Close
Faqja 0 prej 44 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 439
  1. #1
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ma thoni një fjalë..

    Ma thoni një fjalë,o njerëz të nderuar,
    Ashtu siç e ndjen shpirti yt fisnik.
    Ndoshta dhe një andër,për të më arnuar,
    Atë shpirt që vuan,për një shok,një mik.

    Thuaje si të duash,jo s të përgojoj,
    Veç me zë të ngjirrur nuk e dua.
    Zgjomë nga gjumi i thellë në më dëgjon.
    Dhe më përqafo,mendo për mua.

    Oh,sa mirë do jetë,jeta më mbrapa,
    Plot me britma zërash nga gëzimi.
    Ja,kjo fjalë e thënë nga goja jote,
    Zgjoi ëndrra jete ngazëllimi.

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Dhe kur rrugës eci i vetmuar,
    Ndjej në shpirt tiktakun e harresës.
    Eh, O Zot ,mendo edhe për mua,
    Si udhtar i lodhur dhe i shpresës.

  3. #3
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Shum ditë i larguar,
    marrur harratinë,
    jo,s jam zemëruar,
    shkrep si vetëtimë.

    Pres i përmalluar,
    fjalën që të vijë,
    Të jetë fjalë e ëmbël
    Nuk dua thartirë.

    Fjalë nga gryka e pushkës,
    Kurrë s kam nevojë.
    Nga buzët e tua,
    Po,folëm me gojë.

  4. #4
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Kujdes me fjalën"mik"

    Mos qesh me fjalën "mik" ti,zonjë e bukur,
    se fjala "mik" ka vetëm një kuptim.
    Ai që mikun mban, jo për ta zhvatur
    ngelet mik mbi mik në shpirtin tim.

    Kujdes me fjalën "mik" ti mik i dashur!
    Mos e përdor pa vënd se s'ka kuptim!
    Kjo fjalë e ëmbël"mik" për ty,cipëplasur,
    në jetë të jetve,kurrë s'do ketë kuptim.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Te uroj udhe te mbare ne vargezimin e nisur, ose ne pervojen tende , pasi nuk te njoh sa kohe ke qe provon te hedhesh ndjenjat ne vargje.
    Letersia eshte dashuria dhe jeta e shume njerezve ne mbare boten, eshte porta e bukur qe lejon hyrjen tek shpirti.
    Vargezimi juaj klasik eshte i dashur, i embel dhe mendoj se duhet te vazhdosh me larmi vargjesh dhe me lexime te shume njekohesisht duke eksperimentuar.
    Mjeti me i mire per tu shprehur eshte metafora dhe organiciteti i te shkruarit.
    E rendesishme mbi te gjitha eshte,; Te duash .......
    Udhe te mbare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ndodh pa dhe shkruhet, ndjehet pa dhe shprehet, i nderuar riza. Urime!
    Me lejo pak hapesire ketu per ca vargje te miat marre nga libri, "Diku...Dike... Dikush...". Shume kohe me pare, nga ky forum e kane nisur rrugen shfaqese.


    "Humbja" e mikut

    Hajde o mik, të pimë një kafe
    -S'kam kohë, kam punë, kam halle!
    Hajde o mik, të dalim një çikë
    -Ouu, përtoj, të shlodhem jam shtrirë!

    Pirtmë o mik, do vi të të shoh
    -Do iki, s'më gjen, më fal se nxitoj!
    Të dua or mik, prandaj të kërkoj
    -Më fal, kush je, s'të njoh, s'të kujtoj!


    Zhgënjim

    Sot mos ma shani vargun
    Se është i dëshpëruar
    As mos ma prishni gjakun
    Se boll ësht' prishëruar.

    Sot lereni vërejtjen
    As mos ma bëni qejfin
    Se sot e kam me veten
    Me vete edhe dertin.

    Sot fjalën dot s'e gjej
    Që tejkalon zhgënjimin
    Kur shokun-shok s'e sheh
    Se sheh veç tjetërsimin.

    O tjetërsim i ndyrë!
    Ç'ma bëre shokun tim?
    S'ka maskë në fytyrë
    Maskove shpirt'n e tij!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    urime per vargjet
    kane trishtim por jane me vlere dhe domethenese, kane realitetin ne brendesi

    vazhdim te mbare
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ma thoni një fjalë,o njerëz të nderuar,
    Ashtu siç e ndjen shpirti yt fisnik.
    Ndoshta dhe një andër,për të më arnuar,
    Atë shpirt që vuan,për një shok,një mik.

    Thuaje si të duash,jo s të përgojoj,
    Veç me zë të ngjirrur nuk e dua.
    Zgjomë nga gjumi i thellë në më dëgjon.
    Dhe më përqafo,mendo për mua.

    Oh,sa mirë do jetë,jeta më mbrapa,
    Plot me britma zërash nga gëzimi.
    Ja,kjo fjalë e thënë nga goja jote,
    Zgjoi ëndrra jete ngazëllimi.
    Ni fjal, mund ta tham
    por nuk te premtoj
    qe e dal prej meje
    te arrij te zgjoj
    Zani me zor m'del
    forcat me kan lan
    copat jam tu m'ledh
    per me u cu ne kam
    Por edhe n'kyt gjenje
    doren ty, ta jap
    por s'kam asgja n'menje
    po t'provojm t'dy bashk.
    T'shofim ka shoqnia
    se mos gjejm naj gja
    atje ik vetmia
    per mos me u kthy ma
    T'shofim fmit e vegjel
    qe vec t'qeshun rrin
    n'buzqeshjen e tyne
    ne tresim merzin.
    T'shohim kur lin dielli
    qe nricon ket tok
    ta shohim drejt e n'sy
    qe t'na thaj kta lot.
    T'shohim edhe Zotin
    ket s'duhet me e harru
    qe gjanat qe ban Aj
    na duhet me i pranu.

  9. #9
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Faleminderit GeoF qe merr pjes ne faqen time letrare si dhe per mendimet qe jep per letersine.Te jam mirnjohes.

  10. #10
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    hope31!Eshte kenaqesi kur dikush te jep mendime per nje punen tende pasi te ndihmoin ne te ardhmen.Shum faleminderit qe u angazhuat me krijimet e mia.Respekte.

Faqja 0 prej 44 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •