Close
Faqja 13 prej 44 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 439
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Pershendetie Warning.Te pershendes me kete poezi:

    Syri i vrenjtur

    I hodha një vështrim syrit te vrejtur,
    te me shihte siç e shihja unë.
    Qepalla e lodhur qeshi nen vetull
    qerpiket e zinj e mbuluan si gune.

    Pemet iu thane pyllit te rralluar
    deget,rruget e mia kane zene.
    lendinat perqark gjembat kane mbuluar,
    bilbili kendon pa e ngritur zene.

    Syri i vrenjtur s'e ndryshoj shikimin,
    nuk qeshi,me qortoi dhe ne gjume,
    si zemra e lodhur qe i ngjan nje ylli
    qe shuhet mes drites ne udhe.

    E bukur kjo poezi Riza !
    Me pelqeu stili dhe teknika e shkrimit, plus qe mengacmoi dhe me dha imazh ky peizazhi bariton.
    E kendshme.
    Me sa po shoh, dukesh qe ke ndryshuar dukshem ne drejtim te stilit dhe te pjekurise se mesazht , ne transmetim te tij nepermjet vargut dhe figures.
    Ishe njekohesisht pak Agoll ne leksik dhe stil, dhe pak Kadare ne koncept dhe emocion.
    Te uroj muze.
    Miku juaj, Genti.

  2. #122
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Genti!Faleminderit per vleresimin qe i jepni poezise se siperpermendur dhe per pjesmarrjen tuaj ne faqen time letrare.Ju mirpres me kenaqesi Rizai.

  3. #123
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ti vodha tiparet pak nga pak,
    Si astronomi kupes qiellore yjet..
    Gatuaj me to çdo këngë e çdo varg,
    Të bukura si ti,
    Zë ëmbël si fyejt!

  4. #124
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dëshirë

    E vështroj nga larg vajzën e bukur.
    Dy sytë e saj,dhuratë për shpirtin tim;
    Zemrën time e bën gurrë të lumtur
    dhe ecën,ecën rrugës një mendim.

    E ndjej si buçet zemra e saj,
    Lëkunden dhe dy kodra përmbi gjoks.
    Nga larg e shoh dhe unë bëhem rrungajë
    Që hedh ortek dëbore aty poshtë.

    Sikur pranë ta kisha krejt pa pritur,
    Do të ndodhte vërtet një mbrekulli,
    çdo yll në qiell shpejt do ish venitur
    nga sytë e saj derdhur në sytë e mi.

  5. #125
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Barin e keq,
    në bahçe,
    nuk e shkula
    nga rrënjët.

    Me veten e tij,
    bari i keq,
    më lidhi këmbët.

  6. #126
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Në baçen tënde,
    Qilimin ka shtruar pranvera,
    Padroni e ka qëndisur si fustan nusesh.
    Por ty në kafaz të mbyll,
    S'të lë të dalësh tek dera....
    Pranverkat lozin me mua mes rromuzesh...

  7. #127
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    S'di se kujt ti kërkoj ndihmë?!

    Oh! Sa keq e ndjeva veten,
    Veshur nata me vetmi.
    Pak nga pak kujtimet treten,
    Mbi krevatin bie zi.....

    I dalldisur,i çartuar,
    Bëj të flas e nuk flas dot.
    Pse mi lidhe këmbë e duar?
    Ç'pate vallë,Të lutem Zot!

    S'di se kujt ti kërkoj ndihmë,
    Se kam frik,a më pranon?
    Ndjej në zemër psherëtimë
    Mbi qerpik...Loti lundron....

    Pse kaq keq vepron mbi mua,
    Kjo vetmi me shpirtin burg!
    Pse s'dëgjoj një zë të "DUA"?
    Të mos rri vetëm si murg.

    Kush vallë do t'ma vrasë vetminë,
    Me flori do ta paguaj.....
    Dhe një zë,një drithërimë,
    Do t'më vlente të mos vuaj.

  8. #128
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pse kaq vonë u kujtove prapë,
    të trokasësh tek unë kështu pa pritur?
    Ma trëmbe gjumin këtë mesnatë,
    si hënë e largët,e ngrënë,e venitur....

    Për dekada më mbajte të pushtuar,
    s'u ngope dot,që vjen më shqetson?
    Dhe frikë s'ke, edhe pse je eklipsuar,
    nga dikush tjetër që shpirtin ma shëron?

    -Folë! Ç'kërkon si vjedhësi në vreshtë?!
    Liria jote hanxharin ma ka thyer,
    harbimi yt gjithë këtë vjeshtë,
    më ka penduar,më ka mallëngjyer...

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ma thoni një fjalë,o njerëz të nderuar,
    Ashtu siç e ndjen shpirti yt fisnik.
    Ndoshta dhe një andër,për të më arnuar,
    Atë shpirt që vuan,për një shok,një mik.

    Thuaje si të duash,jo s të përgojoj,
    Veç me zë të ngjirrur nuk e dua.
    Zgjomë nga gjumi i thellë në më dëgjon.
    Dhe më përqafo,mendo për mua.

    Oh,sa mirë do jetë,jeta më mbrapa,
    Plot me britma zërash nga gëzimi.
    Ja,kjo fjalë e thënë nga goja jote,
    Zgjoi ëndrra jete ngazëllimi.
    po shkruaj dhe une nj e varg
    se qerpiku spo me mbyllet kete nate
    e shtrati i akullt sme terheq
    ..çte bej ?
    te dehem??
    te qaj?
    Te qesh?
    e kush me sheh!!!,...
    ti ..
    ndergjegjja ime
    dhe mes miqsh me duket vetja ..
    jetime..

    Duke te pritur ty...
    harrova mekatet e botes
    u bera rob i kohes..

  10. #130
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Eh sa here te thash
    Jo vetem nje fjale
    Por kur po ja nisi
    Spo di as me u ndal!

    Te them se jam merzit
    Nuk po mund te duroj
    Krejt cka kisha te mire
    Mi mori dhe shkoj!

    Te them se me dhemb shpirti
    S'po mundem me durua
    Krejt T'mirat e botes
    Me te me kan shkua!

    Te them se nuk kam fjale
    Eshte genjeshter e kulluar
    Kam shum cka te them
    Po kush me me degjuar!

    Ai qe me vemendje
    Gjithmon me degjoj
    Me shpejtesi te vetetimes
    Iku me la dhe shkoj!

    Tash kujt ti drejtohem
    Toka s'me degjon
    Atje thell nen toke
    Zeri nuk deporton!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 13 prej 44 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •