skender76.Ekuptoj qe te kane prekur poezite e mia,por jeta ka mekanizma te tjere per te mposhtur c far do lloji fatkeqsie.Une e kam perjetuar rende dhimbjen dhe kam gjetur forca per ta mposhtur.Te uroj gjith te mirat ne jete.Perzemersisht rizai.
skender76.Ekuptoj qe te kane prekur poezite e mia,por jeta ka mekanizma te tjere per te mposhtur c far do lloji fatkeqsie.Une e kam perjetuar rende dhimbjen dhe kam gjetur forca per ta mposhtur.Te uroj gjith te mirat ne jete.Perzemersisht rizai.
Ma thoni një fjalë….
Më jepni një libër,
Më jepni një llambë,
Më jepni një laps,
Një letër të bardhë.
Në mesin e natës
Pa dritë e pa hënë,
Ashtu i pa gjumë,
Lexoj A,B,C-në.
Më thirrëni me fort,
Pas veshit të shurdhët
Më dilni përpara,
Rrugën ma bllokoni,
Me veten mos qeshni,
Se mund të më zgjoni.
Ma thoni një fjalë;
Rroni apo s’rroni.
Më thoni që mali,
Ra dhe u thërmua,
Më thoni që deti,
Sot u bë përrua,
Më thoni që nata,
S’po gdhin më mëngjeze,
Më thoni që pula,
S’pjell në për qymeze.
Thomëni që hajduti,
E vodhi floririn.
Thomëni që i jati,
E vrau të birin.
Thomëni që rruga,
Ka driza dhe ferra,
Thomëni që bota,
Është mbushur me plehëra.
Ju lutem,o njerëz
Më flisni një fjalë.
Nuk jam kaq i lig,
Nuk jam i përdalë.
Në dukje ngjaj keq,
Si viç i pa larë.
Nga shpirti katil,
Të vras pa të parë
Njifem si i urtë,
Si qëngji manar.
Nga truri i trashë,
Veshët si magjar.
Unë jam egërsirë
Që të çaj me dhëmbë,
Po s’më njojte mire,
Të shtypa me këmbë.
Më thoni që miku,
Ka ikur nga fiqiri,
Tek ecte në rrugë,
E vrau i piri.
Nuk dinte i gjori,
Të sillej me të.
I tha: Stë kam mik,
Të vras ç’ke me të.
Po ua them o shokë
Zërin ma dëgjoni,
Është një zë i mbytur,
Por mos e harroni,
U duhet një ditë,
Kur ta shifëni ngushtë,
Kur tu vine tua thyejinë,
Turinjtë me grusht.
Dërgomëni një zile,
Kur të jeni dehur,
Vetë do ta kuptoni,
Dehjen ua kam nxjerrur.
Ruhuni nga nata ,
Se u vjedh hajduti,
Hajduti me shkollë,
Kopsat ua këputi.
Këndoni në dasma,
Vajtoni në vaje.
Kujdes se u ruajnë,
Ca njerëz me kullare.
Mos e ngrihni zërin,
Në për muhabete,
Mbani brënda vehtes,
Sa më shumë sekrete.
Ma jepni një gisht,
Tua quaj për nder.
Se jam duke rënë,
Poshtë në humnerë.
Ju mos kini frikë,
Se nuk ua marr krahun,
Nuk jam gjë e ligë,
S’ua them për tu tallur.
Më jepni pak frymë
S’më punon mushkria,
Ashtu gojë më gojë,
Si vëllezëria.
Po e meritoj,
Bëje me dëshirë.
Të rroj dhe ca ditë,
Veç të jem i lirë.
Më jepni një shpatë,
Si të Skënderbeut.
Koka do të pres,
Do tja shpije dheut.
Kokat e pa lara,
Të pista me erë,
Shkatërruan botën,
E bënë krejt humnerë.
E bukur është jeta,
S’të lënë ta jetosh.
Ti në punën tënde,
Tjetëri të heq osh.
Tjetërsuar njrëzit,
Kthyer në vampire,
Në këtë tokë të ëmbël,
Drizat pse kanë mbirë?
Më thoni që vdiq,
Një njeri i mirë.
Do vi s’do harroj,
Natën pa u gdhirë.
Do tju pyes ju:
Nga se vdiq i shkreti.
Vdiq nga perëndia,
Apo e vrau mbreti.
Me shpirt po ju pyes:
A e ndjeni erën,
Furtunën e dimërit,
Që pemët rrëzon?
Veç kuptomëni mire,
Se nga kjo furtunë,
I gjallë do të ngelet,
Ai që beson.
A e dëgjuat mbrëmë,
Ç’far ndodhi në rrugë;
Një njeri i çmëndur,
E rrëzoi një urë.
Iku u largua i ligu me vrap,
Kërkon policia,
Por s’di kë të kap.
Një kondrabandist,
S’paguan doganë.
Një vajzë e droguar
Bredh në për Tiranë.
Paradë suksesesh,
Mburret qeveria,
Se ç’kini harritur,
E di perëndia.
Ma thoni o shokë,
Ç’far ju prek më shumë.
Mungesa e dritës,
Krimi në për rrugë?
Po pa punësia,
Si ju duket vallë?
Për ca është normale,
Tjetëri thot skandal.
Më jepni një shkrepëse
Të ndez një qiri.
Të lutem tek zoti,
Për çdo marrëzi.
Dhe në më dëgjoftë,
Ashtu zemër vrarë
S’ka ç’të bëjë i shkreti,
Ç’të fali më pare.
Më jepni sinjal,
Kur vjen lumi turbull.
Kam për tju ndihmuar,
S’dilni kurrë të humbur.
Se ai përmbyt,
Fshatëra dhe qytete.
Mbreti në pallat;
Shyqyr rroj për vete.
Më thoni që mbrëmë,
Lindi një parti.
Hej për hajër qoftë,
Sjelltë mbarësi.
Qoftë më e mire,
Se partite e tjera.
E kërkoftë pushtetin,
Me punë,pa hilera.
Ua them sinqerisht,
Lart do ngrej një gisht.
Një grusht për të tëra,
Ti thërmoj si rëra.
S’di ç’duhen kaq shumë
Nuk punojnë fare.
Kanë mbirë si kërpudhat,
Në fushë e ugare.
Më thoni të dal
Edhe unë tek sheshi.
Të rri ta shikoj,
Atë që s’më deshi.
Të qesh me pahir
Dhe me djallëzi,
Se kështu të duan,
Është varjiant i ri.
E dëgjuat mbrëmë
U mbyt një fëmi.
Një grua e vrau,
Dashnorin e tij.
Një djalë me kobure,
Del në për qytet,
E zbraz dy tri here,
Largohet i qetë.
Pa më thoni ju ‘
O njerëz të zgjuar.
Ç’far rruge të zgjedhi,
Populli i vetmuar.
Të dali në protesta,
Po kush ta dëgjojë,
Ata janë shurdhuar,
S’flasin as me gojë.
Jeta është e bukur,
Si lulia kur çel.
Çizmia e ushtarit,
Të vjen dhe ta shkel,
Të shtyp kokë e këmbë,
Si mizë e pa mbrojtur.
Ti s’flet dot me gojë
Dhe rri si i ndrojtur.
Veç në errësirë,
E ndjej veten mire.
Futem rri në shpellë
Me turinj të nxirë.
Dukem si luan,
Si mbret në përrallë,
Sa fillon të zbardhet,
Si një qën i çalë.
Pse s’pyesni për mua,
Rroj apo kam vdekur.
Se unë jam njeri ,
Me skelet të tretur.
Po për kë do pyesësh,
Ti o zotëri?!
Për yjet në qiell,
Për UFON,ku rri.
Ta dini ne rrojmë
Dhe jemi krenar,
Me libra në duar,
Dhe sytë në ballë.
Me këngët e zemrës
Dhe shpirtin fortune,
Se ç’far bëni ju,
Qahet veç me kujë.
Ne 2008 - te zemra ime u be dete.
me nje fjale syte te paskan dale,
nen qetesi shpirti u be hihe-
nen henen te plot te pash ty qe qaje me lote.....................
Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 15-07-2008 më 18:11
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.
Komplimente riza2008.......faleminderit qe na jep mundsin me lexu shkrimet tuja.....
Shume bukur Riza....Bukur!
Suksese per me tej.
Respekte
Diana
"Carpe Diem"
skënder76 më duket si kur njihemi prej vitesh nga çiltersia jote,ju falenderoj per gjithçka.
DI ANA moj poeteshë e talentuar eshte kenaqesi per mua qe lexoni poezite qe paraqes ne forum.Ju faleminderit.
Nje fjale per ty?
Fjalet jane te varfera,ndjenjat nuk shkruhen
shpirti te dhemb dhe vajton
se di,vall a me kupton?
Erdhi nata perseri,e vetmja ime shoqeri
te pres me mall,te hap zemren tek ty
Eja nata ime ti,degjo dhembjen time perseri
Shiko lotet e mi,po vuaj per ate dashuri.
Zgjate doren dhe me prek
ndjej trupin qe po dridhet
Mos ik te lutem mos
Eja nata ime ti,eja perseri,mos me le ne vetmi.
Ps. Nuk jam poete.Jane thjesht disa rreshta te cilat me dolen nga shpirti kete moment.
Respekt riza.
Ľøšŧ ïŋ Ťħøûġħŧ
나는 당신이 정말 싫어
Elena shumë faleminderit për vargjet që solle ne faqen time letrare,ti thua që s'jam poete, por vargjet ike shkruajtur më mirë se një poete,apo poet.Të përgëzoj,për inisjativën.
Krijoni Kontakt