Shkrimtari dhe studiuesi çam Abedin Rakipi pergatit romanin “Te jetosh ne Çameri” si kunderpergjigje artistike dhe historike ndaj romanit te shumefolur “Te jetosh ne ishull” te Ben Blushit.
Shkrimtari Abedin Rakipi denjon me ane te romanit te tij “Te jetosh ne Çameri” ti tregoje publikut shqiptar se realiteti historik i paraqitur si i vertete ne romanin e Blushit ka edhe nje faqe tjeter te fshehte qe i fshihet publikut shqiptar nga grupe(lobing) dhe interesa te caktuara politike. Duke sjelle te dhena domethene historike Zoti Rakipi do te sjelle per publikun shqiptar nje Volte Face te romanit te Blushit. Me konsentimin e Autorit po ju paraqesim ketu poshte nje pjese te vogel te romanit i cili do te publikohet se shpejti dhe qe kesaj here do te ngjalli vertete nje debat dypalesh historiko-artistik, por jo me me nje te vertete por me dy tashme.
Lexim te kendshem.
TE JETOSH NE ÇAMERI
SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI
Ishte Janar i 1772 dhe bente shume ftohte. Sulejmani hapi syte i zgjuar nga kendimi i gjelit te kuq qe ai e kishte shume per zemer, duke falenderuar Allahun qe ja morri jeten ne darke dhe e ktheu perseri ne jete ne mengjes. U ngrit morri abdes dhe filloi te falte namazin e sabahut. I beri dua Allahut qe ta ndihmonte te luften e tij kunder klefteve Suliote, te cilet vetem tre ditet e fundit kishin vrare 7 muslimane per tju marre atyre bagetite. Ky sulm ishte drejtuar nga Jani Zerva i cili pasi i vriste ju priste kokat i merrte me vete ne malet e larta te Sulit ku fshiheshin banditet. Papritur kur ju kujtuan femijet jetime te atyre qe u therren nga Zerva i rrodhen lotet dhe ne me gjithe shpirt ju betua Zotit se do te bente drejtesi. Bile keto tre dite ata nuk kishin me as hoxhe ne xhami duke qene se nje nga 7 te vraret ishte hoxhe Junusi, i cili kur kishte degjuar ulerimen e grave te fshatit rrembyer nga Suliotet kishte marre pushken dhe me bismilah
kishte vrare dy prej tyre para se ta qellonte pas shpine nje dore e pabese.Tani ai kishte muezzin gjelin e kuq derisa te vendoste fshati per nje imam te ri. Sulejmani u çua dhe pa zgjuar trimat e tij per namaz shkoi ne xhami dhe e thirri vete ezanin. Populli duhet te fali namaz mendoi ai me lote trimi ne sy, sepse per kete na ka krijuar zoti ne çamet qe te jemi shembull per popujt e tjere, te perhapim drejtesine,
te jemi mbrojtes te islamit ne Ballkan, te falemi dhe te luftojme per te mbrojtur me te dobetin, te ushqejme jetimin. Ketu ju kujtuan bijte e atyre 7 te vrareve qe flinin nen batanije ate nate por tashme pa baba, me lote dhe dhimbje qe i dilnin nga shpirti. Ai doli nga xhamia dhe kaleroi me kalin e tij te bardhe drejt shtepise se tij dhe pasi mbushi dy thase plot e perplot me ushqime filloi ti shperndante ato para dyerve te atyre 7 nenave çame qe qanin bashke me jetimet e tyre per kapedanet e vrare pabesisht nga kleftet suliote. Duke bere kete gjest ju kujtua Kalifi Omer i cili dilte naten shpesh per te degjuar hallet e popullit dhe nje nate duke kaluar degjoi te qarat e nje gruaje nga larg dhe pasi dergoi njerez qe te pyesnin se çfare kishte,
i shqetesuar menjehere shkoi te dera e saj dhe e pyeti: Pse qan o robja e Allahut dhe motra ime ne islam ? Ajo i tha o kapedani i besimtareve nuk kam mese te ushqej femijet. Omerit i rrodhen lotet menjehere dhe shkoi ne shtepine e tij dhe pasi solli nje torbe plot me ushqime ju lut asaj motre qe ate nate ti gatuante ai jetimeve te saj. Si tha ajo, o kapedan i besimtareve po ti je mbreti yne si mundesh ti te gatuash per ne?
Allahu me falte o moter tha Omeri sepse duke ju lene ju pa buke une kam bere gjynah te madh ndaj me lejo te lutem qe ti kerkoj falje atij duke ju gatuar ju sonte. Ai filloi te gatuante nje gjelle te ngrohte duke qare dhe duke i ferkuar koken tre jetimeve te asaj motre ne islam, burri i se ciles kishte rene deshmor ne lufte. Femijet hanin tashme diçka te ngrohte dhe Omeri i kerkonte falje zotit qe e kishte neglizhuar kete gje. Keto mendime qe i vinin Sulejmanit ne koke e preken edhe me shume ate dhe u betua se do te ishte i bute dhe i drejte me vellezerit e tij çame muslimane, si Omeri me besimtaret ne kohen e tij, dhe se do ta merrte hakun e vellezerve te tij te vrare ne pabesi nga gjakprishurit Suliote te cilet te drejtuar nga prifti grek i kishes Greke Shen Georgios te Sulit nuk linin fshatra muslimane pa sulmuar. Ata ishin klefte dhe te eger, jetonin maleve dhe nuk e kishin fare idene e drejtesise apo te hakut. Sipas ideologjise se tyre ortodokse
ushqyer nga prifterinjte greke vetem ne Krisht kishte drejtesi dhe jete, te tjeret ishin apostate dhe vetem vdekjen meritonin. Ju kujtua gjyshi i tij dhe i vellai te cilet te dy nen drejtimin e Janitotit Njazi Ahmeti kishin luftuar per vite me rradhe kunder banditeve Suliote. Ne Çaparenjte mendoi ai kemi qene nder te paret qe e kemi pranuar islamin bile para se te vinin Osmanet qe ne kohen e Jakub Shpates. Ju kujtua historia e Jakup Shpates princit te pare musliman çam i cili e kishte pranuar islamin fale predikimit te familjeve muslimane te ardhura nga Siçilia ne shekullin e dymbedhjete dhe trembedhjete dhe te vendosura ne çameri per ti shpetuar persekutimeve katolike, vrasjeve dhe konvertimeve me dhune nga rikonkuista e mbreterve katolike te Siçilise. Jakub Shpata ishte bir i familjes se shquar çame te Shpatajve dhe nga viti 1410-1416 ishte princi i pare musliman i principates se Artes. Ai e qeverisi principaten e Artes si musliman, me
drejtesine kuranore duke ju krijuar çameve te gjitha kushtet morale dhe ekonomike me ane te karakterit te paster dhe te forte qe ai posedonte mundesine qe ti shpetonin skllaverise Bizantino-Latine. Jakupi sillej me mire me ushtaret e tij besnike dhe i kushtonte atyre me shume vemendje sesa vetes se tij.Ate epoke duke marre shembull edhe emrin e qytetin te Artes ai e quante koha e Arte e çamerise. Ju kujtua gjithashtu se jo vetem muslimanet po edhe shume familje çifute kishin lene Siçiline dhe ishin vendosur ne Arte ne shekullin e dymbedhjete. Ju kujtua Benjamin Tudela i cili ne ditarin e tij ne shekullin e dymbedhjete gjate udhetimit te tij nga Spanja ne Jerusalem shkruante se ne Arte kishte gjetur nje komunitet çifut prej 100 familjesh ku nje pjese e mire ardhur nga Siçilia. Kjo kishte ndodhur gjate periudhes se perandorit Bizantin Manuel Komneni. Ne ate kohe prijesit e çifuteve kishin qene Rabbi Salomon dhe Rabbi Heracles. Por Midrashi apo
sinagoga e pare ne Arte ishte ndertuar gjate periudhes se perandorit Bizantin Mikaeli i 2te dhe kishte pasur emrin Kehila Kedosha Tassavim. Ajo ishte ndertuar brenda keshtjelles se Artes te cilen Sulejmani e kishte vizituar vete disa here. E kishte terhequr gjithmone brendesia dhe misteri i asaj sinagoge, dhe sa here shkonte ne Arte ajo sinagoge ishte vendi ku ai ndalej per te pushuar. Dukej sikur ajo sinagoge fshihte diçka shume misterioze ne brendesi te saj, ndoshta nje intrige te se kaluares apo nje sharm oriental qe te çonte thelle ne shekuj dhe ngjarje te hershme. Te gjitha keto Sulejmani i kishte degjuar nga djali i tij Abedini i cili kishte studiuar ne Stamboll dhe qe fliste 7 gjuhe te huaja. Por kohet e fundit Abedini nuk ishte fare mire. Ai ishte dashuruar thelle me Joanen, nje vajze çame nga Paramithia dhe kishte filluar te izolohej ne vetmi duke shkembyer letra te fshehta dashurie me Joanen. Ai e kishte kerkuar Joanen per martese por babai
i saj i kishte thene jo per momentin. Kjo pergjigje i kishte tmerruar dy te rinjte qe u deshen per hir te Allahut. Baba thonte Abedini nqs egziston ne kete dynja gjenialiteti femeror ai eshte i personifikuar plotesisht tek Joana, dhe nqs egziston ne kete bote dashuri njerezore ajo udheton mes shpirtit tim dhe atij te Joanes. Ata ishin dashuruar si Mexhnuni me Lejlen apo si Shirini me Khosrovin ne letersine persiane. Bile nje here Abedini i kishte treguar nje sekret te vogel qe ai ndante me Joanen. Ne historine e Shirinit dhe Khosrovit i kishte thene ai kur Khosrovi puthte buzet e Shirinit ajo i thoshte mos me kafsho kaq fort, por ne brendesi te shpirtit te saj dhe me syte e saj i thonte; kafshome akoma me fort. Edhe pse se kam puthur kurre Joanen baba per respekt ndaj fese tone islame dhe rregullave te Allahut, ne jemi njesoj si Shirini dhe Khosrovi; dhe kur ajo me thote ik tani se u be vone me shpirtin dhe me zemren e saj me thote; mos ik te lutem rri
edhe pak. Ata te dy kishin ndertuar boten e tyre te endrrave ngritur mbi frymen hyjnore te besimit ne Allah dhe stolisur me bukurine e imanit islam qe i bente ata te enderronin per nje bote tjeter ku oqeanet e ndjenjave hidhnin poshte kete bote te madhit dhe pasurise dhe besonin se vetem vdekja do ti jepte frytet e embelsise se besimit dhe durimit te tyre. Si mundet njeriu ta duroje kete bote kaq te etur per pushtet dhe pasuri dhe te hedhi poshte boten e mrekullueshme parajsore qe gjendet ne shpirtrat tane; e kishte pyetur njehere Abedini. Abedini ishte i vendosur dhe kembengules, i pathyeshem ne qendrimet dhe qellimet e tij. Ai besonte se fisnikeria e bente njeriun te arrinte skajet me te larta te botes. Ai ishte nje shembull i sakrifices njerezore i cili shpesh here flijonte lumturine e tij personale per te miren e çamerise dhe besonte se kur njeriu zbulonte ne iman superioritetin e tij atehere ai kishte arritur te kuptonte mesazhin sublim te
Kuranit. Dielli filloi te shfaqej pas maleve dhe krenaria e çamit e ngriti Sulejmanin nga keto mendime kaq te gjata dhe te thella, duke e drejtuar tek trimat e tij. Kur i shikonte trimat e tij duke kenduar Kuran i dukej sikur mbinte hija e çamit ne çdo ane te Çamerise. Ata ishin kapedane te mire, te drejte, qe mbronin muslimanet e sulmuar ne pabesi nga kleftet ortodokse anembane Çamerise.
Islami i tha ai trimave te tij e ndan çamin nga greku, dhe ne qofte se doni te mbeteni çame dhe mos te beheni greke si Suliotet shtoi ai mos e leshoni kurre Kuranin nga dora, sepse ky liber vazhdoi ai eshte mburoja e identitetit tone. Leximi i Kuranit kishte lene gjurme te thella ne shpirtin e tij. Lufta e Sulioteve kunder çameve i kujtoi atij librat historike qe djali i tij i madh Abedini kishte lexuar ne bibloteken mbreterore te Stambollit rreth rikonkuistes se Spanjes nga te Krishteret. Pushtuesit e krishtere te Spanjes i kishte treguar Abedini i kishin detyruar muslimanet dhe çifutet qe te bartnin shenja identifikimi qe te njiheshin kudo nga shkonin, derisa ne fund i vune perpara zgjedhjes midis krishterimit ose vdekjes. Keto fjale i kujtuan atij thirrjet e Sulioteve kur sulmonin fshatrat muslimane me pabesi “ Krishti u ngjall”. A ngjallet vertete Krishti me vdekjen dhe masakrimin e muslimaneve çame mendoi ai? Ju kujtua gjithashtu se
Abedini i kishte treguar se ne kohen e Henrikut te 4 ne Spanje ishin mbytur nga duart e te krishtereve 400.000 muslimane vetem ne qytetin Dilan. Çfare tmerri mendoi ai. 400.000 mije jete njerezish te pafajshem te vrare vetem per nje fjale, “Ska Zot tjeter pos Allahut”. Nuk arrinte dot te kuptonte kete urrejtje te dhunshme kaq te eger kunder islamit nga kryqtaret. Suliotet tha ai tani jane te dobet dhe tremben nga ushtria e forte muslimane por mendoi ai, nese nje dite kalifati musliman shembet ata do te veprojne me ne si te krishteret spanjolle me muslimanet e Spanjes, dhe do te na shfarosin pa meshire, pa dallim seksi apo moshe. Do ti shkaterrojne xhamite tona dhe do ti kthejne ato ne kisha, njesoj si ndodhi ne Spanje ne kohen e Isabeles dhe Ferdinandit te Aragones mendoi ai. Ne çamerine time kjo sdo te ndodhi kurre tha ai dhe i nervozuar nga keto mendime u ngrit dhe filloi te ecte. Sa te kete kapedane çame mendoi ai serish, dhe sa te jene te
bashkuar si nje trup i vetem sdo te lejojne kurre qe nje gjeme e tille te gjeje çamerine. Por ai e dinte se Suliotet ishin shume te pabese dhe dinake, dhe se ata kishin lidhje te ngushta ushtarake dhe ekonomike me francezet dhe ruset. Ai e dinte se kisha Greke me ne krye Fanariotet e Stambollit kishin shekuj qe perpunonin intriga dhe plane te fshehta per shfarosjen e çameve dhe zhdukjen e gjurmeve islamike ne çameri. Ata shpesh kishin provuar edhe te korruptonin kapedanet vendas duke ju ofruar atyre pushtet dhe pasuri te madhe por edhe pse tek tuk kishte dale ndonje gjakprishur, ne shumicen derrmuese çamet i kishin mbetur besnike Kuranit duke treguar nje fisnikeri te rralle perballe dredhise dhe tradhetise Suliote. Themeli i personalitetit te forte çam bazuar ne idealet fisnike dhe paqesore te Kuranit mendoi ai, nuk mund te perputhej kurre me tradhetine e ulet Suliote e cila kishte njollosur token çame, dhe ndersa per kleftet ortodokse Suliote
tradhetia ishte element perberes dhe determinues i identitetit te tyre ortodoks ne fjalorin e çameve nuk egzistonte si fjale. Ishte ky nje tipar i ulet i gatuar ne altaret e kishave ortodokse qe çamet e urrenin dhe e luftonin. Çami eshte besnik, nuk tradheton kurre te verteten, dhe nuk guxon ti shese kurre idealet e veta, dhe te verteten per interesat e ngushta te kesaj bote, siç e benin kleftet ortodokse, vazhdoi te mendonte ai.
Krijoni Kontakt