Mendova se nje teme tieter jashte politike dot kishte pak dobi per komunikimin mes forumistave... kete shifer nuk e kisha ditur, a din dikush se sa emigrant maqedonas vijne c'do vit?
Emigrantët harxhojnë 3-4 miliardë euro
Zejnulla VESELI
Shkup, 29 qershor - Rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme evropiane dhe botërorë gjatë muajit korrik dhe gusht pritet të vijnë për t'i kaluar pushimet në vendlindje. Për Maqedoninë, këto dy muaj llogariten si burim i rëndësishëm ekonomik për rritjen fuqisë blerëse. Mijëra familje në Maqedoni, si burim kryesor financiar për gjatë një viti i kanë të ardhurat që u dërgojnë emigrantët të afërmeve të tyre. Ndërkaq, gjatë periudhës sa qëndrojnë me pushime në vendlindje, emigrantët - sidomos ata shqiptarë paraqesin një fuqi blerëse të madhe pothuajse në të gjithë sektorët ekonomik.
"Ardhja e emigrantëve shqiptarë gjatë sezonit të verës paraqet një rëndësi të madhe për ekonominë e vendit. Vitet e fundit është bërë traditë organizimi i dasmave çdo ditë përgjatë muajit korrik dhe gusht, për të cilat shqiptarët harxhojnë sasi të mëdha parash", thotë Hamit Aliu, profesor në Universitetin shtetëror të Tetovës.
Paratë që emigrantët shqiptarë i sjellin nga diaspora në vendlindje për ekspertin ekonomik - Aliu, janë stimul për rritjen e vëllimit tregtar dhe nëse kjo shndërrohet në shifra, vetëm për muajin korrik, gusht dhe shtator - Maqedonisë i sjellin nga 3 deri në 4 miliardë euro. "Nuk ka familje emigrantësh që minimum nuk harxhon prej 1000 deri në 2000 euro në muaj. Ndërkaq për dasma harxhojnë deri më 20 mijë euro, kurse për shtëpi shpenzimet nisin nga shuma më e vogël prej 30 mijë euro deri në 100 mijë euro. Këto harxhime janë të mirëseardhura për ekonominë e Maqedonisë, sepse e gjallëron tregtimin në pjesën perëndimore të vendit që është një stimul për të pasur mirëqenie të mirë çdo familje shqiptare", thotë Aliu.
Mirëpo për Aliun, nuk mjafton që emigrantët shqiptarë të shpenzojnë të holla në ushqime, veshje, shtëpi dhe dasma.
"Ka ardhur koha që këto para, emigrantët shqiptarë t'i investojnë në zhvillimin e bizneseve familjare. Shqiptarët duhet të tregohet pak sa më modest kur është fjala për organizimin e dasmave apo ndërtimin e shtëpive. Të harxhojnë sa më pak për çështje kapriçie e të përgatisin projekte për orientimin sa më të mirë të kapitalit të tyre", thotë Aliu. Ndryshe, sipas të dhënave statistikore - vitin e kaluar për pushime në vend kanë ardhur rreth 200 mijë emigrantë nga vende të ndryshme Evropës dhe Botës. Për këtë vit, pritet që ky numër të rritet të paktën edhe për 12 për qind.
Krijoni Kontakt