Close
Faqja 44 prej 44 FillimFillim ... 34424344
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 439 prej 439
  1. #431
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Ëndërr e mëngjesit

    Në prag të agimit,rashë në gjumë të thellë,
    Ëndrrat s’po më ndaheshin nuk e di se si.
    Sikur në një pus brenda kisha ngelë
    Dhe planeti tokë, kishte njerëz pa sy.

    S’di pse këta njerëz, m’u shfaqën pa pritur
    Dhe po ndjeja frikë,po ndjeja trishtim.
    Si mure të nxirë, si gjë e uritur
    Dhe pa dashjen time,buzëqeshja më ngrin.

    Në ato momente,mendje çakorduar,
    Për as gjë s’mendoja,more as për Ty.
    Po flisja me vete : Këta të uruar,
    Kur të ndjejnë dhimbje,lot do kenë në sy?!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (14-04-2014)

  3. #432
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Sot e mësova

    Jetoj e rroj në këtë botë,
    Pa frikë e plot shaka.
    Sot e mësova ç’do të thotë,
    Për mua vdekje s’ka.

    Edhe kur vdekja më shënoi,
    Unë thashë : S’është e vërtetë !
    Poeti sot ju u tregoi,
    Jeton ka vetëm jetë.

  4. #433
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Nuk merrem me gjer të kota

    Betohem shpesh,gjithmonë betohem,
    Se as njeriu s'i jap besë.
    Po kjo s'ka vlerë, se rebelohem,
    Se dikush më del shpesh në kthesë.

    Më del dikush që nuk honepset,
    Njeri që s'ka fytyrë njeriu.
    Me krimin çdo sekondë plekset,
    Në pamje një, surrat ariu.

    Kjo puna ime, s'di ku soset,
    Si vet ai ku do gjakosi.
    Sa turp,sa keq që nuk rrudhoset,
    Jetën e ti ku do ta sosi.

    Kjo gjë e kotë,pupac në vreshta,
    Të trembi galat edhe sorrat.
    Mushtin e vreshtit e pi vjersha,
    Dhe i largon nga koka morrat.

    Po koka zë vërtetë dhe krimba,
    Kush s'e kupton një gafë e gjallë.
    Unë e di mirë se kush është rima,
    E di shumë mirë kush është i marrë.

  5. #434
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Malli i vjetër

    Do kthehem prapë tek malli i vjetër,
    Me buzëqeshje do ta prek.
    Jo si ky mall nuk dua tjetër,
    Ky të më dali në çdo shteg.

    Për këtë mall unë përgjërohem,
    Me të në rrugë,me të në jetë.
    Me të kur fle e me të zgjohem,
    Me të i devijoj rrufetë.

    Ky mall i lag brigjet e gurta,
    Ky e lind diellin për çdo ditë.
    Ky mall m’i fal fjalët e urta,
    Ky më përul,në majë më ngjit.

    Do kthehem prapë tek malli i vjetër,
    Me të do puthem buzë më buzë.
    Ky më çmall si askush tjetër,
    Ky më fal çdo orë një muzë.

  6. #435
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..



    Jeta idiote s’ka frikë

    Qyteti bosh ! Bosh dhe zemrat janë.
    Vetmia më bëri për vete.
    Fletët një nga një mbi baltë ranë,
    Ti si një rrudhë mbi ballë mbete.

    Era hakmerrret mbi pishë,
    Boçet i rrëzoi pa pse.
    Ditët e mija bishë
    Dhe kthehem në re.

    Jeta idiote s’ka frikë,
    S’pyet pse ju vodhën lirit.
    Dielli pa turp më thotë : Ik !
    Braktisi partitë.

    Qyteti bosh! Bosh dhe shpirtrat janë.
    Asgjë s’më bën për vete.
    Këta i kam quajtur pa frikë : Sharlatanë !
    Kuçedra që thajnë dete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 27-02-2014 më 17:37

  7. #436
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Nuk di ç'mendon ?!

    Nuk di ç'mendon,ke kapur qiellin,
    E gjithë kjo botë është veç për ty?!
    Mik më të mirë kam pasur qiellin,
    Qielli dhe unë të njëjtin sy.

    Unë shikoj natën pa sy miopi,
    Nevojë për hënë,jo nuk kam hiç.
    S'jam mburrur kurrë,të them i zoti,
    Por s'mund të them që jam ogiç.

    Jam pyll i heshtur,njeri pa fjalë,
    Mendus i thellë,ku sonda s'shkon.
    Kështu kam qenë,kur isha djalë
    Me një shikim,të eksploron.

    Po ja nuk fola,s'u përshëndeta,
    Kjo fatkeqësi nuk mund të jetë.
    Shyqyr që s'linda nga epruveta,
    Se mund të vdisja i pa vërtet.

    Më mirë me kaq, se llafe horri,
    Se horrat s'dinë se ku jetojnë.
    Shyqyr që kurrë s'kam thënë i gjori,
    Por rrofshin ata që dashurojnë.

  8. #437
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    E ftohtë

    E ftohtë kjo orë në këtë mbrëmje,
    Acarin e saj ky shpirt po e pi,
    Ti më sjell vërdall nëpër mëndje,
    Se me kë më ngatërron nuk e di.

    Përballë teje s'ka njeri tjetër,
    Shikimet mi vjedh e s'flet me gojë,
    Filxhanin e kafesë rrotullon si letër,
    Portretin tim e quan lojë.

    Rrugët boshatisen,nata po zbret,
    Pemët besnike qëndrojnë me ne,
    Bashkë rrimë të dy nuk di kë po pret,
    S'i dhash dot përgjigje kësaj pyetjes : Pse!.

    E ftohtë kjo orë në këtë mbrëmje,
    Shikimet e tua kallkani vet.
    Jo s'munda të hyja në zemrën tënde
    Nuk munda të ti largoja ret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 14-04-2014 më 16:16

  9. 2 antarët më poshtë falenderuan riza2008 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    e panjohura (14-04-2014),Sorkadhe_Kelcyre (14-04-2014)

  10. #438
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    S'e di pse ke lindur ?!

    Mos ke ndër mend që ti vësh zjarrin botës,
    Moj bukuri që sfidon çdo të gjallë?!
    Unë gishtin ja kam venë me kohë kokës,
    Po kjo s'mjafton se ka edhe të marrë.

    Ndaj them të ruhesh,jo vetëm nga unë,
    Se unë të ruaj pa më thënë asgjë.
    Ti e sfidon dhe frutin e thënë ftua,
    Ti më sfidon pa figurë dhe zë.

    Ti pse ke lindur akoma s'e di,
    Ashtu si ti edhe unë po vuaj,
    Por them të drejtën si kjo bukuri,
    As hënë,as diell s'kam për se ta quaj.

    E bukur e mirë,s'di të të përshkruaj,
    Bukuri të tilla lajthisin dhe Zotin .
    Shpesh kam ëndërruar në shpirt të të ruaj,
    Por tradhëtar syri ka pas lotin.

    Ti s'je për t'u qarë, se lëshon aromë,
    Ndaj i lëshoj shqisat për të eksploruar,
    Nëse ndodh një ditë mbyllemi në dhomë,
    Ti do jesh e para që kam dashuruar.

    Nuk di pse ke lindur,s'i jap dot përgjigje,
    Se kjo bukuri mund të shpalli luftë,
    Veç me ty jam lidhur me gjak e me inde,
    Se ti më ke bërë më shumë se të urtë.

    Aman po të lutem,mos hap fronte lufte,
    Se nuk di ku shkon kjo fotografi.
    Unë të them më duaj,po deshe me lutje,
    Se do të të mbaj si zemrën në gji.

    Them mos e tall botën,
    Se bota është tallur,
    Ti mos e hap luftën,
    Se s'ka më të ndalur.

    Bota edhe unë kanë nevojë për ty,
    Se kjo bukuri rrit veç trendafila.
    Nëse ndodh ti puth të dy ata sy,
    Bota s'ka më luftë,s'ka dhe as çudira.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    zANë (26-04-2014)

  12. #439
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Ma thoni një fjalë..

    Shyqyr Zotit nuk qe lojë

    Dhe ashtu pa fjalë në gojë,
    Ngela trung dhe u habita.
    Mos mendove se është lojë,
    As shaka me fortë thërrita.

    E mendova çfarë s'mendova,
    Hyra thellë në mendjen tende.
    Asnjëherë nuk gabova,
    Ngeli prapë e njëjta gjendje.

    Shoh tek sytë e tu të kaltër,
    Një shkëlqim të pa zakont,
    Si kongjilli në një vatër,
    Si ushtar zbulues në front.

    Dhe ashtu pa fjalë në gojë,
    Më gozhdoi portreti yt,
    Shyqyr Zotit nuk qe lojë,
    Por qenë dashuruar sytë.

Faqja 44 prej 44 FillimFillim ... 34424344

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •