Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Amerika i japë Kosovës edhe 400 milionë dollarë

    SHBA do t'i japë Kosovës 400 milionë $ në konferencën e donatorëve, që mbahet në Bruksel, ku pritet të dhurohen mbi një miliardë dollarë për Kosovën, njoftuan zyrtarët amerikanë. N/sekretari amerikan për çështje të Evropës, Daniel Fried, ka hedhur poshtë pohimet për gjoja një lloj “gjysmëpavarësie të Kosovës”, për shkak të mosnjohjes dhe bllokadës së Rusisë, duke shtuar se "Kosova është plotësisht një shtet i pavarur pa marrë parasysh a thuhet kjo me një rezolutë të KS, apo jo".
    Ndihma amerikane të cilën Kongresi deri tash e ka miratuar në rreth 70 për qind, do të orientohet në programet për krijimin e vendeve të reja të punës, në forcimin e institucioneve të gjyqësisë dhe policisë si dhe në shlyerjen e obligimeve të jashtme që ka Kosova, si pjesë e trashëguar e borxhit të saj mbi bazë të suksesionit.

    Ndihmëssekretari amerikan për çështje të Evropës, Daniel Fried, i cili ka njoftuar për këtë ndihmë, ka thënë se SHBA janë të kënaqur më progresin që ka shënuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë e këtej.

    Ai ka nënvizuar se suksesi i deritashëm dhe situata e qetë ka demantuar kritikët e pavarësisë, të cilët kishin parashikuar dhunë ndëretnike dhe valë refugjatësh.
    Në takimin që ka mbajtur me gazetarë në Departamentin e Shtetit, ndihmëssekretari Fried ka hedhur poshtë pohimet për gjoja një lloj “gjysmëpavarësie të Kosovës”, për shkak të mosnjohjes dhe bllokadës që po i bënë Rusia në Këshillin e Sigurimit.

    "Kosova është plotësisht një shtet i pavarur pa marrë parasysh e a thuhet kjo me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara apo jo", ka thënë Fried, duke shtuar se Kosova është njohur nga dy të tretat e Evropës,
    nga Japonia, nga Australia.

    Fried edhe njëherë ka hedhur poshtë çfarëdo “Kuvendi të serbëve të Kosovës”, duke thënë se një organizëm i tillë nuk ka asnjë status ligjor, ndërkohë që ka akuzuar Serbinë për dërgimin e emisarëve të saj në Kosovë.

    "Aty vijnë serbët dhe është vështirë të konstatohet nëse ata janë nacionalistë privatë, janë gjysmë të lidhur me qeverinë, apo edhe zyrtarë të saj. Duket se aty janë të gjithë nga pak, prandaj Serbia nuk duhet t'i dërgojë apo ta mbështesë gangsterizmin. Shpresojmë se qeveria e re do të veprojë në mënyrë më të përgjegjshme", tha ndihmëssekretari Fried. /s. gashi/
    RTK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 03-07-2008 më 08:03
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #22
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Per mendimin tim pak jan 15 milion
    Nese i perdorin si duhet - mjafte jane. Nese i vjedhin, as 150 milione s'kryejne pune.

    Them qe edhe Danimarka, po edhe shtetet tjera te japin donacione (ose garanca per donacione) per projekte konkrete. Mos jepen para kesh sepse ato gjithmone vidhen. Thjeshte institucionet e Republikes se Kosoves paraqesin projekte te verifikuara dhe te miratuara tek donatoret dhe ata (kohe pas kohe) financojne per te ngritur standardet dhe per te ndihmuar zhvillimin e ekonomise se vendit.

    Edhe Turqia ishte e gatshme te ndihmoje zhvillimin ekonomik te Kosoves. Turqit presin qe Kosova te hape nje ambasade ne Ankara dhe te fillojne bashkepunimin.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BoooooM BoooooM Vjen baba SHBA hahaha

    SHBA 400 milionë dollarë për Kosovën

    "Shtetet e Bashkuara do të hedhin në Kosovë gjatë katër viteve të ardhshme 400 milionë dollarë", tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried në Washington para mediave

    WASHINGTON-Shtetet e Bashkuara do te dhurojne 400 milionë dollarë për Kosovën gjatë konferencës së donatorëve, që do mbahet më 11 korrik në Bruksel.
    "Shtetet e Bashkuara do të hedhin në Kosovë gjatë katër viteve të ardhshme 400 milionë dollarë", tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried në Washington para mediave.
    "Ne presim grumbullimin e fondeve deri në 1 miliardë dollarë, çfarë do ta ndihmojë qeverinë kosovare për një fillim të mirë", shtoi Fried.

    Zyrtarë amerikanë nderkaq bëjnë të ditur se Kongresi ka miratuar edhe një ndihmë tjetër për Kosovën në vlerë prej 291 milionë dollarë.

    Të njëjtat burime shtuan se pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojnë në pagimin e borxhit të jashtëm të Kosovës, që i ka mbetur nga koha e ish Jugosllavisë.
    Gjithashtu fondet do përdoren për institucione si policia, drejtësia, ministritë dhe rritjen ekonomike.


    (d.b/Europalire/Balkanweb)
    Sui generis

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Si të shpenzohen mjetet e donatorëve?

    03.07.2008
    Nadie Ahmeti
    Shuma të ndryshme të mjeteve materiale kanë filluar të premtohen nga vende të ndryshme të botës për Konferencën e Donatorëve që do të mbahet për Kosovën, javën e ardhshme, në Bruksel. 400 milionë dollarë kanë premtuar SHBA-të, ndërkaq 15 milionë euro Danimarka. Ekspertët kosovarë për çështje ekonomike thonë se autoritetet kompetente duhet të kenë kujdes që mjetet e fituara nga Konferenca, të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik.


    Ndihma e premtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se gjatë Konferencës së Donatorëve për Kosovën do të ndajnë 400 milionë dollarë për katër vjetët e ardhshëm, sipas ekspertëve të ekonomisë, fillimisht është e mjaftueshme.

    Mimoza Kusari-Lila, drejtoreshë ekzekutive në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, pohon se është një shumë mjaft e rëndësishme për shtetin e ri të Kosovës.

    “Janë mjete, të cilat SHBA-ja pak a shumë i ka bërë publike që nga shpallja e pavarësisë. Pra, që atëherë, ata kanë premtuar asistencë sociale. Ndërsa, tani janë të domosdoshme, për arsye se ka nevoja dhe identifikimi i projekteve ka filluar të bëhet”, tha Kusari-Lila.

    Por, pjesa më e madhe e këtyre fondeve, sipas zyrtarëve amerikanë, do të shkojë në pagimin e borxhit të jashtëm të Kosovës, që i ka mbetur nga koha e ish-Jugosllavisë.

    Mimoza Kusari-Lila, lidhur me këtë thotë se pa kontributin e Shteteve të Bashkuara, por edhe të vendeve tjera që do të marrin pjesë në Konferencën e Donatorëve, Kosova e ka vështirë të paguajë borxhin e jashtëm.

    “Pagesa e tyre do të jetë ndihmë, sepse do të llogaritet njëjtë sikur këto mjete të derdhen në buxhetin e Kosovës, apo sikur të paguhen drejtpërdrejt si borxhe - të njëjtin efekt e kanë, sepse Kosova duhet t’i paguajë ato borxhe. Do të jenë si pjesë e zgjidhjes së problemeve rreth definimit të statusit, që është tani pavarësia, apo ndarja nga ish-Jugosllavia, nga etniteti i ish-Jugosllavisë”, shprehet Kusari-Lila.

    Por, Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës, pohon se me gjithë rëndësinë e madhe të këtyre mjeteve, Konferenca e Donatorëve duhet të ketë karakter për zhvillim ekonomik dhe për zbutje të krizës sociale dhe mos të fillohet, siç thotë ai, menjëherë me pagimin e borxheve ndërkombëtare ende të padefinuara.

    “Në rend të parë, nuk duhet të ngutemi me atë që është e fundit, sepse pagimi i borxhit ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera është një problem, i cili duhet të zgjidhet në etapa të mëvonshme. Jo menjëherë të fillohet me pagimin e borxheve, ndërsa jemi në një krizë ekonomike, krizë që mund të tensionohet çdoherë e më tepër”, thotë Gërxhaliu.

    Ndryshe, edhe pse shifra zyrtare deri më tani mungojnë, sipas ekspertëve të ekonomisë, borxhi ndërkombëtar arrin deri në një miliard dollarë. Autoritet kosovare tashmë kanë pranuar se do të shlyejnë pjesën e vet të borxhit, pasi të verifikohet se ato kredi janë shfrytëzuar në Kosovë.

    Por, Safet Gërxhaliu thotë se ekzistojnë forma të tjera për pagimin e borxheve, e jo të shfrytëzohet Konferenca e Donatorëve.

    “Ekziston Klubi i Parisit, Klubi i Londrës dhe problemi i borxheve në të gjitha vendet nga tradita është zgjidhur në forma krejt tjera, më solidare, më humanitare”, thekson Gërxhaliu.

    Ndryshe, Konferenca e Donatorëve për Kosovën do të mbahet më 11 korrik, në Bruksel. Përveç premtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një premtim prej 15 milionë eurosh tashmë e ka konfirmuar edhe Danimarka.
    RFE
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •