Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Konflikti Berisha-Topi dhe rreziku i degradimit tė shtetit

    Nga Mero Baze

    Mal Berisha ėshtė njė ish-diplomat karriere, i cili nuk ėshtė kushėri me Sali Berishėn. Si gjithė Berishėt, i bashkon mbiemri. Por ai ka qenė njė bashkėpunėtor dhe mik i afėrt i kryeministrit, sidomos nė kohėn qė ky i fundit ishte nė opozitė. Ka qenė diplomat nė Turqi deri nė vitin 1997 dhe pas njė periudhe qėndrimi nė SHBA, prej vitit 2000 ka punuar si nėpunės i OKB nė Prishtinė, ku vazhdon tė punojė dhe sot. Mė 12 shkurt tė kėtij viti, Komisioni i Jashtėm i Kuvendit tė Shqipėrisė e miratoi kandidaturėn e tij pėr ambasador tė Shqipėrisė nė Gjermani. Pas tij, madje disa muaj pas tij, ky komision ka miratuar dhe dy-tri kandidatura tė tjera, si atė tė Tonin Becit, Arben Ēejkut pėr Maqedoni, Aleksandėr Kovaēit pėr Slloveni etj. Presidenti Topi i ka dekretuar kėta tė fundit, edhe pse janė miratuar muaj mė pas nga Kuvendi. Mal Berishėn nuk e ka miratuar. Njė arsye e besueshme ėshtė se e konsideron kushėri tė Sali Berishės ose njeri tė tij dhe nuk e firmos. Mund tė ketė dhe arsye tė tjera. Mund tė jetė ndonjė prapaskenė e Lulėzim Bashės, nga ato meskinitetet e tij klasike, mund tė jetė ndonjė pazar i tij brenda ministrisė dhe me personalitetin e dyfishtė qė ka mund t’i thotė Berishės qė ėshtė kandidatura e duhur dhe Bamir Topit t’i thotė “mos e firmos, se ėshtė njeri i Berishės.” Por, cilado qoftė arsyeja kryesore, fakti ėshtė shumė dėshpėrues. Jo pėr Mal Berishėn. Unė e njoh Mal Berishėn dhe e them pa frikė se i bėn nder Shqipėrisė tė jetė ambasador, se ėshtė njė njeri i pėrkushtuar seriozisht ndaj vendit tė vet dhe detyrės. Madje, me aq sa e njoh, kam frikė se ėshtė mė mirė aty ku ėshtė nė punė, nė OKB, jo vetėm pse ka njė rrogė mė tė lartė, por se do tė ketė dhe mė pak telashe, qoftė dhe pėr shkakun se do tė ketė tė bėjė me njė administratė tė Ministrisė sė Jashtme, e cila ta nxin jetėn si diplomat. Po t’i shtosh kėsaj dhe keqkatandisjen qė i ka bėrė kėsaj ministrie Lulėzim Basha, ėshtė pėr t’u gėzuar qė Bamir Topi nuk e ka dekretuar.

    Por, problemin nuk e kam te fati i Mal Berishės, por te fati i shtetit shqiptar. Konflikti i qartė dhe i ashpėr mes presidentit, Bamir Topi dhe kryeministrit, Sali Berisha, tashmė rrezikon tė bllokojė ēdo qelizė tė funksionimit normal tė shtetit, pasi ēdo njeri do tė kalojė nė sitė, duke u verifikuar, nėse ėshtė me Berishėn ose me Topin. Nėse veprohet me kėtė frymė, shumė institucione tė shtetit shqiptar, qė kėrkojnė njė pėlqim dypalėsh prej kryeministrit dhe presidentit, do tė bllokohen. Me kėtė logjikė mund tė bllokohet emėrimi i diplomatėve, i zyrtarėve tė lartė, i krerėve tė institucioneve tė sigurisė kombėtare si SHISH etj. Nėse ky rivalitet kthehet nė betejė pėr ngastra nė shtet, atėherė shteti merr fund. Rasti i mosfirmosjes sė dekretit pėr emėrimin e njė ambasadori vetėm pse ka mbiemrin Berisha, lė shije tė hidhur. Mund tė mos jetė kjo arsyeja reale. Mundet qė zoti Topi tė ketė indikacione tė tjera negative kundėr tij nga ministri i Jashtėm pėr shkak tė meskiniteteve tė tij, por perceptimi publik ėshtė se ai e bllokon emėrimin e kėtij diplomati vetėm pėr shkak tė mbiemrit. Kjo ėshtė e rėndė. Ėshtė e rėndė, pasi tė tjerė qė janė emėruar dhe dekretuar prej tij, janė shumė herė mė tė afėrt politikisht dhe “ushtarakisht” me Berishėn, por mund t’i kenė paraqitur pėr shkak tė anonimitetit tė tyre tė njėjtėn devotshmėri dhe zotit Topi. Ata nuk e kanė mbiemrin Berisha dhe e kanė hedhur lumin. Por kjo ėshtė njė kambanė alarmi pėr shtetin shqiptar. Madje, pėr shkak tė mbiemrit, dhe sikur tė ishte nip i Sali Berishės, ky duhet tė dekretohej pėr tė mos e personalizuar rivalitetin mes dy institucioneve nė emra konkretė. Ky ėshtė njė lajm i keq pėr tė ardhmen e institucioneve dhe degradimin e shtetit. Rruga sesi emėrohet njė ambasador, njė gjykatės i lartė, njė prokuror apo njė kryetar agjencie, ėshtė e pėrshkruar nė ligj dhe jo nė kanun. Hakmarrja nuk ėshtė kod legjitim nė politikėn shqiptare, edhe pse vepron dhe vret ēdo ditė shpresat e shqiptarėve pėr njė shtet modern. Hakmarrja e Sali Berishės ndaj kundėrshtarėve nuk duhet tė pasohet nga gjeste analoge prej presidentit apo dhe kundėrshtarėve tė tjerė tė tij. Le t’i ngelet Berishės hakmarrja si identitet politik. Opozita mė e mirė ndaj Berishės ėshtė tė mos bėsh betejė me rregullat e luftės sė tij, por t’iu japėsh njerėzve shpresė se askush nuk do tė tė vlerėsojė nė kėtė vend pėr shkak tė mbiemrit apo lidhjeve personale. Ky ėshtė i vetmi lajm i mirė qė mund tė na jap shpresa tė bėjmė shtet modern dhe jo politikė tribale.


    Tema

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Konflikti berisha - topi e ka bazen te gerdeci i pergjakur ...

    saliu desh tia linte kopilin ne dere topit me shtabin e pergjithshem ...

    procesi jashtezakonisht i ngaldalte i marrjes se mediut te pandehur eshte rezultat i inkriminimit te drejtperdrejt te saliut ... per ti bere nje "paralize" te ngadalte mediut ...

    11 vjet me pare i bastisi shtepine Safet Zhulalit dhe e detyroi ate te merrte arratine ...

    ka nderruar format e metodat, po ai sali maniaku mbetet ... eshte gati ti vere zjarr Shqiperise per te shpetuar veten ...

    kerkon te veshe perseri nena e motra me te zeza, sepse paska bere deri tani ...

    katil, katran ...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    Kush e njeh pak shtetin dhe teoritė mbi shtetin e din se Shqipėria ėshtė republik parlamentare. Presidenti nė kėtė lloj republike ka detyra ceremoniale dhe ekuilibri, Presidenti nuk duhet tė jetė burim konflikti. Kur ishte President Meidani kandidatėt pėr nė Gjykatėn e Lartė kalonin me mbi 100 vota. Arsyja? Sepse konsultohej mė parė me grupet parlamentare pėr enrimet, nuk ishin emrimet nė Gjykatėn e Lartė show mediatik.

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  4. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  5. Zvarritet nė parlament ligji pėr hapjen e dosjeve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •