Pas heshtjes së qeverisë, minatorët vendosin të shndërrojnë grevën e tyre të urisë tani në “grevë etjeje”. Sot në ditën e 13- të grevës minatorët e minierave në Tiranë kanë vendosur të ndërpresin dhe konsumimin e ujit të pijshëm. Punëtorët e nëntokës shprehen të bindur se nuk do të do të tërhiqen nga “greva e vdekjes” , deri në plotësimin e kërkesave. Kjo është hera e parë që një grevë urie kthehet edhe në një grevë etjeje në të gjithë historikun e grevave në Shqipëri.
TIRANE- Minatorët e minierave në Tiranë sot në ditën e 13 grevës së tyre të urisë kanë ndërprerë konsumimin e ujit të pijshëm. Ndërsa prej 3 ditësh 12 grevistët kanë ndërprerë dhe konsumimin e lëngjeve. Minatorët thonë se janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund grevës të cilën ata e kanë quajtur “greva e vdekjes”, derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.
Disa mjekë kanë vizituar sot paradite ish-minatorët grevistë, në ambjentet e sindikatës së minatorëve në Tiranë dhe thonë se ata shfaqin simtomat e uljes së tensionit, dhembej barku, dhembje koke.
Të vendosur dhe të bindur se kërkesat, për uljen e moshës së pensionit dhe rritja e vlerës së pensionit, janë të drejta, dhjetëra minatorë të ardhur nga qytetet të tjera u bashkuan me grevistët dhe protestuan dje përpara godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Sot në ditën e 13-të të grevës së urisë nuk ka asnjë reagim nga qeveria në lidhje me plotësimin e kërkesave të minatorëve, ndërsa gjëndja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet.
Sipas mjekëve organizmi i njeriut nuk mund të rezistojë dot më shumë se 48 orë pa marrë lëngje ndërkohë që pa ushqim ai mund të rezistojë deri dhe në 24 ditë.
(s.g/Balkanweb)
Krijoni Kontakt