Close
Faqja 16 prej 44 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 439
  1. #151
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Të gjithë si krimbat lëvrijnë,
    plot grykësi,në kërma e pleh....

    Kujt t'i besosh sot miqesinë?...
    Veç për vete gjithkush po leh...

  2. #152
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    I pa zoti…..


    S’e di ç’po ndodh me shpirtin tim
    I ftohtë,i athët në pikëllim.

    Tek hëna shkon e i jep dritë
    S’largohet loti nga të dy sytë.

    S’i dhimbset jeta shpirtit tim
    Ç’do gjë në jet është një mashtrim

    As kush s’mendon se vjen një ditë
    Që nuk të duan as perënditë.

    Si s’më kupton kur ndjej trishtim
    Sa i pa zoti ky shpirti im.

  3. #153
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    E di ………..

    E di që librat nuk kanë pare,
    Unë , prap vazhdoj me poezi.
    E di që s’i lexojnë fare,
    Unë ,jo, s’tërhiqem kurr se si.

    E di që thonë gjëra të kota.
    Për shëmbull thon: është bërë i dytë.
    I flasim por s’i mbushet koka
    Gjynaf që s’merret me politik.

    Ç’far nuk kanë thënë e ç,far s’po thonë.
    Vendosin veten në siklet.
    Unë prap vazhdoj mbyllem në dhomë
    Dhe bizedoj me ç’do poet.

    E di që kurrë s’do më kuptojnë,
    Por për çudi s’vë hiç merak.
    Më mirë shum’ gjëra të më mungojnë,
    Por poezinë s’e lë pa varg.
    Bravo riza. Shume e goditur. sinqerisht e madhe.

  4. #154
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Hopa, e paskam një emnak nga Tirana. Vargje të bukura, Riza.
    Do t'i postoj disa poezi të mia më vonë.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

  5. #155
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Mister Enigma Lexo Postimin
    Hopa, e paskam një emnak nga Tirana. Vargje të bukura, Riza.
    Do t'i postoj disa poezi të mia më vonë.
    Përshëndetje Mister Enigma.Eshtë kënaqësi për mua pjesmarrja jote në krijimet e mia.Përsa i përket hedhjes se krijimeve te tua ne faqen time kjo eshte nje gje krejt normale.Te gjithe jane te mirpritur per te hedhur e shkruajtur çfar ata e shikojne te arsyeshme.Te pershendes dhe te uroj gjith te mirat.Me respekt rizai2008.

  6. #156
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ja…

    Ja dhe rinia ime u largua,
    Duke më përshëndetur lamtumirë.
    Kjo pjesë e jetës, ky yll u shua,
    Si pa u ndjerë, në hapësirë.

    Një emër tjetër po më troket
    Me zë të plogët dhe këmbët zvarr;
    Mos prit rini, iku, përjetë,
    Vjen një moshë tjetër, që s’quhet djalë.

  7. #157
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    As kush s'më ndal!

    As kush s'më ndal që ta puth Diellin,
    As kush s'më ndal,as kush s'më ndal!
    Në errësirë të flas me qiellin,
    Ti them: "Të Dua",inat mos mbaj.

    As kush s'më ndal,ta ndaloj Erën,
    As kush s'më ndal, as kush s'më ndal !
    T'ja mbyll pa pritur,pa grindur derën,
    Ti them furtunësëtu s'është Han!

    As kush s'më ndal të dashuroj,
    As kush s'më ndal,as kush s'më ndal !
    Dhe po të vuaj, të lëngoj,
    Për ty s'ankohem,prandaj mos qaj!

  8. #158
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'di ç'far të bëj këtë mesntë?!

    S'di ç'far të bëj këtë mesnatë!
    Si shok kam zgjedhur një gotë raki,
    Të iki dhe të kthehem prapë,
    A të gjëj zgjuar,Jo nuk e di?

    Më mirë po them, të dal njëherë,
    I humbur s'jam kurrë se si.
    Me lehtë, do të trokas mbi derë,
    Në më dëgjofsh, një mbrekulli.

    Ja s'më dëgjove,kthehem prapë,
    Mbi tavolinë e kam rakinë.
    Do ta kthej gotën,me fund,me vrapë,
    Ti nuk habitesh,s'kam pirë çudinë.

    Po më dëgjove hapma derën,
    Veç të të shof,as gjë nuk dua.
    Në se më fton, ma rrrite vlerën,
    Po s'më the hyr,më the s'të dua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 15-11-2008 më 17:28

  9. #159
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mos…

    Mos më thuaj kurrë s’të dua,
    S’më do ti, por ç’far them unë
    Nga kjo fjalë prekem në thua,
    Se s’më do kjo s’më prish punë.

    Mos më thuaj kurrë s’të pres,
    S’ më pret ti por ç’far them unë,
    Nga kjo fjalë më shpejt do vdes,
    Se s’më pret kjo s’më prish punë

    Mos më thuaj ika nesër,
    Ike ti , por ç’far them unë,
    Mbaje fjalën brenda vetes,
    Dhe po ike s’ më prish punë.

    Mos më thuaj se u ndamë,
    Thua ti, por ç’far them unë,
    Kjo fjalë po më çpon si kamë,
    Po u ndamë kjo më prish punë,

  10. #160
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mjerë ata që s'njofin vetveten!
    Si dashuri naive do të treten...

Faqja 16 prej 44 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •