Shkruan: Abdullah PRAPASHTICA
Nga deklaratat e kreut tė UNMIK-ut pėr ta krijuar njė polici etnike serbe qė e financon UNMIK-u (& Serbia) dhe nga deklarata e Petriqit qė Mitrovica tė shndėrrohet nė Bėrēko, shihet se BE edhe EULEKS-i kanė pėr qėllim qė Mitrovicėn tė e shndėrojnė nė Srebrenicė e me kėtė veriun e Kosovės nė “republika serbska”. Po shihet ēartė se UNMIK-u dhe BE derisa nė njėrėn anė po kėrkojnė nga shqiptarėt tė jenė “multietnikė” nė anėn tjetėr po punojnė nė ndarjen dhe nė krijimin e kolonive njė etnike serbe. Kėto janė rezultatet praktike tė planin tė Ahtisarit. Lėvizja Vetėvendosje dhe Albin Kurti me kohė i kanė bėrė paralajmėrimet pėr kėto synime, por institucionet aktuale nuk i kanė pėrfill ato! Tani vjen propozimi i Petriqit dhe ky ėshtė njė skenar pėr njė luftė tė re nė Kosovė. Sepse pa njė masakėr si nė Serberincė nuk ka mundėsi qė as Mitrovica dhe as veriu tė ndahen nga Kosova. Megjithatė, BE me Planin e Ahtisarit po tregon se ėshtė e vendosur qė t' i pėrkrahin dhe t'i shpėrblejnė Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė nė politikėn e tyre agresiv e antishqiptare me motivacione fundamentaliste konservative fetare. Prandaj, pėrkundrejt se qarqet zyrtare shqiptare po betohen se janė pėr paqe e miqėsi edhe me Serbinė, Serbia po pėrgatitet ta mbushė lumin Ibėr me gjakun e shqiptarėve me mbėshtetjet e Solanės, Ahtisarit e Petriqit pėr t'i vendos sa ma thellė nė tokat shqiptare kufijtė e ri ndėrkombėtar tė Serbisė nė vend se ata kufij tė kthehen nė vijėn Ushqe-Nish, ose nė kufijtė real tė Serbisė tė pashallėkut tė Beogradit. Kėto qarqe po bėjnė pėrpjekje, qė nė kohėn derisa Republika e Kosovės qeveriset akoma nga institucionet e pėrkohshme nė varėsi tė jashtme, ta shfrytėzojnė kėtė kohė qė tė bėjnė koncesione tė reja nė favorin e Serbisė. Institucionet e pėrkohshme tė Kosovės pa vetėdije apo me tė po i kontribuojnė realizimit tė kėtyre planeve edhe me miratimin e akteve juridike shtetėrore tė imponuara nga Brukseli edhe me zvarritjen e zgjedhjeve tė reja tė cilat do tė sjellnin njė qeveri me mandat dhe me kompetenca tė rregullta tė mbėshtetur nga populli i vet! Duke pasė parasysh gjendjen nė tė cilėn gjendet vendi, nga Presidenti, Parlamenti dhe Kryeministri, menjėherė pas 17 Shkurtit 2008, sė pari do tė duhej t'i ipej rėndėsi emėrimit tė kuadrove energjike e tė pa kompromis nė raport me respektimin e parimeve tė ndėrtimit tė shtetit. Do tė duhej tė emėrohej Sekretari i Shtetit pėr Siguri Kombėtare nė varėsinė e tė cilit do tė ishin edhe Ministria e Mbrojtjes, Komandanti i Ushtrisė, pastaj Ministria e Brendshme e Komandanti i Policisė si dhe Drejtori i Shėrbimit tė Zbulimit, tė cilėt sė bashku do tė merreshin me sigurinė e sovranitetit tė tėrėsisė territoriale tė vendit dhe tė sigurisė sė brendshme, duke i pėrfillė vetėm interesat kombėtare dhe normat qė dalin nga e Drejta Ndėrkombėtare. Por, si dihet puna e nevojshme dhe emėrimi pėr kėto detyra po zvarritet nė pa fund. Institucionet si Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria e parė pas shpalljes sė pavarėsisė, do tė duhej t'i kishte nė pėrbėrjen e vet ato kuadro qė nė pavarėsinė e kėti vendi e kanė investuar tėrė jetėn e vet, qė me vendosmėrinė, me pėrvojėn dhe pėrgatitjet e veta profesionale do tė dinin t'i pėrmbushnin detyrat e veta dhe qė nė radhė tė par e vejnė interesin e vendit e jo interesin personal. Kėto institucione duhet tė lirohen nga pjesėmarrėsit direkt dhe indirekt tė ish regjimit jugosllav nė Kosovė. Sepse ata dhe imituesit e ri tė tyre do tė bėjnė pėrpjekje qe sundimi i huaj, qoftė ai i OKB, i BE apo i kujtdo qoftė tjetėr, tė vazhdoi tė jetė prezent nė vendin tonė, sepse ajo ėshtė garancia pėr tė mos dhėnė pėrgjegjėsi pėr krimet aktuale apo nga e kuluara e tyre ndaj popullit e ndaj vendit tė vet. Mu pėr kėto arsye para do kohe propozova publikisht rizgjedhjen e Azem Sylės pėr Ministėr tė Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės me shpresė se rizgjedhja e ti do tė kthente procesin e pavarėsisė nė binarėt kryesor. Unė i uroj detyrėn Ministrit tė ri Mujota dhe gjithė atyre kuadrove qė i takojnė krahut kombėtar brenda kėtyre institucioneve pėr periudhėn e pėrkohshme tė kėsaj qeverie dhe shpresoj se nė mandatin e ardhshėm tė qeverisė sė rregullt do tė korrigjohet kjo pėrbėrje nga ata qė aty nuk e kanė vendin dhe qe nė vend tė tyre tė vinė ata qė do tė vazhdojnė t'i rrinė besnik kauzės kombėtare. E them kėtė, sepse Presidenca, Parlamneti e Qeveria e parė e Republikės sė Kosovės do tė duhej ta kishin nė krye Adem Demaēin dhe pėr deputet e ministra gjitha ata ish tė burgosur apo mėrgimtarė politikė e luftėtarė tė UĒK e qė e investuan jetėn e vet pėr ēlirimin e vendit, pavarėsisht se a janė jashtė partive dhe apo se cilės parti i takojnė, e jo tė vijnė njerėz qė ma sė paku e kanė vendin aty . E them kėtė, sepse kjo gjendje ėshtė akoma e jashtėzakonshme dhe ajo nuk duron kuadro tė komprimituar, tė korruptuar, tė pa pėrvojė dhe aq mė pak kuadro tė pa kurriz qė pėrkulen pėrpara gjithkujt pėr tė ruajtur do privilegje personale, siē janė ata qė kanė qenė pjese e ish regjimit titist dhe disa nxėnės tė rinj tė tillė, qė tani kanė hyrė nė strukturat aktuale. Ky qėndrim i tyre labil ėshtė shkak pse Petriqi guxon tė dal me tezat e Bėrēkos. Ky qėndrim i tyre ėshtė shkak se Brukseli na imponon falsifikimin e identiteti tonė, kushtetutėn e ligjet dhe flamurin e himnin e Ahtisarit! Ky qėndrim ėshtė shkak pse BE po pėrgatit subvencione e plane qė Kosova tė bėhet DEPONI E MBETURINAVE HELEMUESE tė Evropės si ato qė janė vendosur nė Shupkovc! Pra, fatkeqėsia nuk ka mbaruar kėtu, por ajo do tė bėhet edhe mė e madhe nėse nė krye tė vendit vazhdojnė tė jenė kėta njerėz tė pa pėrgjegjshėm dhe tė pa ndėrgjegjshėm! Jam plotėsisht i bindur se shumica absolute e pėrbėrjes sė presidencės, sė parlamentit dhe tė qeverisė janė pėr bashkimin e kombit tonė brenda njė shteti, por atyre u mungon besimi edhe ndaj vetes edhe ndaj popullit tė vet, prandaj vazhdimisht u nėnshtrohen presioneve dhe pranojnė kompromise e lėshojnė pe para shantazheve tė forcave tė huaja. Kjo ndodh, sepse ata nuk kanė as dije e plane dhe as energji qė tė mobilizojnė, rirreshtojnė dhe angazhojnė fuqitė dhe resurset e brendshme pėr ecjen e vendit pėrpara. Por, ata krejtėsisht tė relaksuar e pasiv presin asistencėn e jashtme e cila vėrtet arrinė tė korruptojė njė grusht drejtuesish, por qė kurrė nuk mundet as qė dėshiron ta nxjerr njė vend nga kriza dhe t'i sigurojė atij zhvillim e pėrparim! Pėr kėtė flet fakti se Fuqitė e vjetra tė Evropės kanė pas kolonit tė veta qė i kanė sunduar me shekuj nė tė gjitha kontinentet, por atje nuk kanė investuar as njė metalik pėr zhvillimin e tyre, por kanė bėr vetėm aq investime sa ka qenė e domosdoshme pėr transportin e mallrave qė i kanė plaēkitur nga ato koloni dhe nė bazė tė tė cilave kėto vende kanė krijuar zhvillimin e mirėqenien e vet me tė cilėn ata krenohen para tjerėve. Ėshtė nė interes tė Presidencės, tė Parlamentit dhe tė Qeverisė qė t'i ndalin tė gjitha proceset e zbatimit tė Planit tė Ahtisarit dhe tė koncentrohen qė sa mė shpejt tė organizohen zgjedhjet e reja, nga tė cilat do tė dilnin institucione kurrizore tė cilave Petriqėt e Ahtisaroviqėt etj. nuk do tė kishin mė hapėsirė t'ju parashtrojnė propozime tė tilla destruktive qė e zhytin vendin tonė nė kriza tė pa fund dhe nė pėrēarje tė brendshme! Kjo do ta ruante edhe unitetin brenda kombit edhe integritetin e tėrė atyre qė marrin pjesė nė institucionet e tanishme. Ne si popull duhet t'i kthehemi vetvetes dhe njeri- tjetrit, sepse vetėm tė bashkuar kemi mundėsi tė dalim nga kėto rrugė tė errėta tė Petriqėve e maskarenjve tjerė tė rruzullit! Prandaj, e shoh tė rrugės qė pas propozimit tė Petriqit tė merret njė iniciativė pėr krijimin e njė Asambleje Kombėtare Shqiptare ku (pa pakicat kombėtare) do tė uleshin bashkė qė nga Albin Kurti e deri te Hashim Thaqi qė ta shqyrtojnė gjendjen e sigurisė dhe tė hartojnė plane pėr garantimin e saj me theks tė veēant nė veriun e Mitrovicės dhe nė kolonitė tjera tė banuara me serbė qė nuk e njohin sovranitetin e Republikės sė Kosovės. E them kėtė, sepse polarizimet nuk i bien dobi askujt, por vetėm fatkeqėsi tė gjithėve dhe dobi pėr armiqtė e kombit tonė !Pasi qė po kalojnė 10 vite pas lufte dhe kjo pakicė kololniste serbe po vazhdon tė qėndrojė nė pozicionet e Millosheviqit e tė Sheshelit edhe pas qindra thirrjeve paqėsore e miqėsore qė ata ta njohin realitetin e ri nė Kosovės, koha ėshtė qė ata ose tė hjekin dorė nga kjo rrugė menjėherė, ose tė ballafaqohen me njė opsion energjik tė Republikės sėi Kosovės! Kjo do tė ishte edhe pėrgjigjja mė e mire edhe pėr Petriqėt!
Krijoni Kontakt