www.Balkanweb.com
Avazi i majekrahit me motiv antikorrupsionin!
Kiēo Blushi
Nuk besoj se ndonjė qytetar shqiptar naiv beson se mėsymjet mediatike qeveritare kundėr korrupsionit burojnė prej dėshirės sė sinqertė tė krerėve tanė pėr ta kufizuar e shkulur kėtė zezonė me rrėnjė e me degė. Kėrleshjet, kėrcėnimet, kanosjet pėr tė korruptuarit hipotetikė (tė cilėt pėrherė ikin ne drejtim te paditur), nga shumėkush tani pėrkthehen si pėrpjekje djallėzore pėr tė mbetur nė pushtet sa me gjatė, pėr tė eliminuar me ēdo mjet kundėrshtarėt, pėr te fituar sa mė shumė imunitet, si dhe pėr tu pasuruar sa mė shumė e sa mė shpejt, natyrisht duke u shtirur e ngjirur nėpėr ekrane dhe nėpėr debate publike, gjoja si antikorrupsionistė tė pėrbetuar, sikur, bash kėta janė, - me demek - tė dėrguarit e Perėndisė pėr tė shfarosur kėtė flamė!
Kėta udhėheqės nuk janė naivė, as budallenj; tash janė regjur e janė bėrė mė tė paturpshėm se kujtojnė qė ne, qytetarėt e bindur e te urtė tė kėtij vendi, jemi si ca buaj tė lodhur e tė shastisur qė do tė detyrohemi tė pėrtypim nė grazhd deklarimet, premtimet e pėrbetimet qe ata na hedhin nga podiumet, ekranet e gazetat, qė ne tė bėhemi edhe mė tė budallallepsur nga ēna kujtojnė. Pa e ēarė kokėn pėr atė qė ne mendojmė pėr ta e pėr veprimet e tyre, ata vazhdojnė avazin e majekrahit, kėsaj here me motive antikorrupsionin, (dje me antikomunizmin), paēka se sa vjen e nuk u beson mė njeri, edhe kur puthin ndonjė fėmijė buzė xhadesė sė njė mitingu, apo kur ju hedhin pleqve te vetmuar krahun ne qafė me mallėngjim!
Nuk paska gjė mė tė shpifur se demagogėt e paturpshėm qė tė shohin drejt e ne sy sikur tė thonė: guxo e mos i beso gėnjeshtrat e mia!
***
Edhe njeriu mė i thjeshtė e i pashkolluar e di biografinė e secilit syresh: Tani edhe njė katundar i rėndomtė i Bathores apo i Lazaratit e di qė ne kėto 18 vjet pluralizėm ata, krerėt tanė, paēka se u grindėn si qentė mes vedi, paēka se kėmbyen karriget e pushtetit me njėri-tjetrin, paēka se na premtuan parajsėn
tani, si pėrfundim, nėpėrmjet djersės dhe punės sė tyre tė ndershme e tė palodhur pėr demokracinė dhe integrimin tonė nė BE, ja tek u transformuan nga njerėz qė erdhėn nė fillim te viteve 90-tė me kėpucė qė fusnin ujė, nė VIP-a, nė milionerė te veshur firmato, ne liderė qė kur flasin, flasin vetėm menēurisht, ne milionerė jo me lekė, po me euro e dollarė tė siguruara nėpėr bankat e huaja si dhe me prona te tundshme e te patundshme anekėnd Shqipėrisė!
As edhe njė veprimtari biznesi nė Amerikė e nė Europė nuk mund te japė, pėr njė kohė kaq tė shkurtėr, fitime kaq tė shpejta e kaq tė majme! Por ama, ata dinė fort mirė tė kėndojnė majekrahit, motivet e urrejtjes e te dasive, te shpifjeve dhe tė tromaksjes sė armiqve e bajlozėve tė partisė, motive qė ne ēuditėrisht na pėlqejnė e qė, me sa duket, ende na venė nė gjumė, si te ishim fėmijė kopilė tė Lekė Dukagjinit!
***
Nė tė vėrtetė, avazi i antikorrupsionit u provua se ėshtė njė farsė tjetėr majekrahit, e cila ndonėse kėndohet me zė te lartė, nė pyllin e politikės me hyrjabyrja, tashmė kėndohet ne vetmi, solo, pasi nuk ka me njerėz normalė qė ta dėgjojnė e ta pėlqejnė, prandaj edhe nuk mund tė quhet mė njė motiv i ri pėr antikorrupsionin, edhe pse ėshtė ndryshuar teksti, po jo ritmi e as tingujt monotonė! Nėse dje antikorrupsioni para 2005-ės kėndohej me polifoni, sot luhet me monofoni, sepse kane ndryshuar solistėt, ata qė mbajnė iso si dhe dirigjenti, por jo ne, spektatorėt qe jemi te detyruar tė dėgjojmė te njėjtin avaz me tė njėjtin gisht nė gojė
Pėr kėtė arsye, shkalla e mosbesimit dhe e zhgėnjimit ne shoqėrinė shqiptar, veē njė flluskė sapuni!
Arrestimet e disa zyrtarėve te nivelit te mesėm, nė te vėrtetė janė tym lotsjellės qė hidhet nė publik pėr tė fshehur vjedhjet e abuzimet e mėdha me pronat, ryshfete nga tenderat dhe trafikun e influencės. Nė kohėn kur qeverisnin socialistėt, korrupsionin e bėnin peshqit e mėdhenj, por ama ata linin qė nė gjah e sipėr tė kullosnin e tė lagnin gojėn edhe peshqit e vegjėl, qe kėta tė mbyllnin sytė e veshėt e ti shėrbenin kapos sė partisė sa mė mirė.
Kurse sot korrupsioni ėshtė bėrė monopol i frikshėm familjar! I njė familjeje tė vetme, e natyrisht, edhe tė madhe, edhe tė fuqishme, sa mė ska tė pushtetshme, familje, qė siē po duken bathėt, po ngutet e po kėmbėngul dita-ditės qė tė mbetet nė histori duke u bėrė familje e madhe, derė e madhe, kullė e pėrjetshme, jo vetėm nėpėrmjet bombardimit me propagandė, po edhe nėpėrmjet pasurive jo shtetėrore, d.m.th familjare!
Me sa duket, edhe krerėt tanė e kane kuptuar se edhe nė Shqipėri ėshtė e kotė tė pretendosh tė jesh e tė mbetesh pėrjetėsisht lider, pa qenė edhe i pasur, pa qenė familje e madhe, nė kuptimin qė u jep kėtyre fjalėve mafia e vėrtetė!
Sigurisht, nuk mė takon mua te provoj se cili ėshtė mė pak i dėmshėm, korrupsioni rozė, apo blu, pasi korrupsioni sėshtė gjė tjetėr veē njė murtajė qė rropos ēdo shoqėri, aq mė tepėr ne qe jemi popull i vogėl dhe i varfėr. Nuk ėshtė mė i ndershėm dhe mė i pafajshėm njė i bardhė se njė zezak qė tė vjedh shtėpinė. Por ajo qė ėshtė e pėrbashkėt, nė tė dy llojet e korrupsioneve tė aplikuara pėrgjatė tranzicionit tonė gjasme demokratik, ėshtė bindja qė kanė tė dy palėt e udhėheqėsisė se nga politika mund te ikėsh njė ditė, por ama pasuria mbetet, pasuria tė mbron, pasuria ėshtė e pėrjetshme, pasuria ėshtė edhe garanci, edhe imunitet, edhe lavdi, edhe fuqi! Kjo sjellje qė tani mbizotėron ne te gjithė sdministratėn, tek e fundit, shqip do tė thotė: sa je nė pushtet, bjeri me top, se nesėr nuk do tė kesh asnjė mundėsi!
Ndaj nėpunėsi i vogėl ėshtė i detyruar te ndjekė shembullin dhe modelin e shefit tė madh! Ndaj ryshfeti qė kėrkon njė polic sa shkel nė Shqipėri, nuk tregon vetėm fytyrėn e policit, po te shefit te tij, tė ministrit, tė kryeministrit, madje te shtetit e tė vetė shoqėrisė. Kjo mendėsi rrėmbe sa te mundesh sa je nė pushtet, vetėkuptohet, nuk mund te luftojė korrupsionin, veē me ca gėnjeshtra te stisura, me demagogji dhe arrestime tė peshqve tė vegjėl e mjeranė, si p.sh tė ca mėsuesve qė kapen nė flagrancė e rrasen nė burg e pastaj iu nxihet surrati nė kronikėn e zezė, shoqėruar me tekstin asgjėsues: Ja, e kapėm, shiheni, ky faqezi u ka kėrkuar studentėve 100 euro pėr njė provim!...e deri te drejtorėt e rrugėve nė Ministrinė e Rrugėve! Kurse ata qė kanė vėnė brenda disa viteve, pa asnjė veprimtari biznesi, miliona euro, dhjetėra hektarė tokė tė hipotekuara, makina luksoze, apartamente dhe vila ne bregdet
janė pikėrisht ata qė nesėr do tė na pėrbetohen se do tė luftojnė dhe shkulin korrupsionin nga kjo shoqėri!
***
Ish-kryeministrin Meksi me tha njė ditė se kur kishte pas qenė kryeministėr, afro 15 vjet pėrpara, me ndihmėn e ndėrkombėtarėve, ishte pėrgatitur njė projekt-ligj pėr deklarimin dhe verifikimin e pasurive jo vetėm tė zyrtarėve tė lartė, po edhe tė ēdo qytetari. Njė praktikė tė tillė e kanė tė gjitha vendet demokratike. Nė Itali, p.sh, brenda njė viti, nėpėrmjet sistemit kompjuterik verifikohen miliona qytetarė: mafia italiane nuk mund te paralizohej ndryshe, pa vėnė nen vėzhgim e nėn kontroll transfertat e parave e te pasurive
Nuk mund te blesh prona e te vėsh nė bankė miliona, pa deklaruar mė parė burimin e tyre. Natyrisht qė ky ligj asokohe nuk u miratua
Tani, ēėshtė e vėrteta, ekziston njė ligj pėr deklarimin e pasurive tė zyrtareve te larte, ekziston dhe njė Zyrė ku je i detyruar te deklarosh pasurinė dhe tė ardhurat
por ama nuk kemi dėgjuar deri me tani se ku dhe si i kanė bėrė kėto pasuri pėrrallore kėta udhėheqės dhe familjaret e tyre!
Jo vetėm kjo Zyre nuk guxon tu afrohet tė mėdhenjve tanė tė superimunizuar, po as Prokuroria nuk guxon tu qaset, d.m.th tė bėjė sikur do tė hapė hetimet pėr tė provuar burimin e pasurive tė tundshme e te patundshme, tė deklaruara dhe tė padeklaruara, tė ndonjė prej tyre, apo familjarėve te tyre! Por edhe nėse janė tė deklaruara pasuritė e zyrtarėve tė lartė, verifikimi i tyre nuk bėhet dot, edhe pse verifikimi nė ēdo vend demokratik ėshtė jo vetėm i thjeshtė, po edhe i paapelueshėm nga kurrkush, si tė jesh President a kryeministėr, si tė jesh artist a sportist me famė botėrore. Askush nuk guxon tė kundėrshtojė e tė vetėmbrohet me frazėn bajate: po sulmohem politikisht pėrballė pyetjeve: Ku i ke getur kėto fitime, kur rrogėn e ke pasur kaq e aq?... A i ke paguar taksat? A i ke qarkulluar paratė nėpėrmjet bankave?...etj etj.
Pyetje teknike qė kėrkojnė pėrgjigje tė dokumentuara. Por pėr tė shmangur pėrfundimisht edhe kėto pyetje, ja tek po na vjen projekt-ligji pėr amnistinė fiskale. Nė se para vitit 90-tė ishim tė gjithė njėlloj tė shpronėsuar, njėlloj tė varfėr, tani jemi tė gjithė tė pabarabartė pėrballė fitimeve, ligjeve dhe mundėsive! Ja pėrse korrupsioni nuk mund tė luftohet nė Shqipėri. Jo se nuk kemi njė Di Pietro, po se hė pėr hė ne nuk mund te kemi njė Di Pietro, pasi vazhdojmė te hiqemi pėr hunde nga ca palo bajraktarė e bejlurēina qė tallen me ne e qė rregullat dhe ligjet e demokracisė i njėjtėsojnė, pėr hesap tė vet, me nenet e Kanunit. Edhe nėse miratohet njė ligj i mirė, ai nuk mund tė zbatohet dhe kėtė, mė mirė se ne e dinė gjykatėsit dhe prokurorėt! Nė njė vend ku qytetarėt nuk janė tė barabartė pėrpara Ligjit, korrupsioni bėhet monopol, ai transformohet nė lavdi dhe nė nder duke vėnė pėrfund moralin e shoqėrisė! Ndaj antikorrupsioni ėshtė farsa mė e shėmtuar qė po luhet nė skenėn e shoqėrisė sonė, ku edhe tragjikomeditė e Gėrdecit nuk bėjnė mė pėrshtypje te qeveritarėt! Nėse do te kishte sadopak seriozitet kjo qeveri pėr tė respektuar sa pėr sy e faqe votėn antikorrupsion qė mori nė 2005, qė nė ditėt e para do tė kishte miratuar njė ligj te qartė e te prerė pėr antikorrupsionin, njė ligj qoftė edhe tė pėrkthyer nga cilido vend demokratik i BE apo SHBA, ku tė pėrfshihej deklarimi, verifikimi, ndėshkimi si dhe mungesa e plotė e imunitetit pėr cilindo qė fsheh pasuritė, qė ka prona me trafik influence, qė ka para tė padeklaruara nė bankat e huaja, qė ka abuzuar me pushtetin dhe qė
etj, etj. Pra, ne na lipset njė ligj qė te pengojė familjarėt e ēdo pushtetari qė ky tė mos kėtė asnjė mundėsi tė abuzojė me pushtetin e qė pėr tri vjet tė bėhet Familje e madhe, Familje milionere, Familje pronare nė tė gjithė vijėn e bregdetit. Prandaj mė sė pari e mbi tė gjitha, ne na duhet njė Ligj qė tė mbrojė jo vetėm qytetarėt, po edhe Di Pietrot nga politika!
Por kjo nuk mund tė ndodhė se
se
E keni vėnė re se si dhe pse po sulmohet kėto ditė kryeprokurorja Ina Rama, njėlloj si paraardhėsit e saj?
Krijoni Kontakt