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anėtarėsuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Sefedin Haruni u be kryetar tani dhe na behet melaqe hghghghhg

    xoxa xola,

    Sinqerisht, jam jashtzakonisht mirnjohes kur ben nje paralele mes meje dhe shum te nderuarit Sefedin Haruni .

  7. #7
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anėtarėsuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    kim memeti un nuk e dij pse njerzit i lexojne analizat e tij,pse thjesht humbin kohe ai cdohert shkruan marezira dhe mundohet te edukoj te gjithe, shet mend qe vet nuk ka aspak, mundohet te tregohet intelekutal e here analist e her politikan,, hajt medet hajt...
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga faruk_01 Lexo Postimin
    kim memeti un nuk e dij pse njerzit i lexojne analizat e tij,pse thjesht humbin kohe ai cdohert shkruan marezira dhe mundohet te edukoj te gjithe, shet mend qe vet nuk ka aspak, mundohet te tregohet intelekutal e here analist e her politikan,, hajt medet hajt...
    A mund ta gjej se i ciles parti je (vetem duke lexuar kete postim)?

    Kim Mehmeti eshte i madh.

    Gjeje tani ti i ciles parti jam une :P
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #9
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Manastiri dhe Jubileu i "Harruar" eshte demka me e zeze qe se pari ju bie Partive pastaj dhe Lotove dhe Cerrave sa andej kendej neper maqedoni.

    Ēerrat si persona dhe "Ēerrizmi" si dukuri, jane normale ne Maqedoni. Nuk e ke veshtire te gjykosh qe shumica qe kane postuar ketu thjesht kane pare vetem emrin KIM dhe kane mpref thikat dhe "Ne sulm o Burra".

    @Alienated,

    Ti je i BDI sepse thua qe Kimi Raikonnen eshte i madh.

    Jo ore jo nuk e ke te veshtire per ti ndare kush i kujt eshte, bajraktarizmi eshte smundje gjenerale nder shqiptare ne pergjithsi, dhe karakteristike nder shqiptaret e maqedonise, ne vecanti.

    Ju pershendes Ēerra,

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  5. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •