Close
Faqja 23 prej 44 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 439
  1. #221
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga ardis Lexo Postimin
    ju lumte riza per poezite ,me pelqyen shume eshte privilegj te kesh nje mik si ti
    Pershendetje ardis!Ju falenderoj nga zemra per vleresimin qe ju beni poezive te mia,gjithashtu dhe une jam i privilegjuar nga pjesmarria jote ne temat e mia.Respakte nga Rizai.

  2. #222
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Dallëndyshe,erdhët....
    Dritaren ma gjetët si mikesha të vjetra,,
    krijesa besnike.
    Ju më të vuajturat,
    më të lodhurat,të thara si kashtë,
    gëzoni që më gjetët gjallë,
    të këndojmë si dikur,prapë bashkë......

  3. #223
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Një jetë të tërë,
    grindem me penën:
    -Moj lumëmadhe!Të lodh a më mundon?!
    -Shiko,im zot,ç'gatuan...
    Ç'ke me enën?...
    Ruga ime fillon kur jotja mbaron.

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Mirëmbrëma Riza!
    Të uroj muzë pambarim!
    Nuk munda të vi dot.Ti e di arsyen.
    Kalofsh një natë të bukur!

  5. #225
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Më flisni një fjalë,
    më thoni një gjë,
    përse të rri zgjuar,
    a qoftë përse të flë?
    kush jam e ku vete,
    makar prej nga vij,
    ma thoni të drejtën
    se dua ta di,
    zog korbi, bilbili
    jo s'ka rëndësi...

  6. #226
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    S'di ç'far pate mike kësaj nate?!
    E trondite shpirtin pa një shkak.
    Kot s'e paskanë thënë:"Këto janë fate"
    Dhe për fatin s'duhet vënë merak.

    Si një foshnjë mamaje çuçurisje
    Dhe harrove që tani je grua.
    Xhelozia të sjellka bezdisje,
    Vazhdon xhelozohesh përsëri për mua.

    Ti këdo do shaje me potere,
    S'munda dot që të të bindja unë!
    Nga do shkoje si një vullkan zjeje,
    Kjo s'ka vlerë e ndaj s'mërzitem shumë.

    Si s'e ke kuptuar ç'qënka jeta
    Dhe vërtet, vërtet qënka çudi.
    Ndodh, që lodhesh dhe nga e vërteta
    Dhe pse grua, prap ngele femi.

  7. #227
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    I kam dashur vështrimet e syve ëndërues,
    Sytë që blerimin e pranverës mbajnë,
    Por këtë çast-kushtrimi i mallit përvëlues
    Do të doja të të kisha pranë.

    Me qerpikët e tu të pastroja retë
    Në qiellin e dashurisë pa fund,
    Ashtu të çiltër,të qeshur ,të qetë
    Do të doja të hyje tek unë.

    Ndarja e gjatë s'ma prek dashurinë,
    Mallin e saj më shumë ma shton.
    Dashuria në largësi seç rilind
    Me qindra yje-diej m'i zgjon.

    Dua përherë të rrish pranë meje,
    Kur rrugët e botës t'i marr.
    e pastër e dashur rrjedh në deje,
    Në zemrën time kaq shumë mall.

    Për as një çast nuk të kam ndarë
    Në rrezen e dritës a orët e vona,
    Me zemrën e ndezur nga dashuria zjarr
    Rrugën më të bukur në jetë prijektova.

  8. #228
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    E kam të thënë...

    Më ka thënë stërgjyshi:
    "Uji që lëviz pihet".
    Më ka thënë gjyshi:
    "Pema që ka kokrra,gjuhet me gurë"
    Më ka thënë babai:
    "Mikun që të pret në besë,bëje me shu...ë".

  9. #229
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105


    Po qe se kritika
    do të bëhet ves,
    S'di ç'fardo të thuash,
    kur të vdes?!

  10. #230
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kujdes!

    Dhe kur jeta
    papritur tjetërsohet,
    Kthehet në diell
    a furtunë,
    Kujdes!
    Ç'do vendim
    duhet ta marr,
    Unë.....

Faqja 23 prej 44 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •