Nje menyre efikase per te luftuar mediokritetin eshte aplikimi i nje sistemi meritokracie, gje qe eshte perfolur ne vendin tone, qofte edhe nga rangjet politike. Arsyeja per kete bazohet qofte ne eksperiencen e vendeve qe e kane praktikuar meritokracine, qofte ne parimet e meritokracise.
Nga njera ane, meritokracia eliminon (ne parim) ose le shume shkalle lirie (per te qene realist) per mediokrit. Meqenese mediokrit i perkasin nje niveli maksimalisht mesatar njohurish; meqenese ekzistojne nivele ende me te larta njohurish dhe intelekti, dhe meqenese meritokracia vlereson dhe preservon keta te fundit, atehere do te ishte nje sistem i pershtatshem per eliminimin ne mase te te pareve. Gjithashtu, nje sistem meritokratik do te perzgjidhte nje elite te caktuar te shoqerise, por nuk do te ushqente parime elitiste, duke rene, keshtu, ne gracken tjeter.
Nga ana tjeter, meritokracia mund te aplikohet edhe si nje sistem qeverises ne rang shteteror. Nje sistem meritokratik do te linte shume pak vend per elita te caktuara per qeverisje, si per shembull oligarket, anarkikekt, etj. Meqenese meritokracia perzgjedh njerez te kualifikuar ne baze te aftesive te tyre (prandaj dhe fjala merite), atehere nepotizmi do te zvenitej ngadale. Eventualisht, lind edhe konkurrueshmeria ne praktike, sikunder eshte tani vetem parimisht.
Me pak fjale, se sic thote dhe dikush me lart 'fjalet i mer era', aplikimi i nje sistemi meritokratik ne nivel lokal (psh. institucione akademike, ekonomike, etj.) dhe ne nje nivel shteteror (institucionet perkatese e ne teresi) do te ishte nje hap i nevojshem dhe i suksesshem ne eliminimin gradual (mbase jo te plote) te mediokritetit.
Krijoni Kontakt