Close
Faqja 15 prej 44 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 439
  1. #141
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Mik Riza, sa thjeshtë, sa bukur, sa përzemërsisht, sa... të vlerësoi z. Endriti, i bashkangjitem këtij mendimi, duke shtuar se nga dita në ditë, vërtetë jeni duke postuar poezitë me vlera artistike të begatshme...
    Agim per ty ruaj nje konsiderate te veçante sepse je vete i veçante.Ti je i ku do ndodhur,dhe ne çdo ndodhi nuk dukesh se je ti.Veçantia jote qëndron ne zemergjeresine tende.Po te pershendes me nje poezi ndoshta do te te pelqeji.

    Sikur Homeri të mos qe,
    Do të kish Helenë e Penelopë?
    Dhe pse s'i pa...siç shihemi Ne,
    Këndoi për to..S'pyeti për zotë...

    Ti dridhesh nga një vargu im,
    Unë frikë kam nga emri yt...
    Në kasafortë e mbaj anonim,
    Si mall i vjedhur më mbet në fyt.

    Për një epitaf te guri i varrit,
    Zotrinjtë e tu do më lëvdonin,
    Si peshq me mëndjen e të marrit,
    Buzqeshjen tënde të harronin....

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Pse kaq vonë u kujtove prapë,
    të trokasësh tek unë kështu pa pritur?
    Ma trëmbe gjumin këtë mesnatë,
    si hënë e largët,e ngrënë,e venitur....

    Për dekada më mbajte të pushtuar,
    s'u ngope dot,që vjen më shqetson?
    Dhe frikë s'ke, edhe pse je eklipsuar,
    nga dikush tjetër që shpirtin ma shëron?

    -Folë! Ç'kërkon si vjedhësi në vreshtë?!
    Liria jote hanxharin ma ka thyer,
    harbimi yt gjithë këtë vjeshtë,
    më ka penduar,më ka mallëngjyer...

    Oh, Riza , je i mrekullueshem, me kujtove eseninin qe ne vargjet e para dhe me nje shije shume te mire te lirikes se dashurise.
    Eshte ajo lirike e thjeshte ne dukje, pa sterhollime mendimi e figurash, por qe te godet ne zemer e te pa fjale.
    Me respekt per penen tende, Genti.

  3. #143
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Gentjan faleminderit per vleresimin e poezise.Te behesh poet eshte nje rruge shume e gjat dhe e veshtire dhe kete gje une e kam ditur dhe e di mire.Por siç ta kam thene dhe me perpare do vazhdoj te shkruaj ato gjera qe do te me vine per momentin pastaj se ç'far vlere do kene ato eshte lexuesi qe do ti vleresoji.Une ty te vleresoj si nje poet qe e ke marre titullin dhe kjo eshte merita jote .Une ty te uroj te arritesh majat e nje shkrimtari.Per momentin po hedh nja dy vargje qe me erdhen ne çast duke te pershendetur ty dhe te gjithe ata qe shkruajne dhe e kane qejf poezine.

    S'di se ç'je:zanë apo kuçedër?!
    Që çel lule dhe than burime,
    E mirë je, pse bëhesh kaq e egër?
    Dhe rri e mbreh shpatën
    Për mbi zemrën time....

  4. #144
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    E di ………..

    E di që librat nuk kanë pare,
    Unë , prap vazhdoj me poezi.
    E di që s’i lexojnë fare,
    Unë ,jo, s’tërhiqem kurr se si.

    E di që thonë gjëra të kota.
    Për shëmbull thon: është bërë i dytë.
    I flasim por s’i mbushet koka
    Gjynaf që s’merret me politik.

    Ç’far nuk kanë thënë e ç,far s’po thonë.
    Vendosin veten në siklet.
    Unë prap vazhdoj mbyllem në dhomë
    Dhe bizedoj me ç’do poet.

    E di që kurrë s’do më kuptojnë,
    Por për çudi s’vë hiç merak.
    Më mirë shum’ gjëra të më mungojnë,
    Por poezinë s’e lë pa varg.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Agim per ty ruaj nje konsiderate te veçante sepse je vete i veçante.Ti je i ku do ndodhur,dhe ne çdo ndodhi nuk dukesh se je ti.Veçantia jote qëndron ne zemergjeresine tende.Po te pershendes me nje poezi ndoshta do te te pelqeji.

    Sikur Homeri të mos qe,
    Do të kish Helenë e Penelopë?
    Dhe pse s'i pa...siç shihemi Ne,
    Këndoi për to..S'pyeti për zotë...

    Ti dridhesh nga një vargu im,
    Unë frikë kam nga emri yt...
    Në kasafortë e mbaj anonim,
    Si mall i vjedhur më mbet në fyt.

    Për një epitaf te guri i varrit,
    Zotrinjtë e tu do më lëvdonin,
    Si peshq me mëndjen e të marrit,
    Buzqeshjen tënde të harronin....
    I nderuar mik Riza, më skuqe, m'i shqetësove ndjenjat... (për vete, vazhdimisht kam thënë se unë bëjë nga diçka, shkruaj vargje modeste...), dhe t'Ju them sinqerisht, edhe u ndjeva krenar që miqt nga të gjitha anët, më përgëzojnë, më "ledhatojnë"...

    Ju falendeohem nga zemra për poezinë e kushtuar... do të zë vënd të merituar në dosjet e mija personale... ajo do të jetoj edhe pas meje...

    Edhe një herë Ju falenderohme mik!

  6. #146
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kthehu prapë,
    O moshë e bardhë!
    Fëmijeria ime e pa fajshme,
    Të vesh tallagane,të marr në dorë krrabë,
    Të ëndërroj:
    Si do të jenë ditët e mia të ardhshme?....

    Çliromë nga pezhishkat e kohës..
    Që quhen :
    Liderë,
    Maska,
    Doganierë.....


    Më mirë le të ngrij nën flokët e dëborës
    Sa të bëhem pre e kriminelëve ordinerë!...

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me ngacmojne vargjet e tua riza dhe me ftojne ketu te vazhdoj te hedh te njejten gjendje shpirterore dhe reale qe paskemi...

    Por mjafton…

    Kur më lenë të mar frymë
    Ma gjysmojnë atë në nxjerrje
    Pjesa tjetër shpirtit hyn
    Dhe më bën të flas me vete!

    Kur më lenë të dëgjoj
    Në të gjallë hy parajsës
    Por mjafton pak të shikoj…
    Ç’të shikoj, xhungël kafshësh!

  8. #148
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mondi faleminderit per pjesmarrjen dhe per poezine e bukur qe ke shkruajtur ne vijim te poezis sime.Me respekt Rizai

  9. #149
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Po ikin ca ditë,
    që më munduan shumë.
    Po ndahem me to si mik...
    çdo ditë në jetën tonë lë gjurmë,
    na bën më të mirë,a më të ligj...

  10. #150
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Fjala ime

    Fjala ime mjalt e ëmbël,
    Shënjë e zemrës, burrërisë,
    Fjala ime , daltë gdhëndjeje,
    Shpresë e forcë e gjithësisë.

    Fjala ime zbut ariun,
    Përkëdhel një inatçi,
    Merakoset dhe merr dhenë,
    Ndez në zemër një qiri.

Faqja 15 prej 44 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •