Andej vone nga shekulli i trete, ka pas jetuar ne Egjipt nje vajze se ciles kurkush nuk mund tia kalonte ne bukuri edhe inteligjence. Shen Ekaterina lindi ne nje familje te pasur paganesh, edhe iu dha nje arsimim nga me te mirit. Kur beri te 18-tat shume prej djemve deshironin te martoheshin me te, por Shen Ekaterina i refuzoi te gjithe, duke ndjere se nuk ishin per te. E ema, nje e krishtere e fshehte, duke mos ditur c'te bente, i drejtohet Atit te saj shpirteror per ndihme, i cili menjehere e kuptoi se zemra e vajzes se mencur do te fitohej prej Jesu Krishtit. Ai i tha asaj se ai njihte nje te ri te mrekullueshem, i cili ia kalonte asaj ku e ku ne te gjitha dhuntite edhe talentet e saja. Nga lindja, ai ishte me i fisshem se cdo perandor apo mbret; Urtesia e tij ishte mbi cdo Kuptim; Mireqenia e tij perhapej ne te gjithe boten, ndersa Bukuria e tij, veniste diellin. Menjehere Shen Ekaterina shfaqi deshiren qe ta njihte te Riun. Murgu i solli nje ikone te Virgjereshes me Krishtin Femije edhe i tha Shen Ekaterines, qe ta merrte me vete ne shtepi edhe ti lutej Nenes se Perendise.
Ate nate, pasi u lut me pergjerim, Shen Ekaterina ra te fleje, edhe enderroi sikur te ish perpara nje Virgjereshe me nje Femije. Fytyra e Femijes iu shmang asaj. Kur Nena e Tij i kerkoi qe ta shihte vajzen e bukur, Ai i tha se nuk mundej, perderisa ajo te mos hiqte dore nga udhet e saja pagane edhe te kthehej tek murgu per udheheqje shpirterore. Edhe Shen Ekaterina plot zell, keshtu veproi. Murgu e mesoi ate mbi Perendine Nje, Krijuesin e qiellit edhe te dheut, edhe Shpetimtarin e Njerezise. Shen Ekaterina se shpejti besoi ne Jesu Krishtin me gjithe zemer edhe u pagezua.
Serish, nje here tjeter, ajo pa Virgjereshen e shenjte ne nje enderr; kesaj here Krishti Femije po i buzeqeshte me dashuri edhe embelsi edhe i thote se tashti Ai do te mund te behej "Dhenderi i shpirtit te saj." Si shenje te dashurise edhe meshires se Tij, ai i vuri nje unaze ne gishtin e dores se djathte. Kur Shen Ekaterina u zgjua, ajo pa unazen ne gishtin e saj!
Shume shpejt pas kesaj, perandori Maksimian, erdhi ne Aleksandri edhe organizoi nje festival madheshtor pagan. Mes therrjeve edhe tymit te flijimeve qe digjeshin, Shen Ekaterina ne te gjithe hijeshine edhe gojetarine e saj, mohoi perendite pagane. Ajo e sfidoi perandorin qe te therrase filozofet e tij me te mire per nje debat, ne te cilin Perendia i gjalle i saj edhe Zoti Jisu Krisht, do te triumfonin kunder idhujtarise se tij te vdekur. Perandori ra dakort. Pesedhjete filozofe u mblodhen per debatin, por askush nuk mund ti bente balle urtesise se Shenjtores. Por per me teper, Sen Ekaterina i bindi qe ti besonin Krishtit. Perandori i inatosur, urdheroi qe te pesedhjetet te digjeshin. Ndersa po shkonin drejt martirizimit te tyre, ata iu luten Shen Ekaterines qe ti lutej Perendise Nje, te Vertete qe ta fale paditurine e tyre te meparshme, edhe ajo i siguroi ata per dashurine edhe meshiren e pafund te Perendise. Kur flaket rane, trupat e tyre u gjeten te pademtuar prej flakeve. Shume besuan prej kesaj mrekullie.
I shqetesuar prej ndikimit ne rritje te saj mbi njerezit e tij, perandori i ofroi Shen Ekaterines pasuri edhe pushtet, nqs ajo do ti sakrifikonte perendive te tij, por ajo as qe ia vuri veshin. Atehere ai filloi me kercenime edhe mundime te tmerrshme. Te gjitha keto Shenjtorja i pesoi pa asnje mermerim. Atehere ajo u mbyll ne nje qeli pa uje e ushqim.
Sebashku me kryerojen, Porfirius edhe 200-burrat e tij, e shoqja e perandorit, Augusta, e vizitoi fshehtesisht Shen Ekaterinen. Aq u befasua prej gojetarise se mencurise edhe kurajos se saj, saqe ajo e pati te mundur kthimin e tyre drejt Krishtit. Madje edhe kur Shenjtorja e paralajmeroi perandoreshen per martirizimin e saj ne tre dite, frika qe Augustina ndjeu, duke ditur pashpirtshmerine e te shoqit, u mund nga ngushellimi i paqes se perjeteshme edhe dashurise se Perendise, e dhene kaq lirisht prej vajzes se re.
Te nesermen, Shen Ekaterina u soll para perandorit, i cili u mahnit nga rrezatimi i bukurise se saj. Duke i akuzuar rojet se i kishin dhene asaj ushqim, ai do ti kish ndeshkuar ata, nqs Shen Ekaterina nuk do kish nderhyre, duke thene, se ishte Krishti, I Cili ishte perkujdesur per Sherbetoren e Tij besnike. Kur perandori i terbuar, u perpoq ta frikesoje me kercenime se do tia prishe bukurin e saj, Shen Ekaterina iu pergjigj qetazi se e gjithe bukuria njerezore vyshket si nje lule, edhe shpejt kalon si nje enderr.
A nuk kishte gje qe ta lekundte besimin e saja ne Nje Perendi te vertete? Nuk ishte nje enderr ajo qe nje i aferm i perandorit i propozoi; por ishte nje torture cnjerezore, e pashpirte. Ai parashtroi qe Shenjtorja te shqyhej midis kater rrotave - dy qe do ktheheshin per nga e djathta, e dy per nga e majta, duke e copetuar ngadale trupin e saj. U desh tre dite qe te beheshin ato rrota. Kur Shen Ekaterines iu tregua shpikja monstruoze, ajo iu drejtua torturuesve: "perse humbisni kohen kot? Une ju thashe, une besoj ne Krisht." Ajo u lidh menjehere midis rrotave, por para se ato te rrotulloheshin, nje engjell u shfaq edhe i zgjidhi. Rrotat shperthyen ne copa, duke lene te vdekur shume prej te pabesve te pranishem. Te tjere qe pane kete mrekulli te mahnitshme, therriten: "I madh eshte Perendia e te krishtereve!"
Kur perandori vazhdoi ende ne marrezine e tij, e shoqja nderhyri: "Ne te vertete, ju jeni nje arrogant edhe i marre qe lufton me Perendine e gjalle." Me te degjuar keto fjale, perandori e ktheu terbimin e tij kunder Augustes, edhe asaj iu pre koka. Ate nate, Porfiri edhe njerzit e tij, e varrosen me nderime trupin e saj. Te nesermen ne mengjes, ata deshmuan perpara perandorit, edhe ata po ashtu u denuan me prerje koke.
Turma njerezish e ndoqen Shen Ekaterinen per ne vendin e ekzekutimit te saj, duke vajtuar edhe ndjere keqardhje, qe asaj po i jepej nje vdekje kaq e heret edhe e tmerrshme. Sidoqofte, Shenjtorja e re u tha qe te gezoheshin per te, pasi shpejt me pas ajo do te shohe Dhenderin e saj edhe Shpetimtarin Jesu Krisht. Shen Ekaterines iu dha nje moment per lutje edhe me pas asaj iu prene kryet. Prej te cares, nevend te gjakut, i rrodhi qumesht.
Trupi i Shen Ekaterines u zhduk. Siaps te dhenave te nje numri besimtaresh, u morr prej engjejve. Dy shekuj me vone, disa murgjer ishin drejtuar me ane te nje endre edhe e gjeten trupin e saj ne larteste e malit Sinai. Jo larg prej andej, asaj iu kushtua nje manastir, edhe atje prehen eshtrat e saj deri sot e kesaj dite. Aroma e tyre e embel, na kujton Martiren e Madhe Ekaterinen, si nje lule e mrekullueshme e keputur pre toke, qe vazhdon te lulezoje me nje Lavdi te pavyshkur ne Mbreterine e perjetshme te Perendise.
Krijoni Kontakt