kta te pakten genjehen me kohen mo trari, kshu brari se e ngatrrova (afer b-ja me t-ne), po ti qe ke ngel me genjeshtrat e para 18 vjeteve...
kta te pakten genjehen me kohen mo trari, kshu brari se e ngatrrova (afer b-ja me t-ne), po ti qe ke ngel me genjeshtrat e para 18 vjeteve...
grev me prapavi politike
Shkoni ne shtepi hani e pini e ......se nuk ka gje prej saj
Kjo eshte loja e ati pederastit braqe dhe nuk ja vlen qe te sakrifikoheni per ate ***.
Greva minatorëve zhvendoset në ambientet e mëparshme, tashmë ajo do të jetë vetëm grevë urie
Pas qëndrimit një natë para Presidencës, 13 minatorët grevistë kanë vendosur të vazhdojnë grevën në ambientet e mëparshme, duke u tërhequr nga vendimi për të qëndruar para Presidencës deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
TIRANE-
Ora 21:30 Pas qëndrimit një natë para Presidencës, 13 minatorët grevistë kanë vendosur të vazhdojnë grevën në ambientet e mëparshme, duke u tërhequr nga vendimi për të qëndruar para Presidencës deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ndryshe nga 2 ditët e kaluara kur minatorët grevistë refuzuan lëngjet, ujin e pijshëm dhe trajtimin me serum, greva e tyre do të jetë tashmë vetëm urie. Kreu i sidnikatës Fiqiri Xibri do të mbyllë grevën për tiu rikthyer asaj pas disa ditësh. Shkak për këtë është bërë mosorganizimi i duhur i grevave të tjera nëpër rrethe
Policia kërkon mbylljen e tubimit: Janë shkelur afatet
Ora 16: 42 E ndërsa minatorët kanë vazhduar për orë të tëra pa ndërprerje të qëndrojnë para Presidencës, forcat e policisë kanë kërkuar përmes një shkrese, mbylljen e tubimit bazuar në ligjin për tubimet. Sipas policisë, minatorët kanë marrë leje vetëm për 1 orë për të qëndruar para Presidencës ndërsa protesta ka vazhduar me orë të tëra, madje edhe në orët e natës.edhe pse nuk ka ndërhyrë policia ka kërkuar që grevistët të largohen nga vendi ku ishin vendosur. Nga ana tjetër policia ka bërë të ditur se ndaj drejtuesit të tubimit dhe pjesëmarrësve të tjerë do të procedohet për kundërvatje penale, pasi është shkelur afati i përcaktuar nga policia për këtë tubim. Ndërkaq minatorët janë shprehur të vendosur të vazhdojnë protestën para Presidencës pavarësisht paralajmërit të policisë.
Përkeqësohet gjendja e minatorëve. Dërgohet në spital kreu shoqatës së minatorëve Fiqiri Xibri
Ora 16: 17 Eshtë dërguar në spital me urgjencë kreu shoqatës së minatorëve, si pasojë e rëndimit të gjëndjes shëndetësore të tij. Fiqiri Xibri ka paraqitur probleme me zemrën gjë qe ka bër edhe dërgimin me urgjencë të tij në QSUT. Tashmë minatorët kanë hyrë në ditën e tyre të 17-të të grevës së urisë, të cilën e kanë zhvendosur atë para dyerve të Presidencës, nga ku dhe presin reagimin nga institutcionet përkatëse, gjë që ende nuk ka ndodhur. Minatorët vijojnë të qëndrojnë që prej pasdites së djeshme përballë Presidencës, ndërsa sot për pak kohë kanë bllokuar hyrjen kryesore të këtij institucioni. Një përfaqësi e minatorëve takuan këshilltarët e Topit, por grevistët shprehen të vendosur se nuk do të ndërpresin grevën deri në një përgjigje përfundimtare të Presidentit për kërkesat e tyre.
Gjëndja e vetë minatorëve grevistë sa vjen e rëndohet.
(a.rusta-news24/balkanweb)
Sui generis
Krijoni Kontakt