-
i/e regjistruar
Kosova sivjet rrezikohet nga deficiti buxhetor
Kosova sivjet rrezikohet nga deficiti buxhetor
Kosova sivjet rrezikohet nga deficiti buxhetor, apo mungesa e mjeteve financiare, thonė zyrtarėt e qeverisė.Por, ekspertė dhe njohės tė kėsaj sfere, duke iu referuar pasqyrės sė pėrgjithshme tė tė hyrave dhe shpenzimeve pėr periudhėn nėntėmujore tė kėtij viti, paralajmėrojnė tė kundėrtėn. ...
Postuar: 04:33:37 / 01.11.2010
Buxheti i Kosovės edhe sivjet mund tė pėrballet me suficit apo tepricė tė mjeteve tė pashpenzuara financiare. Kjo ndodhė pėr shkak tė mosrealizimit tė mirė tė projekteve, thotė eksperti i ekonomisė, Muhamet Sadiku. Sipas tij, buxheti i Kosovės nė vazhdimėsi ėshtė pėrballur me suficit, qė ėshtė bartur nga njė vit nė tjetrin.
Kemi suficit tė krijuar edhe gjatė kėtij viti sepse raporti nėntėmujor tregon se kemi ngecje tė konsiderueshme nė realizimin e investimeve publike. Sado qė pritet qė nė tremujorin e fundit tė kemi pagesa mė tė mėdha dhe ky problem tė zbutet prapė Kosova do tė ketė suficit tė konsiderueshėm buxhetor, tha Sadiku.
Edhe Labeat Mustafa, nga Instituti i Financave tė Kosovės, paralajmėron se Kosova do tė ketė suficit, pėr shkak tė shpėrputhjes ndėrmjet tė hyrave dhe realizimit tė shpenzimeve.
Nga ana tjetėr, profesori i financave publike nė Universitetin e Prishtinės, Artan Nimani, thotė se Kosova kėtė vit do tė ketė deficit, pėr shkak tė nevojave tė mėdha pėr projekte.
Nė bazė tė tė gjitha projeksioneve qė i shoh dhe nga nevojat qė ne i kemi, buxheti i kėtij viti do tė kalojė nė deficit financiar, apo nė njė shtyrje tė pagesave, dhe jo nė ndonjė suficit pėr shkak tė mosrealizimit tė projekteve.
Ndėrkohė, udhėheqėsi i organizatės antikorrupsion Ēohu, Avni Zogiani, shfaq dyshime pėr keqpėrdorime tė mundshme tė parasė publike, sidomos pas krizės institucionale nė Kosovė:
Kjo situatė vetėm sa e ka shtuar mundėsinė e keqpėrdorimeve tė mėtutjeshme. Nuk ėshtė se ne kemi pasur ndonjė mirėqeverisje tė buxhetit tė Kosovės para se tė shkaktohej njė kaos i tillė, por sigurisht se kjo situatė do ta pėrkeqėsojė shumė mė shumė manipulimin e parasė publike.
Ndryshe, zyrtarė tė ministrisė sė ekonomisė dhe financave, thonė se sivjet tė hyrat e pėrgjithshme buxhetore gjatė pritet tė jenė rreth njė miliard e 134 milionė euro, ndėrkaq shpenzimet e pėrgjithshme do tė jenė njė miliard e 312 milionė euro.
Deficiti i planifikuar prej 178 milionė eurosh pritet tė financohet nga donacionet dhe pjesėrisht nga rezerva buxhetore, qė sivjet kap shifrėn prej 248 milionė eurosh.
-
-
i/e regjistruar
Kjo esht kur ki tulifar njeri qe merret me menazhimin e bugjetit , mund te na kaploj nje kriz me e rend se greqin se qeshtu na me shku perpara shum veshtir e kem ...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt