Shume bukur e lidhur me dogancen kjo poezia Riza. po neve na "fyp" qeveria, s'ngelet gje per te tjere... hahaha
Shume bukur e lidhur me dogancen kjo poezia Riza. po neve na "fyp" qeveria, s'ngelet gje per te tjere... hahaha
What goes around---comes around
Në fshat u rrita në dërrasë,
labçen këndova si burrë.
Nuk kisha pallate të lartë,
një shtëpi ngritur me gurë.
Një bjonde ma hodhi sevdanë,
veç tek unë imbetën sytë.
Ky zjarr sa nuk dogji fshanë
nata u bë ditë e dritë.
Bjonden tjetërkush ma mori,
me kalë e vello të bardhë.
Kur ajo mëndjen e mblodhi,
jelet lagte shiu i valë.
Shumë vjet në fshat s'e pamë.
Në një këngë kishte mbetur.
Kur na erdhi pulëbardhë,
ishte zverdhur , ishte tretur.
Ishte shqiptar
Ai që vdiq mbrëmë në Athinë,
Nga ju vallë kush e njihte?!
Me trup të gjatë ,pa asnjë thinjë ,
Dhe shqipen bukur fliste.
Kush u ndodh pranë në ato çaste,
Diçka në shqip kuptoi.
Ata që shqipen nuk e njihnin,
S’folën fare me gojë.
Dikush nga larg me fort thërriste:
Ka vdekur një shqiptar.
Është myslyman duket nga emri,
Në qafë kryqin s’e mban.
E njihte mirë një vajzë e bukur
Dhe lotët s’i pushonin.
I rrinte pranë, por mendje humbur,
Nga lajmet që dëgjonin.
Ai që vdiq mbremë në Athinë,
Nga ju, vallë kush e njihte?!
Ishte shqiptar dëgjomëni mirë,
Flamurin kurrë s’e griste.
MOS U ÇUDIT,
Pse jam i ashpër nga fytyra.
Dhe sytë e mi të duken sikur s"flënë,
Kjo është dhuratë e ardhur nga natyra,
Kam lindur ku puthet qielli me dhenë.....
Nga jashtë jam i ashpër si stëralli,
Shkëndija,flakë e dritë në gji mbaj...
Si ti kam zemër,nuk jam një copë zalli:
Cingrisëm pak..
Më puth!
Të shohësh sa ëmbël di të qesh apo të qaj...
Një vajzë të bukur……
Një vajzë të bukur dhe një gotë,
Gjë tjetër jo nuk dua.
Se çfar do thoni ju profetë,
As gjë nuk vlen për mua.
Kjo vajzë e bukur është gjithë bota
Hallet mi largon.
Rakia nxjerr veç të vërtetat
Dhe vajzës ja tregon.
Një vajzë të bukur dhe një gotë
E kam gjithë mirësinë.
Pa vajzë e gotë, jo nuk bëj dot
S’e shkruaj poezinë.
Po po,nje cup`dhe nje gote duhet
Por duhet dhe nje kitare
Po po,nje cup`dhe nje gote duhet
Por duhet dhe nje kitare
Dhe i lumtur sa me s`thuhet
Dhe i vdekur dhe i gjalle
Te pershendes i dashur Riza!
Me pelqejne gjithmone poezite tuaja.
A e mban mend?
A e mban mend , lëndinën me lule,
Qëndisur si një kurorë me ar!
Mbi gjoksin e zjarrtë mu përkule,
Pëshpërite ;A flëmë, sonte të dy për mbi bar?!
Dhe hënës ju lute për dritë;
Ndriço bukuritë mbi livadh!
Tek mua i ngule sytë
Dhe s’pyete, ç’far ndodhte vërdall.
Vitet më pyesin për mallin,
Lëndina sikur po rënkon!
A vjen e dashur të dalim,
Të dy, buzëqeshur mbi hon?!
Beso ti ke lirika shum te bukura,por une po te pershendes me kete poezi,ne nje moment tjeter do te te dergoj pershtypjet per poezine qe ja kushton nenes tende qe eshte shume e bukur dhe te uroj :Rrofshi dhe e kujtofshi nene tuaj.Beso je i madh dhe boto ndo nje liber se ke poezi shume te bukura.Pershendetje Rizai.
Syçkat..
Ato drita,ato yje,
Pse lëshuan lot?
Atje lindi dashuria,
Aty jeton sot.
Vetullat.....
Ai ledh me karajfila,
Mbi sy të ka mbirë.
Si një flutur mbi qepalla,
Do t'qëndroj i pirë.
Buzët...
Ato harqe mbi përrua,
Bukur janë skalitur.
Si notar do zhytem thellë,
Kurr' s'jam për tu mbytur.
Dëshiroj…
Dua të krihem në dy sytë e tu të bukur
Dhe flokët ti ndaj me vizë në mes.
Pastaj mbi qepallë të të qëndroj si flutur
Të vi si breshër e të iki si vesë.
Dua të zhytem në sytë e tu të bukur,
Si notari që zhytet në detin e kaltër
Ndoshta gjëj zotin në strofkë të strukur
Dhe t’ja them hapur: nuk jam i ashpër.
Më mirë të lahem tek dy sytë e tu të bukur,
Ashtu lakuriq siç më ka lindur nëna,
Ti më kupton që s’kam as një ves,
Veç një vullkan që më djeg nga brënda.
Dua të qesh para syve të tu të bukur
Të zgërlaqem e të këputem në mes,
Pa tjetër,do ndjehem i lumtur,
Pastaj nuk ka rëndësi në rroj,apo vdes
Krijoni Kontakt