Nuk dëshirojmë që familjet e armiqve ta ndjejnë atë që e përjetuan amerikanët në luftën e Vietnamit, deklaroi gjenerali iranian, Mir Feisal.
Autoritetet e Iranit njoftuan se kanë filluar me hapjen e 320 mijë varrezave, në të cilat do t'i varrosin ushtarët e armikut. Hapja e varrezave është përgjigjja iraniane ndaj administratës amerikane, e cila theksoi se do të përpiqet të zgjidh problemin me programin bërthamor iranian përmes rrugës diplomatike, por Uashingtoni nuk e përjashtoi mundësinë e sulmit. Në rast të luftës, varrezat e hapura do ta përshpejtojnë kohën e varrimit të ushtarëve të huaj. Nuk dëshirojmë që familjet e armiqve ta ndjejnë atë që e përjetuan amerikanët në luftën e Vietnamit, deklaroi gjenerali iranian, Mir Feisal. SHBA-të dhe aleatët e tyre, midis të cilëve edhe Izraeli, po akuzojnë Iranin se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore. Teherani këtë e përgënjeshtron duke pohuar se ky program është vetëm për prodhimin e energjisë elektrike.
Alsat
Krijoni Kontakt