Close
Faqja 10 prej 44 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 439
  1. #91
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Njerzit kanë fytyra

    Shikoj në rrugë,njerzit kanë fytyra
    fytyra me kockë e me mish,
    me rrudha,me puçra,me lyra,
    fytyra të dhëna bakshish.

    Fytyra të zbehta,të mpihta,
    pa shprehje,pa dhimbje,pa gaz,
    të verdha,blu të jeshilta,
    fytyra të ngjitura me plasmas.

    Ooo,njerzit paskan,paskan fytyra!
    E kam konstatuar disa herë,
    kanë sy,kanë veshë,mullaqe të fryra,
    dhe pse s'duan as vetë që ti kenë.

    Lavdi fytyrës që kanë,
    ashtu si do që të jetë,
    të pista të vjetra siç janë,
    i puth vetëm unë, si poet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 28-09-2008 më 16:10

  2. #92
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mosbesim

    Jo,nuk më besohet!
    Këtë më thoshte ëndrra mbrëmë.
    Ju më flisni se ka vdekur,
    "Jo,-them unë-e shoh në këmbë.

    Dëgjoni,
    po keni besim në të vërtetën.
    Nga zëri i tij gjëmonte honi,
    kur bizedonte me Zhanetën.(1)

    Aspak nuk dua t'ju gënjej,
    përralla hiç nuk po tregoj.
    Nga malli që ndjeva në ëndërr.
    edhe sot vetëm lotoj.

    Shënimëtë poezi ja kushtoj djalit të hallës Enver Baros i cili unda nga jeta para kohe,së bashku me motrën time Zhanetë.

  3. #93
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ai

    Kur zerin s'do ma dëgjosh më
    Dhe s'do t'i shohësh sytë e mi,
    Tik-taku zemrës që nuk flë,
    Diellit dhe Hënës do t'u thuash:
    -AI....

  4. #94
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Ike.......
    Të mbetën sytë mbrapa si grykës,
    si Dielli në perëndim,
    duke lëpirë majat e maleve si lypës....

  5. #95
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Sa shumë u lodhëm...o,sa shumë!
    Unë s'ulem dot tek ti,
    Ti s'ngrihesh dot tek unë...

  6. #96
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    ****************

    E lodha një mikun tim në telefon,
    çdo ditë i lutesha për punë.
    Kapardisur ma kthehu:"U kujtove vonë,
    Një vënd që ishte e zunë."

  7. #97
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Më ligështuan thinjat e tua,
    si bryma mbi lulet e bajames.
    Ti akull pervete...
    kërkon të më ngrohësh mua?

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Miremengjes Riza!

    Po ta them nje fjal`Riza
    Me qe kerkon vec nje
    Se liri fjale dihet ka
    Por perse edhe per ke?!

    Se flasim e s`na degjojne
    Se po duam e s`na duan
    Dhe ne endrra na ngacmojne
    Dhe nga endrrat na larguan

    Te uroj nje dite te bukur!

  9. #99
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    ******

    Pershendetje Beso faleminderit per poezine dhe pjesmarrjen ne temen time.

    Jam rritur larg pekuleve....
    S'më trëmbin plehrat,
    ushqimi i luleve....

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Jam rritur larg pekuleve....
    S'më trëmbin plehrat,
    ushqimi i luleve....


    Eh more Riza !
    Po ndryshon dhe po arrin tek poezia e mendimit.
    Me kujtove nje poezi te V.Hygo-it.


    O varr, o varr katran
    ce ben nje trup qe merr,
    trupn ku e mban.

    I thote varr lules.
    -Lule,Lule plot magji,
    ku e merr, ku e gjen
    gjithe kete bukuri ?

    I thote lulja Varrit.

    -Une me lotin qe pikon
    rritem,kur dhemb
    nje dashuri.

    Po ti , o varr i zi

    -Une prej vdekjes marr
    nje trup,
    e nxjerr prej andej nje shprit,
    nje hyjni.

    Te pershendes I dashur Riza.
    Ndoshta perkthimi qe postova nuk eshte plote spas origjinalit, por u perpoqa ta kujtoja dhe te dilte ideja.
    Ishte merita juaj , e poezise suaj.
    Me respekt Gent Banaj

Faqja 10 prej 44 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •