Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 85
  1. #31
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Amerika nuk do ta bëjë Iranin Amerikë, ta pushtoj komplet dhe ta bëjë pjesë të vetën siç po e përshkruan ti. Thjesht duan të shuajnë rrezikun që sjell qeverisja që ka tani Irani. Për ta bërë këtë nuk kanë nevojë të kontrollojnë çdo metër katror në Iran, po thjesht me bombardime e luftra të vogla siç po bëhet dhe në Irak. Rreziku më i madh do jetë ashtu si në Irak, nga sulmet me dinamit në brez, se me ushtri nuk ka luftë.

    Nuk po flasim këtu për sherr midis dy kalamjve të lagjes që thua s'ja mban Amerikës, është shumë më i komplikuar.
    Tani me cudite me realizmin politik dhe njohjen e thelle te ceshtjes qe po tregon.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ceshtja ne Iran eshte e koklavitur sepse Persianet jane popull me tradita antike qe s'ja kane ulur koken poshte kujt pa lene kockat ne beteje, e ne 2500 vjet jane thyer vetem nga Aleksandri i madh dhe nga Kalifati arab pasi nxorren ne beteje nga 200 mije ushtare.

    Tani jane edhe shtet teokratik cka e ben shume te veshtire korrupsionin,sepse kontrollohen nga nje kler qe ngjan me klerin puritan .

    Ne 1980-88 u vrane gati 2 milion persiane e ata shkonin ne lufte si puna e sovjetikeve ne stalingrad, 5 ushtare per nje pushke.
    Kur plasi ne 1980 te gjithe kujtuan se lufta do fitohej lehte nga Iraku mirepo per 8 vjet u lane kockat mocaleve,imagjino as mocalet nuk i lane pa lare me gjak.

    Ncuq lale, Amerika se pushton dot, por mund te beje ate gje qe do mosadi. Te shkaterroje nga ajri termocentralet dhe kaq.
    I vetmi shanc qe ta pushtoje eshte te lere ata 320 mije ushtaret te vdekur ne varret qe ka hapur ne menyre simbolike irani. Po se paguan amerikani nje cmim te tille te jesh i sigurte. Dmth eshte klient i keq irani.
    Lëre traditën se nuk ka më vend ne vitin 2008. Kemi pasur dhe ne tradita plot, po i kemi harruar shumicën. Paraja dhe pushteti është mbi çdo gjë.

    Siç ta ka thënë edhe Dragut, Amerika nuk do shkelë çdo pëllëmbë të Iranit që ta pushtojë patjetër. Çfarë do bëjnë ata nëpër male e shpella? Të njëjtën gjë që po bëjnë edhe sot në Irak, pra do vrasin ca ushtarë amerikanë çdo javë dhe do bëjnë festë te madhe nëse vrasin 5 me një sulm.

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Tani me cudite me realizmin politik dhe njohjen e thelle te ceshtjes qe po tregon.
    Më fal mbase duhet të përdorja edhe unë llogjikë si ajo që Amrikës ja mban se është e fortë, ka dhe vëlla të madh dhe ka babin polic.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Amerika nuk do ta bëjë Iranin Amerikë, ta pushtoj komplet dhe ta bëjë pjesë të vetën siç po e përshkruan ti. Thjesht duan të shuajnë rrezikun që sjell qeverisja që ka tani Irani. Për ta bërë këtë nuk kanë nevojë të kontrollojnë çdo metër katror në Iran, po thjesht me bombardime e luftra të vogla siç po bëhet dhe në Irak. Rreziku më i madh do jetë ashtu si në Irak, nga sulmet me dinamit në brez, se me ushtri nuk ka luftë.

    Nuk po flasim këtu për sherr midis dy kalamjve të lagjes që thua s'ja mban Amerikës, është shumë më i komplikuar.

    Sipas teje duhet te presim edhe nja 12 vite gjersa amerikanet dot izolojn totalisht Iranin , njekohsisht duke sulmu nga ajri sikur qe beren me Irakun ? E me pastaj te hyjn ne Iran ?
    Ushtria irakiane ishte e lodhur nga luftrat 20 vjecare , nga bombardimet sporadike amerikane per 12 vite. Mirpo ushtria Iraniane esht e fresket dhe shum me shum e pregaditur ne krahasim me ate te Irakut te vitit 2003 , Iraku kishte humbje shum te medha ne kohen kur e humbi Kuvajtin .
    Mashtrohesh nese e krahason Irakun me Iranin , dallimi esht i madh , ne Iran nuk qeveris pakica ( sikur qe ishte ne Irak , kur sunitet qeverisnin edhe pse ishin me pak se shiitet ) .
    Ndersa per punen e bombave njeri , patjeter qe ne Iran ato dot jen shum me te medha , sepse Iranianet ket e kan praktiku qysh prej luftes me Irakun , per kete edhe izraeli dhe Shba-te akuzojn Iranin se po ndihmon organizatat ushtarake ne Palestin , Irak dhe Liban.

    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin

    http://www.youtube.com/watch?v=Y0mP_sXfr0E
    Që do jetë më vështirë se Iraku nuk diskutohet, jam dakort me ty, por nëse Amerika vendos që do shkatërroje Iranin dhe të rrëzojë qeverinë, e bën.

  6. #36
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    P.S. Amerika do te haje koken ne Iran nese sulmon. Populli i Iranit nuk eshte si i Irakut. Ata e duan vendin dhe presidentin e tyre.
    Kush kush na dashka kë?!

    Unë më shumë shqetësohem që një shtet si USA tashmë nuk ka më rival, dhe po krijon një model të ri perandorie, se sa është Irani apo India shteti i rradhës.

    budalliqe!

    Hyllo dhe Renea unë tërhiqem dhe po ju lej gollaritë juve.

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    ne Iran kur shkon per vizite ndonje mysliman nuk e pyesin 'si je... ca ke bere... si ke qene', as 'salem aleikum' nuk i thon, por e pyesin 'ca numri e ke rripin?'.

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    Neokonservativet nqs do te kishin nanje menyre per te udhetuar ne kohe, do te udhetonin ne fillim te 2003 e do u flisnin vetes ne gjume, do i thoshin vetes te mos futen ne Irak.

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    amerikani eshte tani si ai gjigandi i lidhur me shume litare te holle.... dmth nje grup hijenash e ulin ne ***** nje luan, (lexo kore e veriut, venezuele... iran) ose e bejne te hypi maje pemes, edhe pastaj i qeshin.

    eshte e qarte se po te mos ishte per Irakun, nuk do te degjihej Chavez... por ne Irak i ra komplet kredibiliteti Amerikes.... tani bota e shohin ameriken si ajo perandoria qe u mundua te ndjek rrugen e realizmit agresiv por i ngecen rrotat ne rere.

    nje komentator e pershkruante bukur kur thoshte se 'nuk eshte ekzagjerim te thuash se sot e gjithe ushtria amerikane ose eshte ne irak, ose po kthehet prej irakut ose po behet gati te shkoj ne irak'.

    e kam fjalen, qe me se leshin do futet ne Iran amerikani? e shumta qe mund te bej eshte sulm me arme taktikale nukleare, edhe ti shkatroj komplet infrastrukturen... por cfare do arrij kjo? ndryshim regjimi nuk ka shanc per 100 vjet nje here per nje here. me e keqja qe mund ti dnodhi, eshte te humbas komplet fuqite, edhe te dal komplet prej lindjes se mesme... me pas irani behet luani i lindjes se mesme, i fut nje te pushtuar edhe arabise saudite edhe i thot amerikanit 'hyp ktu te shohesh Rijadhin'... kinezi direkt lidhet me Chavezn, edhe me disa shtete afrikane te cilat jane fryre nga sqetullat me nderhyrjet ideologjike te amerikanit tip 'nqs do te bejme biznes bashke atehere ti duhet te respektosh te drejtat humanitare sic i diktojne kobet e bashkuara ne New York', kurse kinezi u thot 'nuk me rruhet se ca ben ti, une dua vajin', edhe amerikani pastaj do te filloj te ndjek ndonje llogjike tjeter, jo ate te interesit te kombit, por ate te klases transnacionale kapitaliste... dmth te perfitoj prej kapitalizmit ne menyre indirekte, ne nje regull boteror multi-polar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga artful dodger : 01-07-2008 më 16:12

  10. #40
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Lale mua me akuzuan per karafilosje ty do te akuzojne per halucinacione.
    Ne vija te trasha jam dakort me analizen tende,vecse nuk besoj se Amerikani do terhiqet kurre nga lindja e mesme,te pakten derisa te mbaroje epoka e naftes. Do lere kockat e do perdore atomiken po nuk terhiqet nga lindja e mesme. Do ishte njesoj si tja drejtonte pistoleten vetes.

    Kete teorise e rregullit shumepolar e ka hedhur vete Kisingeri e atij i duhet degjuar fjala, por besoj se per momentin rregulli shumepolar nuk eshte i mundur. Amerika eshte ende teper e fuqishme dhe ska humbur ndonje lufte pas 1990. Dale te humbase nje lufte pastaj do dalin hijenat ne shesh.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kercenohet Myftiu i Tiranes
    Nga ORIONI në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 11:05
  2. Yahoo kërcënohet nga një virus i ri
    Nga km92 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 14:45
  3. Teori te besimit per bektashijte
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 13:34
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. Rrëmbehet një ish-ushtar i UÇK-së, kërcënohet me vdekje
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •