Si mendoni ju a duhet te jep dorheqja kryeministri Berisha apo mjafton vetem dorheqja e F. Mediu
Po duhet te jep dorheqje
Jo nuk duhet te jep dorheqje
Si mendoni ju a duhet te jep dorheqja kryeministri Berisha apo mjafton vetem dorheqja e F. Mediu
PO por sala mbetet sal
si ne 97-shin si tani nuk ka fije ndjenjash
Ai nuk ndjen dhimbjen e popullit ,ka nje uri te tmershme per pushtet,,,,,,,,,,,,
Duhet te jap dorheqe (ngeli duke u dhene shqiptarve arkivole free )ai nuk e njef pergjegjsin.
Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.
duhet ta jape patjter, por historia na kujton qe nuk do ta bej, mos harroni se ne mars te97 kur shqiperia ishte ne flak, ne vend ti hapte rrugen zgjedhjeveu rizgjodh perseri president nen krismat e armeve
Liberté, égalité, fraternité
Normalisht po të kemi të bëjmë me një njeri të rregullt ai duhet të japë dorëheqjen , por duke parë të kaluarën dhe personin me të cilin kemi të bëjmë vështirë se ka për të ndodhur një gjë e tillë .
Berisha qe nga pamja, nga menyra si flet dhe cfare thote duket qe nuk eshte normal nga ana mendore. Kjo me ka habitur gjithe kohes sa ka qene ai ne pushtet , si eshte e mundur te votosh per nje person te ketille??? dhe jam e bindur se sa te jete ai ne pushtet Shqiperia do fundoset edhe ne shume.
Jo se te tjeret jane me te mire, por nga 2 te keqija duhet te zgjedhesh ate qe eshte me pak e keqe.
Per nje jam ca kurioze si shpjegohet qe Presidenti nuk duket asedhe gjekundi, cfare roli ka ai ne kete situate, se nuk po e shikojme asgjekundi ???
Nuk e kuptoj perse duhet te jape doreheqjen Kryeministri. Ore, ajo qe ndodhi ndodhi, nuk kemi çfare te bejme. Te gjitheve na dhemb per ate qe u be. Por, tani duhet te shohim perpara se si te ndihmojme keto familje qe kane humbur te afermit e tyre e shtepite e tyre nga kjo tragjedi. Tani, kryeministri u shpreh i gatshem qe te ndihmoje prokurorine ne çdo hetim qe do te beje. Gjithashtu ministria e mbrojtjes ka thene qe do ve ne dispozicion te prokurorise çdo dokumentacion qe ka te beje me firmen qe ka kryer çmontimet e municioneve e te armeve ne Gerdec. Keto nuk do te thone asgje per ju?
Gjithashtu, Kryeministri Berisha, ne mbledhjen e djeshme te Komitetit te Emergjencave Kombetare, deklaroi qe qeveria do te demshperbleje dhe do u ndertoje shtepite te gjithe atyre qe kane humbur e u jane shkaterruar shtepite nga tragjedia e ndodhur ne Gerdec. Madje, ai shkoi dhe me tej, duke thene se, nese banoret duan qe tu ndertohet nje fshat i ri, jo ne Gerdec por ne nje zone tjeter, qeveria eshte e gatshme te ndermarre dhe kete hap. Vetem se per keto kerkohet qe te gjithe banoret e asaj zone te bien ne marrveshje me njeri-tjetrin dhe te zgjedhin ose te rindertohen shtepite e tyre ekzistuese ose te vendosin te ndertohet nje fshat i ri ne nje vend tjeter.
Pra, keto jane nisma qe ka ndermarre kryeministri dhe ai ka shprehur gadishmerine e tij per te ndihmuar te gjithe te demtuarit. Nisur nga kjo une nuk mendoj se Kryeministri duhet te jape doreheqjen.
Po te jape doreheqjen Kryeministri, atehere do shkonim ne debate te pafundme, ne mbledhej partish per te krijuar nje qeveri te re, ne mbledhje parlamenti per te diskutuar e votuar qeverine e re, dhe e gjitha kjo eshte nje kohe e humbur, nderkohe qe banoret e Gerdecit nuk dine ku te fusin koken. Pra, do humbej shume kohe dhe banoret do mbeteshin ne qiell te hapur. Ndersa tani, me kete qeveri qe kemi, nuk ka vend per humbje kohe per kulisa politike, por duhet te mobilizohen te gjithe qeveritaret me ne krye Kryeministrin, e te mbeshteten dhe nga partite opozitare, per te ndihmuar ne kohe sa me te shpejte banoret qe gjenden ne qiell te hapur.
Lerini inatet apo perkatesite personale politike e shikoni realitetin. Nuk eshte rasti qe te luhet bixhoz politik me ane te kesaj tragjedie kombetare e me dhimbjen e njerezve.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Jam dakord me MaDaBeR,
ja dha doreheqjen kryeministri, ç'fare do rregullohet? Kush do e zevendesoje? ç'fare do ndryshoje?
P.S.Natyrisht dhe drague e ka thene mire.
Doreheqja e kryeministrit do ti jape rrugezgjidhje vetem etjes per pushtet te disave dhe instiktit hakmarres te disa te tjereve.
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
Krijoni Kontakt