Të gjithë si krimbat lëvrijnë,
plot grykësi,në kërma e pleh....
Kujt t'i besosh sot miqesinë?...
Veç për vete gjithkush po leh...
Të gjithë si krimbat lëvrijnë,
plot grykësi,në kërma e pleh....
Kujt t'i besosh sot miqesinë?...
Veç për vete gjithkush po leh...
I pa zoti…..
S’e di ç’po ndodh me shpirtin tim
I ftohtë,i athët në pikëllim.
Tek hëna shkon e i jep dritë
S’largohet loti nga të dy sytë.
S’i dhimbset jeta shpirtit tim
Ç’do gjë në jet është një mashtrim
As kush s’mendon se vjen një ditë
Që nuk të duan as perënditë.
Si s’më kupton kur ndjej trishtim
Sa i pa zoti ky shpirti im.
Hopa, e paskam një emnak nga Tirana. Vargje të bukura, Riza.
Do t'i postoj disa poezi të mia më vonë.![]()
Kodi:Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë
Përshëndetje Mister Enigma.Eshtë kënaqësi për mua pjesmarrja jote në krijimet e mia.Përsa i përket hedhjes se krijimeve te tua ne faqen time kjo eshte nje gje krejt normale.Te gjithe jane te mirpritur per te hedhur e shkruajtur çfar ata e shikojne te arsyeshme.Te pershendes dhe te uroj gjith te mirat.Me respekt rizai2008.
Ja…
Ja dhe rinia ime u largua,
Duke më përshëndetur lamtumirë.
Kjo pjesë e jetës, ky yll u shua,
Si pa u ndjerë, në hapësirë.
Një emër tjetër po më troket
Me zë të plogët dhe këmbët zvarr;
Mos prit rini, iku, përjetë,
Vjen një moshë tjetër, që s’quhet djalë.
As kush s'më ndal që ta puth Diellin,
As kush s'më ndal,as kush s'më ndal!
Në errësirë të flas me qiellin,
Ti them: "Të Dua",inat mos mbaj.
As kush s'më ndal,ta ndaloj Erën,
As kush s'më ndal, as kush s'më ndal !
T'ja mbyll pa pritur,pa grindur derën,
Ti them furtunësëtu s'është Han!
As kush s'më ndal të dashuroj,
As kush s'më ndal,as kush s'më ndal !
Dhe po të vuaj, të lëngoj,
Për ty s'ankohem,prandaj mos qaj!
S'di ç'far të bëj këtë mesnatë!
Si shok kam zgjedhur një gotë raki,
Të iki dhe të kthehem prapë,
A të gjëj zgjuar,Jo nuk e di?
Më mirë po them, të dal njëherë,
I humbur s'jam kurrë se si.
Me lehtë, do të trokas mbi derë,
Në më dëgjofsh, një mbrekulli.
Ja s'më dëgjove,kthehem prapë,
Mbi tavolinë e kam rakinë.
Do ta kthej gotën,me fund,me vrapë,
Ti nuk habitesh,s'kam pirë çudinë.
Po më dëgjove hapma derën,
Veç të të shof,as gjë nuk dua.
Në se më fton, ma rrrite vlerën,
Po s'më the hyr,më the s'të dua.
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 15-11-2008 më 17:28
Mos…
Mos më thuaj kurrë s’të dua,
S’më do ti, por ç’far them unë
Nga kjo fjalë prekem në thua,
Se s’më do kjo s’më prish punë.
Mos më thuaj kurrë s’të pres,
S’ më pret ti por ç’far them unë,
Nga kjo fjalë më shpejt do vdes,
Se s’më pret kjo s’më prish punë
Mos më thuaj ika nesër,
Ike ti , por ç’far them unë,
Mbaje fjalën brenda vetes,
Dhe po ike s’ më prish punë.
Mos më thuaj se u ndamë,
Thua ti, por ç’far them unë,
Kjo fjalë po më çpon si kamë,
Po u ndamë kjo më prish punë,
Mjerë ata që s'njofin vetveten!
Si dashuri naive do të treten...
Krijoni Kontakt