[QUOTE=riza2008;2000420]Dëshiroj…
Të vi si breshër e të iki si vesë
shume shume kendeshem Riza.
[QUOTE=riza2008;2000420]Dëshiroj…
Të vi si breshër e të iki si vesë
shume shume kendeshem Riza.
What goes around---comes around
Tetëdhjt vjeçar,pa as një thinjë,
Floku i dëndur plis.
Shargun shtruar mbi një brinjë,
Dhe vetë shtrirë në kurriz.
Syrin shqiponjë e veshët pipëz,
I gjatë një e nëntëdhjetë.
Nuk ndjen as gjë i fryrë si fshikëz,
Çibukun e mban drejtë.
Ç'far memorie,si një kompjutër,
Zëri i vringëllon.
Dhe favoritet si një kulpër,
Mbi faqe i lëshon.
Po ku është rritur ky njeri?
Të gjithë do të habiten.
Në stane larg me bagëti
Me dhjamë e bën simiten.
Me ujë rrungaje e lan trupin,
Në dimër dhe në verë.
S'e njef sëmundjen ky njeri,
Qysh ditën që ka lerë.
Vrapon në rrugë si një dragua,
E shteg më shteg kalon.
Vërtet njeri në kokë e thua,
Që jetën dashuron.
As…
As dallgë, as det,
As kodër, as breg,
As lumë, as përrua,
As burrë, as grua.
As lis, as shkurre,
As top, as kobure,
As hiç, as gjë,
As fjalë, as zë.
As erë, as furtunë,
As zgjuar, as gjumë,
Të jetosh, s’ke punë,
Të vdesësh është pak.
TE NGORDHESH, S’ESHTE SHUME.
Tani krevatin tend e ngroh nje tjeter
(Dikur ne zemren tende bridhja lirshem,
Bridhja por si kuajt neper stepe...)
Ja qe kjo bote ka tipa te çuditshem.
Dua t'i them per ty prape ato fjale,
Veç s'dua te ngjall endrren e dikurshme;
Puthjet e embla me lot shkuan e vane,
I hodhi hena ne faqen e padukshme.
Ishe terndafili qe veç te mora ere,
E qelqta qe mu theve neper duar...
Ç'dashurova vertet me shpirt njehere...
Zemra e ruan si nje zone te minuar.
Pershendes poetin shokun tim L.Kolleshi.
Pershendetje Riza!
Tani nuk di kush te ben serenate
Tani nuk di per ke mendon
Tani nuk di ke pret ne mesnate
E trup e shpirt t`i qeteson
Dje nje `alo`emocion
Dje shikimi ledhatim
Dje nje puthje plot pasion
Dhe nje prekje dritherim
Te uroj per poezite dhe me fal qe po shkruaj ne faqen tende por se c`mu kujtua edhe mua nje ikje ashtu....
Te pershendes edhe nje here dhe te uroj gjithe te mirat!
Me ndje per fjalen time,
kurseje ate pike loti!
Me mire te jem hyjnesha jote,
se sa robine e tjeter zoti!
Me kot me mua po mundohesh
Po fiket drita ime me ne fund....
Edi!
S'ka perse te shqetsohesh,
sa rron nje lule,sa rron nje trung.
Pershendes mesuesin e letersise,patriotin,poetin Rr. Kelliçi.
Qyteti i mjegulluar
Mjegulla e lumit,
Përpiu qytetin të tërë.
As mal , as pyll,
S’duket matanë.
Cudi!
Horizontit s’i ka ngelur,
As diell, as hënë.
Një shpend i plagosur,
Fluturon i pa ngrënë.
Mbas kaq vjetësh u ktheva prapë,
te shelgu i moçem i rinisë.
Më kishte djegur dita gjithë vapë
si dikur malli i dashurisë....
Kërkoja freski përsëri....
nën flokët e blertë të mikut të vjetër,
Ndonse i vetëm jam tani,
më keq se veten gjëj mikun tjetër!
Unë kokë jashtë,ballëzhveshur,
ai i tharë,mbetur cung!
Ngushëllojmë njëri-tjetrin buzëqeshur:
-I dashur,çdo fillim e ka një fund!
Me more neper vargje riza dhe ne vend te me shuaje mallin rinor me bere me mallengjyes e te ndjeshem. E prekshme, domethenese, e vertete dhe mbreselenese, poezia. Urime! Akoma mes vargjeve, Mondi!
Ju pershendes serisht Riza , duke ndjekur leximin e poezive te reja ju postoni.Keni nje fjalor te kendshem te zones suaj , te cilen une do te thoja qe ju ti perdornit sa me shume te jete e mundur, per nje arsye te thjeshte.....;mbani te gjalle gjuhen e zones suaj, dhe ndoshta nje dite, dikush qe kerkon elemente dialektike mund ti shfrytezoi. Une ju uroj te keni muze .
Per poezine satirike te botuar do te thosha qe e ka specin atje ku djeg dhe vlen, eshte e mire dhe e larmishme dhe me te vertete vura buzen ne gaz dhe me ngacmoi....., por nje verejtje te vogel, fjalet dialektore qe jane perdorur perse nuk kane shenim per kuptimin e tyre.Une jam i interesuar rreth kesaj teme dhe do te me duhet te pyes njerez te zones suaj apo fjalorin qe ti gjej.Per mua ato fjale paraqesin interes te jashtezakonshem. Do t`ju lutesha te jepnit dhe sqarimin, pasi kam ne dore nje tregim dhe udha e personazhit tim shkon drejt jugut e takohet diku me njerez atje.Me duhen dhe me pasurojne personazhin fjalet (dhe te tjera) qe ju keni postuar.
Me shume respekt dhe me urimin per muze te pashtershme, keshtu ndjeheni i ri dhe ne jete te larmishme.
Miqesisht Genti Banaj
Ndryshuar për herë të fundit nga GeoF : 29-08-2008 më 17:11
Krijoni Kontakt