Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Minatorët hyjnë në fazën e fundit të “grevës së vdekjes”: Nuk do pijmë më as ujë

    Pas heshtjes së qeverisë, minatorët vendosin të shndërrojnë grevën e tyre të urisë tani në “grevë etjeje”. Sot në ditën e 13- të grevës minatorët e minierave në Tiranë kanë vendosur të ndërpresin dhe konsumimin e ujit të pijshëm. Punëtorët e nëntokës shprehen të bindur se nuk do të do të tërhiqen nga “greva e vdekjes” , deri në plotësimin e kërkesave. Kjo është hera e parë që një grevë urie kthehet edhe në një grevë etjeje në të gjithë historikun e grevave në Shqipëri.


    TIRANE- Minatorët e minierave në Tiranë sot në ditën e 13 grevës së tyre të urisë kanë ndërprerë konsumimin e ujit të pijshëm. Ndërsa prej 3 ditësh 12 grevistët kanë ndërprerë dhe konsumimin e lëngjeve. Minatorët thonë se janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund grevës të cilën ata e kanë quajtur “greva e vdekjes”, derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.

    Disa mjekë kanë vizituar sot paradite ish-minatorët grevistë, në ambjentet e sindikatës së minatorëve në Tiranë dhe thonë se ata shfaqin simtomat e uljes së tensionit, dhembej barku, dhembje koke.

    Të vendosur dhe të bindur se kërkesat, për uljen e moshës së pensionit dhe rritja e vlerës së pensionit, janë të drejta, dhjetëra minatorë të ardhur nga qytetet të tjera u bashkuan me grevistët dhe protestuan dje përpara godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Sot në ditën e 13-të të grevës së urisë nuk ka asnjë reagim nga qeveria në lidhje me plotësimin e kërkesave të minatorëve, ndërsa gjëndja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet.

    Sipas mjekëve organizmi i njeriut nuk mund të rezistojë dot më shumë se 48 orë pa marrë lëngje ndërkohë që pa ushqim ai mund të rezistojë deri dhe në 24 ditë.



    (s.g/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    erion bracja bredh neper paris e viene e gjeneve.. me thaset me euro.. keta qyqaret duan te vdesin per surratin e erionit..

    gjynaf..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot në ditën e 13-të të grevës së urisë nuk ka asnjë reagim nga qeveria në lidhje me plotësimin e kërkesave të minatorëve, ndërsa gjëndja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet.
    perse nuk reagon qeveria???

    ketu ka rastin tia çierre masken edhe erionve e pionierve te tjere ...

    mos ironizoni dhe anatemoni minatoret - nuk eshte me '91-'92 ... nuk instrumentalizohen aq kollaj njerzit ... ndaj genjeshtrat e mashtrimet jane bere aq te pranishme, te dukshme e friksuese ...

    pak respekt per minatoret ... kane lene bulçite neper galeri ... silikoze ...

  4. #4
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    perse nuk reagon qeveria???

    ketu ka rastin tia çierre masken edhe erionve e pionierve te tjere ...

    mos ironizoni dhe anatemoni minatoret - nuk eshte me '91-'92 ... nuk instrumentalizohen aq kollaj njerzit ... ndaj genjeshtrat e mashtrimet jane bere aq te pranishme, te dukshme e friksuese ...

    pak respekt per minatoret ... kane lene bulçite neper galeri ... silikoze ...
    Po pra nuk eshte..... eshte 2008 dhe te fundit qe mbaj mend te kete bere greve urie, ka qene Sadam Hyseini. Ate e priste vdekja anyway.......
    Nuk kam ndigju ne boten perendimore keto metoda "barbare" te protestes, te zakonte per shekujt e kaluar.
    Vjet ne tre aksidente te vecanta, vdiqen ne AMERIKE 16 minatore ne minierat e qymyrit.
    Nuk beri njeri teatro te tilla.
    Minatorat kane metoda te tjera sa te duash qe te shprehin indinjaten per qeverine, sigurimet shoqerore, sigurimet e jetes e te tjera si keto.
    Po jo nje e dy e greve urie. Sa greva urie jane bere ne shqiperi keto 18 vjet, nuk jane bere ne gjithe boten marre se bashku. Well, 90% e grevave kane qene si ajo e studenteve lab te '97, merr ushqime nga dera e mbrapme dhe lenko ne deren e perparme.

    540 mije pensionist sot fillojne te marrin shtesat e reja te pensioneve, pergezoj qeverine per kete.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po thot brarisha,
    ...
    Nuk kam ndigju ne boten perendimore keto metoda "barbare" te protestes, te zakonte per shekujt e kaluar.
    Vjet ne tre aksidente te vecanta, vdiqen ne AMERIKE 16 minatore ne minierat e qymyrit.
    Nuk beri njeri teatro te tilla.
    ...
    "mbase" nuk i ke degju ne boten perendimore, por edhe nje gje besoj se e ke degjuar, se Shqiperia nuk eshte ende perendimore ... mba mend shokun ramiz qe iu tha se nuk eshte as lindje as perendim ...

    ne AMERIKE paskan vdekur 16 minatore ne tre aksidente ... sa me qejf behet krahasimi me ... AMERIKA eshte 300 milion ... i takon te kete vdekur 1 minator ne 20 milion ... ndersa je ne gjendje te thuash se sa minatore kane vdekur ne SHQIPERINE 3 milionshe?...

    hapni syte e shihni mire se kush ben teatro ... se per ti ditur, i dini ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e gjeta ketu ne forum kte shkrim..

    qarte fare kuptohet dhe greva e ketyre kelishve te enverit qe jan mobilizuar te festojne 100 vjetorin e kryekanibalit duke pasur ne pushtet enverizmin me me te ndyret perfaqsus te tij..


    ...........


    Belliu: Mjaft dhe Veliaj, shuma të majme parash me Gërdecin

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ish-kreu i grevës urisë së punëtorëve të Gërdecit rrëfen prapaskenat dhe intrigat për përdorimin e grevistëve

    Andi Belliu, ish-kryegrevisti i punëtorëve të Gërdecit, akuzoi lëvizjen "Mjaft" se i ka përdorur grevistët për qëllime politike. Ai ka hedhur poshtë aludimet se grevistët kanë paditur qeverinë apo shtetin shqiptar, si është paraqitur në media. Belliu ka akuzuar drejtuesit e lëvizjes "Mjaft" se u ka dhënë ushqim grevistëve, në mënyrë që grevën ta kishte nën kontroll. Ai pohon se greva nuk e meritoi vëmendjen e qeverisë, sepse u politizua nga Veliaj dhe shpreh keqardhjen që drejtuesi i 'G99' ka urdhëruar një nga ish-vartësit e tij të hapin një padi në emrin e një shoqate fantazmë. "Shoqata e viktimave të Gërdecit" ka si kryetar një nga eksponentët kryesorë të "Mjaft"-it, Andi Kananaj. Ai ka përfitime personale dhe nuk përfaqëson aspak familjet e viktimave.


    - Si e nisët grevën dhe cili ishte motivi?


    Greva filloi me përpjekjet tona personale për të kërkuar disa gjëra që ne i cilësonim si të drejta. Mua nuk më takon asgjë, se nuk kam qenë ditën e shpërthimit në punë. Pra, gjithçka u bë me qëllim politik nga lëvizja "Mjaft" dhe greva e humbi seriozitetin. Ata kanë hapur fjalë kundër nesh dhe na thonin që po nuk ju mbështetëm ne, atëherë ju keni marrë fund. Nuk e kuptonim arsyen e tyre. Kjo ishte e turpshme se zona e Vorës është një zonë autoktone dhe e vogël, ku njihen dhe dhëndurët e jo më banorët me njëri-tjetrin. Unë i kam ndihmuar me sa kam patur mundësi, me njerëz në protestë, se ajo u bë qesharake, me protestues që nuk dinin ku ishte Bashkia, që e kishin përballë tyre. "Mjaft" dhe G 99 nuk kishin qëllim të na ndihmonin, por të na dëmtonin në kërkim të hapësirave mediatike meskine.

    - Si shpjegohet fakti që prej ditës së parë ka qenë e pranishme lëvizja "Mjaft"?


    Përveç përfitimeve politike, në favor të lëvizjes "Mjaft" dhe Erion Velisë, do të shkonin shuma të majme parash nëpërmjet krijimit të shoqatave që do të çonin në gjyq shtetin shqiptar në emër të viktimave dhe do të merrnin pjesën e tyre "Mjaft" dhe G 99. Unë personalisht kam patur me ta kontradikta që në fillim, pra me këtë lëvizje që ishte si fantazëm dhe merrte urdhra nga vetë Veliaj. Sepse në kohën që unë iu ofrova variantin tim që të krijonim një shoqatë që në fillim që kishte ndodhur ngjarja, në kohën që përfaqësues të "Mjaft"-it bisedonin me mua, në atë kohë u krijua një shoqatë tjetër, shoqata e viktimave. Në atë kohë që u formua shoqata paralele me timen, "Mjaft"-i e dinte shumë mirë që unë e njihja zonën dhe punëtorët, pasi kam punuar vetë në atë ndërmarrje. Pra, këta punëtorë më besojnë mua dhe jo "Mjaft"-in. Ata krijuan shoqatën e viktimave, sepse e dinin mirë që ata, gjatë gjyqit për dëmshpërblimet e familjeve të viktimave, do të merrnin paranë më të madhe. Për këtë lojë të ndyrë të "Mjaft"-it kam patur debate që në fillim. Nuk isha dakord me politikën që ngrinin ata për ne, por nga euforia e tepërt ramë viktimë e kësaj loje. "Mjaft"-i thotë që nuk jemi shoqatë politike, por nga kjo shoqatë na doli dhe një parti politike, e komanduar për interesa të Velisë dhe lëvizjes së tij.


    - Angazhimi i tepërt i Velisë, i grupimit të tij G 99 dhe opozitës me në krye Partinë Socialiste, e ndihmoi apo e dështoi grevën?


    Mendoj se e dështoi, sepse dhe vetë Partia Socialiste merrte informacione nga "Mjaft"-i. Gazetat e përditshme i merrnin informacionet nga kjo lëvizje dhe shpesh herë lajmet kanë qenë kontradiktore. Erion Velia më bënte përshtypje, se kur vinte të na takonte me disa njerëz të tij, u çonte mesazhe me anë të celularit mediave që nuk ishin të pranishme. Velia nuk i merrte asnjëherë mediat brenda kur kishte diçka për të na e komunikuar në lidhje me problemet që mund të hasnim. Por, për të qenë realist, Veliaj nuk na i thoshte drejtpërdrejt mendimet, por përdorte Spiropalin. Mua më habiste kontaktimi me grevistët. Dakord kurajo është, por ditë për ditë mund të kishte interesa më të mëdha dhe kështu po del. As partitë e opozitës dhe disa punonjës të Bashkisë Vorë nuk erdhën aq shpesh, por dy herë dhe u njohën me problemet tona, të cilat u bënë publike. Mendoj që politizimi i çështjes na e hoqi të drejtën neve që të kërkonim takime të niveleve të larta. Unë e kam kuptuar rrjedhën politike të grevës kur Velia, çdo prononcim e etiketonte dhe shante familjen e kryeministrit, dhe nuk i tha asnjëherë para mediave kërkesat tona. Gracka që na u ngrit nga "Mjaft", ishte shumë e organizuar dhe ne nuk dolëm dot prej saj. Këtë e kuptova dhe i humba shpresat se mund ta zgjidhnim çështjen. Greva u dështua prej ditës së pestë nga "Mjaft" dhe qëndrimi më tej ishte artificial.

    - Ju thatë se "Mjaft"-i u dha ushqim grevistëve. Pse e bëri këtë?


    "Mjaft"-i u dha ushqim grevistëve pa dijeninë time, sepse unë shpesh herë nuk ndodhesha aty kur ata ndërmerrnin takime me grevistët. Kjo gjë e bëri grevën të paqenë dhe dështimin e saj të sigurt. Nuk ma priste mendja se si një lëvizje që pretendonte që të ndihmonte, të vepronte kundër interesave tona. Kjo nuk është as në traditën shqiptare që t'u ngulim thikën prapa shpine njerëzve. Ata thjesht na shfrytëzuan sa deshën dhe na hodhën në rrugë. Kjo do t'u kthehet atyre në një bumerang, sepse unë nuk do të hesht për asnjë çast duke i denoncuar, për fjalorin e tyre abuzues ndaj banorëve të Gërdecit.


    - Cila ishte arsyeja që marrëdhëniet tuaja me "Mjaft"-in u prishën?


    Ne u prishëm me ta, sepse "Mjaft"-i na premtoi se do të na përkrahte. Drejtuesja e "Mjaft"-it, Elisa Spiropali, më ka pohuar se janë marrë të gjitha mjetet e nevojshme, duke thënë se kishin ngritur çadra atje ku do të transferoheshin grevistët. Por atë ditë kur shkuam ne, nuk pamë asgjë nga ato që na thanë. Këtu i vërtetuam dyshimet tona për këtë lëvizje. Unë së bashku me grevistët e tjerë menduam të dilnim nga greva ditë më parë nga ç'dolëm, por ata na joshën me mashtrime. Na thanë që çadra është gati, ky premtim më është bërë personalisht nga përfaqësuesit e "Mjaft"-it. Kjo ishte një shtysë për të inkurajuar grevistët që të vazhdonin grevën. Premtimi ishte sigurimi i një çadre, e cila do të kishte dhe një banjo portative që ne të vazhdonim grevën aty. Ditën që do të lëviznim nga Vora për në Tiranë, u çuditëm dhe nga drejtuesja e kësaj lëvizje, që nuk erdhi atë ditë për të na marrë, në një kohë që na tha se ajo do të ishte me patjetër gjatë transferimit tonë. Ne e cilësuam si një shoqatë që do të na mbrojë në të drejtat tona. Veliaj dhe "Mjaft"-i ia arritën për një kohë të shkurtër ta bëjnë politike çështjen, por kjo iu kthye kundër dhe të gjitha mediat e kuptuan qëllimin e vërtetë të grevës dhe na nxorën qesharakë.


    - Në media po përflitet një padi që ju keni bërë në emër të grevistëve. Si qëndron e vërteta?


    Unë nuk jam në dijeni për këtë gjë, por besoj se e ka bërë vetë "Mjaft"-i me zyrën ligjore "Tirana Legal Aid" (ish-Cafod-i), e cila financohet nga Fondacioni "Soros". Por, të them të drejtën, dy avokatë që punojnë aty janë fare pa eksperiencë dhe nuk e kuptoj se si kanë guximin të marrin përsipër çështje kaq të mëdha mbi supe. Por, gjithsesi, në emrin tonë është abuzuar shumë dhe kjo padi është bërë në emrin tonë për përfitime të "Mjaft"-it. Unë dua të shtoj diçka, se gjyqi që pritet të nisë nëpërmjet shoqatës së viktimave, që drejtohet nga Andi Kananaj, një prej eksponentëve të "Mjaft"-it, nuk ka asnjë lidhje me zonën. Është një mashtrim që duhet dënuar me ligj, pasi ai nuk përfaqëson asgjë përsa u përket viktimave.

    RD

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e gjeta ketu ne forum kte shkrim..

    qarte fare kuptohet dhe greva e ketyre kelishve te enverit qe jan mobilizuar te festojne 100 vjetorin e kryekanibalit duke pasur ne pushtet enverizmin me me te ndyret perfaqsus te tij..

    BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH BLAH


    RD
    E kishte vene qe ne fillim kete me te kuqe qe mos te lodheshim tu e lexu. Ty dhe me te ** nonen Berisha i del ne krah atij e jo babes tat, aq i indoktrinuar me ***lliqet e tij je!

    QUIZ: Kriza e mezomoshes apo kalbje lokale ne tru. YOU DECIDE

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Minatorët protestë para Presidencës. Një minator grevistë dërgohet në gjendje të rëndë në spital

    Të ulur në shesh para Presidencës, minatorët grevistë kësaj radhe janë mbwshtetur edhe nga minatorë të tjerë, të cilët kanë kërkuar që qeveria të ulet me ta në bisedime për plotësimin e kërkesave të tyre. Ata janë shprehur se nuk tolerojnë në kërkesat e tyre, dhe se do të refuzojne edhe serumet në rast të mos marrjës së një pergjigje pozitive nga institucionet për kërkesat e tyre. Ndërkohë rëndohet gjëndja shëndetësore e një prej minatorëve grevistë. Flamur Shehu është transportuar me urgjencë në spital.

    TIRANE-

    Ora 21: 00 Rëndohet gjëndja shëndetësore e një prej minatorëve grevistë. Flamur Shehu është transportuar me urgjencë në spital. Ndërkaq grevistët e tjerë kanë kërkuar të takojnë nje përfaqësi nga presidenca, si i vetmi institucion sipas tyre që është interesuar për gjëndjen e tyre shëndetësore.

    Minatorët protestë para Presidencës: Qeveria të ulet në bisedime me ne

    Ora 19: 40 Minatorët në ditën e 16-të të grevës së urisë, e kanë përshkallezuar këtë të fundit duke dalë në një protestë para Presidencës, një tjetër përpjekje kjo për të plotësuar kërksat e tyre ekonomike që kanë të bëjmë me uljen e moshës së pensionit dhe rritjen e pemnsionit. Të ulur në shesh para Presidencës, grevistët kësaj radhe janë mbeshtetur edhe nga minatorë të tjerë, të cilët kanë kërkuar që qeveria të ulet me ta në bisedime për plotësimin e kërkesave të tyre. Ata janë shprehur se nuk tolerojnë në kërkesat e tyre, dhe se do të refuzojnë edhe serumet në rast të mos marrjës së një pergjigje positive nga ana e institutcionve për kërkesat e tyre. Minatorët kanë kërkuar dhe reagimin e presidentit të republikës Bamir Topi, duke e cilësuar atë si të vetmen shpresë të tyre dhe duke i këkruar atij të ulet vetë në bisedime me këta njerëz të cilët po shkojn dëri në vetflijim. Me anë të një deklarate ata kanë dashur të sensibilizojnë për situatën, nga ana tjetër minatorët i kanë bërë thirrje kryeministrit të mos harrojë sakrificat e minatorëve, duke i kujtuar grevën e Valiasit dhe duke i thënë se ishin ata që e ndihmuan për të ardhur në pushtet. Edhe njëherë tjetër minatorët janë shprehur të vendosur për të vazhduar grevën si dhe për ta shtrire atë në shkallë republike, si e vetmja rrugë për të fituar të drejtat e tyre.



    (a.r-news24/balkanweb)
    Sui generis

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Sa mashtrusa paskan qene keta, kater dite pa uje nashi do kishin vdek.

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    erion bracja bredh neper paris e viene e gjeneve.. me thaset me euro.. keta qyqaret duan te vdesin per surratin e erionit..

    gjynaf..
    Bracja edhe sikur ti kete edhe sikur te bredhi te tijet i ka Eurot, ai Koqja tend eshte ne pushtet, pse e le popullin te vdesi. Pse le te vdesi ata qe i ka quajtur vete pishtare te demokracise. Apo kalova lumin te dhjefsha kalin e te jap doren te fus gishtin.

    I *** jane te tere politikanet ne Shqiperi, sumen e tyre shofin sa here, mos na e beni te mire kete Doktor Koqen se na hapet barkun.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    new24 tra e alba malltezit i ka shum merak minatoret..

    prandaj java 7 ajo tete e ke sa ne rome sa ne paris duke bredhur me tan topin e saje..karlon bollino.. ose ne bruksel tek altini i arapve te ruc edvinit..

    te ngratet katundare.. kush i genjen..
    nje vampire qe ben veshet pipez per banden hakmarrja e i con raporte cdo dite..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  3. Miqte e mi, LAMTUMIRE
    Nga ari32 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 30-12-2002, 19:59
  4. E fundit
    Nga dikeafajtore në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 13:14
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •