Close
Faqja 3 prej 44 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 439
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Eu, Riza i nderuar, ishe shumë aktiv në ditën e sotme - unë të përcjell hap pas hapit dhe kënaqem duke biseduar me poezitë tua.

    Ju përshëndes butësisht!

    Agim METBALA

  2. #22
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Akoma se di?!....

    Akoma s’e di,pse zgjodhe fundmajin,
    Që jetës ti thoshje lamtumirë.
    Ky muaj i bukur ,pse ta qau hallin,
    Apo të plotsoji, ty ndo një dëshirë!

    Akoma s’e di,pse zgjodhe agimin
    Që jetës ti thoshje lamtumirë.
    Yjet ishin zbehur,deti bëri zgjimin
    Vajzat nisën vajin,për nënën e mirë

    Akoma s’e di, si është e vërteta
    E zgjodhe ti vdekjen,apo të zgjodhi ajo
    Maji dhe Qershori të kanë sjellë shum’ brenga
    Dhe kjo brengë e fundit jetën ta shkurtoj.

    Akoma s’e di pse zgjodhe fundmajin
    Kjo datë e mistershme plotson një dëshirë,
    Ti i thua vetes vdiqa para vajzës
    Kështu dhe bashkshortit ndoshta i vjen mirë.

    Akoma s’e di ,ndoshta s’më besohet
    Se ke vdekur,o nënë dhe nuk jeton më,
    Veç në jet’kam mall edhe përgjirohem
    S’dua të besoj, më për as një gjë.

  3. #23
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    ..............................

    U marrosa pas teje dhe s'dija ç'far bèja.
    Nga do qe kaloja,mendoja për ty.
    Më dukesh si kur,më s'do të të gjëja'
    POR PORTRETI YT Më NGELI Në sy.

    Në ëndërr më dilje dhe më hidhje kunja.
    Më thoshje:"Bandill s'të kam vetëm ty".
    Dashuria djalë s'bëhet me barbunja,
    S'do vetëm shikime që m'i dhuron ti.

    Çmëndesha në ëndërr me k'to prapësira.
    Goja nuk më hapej t'i thoshja një fjalë:
    Ti e dashur vajzë je si embëlsira,
    Por s'je për të gjithë,vetëm për një djalë.

    Prandaj,lëri nazet,se më merakosën.
    Mos ma zapto ëndrrën, se më le pa gjumë.
    Hiqmi shpejt ilaçet,se më farmakosën,
    Për dashurin tonë po ulem në gjunjë.

  4. #24
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    U marrosa pas teje dhe s'dija ç'far bèja.
    Nga do qe kaloja,mendoja për ty.
    Më dukesh si kur,më s'do të të gjëja'
    POR PORTRETI YT Më NGELI Në sy.

    Në ëndërr më dilje dhe më hidhje kunja.
    Më thoshje:"Bandill s'të kam vetëm ty".
    Dashuria djalë s'bëhet me barbunja,
    S'do vetëm shikime që m'i dhuron ti.

    Çmëndesha në ëndërr me k'to prapësira.
    Goja nuk më hapej t'i thoshja një fjalë:
    Ti e dashur vajzë je si embëlsira,
    Por s'je për të gjithë,vetëm për një djalë.

    Prandaj,lëri nazet,se më merakosën.
    Mos ma zapto ëndrrën, se më le pa gjumë.
    Hiqmi shpejt ilaçet,se më farmakosën,
    Për dashurin tonë po ulem në gjunjë.



    E embel une jam
    rrush e mjalt me thone
    por asgje nuk kam
    pa dashurine tone

    Ne endrra te vij
    puthjen pse s'ma jep?
    une te ngacmoj ty
    e ti gojen qep!


    E te tjereve s'jam
    per kete betohem
    leri ilacet, eja
    se po pervelohem
    What goes around---comes around

  5. #25
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

    Në krahët e ngrohtë të përmallimit
    do të shtrëngoj si një dragua.
    S'pranoj me vite të harrimit,
    S'pranoj as fjalën nuk të dua.

    Pranoj veç puthje,përqafime,
    Pranoj dëshirë për dashuri.
    Kështu më thot kjo zemra ime,
    kështu besoj edhe për ty.

    S'ka më lezet ta ndrydhim ndjenjën,
    Kërkon liri në harrati.
    Vet' harratia e gjën zemrën
    Dhe mbyllur brënda në qeli.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Te uroj per poezite e bukura.

    Te pershendes dhe shpresoj te te lexojme ne poezi me te bukura.

  7. #27
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Te uroj per poezite e bukura.

    Te pershendes dhe shpresoj te te lexojme ne poezi me te bukura.
    Beso faleminderit per pjesmarrjen tende ne faqen time letrare si dhe per vleresimin e poezive te thjeshta te miat.Beso un kam lexuar nga poezit e tua dhe me kan pelqyer shume.Ne nje kohe te afert do merrem me shume me to dhe do te te shkruaj pershtypjet e mija.Faleminderit dhe njehere dhe respekte nga rizai2008.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e g3rti_uk
    Anëtarësuar
    18-06-2007
    Vendndodhja
    Bathore ... Paskuqan ... Kamez ... Yzberisht ...
    Postime
    37
    Kshu Vazho Se Qenke Per Poezi Po Ndonjë Liber Kur Do Nxerresh Ti ??
    Þë®véÇ vDéKjè§ Ãsgjë Š`është £ SÎgûRtë.

  9. #29
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga g3rti_uk Lexo Postimin
    Kshu Vazho Se Qenke Per Poezi Po Ndonjë Liber Kur Do Nxerresh Ti ??
    Faleminderit per interesimin dhe per pjesmarrjen ne poezt e mia.I nderuar g3rti_uk une kam botuar tre vellime poetike dhe kam gati per botim vellimin e katert poetik qe ndoshta mund ta nxjerr brenda ketij viti.Librat i kam dhuruar tek, miqte ,shoket dhe te afermit e mi.Librat jane vetem ne bibloteken kombetare ne TIRANE.Dhe nje here respekte nga riza2008.

  10. #30
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Një dervish,Një kallanxhi

    Në rrugë Tirane po shëtisja.
    Mes zhurmës, tymit sterrë të zi,
    Nga larg dëgjoj një fjalë dogançe,
    Ej “cimadh,, ku bënesh ti.

    E ktheva kokën me njëherë,
    Ballë përballë i pashë të dy,
    Vazhdon bisedën pa ndërprerë,
    Një dervish, një kallanxhi.

    Mbi supe çanta u rënkonte,
    Balli rrudha mënçuri,
    Në çantë kallaj kishte kallanxhiu,
    Dervishi “gjonez,, hajmali.

    Vazhdon biseda me fjalë dogançe,
    Sejcili mburr “vardjen,,e ti,
    I thotë dervishiëtu ka “lolo,,
    Kujdes “cimadh,,mos të “fyp,,njeri.


    Ashtu i zgjuar kallanxhiu,
    Dervishin shikon drejt në sy
    “Më dredhin bragjon,, që të gjithë
    Kemi të “bëjshëm,, në qeveri.

    Dervishi vet s’ndihet i qetë,
    Endez bizedën përsëri,
    Ti kallanxhi a ke liçencë,
    Se unë përvete kurrë se si

    “Legos cimadh,,se na dëgjuan,
    Në “tralo,,na çuan të dy,
    Mos fol dogançe sepse dyshuan,
    Si terrorist u dukesh ti

    Dervishi prap vazhdon bisedën,
    “Cimadh,,ke “dredhur gjonez,, ti,,
    “Pikosa,, i thotë kallanxhiu,
    Po hajde “dredhim,,bashkë të dy.




    Dervishi çantën heq nga supi,
    Nxjerr nga çanta mish ,raki,
    Dori,kusi kishte kallanxhiu,
    Kallaj,një mash,një pirosti.

    Pasi u ngjeshën mirë e mirë,
    I mbyllën çantat që të dy,
    Dervish një “shkrumbje,,po më pihet,
    Se di apo të pihet ty.

    Dervishit plak i vajtën sytë,
    Nga turma që vazhdon shetit,
    “cimadh,, “cimadhia,,është e “kolme,,
    Por s’është për ne është për të rinjtë.


    Kujdes “cimadh,,thot kallanxhiu,
    Ne s’jemi plakur hë për hë.
    “Legos,,më tutje atë’cimadhen,,
    “Ja pëlcet thurje,,po pret ndo një

    Në rrugë Tirane vazhdon bisedën.
    NJë dervish një kallanxhi,
    Unë që jam një djalë Malëshove,
    Kuptoja dogançen për bukuri.

    U ndanë të dy të përqafuar,
    Sejcili shkojë në “vardjen,,e ti,
    Nga goja u del fjala e bekuar,
    Kujdes “cimadh,,mos të “fypi,,njeri.




    Shenimjo është një poezi humristike bazuar ne traditën e lashtë të zonës ku bashkë fshatarët e mi do më mirkuptojnë.

Faqja 3 prej 44 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •