Close
Faqja 34 prej 44 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 439
  1. #331
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Të gjithë si krimbat lëvrijnë,
    plot grykësi,në kërma e pleh....

    Kujt t'i besosh sot miqesinë?...
    Veç për vete gjithkush po leh...

    !i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!

    Mua vertet me pelqejne poezit e tua! Jane te thjeshta dhe te prekin, jam e lodhur nga perdorimi i fjaleve te medhaja figurave letrare !
    Respekt mik !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #332
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    !i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!

    Mua vertet me pelqejne poezit e tua! Jane te thjeshta dhe te prekin, jam e lodhur nga perdorimi i fjaleve te medhaja figurave letrare !
    Respekt mik !
    Respekte biligoa!Faleminderit per pjesmarrjen dhe mendimet qe jepni.Rizai

  3. #333
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mungoje Ti....

    Zërat si këngë harabelash,
    e ngritën oborrin në çati...
    E flaka shikimin përtej dritares,
    mungoje Ti..........

  4. #334
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Xheloz me Dellin

    Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit,
    Ulur pranë e pranë mbi një stol druri.
    Unë diçka them.....(siç bëjnë muhabet të vjetërit),
    Si jargavanë mbi ballë Ty të zbret nuri.

    Buisin lule hiret e tua,
    mbjellur mbi vetulla,sy e faqe...
    Me majë të gjuhës unë lëpij buzët,
    heq hundët sikur nuhas një manushaqe.

    Nga dritaria Dielli si kusar,
    zgjat dorën gjer te gusha jote,
    Pa e prishur gjakun,
    mendjen pa e vrarë,
    Si zot i madh i kësaj bote.....

    Po luan me ty në sytë e mi,
    as pyet fare,s'e ka për pesë...
    Unë kaq pranë....s'arij tek Ti,
    ai aq larg,
    Vjen të rrëmben...më lë pa pjesë!...

  5. #335
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit,
    Ulur pranë e pranë mbi një stol druri.
    Unë diçka them.....(siç bëjnë muhabet të vjetërit),
    Si jargavanë mbi ballë Ty të zbret nuri.

    Buisin lule hiret e tua,
    mbjellur mbi vetulla,sy e faqe...
    Me majë të gjuhës unë lëpij buzët,
    heq hundët sikur nuhas një manushaqe.

    Nga dritaria Dielli si kusar,
    zgjat dorën gjer te gusha jote,
    Pa e prishur gjakun,
    mendjen pa e vrarë,
    Si zot i madh i kësaj bote.....

    Po luan me ty në sytë e mi,
    as pyet fare,s'e ka për pesë...
    Unë kaq pranë....s'arij tek Ti,
    ai aq larg,
    Vjen të rrëmben...më lë pa pjesë!...
    Shumë, shumë e bukur! Në i ke në libër, bën mirë që i shkruan këtu, në s'i ke libër, bën gabim që i le vetëm këtu. Unë bëra ç'bëra, me mundime e kursime, shumicën i botova për t'i arshivuar më mirë faqeve të librave, se në asnjë lloj tjetër teknologjie s'kam besim. Përqafime dhe urime Riza, nga mondishall.
    --------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  6. #336
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008

    Mos hyr ne gjynah me vehten!Botoi or mik se jane perla krijmet e tua.
    Respekt

  7. #337
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    %%%%%%%%%%%%%%

    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    riza2008

    Mos hyr ne gjynah me vehten!Botoi or mik se jane perla krijmet e tua.
    Respekt
    Së shpejti do ta marr vendimin perfundimtar.Eshte kenaqesi qe kete ma thot nje poet me emer dhe kjo per mua eshte nje pergjegjesi.Do ti pergjigjigjem kerkeses suaj dhe te disa miqve teper te nderuar te forumit.


    Ti....hyre....Ndriti salla...
    Cigaria m'u fik në buzë...

    Më kot qënkam endur,
    nëpër përralla.....!

  8. #338
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos u shqetso...

    Sa herë në lumin e zërave
    Atë vajzë e thërrasin në emër,
    Nuk di pse kokën e kthej mbrapa,
    Pse fryjnë tek mua erërat e gjethit,
    Pse çelin në sy zambakë e liqenit,
    Pse më ndizen faqeve trëndafilat e majit,
    Pse hidhet zemra si në polkat e Shtrausit...

    E dashur,
    Mos kthe ujë në kopshtin e xhelozisë,
    Le të mbetet aty veç një djerrinë
    Ku asgjë të mos mbahet mënd.
    Në ka lindur tek unë ky trill i brishtë,
    Kjo ndodh ngaqë ajo vajzë ka emrin tënd.

  9. #339
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Po ju pse po shurdhëroni ?!...

    Për ju e vrava trurin tim,
    E zjej shpirtin të nxjerr perlat.
    Duart dridhen dhëmbshurisht,
    Për mbi vargun vdesin telat.

    Po ju pse po shurdhëroni?
    Sikur të jem një pjesë e huaj.
    Në se s'doni ti lexoni,
    I jap fund dhe më nuk shkruaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 20-04-2009 më 18:21

  10. #340
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Ka te tille qe t'i vijne mbrapa
    vargut tend mbeshtjelle me ar
    vrasin naten, e hedhin ne lum
    se nuk ngihen margaritare.

    Te pershendes dhe te uroj frymezim... poeti Riza!
    shqiponja

Faqja 34 prej 44 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •