Maçoku
Atje tek ju kam për ta lënë,
Si një jetim fare pa krahë,
Maçokun tim mustaqe rëndë,
Si zot vatani për gjithçka.
S’ lëviz nga dera që rri mbyllur,
Me shpresë se dikush do ta hapë,
Ashtu i butë e i përgjumur,
Të shkojë me vrap për në dollap.
Të mjaullijë për rreth oborrit,
Sa i pafat në këtë botë,
Dhe sytë e tij lotojnë prej zorit,
S’kuptojnë asgjë për këtë portë.
Krijoni Kontakt