Close
Faqja 9 prej 44 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 439
  1. #81
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    E mora guximin

    E mora guximin,nis e shkruaj vargje,
    të lehtë nuk e pata,si për çdo poet,
    shkruaj e gris letra,ulur për mbi pragje,
    gërmo e gërmo për një të vërtet.

    Zhytesha në ëndërr,me një barrë mendime,
    Dhe më dukej vetia një poet gjenial.....
    Gjumi dilte herët,nis me vargëzime.
    Shkruaj poezi-më dukej skandal.

    Me veten inatosem,për rimën e humbur,
    E mbledh letrën shuk dhe e flak në zjarr.
    Pëshperij në gojë sikur të jem brumbull,
    Kushdo që është pranë,thot:"Ky është i marrë"!

    Hiqem e tërhiqem nga vargu nga rima,
    si ndo një llastikë kthehem menjëherë.
    Mbyllem nëpër dhoma,mbyllem nëpër vrima,
    Dhe filloj e shkruaj mendimin e prerë.

    Përsëri pendohem dhe nis e shaj veten,
    Ç'të duhet zotrote,s'bëhesh dot poet.
    Dil e vringëllo çokalet mbi mbrete,
    shtrihu mbi livadh ashtu siç di vetë.

    Në ç'andralla hyra qënka sport i rëndë,
    Me inat shqiptario bëhem poet....
    Në daç më lexoni,në daç thurmëni këngë,
    S'tundem nga llogoria,s'pyes kush thërret.

  2. #82
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ika....

    Ika......
    S'të shikoja dot, të mërzitur në shpirt,
    për planet që thurje si një vocërrake.
    Ah! Sa më ka lodhur ajo ditë,
    gjumi nuk më zuri as pasmesnate.

    Ika....
    Të mos dëgjoja ulërima tingujsh mbrapa gardhit,
    Që mbytnin sinfoninë në dhomën lartë.
    Me dhimbje i përcolla rrezet e beharit,
    Nuk mbesoj të ndodh,që ta harroj atë datë.

  3. #83
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos....

    Kur të ndjesh zemrën,
    Të vështroj si ujvarë,
    mos përto të kapesh,
    te buza ime e tharë!

    Dhe kur të thinjesh,
    si valë deti,
    mos përto të thuash:
    -Su kursye i shkreti.

  4. #84
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Pershendetje riza...
    Desha vetem t'kujtoj se un ndodhem pas c'do postimi qe ju beni....
    N'pritje t'vargjeve te mrekullueshme...
    T'lumt dora per ato qe shkrun.
    Me respekt skenderi
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #85
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Pershendetje riza...
    Desha vetem t'kujtoj se un ndodhem pas c'do postimi qe ju beni....
    N'pritje t'vargjeve te mrekullueshme...
    T'lumt dora per ato qe shkrun.
    Me respekt skenderi
    Faleminderit skender per pershendetjen dhe per vleresimin e poezive te mia.Per kedo eshte kenaqesi qe te kete dashamires te vargut te ti se kjo behet edhe shtyse per krijimtarine e metejshme.Me respekt rizai

  6. #86
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kënga e vajtimit

    Pse vajtojnë këta njerëz të helmuar
    Me derte dhe ligjërime kaq prekëse?
    Radhën pse s'ma lënë për të kënduar
    Apo melodia e tyre është më tërheqëse?

    Dhe kënga e vajtimit kërkon zë të bukur,
    Zëri im del vetëm në pranverë,
    Vajtimi vazhdon çdo ditë e çdo stinë,
    Mendja dhe zemra qajnë përherë.

    Nga zërat e vajtimit do zgjedh melodinë
    Bashkë me ta dhe unë këngë do këndoj,
    Shpirti më dhëmb për atë thëllëzë,
    Që zërin e saj në male s'e dëgjoj.

    Lërmani radhën,o zëra vajtues
    Se do t'ju mbush me shpresë e gëzim.
    Kur vajtimi është pa cak e pa fund,
    Humbet zëri im e s'dëgjohet kund.

    Kënga e vajtimit prek edhe gurët,
    Malet i lëviz dhe trondit tokën,
    Lumenjve në mes ua pret udhën,
    Trondit dhe zemrat,më të fortët.

    Obilbi,me zërin tënd të ëmbël,
    Largoje këtë këngë vajtimi!
    Ngreje melodinë rrënqethëse lart në qiell,
    Të dëgjohet si në ditët e majit me diell.

    Këngën tënde,bilbil,ta dëgjojë çdo njeri
    Që ka vuajtur,vajton e është në zi,
    Te ti e mbajnë shpresën për të gëzuar...
    Këngën kur ke ndërmënd për ta filluar?

  7. #87
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Buzëmbrëmje

    Buzëmbrëmjes hëna i buzëqesh diellit,
    Në hemisferën tjetër ai detyrën vazhdon,
    Hëna krenare për natën që afrohet
    Vazhdon udhëtimin dhe reve gjumin ua zgjon.

    E zbehtë e fillon punën mbi male,
    Në lugina gjën shtegun për të depërtuar,
    Në mugëtirë diellin ka zvëndësuar,
    Në agim e lodhur qiellin ka lëshuar.

    Ndërrojnë pozicionet dielli me hënën,
    Të dy në qiell punën e ndërtojnë,
    Në ndihmë u vijnë lumenjve e burimeve,
    Rrjedhën e tyre të mos ngatërrojnë.

    Mes yjesh hëna duket madhështore,
    Me retë lufton ndriçimin të tejçojë
    Mbi fusha,lumenj e dete hedh valle,
    Mbi male bardhësinë e dëborës ia shton.

    Buzëmbrëmja e bukur vjen ngahera,
    Ka netë që hëna qiellit i mungon,
    Dielli besnik i qëndron te dera,
    Toka veç dashurinë e tyre e shton.

  8. #88
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504

    :)

    Nese me duhet te dorezohem me pare do ta pranoja vdekjen
    Sepse nese sjam me ty nga dikush tjeter smund ta duroj Prekjen

    Do te behem edhe hajn, te vjedh sdo te turprohem..
    Por do ta vjedh zemren tende dhe ateher do te qetesohem

    Do te mashtroj vdekjen por jo edhe ty
    Po ta beja kete sdo te mundja te shikoja ne sy

    Nuk do te pi qe te dehem, vetes sdo tja lejoj kete rast
    Do ta shfrytzoj kohen kur jam me ty i vedijshem, t'mos me ik as nje Cast...........

  9. #89
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Warning Lexo Postimin
    Nese me duhet te dorezohem me pare do ta pranoja vdekjen
    Sepse nese sjam me ty nga dikush tjeter smund ta duroj Prekjen

    Do te behem edhe hajn, te vjedh sdo te turprohem..
    Por do ta vjedh zemren tende dhe ateher do te qetesohem

    Do te mashtroj vdekjen por jo edhe ty
    Po ta beja kete sdo te mundja te shikoja ne sy

    Nuk do te pi qe te dehem, vetes sdo tja lejoj kete rast
    Do ta shfrytzoj kohen kur jam me ty i vedijshem, t'mos me ik as nje Cast...........
    Pershendetje Warning! Mirse erdhe ne faqen time letare me ato vargje shume te bukura.Te pergezon Rizai

  10. #90
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Shën Valentini

    -Mbi buzë,
    buza si t'u duk?
    Si thikë e mprehtë,
    Apo si pambuk?

    -E butë,e freskët,
    Si mëndafsh!....
    Më ler edhe pak...
    Në do..Më qafsh!...

    Pas puthjes,
    Për buzën e përgjakur,
    Më pyete
    Porsi një e çartuar:

    -Këtë...këtu,që shoh...
    Ç'e keni?!
    Më hëngre ti,
    S'më kafshoi qeni!...

Faqja 9 prej 44 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •